Ēėshtja: Shteti dhe feja
Shkrim i veēuar
I vjetėr 14.7.2008, 10:10   #7
allianz
 
Njė shkrim qė i bie kokės broēkullave tė mėsipėrme, megjithėse merr si rast IRJM-nė.

Citim:
Spanja laicizohet, Maqedonia fetarizohet

Nė shtetet ballkanike has nė qarqet politike drejtuese, dhe fatkeqėsisht edhe nė ato intelektuale, shumė levantinė, qė mendojnė se do tė hyjnė nė Europėn e sotme duke imituar Europėn e mesjetės.

Kėsaj radhe po marrim si shembull Maqedoninė, ku qeveria e re e kryeministrit Nikolla Gruevski urdhėroi mė 9 korrik kėshillin e komunės qendėr tė Shkupit tė miratojė vendimin e kėsaj qeverie pėr ndėrtimin e njė kishe tė madhe ortodokse, mu nė sheshin qendror tė kryeqytetit, sheshin “Maqedonia”.

Ky vendim i parė i qeverisė sė re nė fakt konfirmon njė vendim tė mėparshėm tė fillimit tė kėtij viti tė po kėtij kryeministri, i cili vendosi ndėrtimin e kėsaj kishe ortodokse nė sheshin qendror tė kryeqytetit. Sigurisht ndėrtimi i njė kishe ortodokse apo katolike, i njė xhamie apo teqeje, nga komunitetet pėrkatėse fetare dhe nė pėrputhje me ligjet nė fuqi e normat urbanistike, ėshtė njė veprim normal, por nė rastin e shteteve multikonfesionale ndėrtimi nga shteti vetėm i njė kishe nė sheshin qendror merr njė ngjyrim tjetėr.

Qeveria dhe kryeministri maqedonas marrin njė vendim shtetėror, njė veprim edhe politik, i cili ligjėron njė hierarki dhe seleksion zyrtar nė trajtimin fetar tė shtetasve, duke i dhėnė vulėn e shtetit vetėm njė feje dhe vetėm njė kishe. Kjo nuk paralajmėron erėra tė mira as pėr orientimin europian tė kėtij shteti, dhe as pėr mirėkuptimin dhe ekuilibrin etnik e fetar nė kėtė shtet multikonfesional, multietnik dhe multikulturor.

Ndėrtimi i kishės ortodokse nė sheshin qendror tė Shkupit ndėrmerret si njė punė publike, me vendim qeverie, dhe do tė financohet nga shteti, pra nga gjithė taksapaguesit e kėtij shteti, pavarėsisht se tė cilit besim janė. Kur qeveria dhe shteti marrin pėrsipėr t’i japin sheshit qendror tė kryeqytetit pamjen fetare, qė atyre u pėlqen, dhe jo pamjen qė bazohet nė hartėn reale fetare tė shtetit, implikimet mund tė jenė tė shumta.

Sė pari, nuk ka asnjė arsye tė marrė pėrsipėr qeveria dhe shteti tė ndėrtojė kishėn ortodokse nė sheshin qendror tė kryeqytetit, nė njė kohė kur taksapaguesit kėrkojnė shkolla, punė dhe shėrbim shėndetėsor, tė cilat janė nė njė gjendje tė mjerueshme. Komunitetet pėrkatėse fetare, cilado qofshin, mund tė ndėrtojnė objektet e kultit me kontributet e tyre, dhe jo duke renduar qeveria taksapaguesit. Nė rastin e Maqedonisė, qeveria dhe shteti, jo vetėm ndėrmarrin njė veprim arbitrar, por edhe sanksionojnė identitetin qeveritar e shtetėror me atė tė kishės ortodokse dhe i japin kishės ortodokse maqedonase statusin e kishės zyrtare.

Sė dyti, ndėrtimi i kishės ortodokse nė sheshin qendror tė Shkupit bėhet nė kundėrshtim me planin e miratuar urbanistik rregullues tė kryeqytetit, tė cilin e kanė hartuar vetė zyrat shtetėrore tė kryeqytetit dhe tė shtetit maqedonas.

Sė treti, pėr ndėrtimin e saj nuk ėshtė marrė mendimi dhe vullneti i gjithė qytetarėve, dhe qeveria ka vendosur me arbitraritet tė ndėrtojė dhe financojė ndėrtimin e kishės ortodokse nė sheshin “Maqedonia”.

Se sa i pavend dhe i paligjshėm ėshtė ndėrtimi i kėtij objekti fetar nga qeveria maqedonase, e dėshmon kundėrshtimi qė ka shprehur Komiteti i Helsinkit i Maqedonisė. “Ndėrtimi i kishės ėshtė shprehje e arrogancės sė strukturės qeveritare”, - thuhet nė njė deklaratė tė kėtij komiteti.

E dėshmon gjithashtu kundėrshtimi qė ka shprehur Partia Socialdemokrate e Maqedonisė, partia kryesore e opozitės, tė cilėt ndonėse janė ortodoksė, e kuptojnė se ky qėndrim dhe kjo politikė fetare e qeverisė sė kryeministrit Gruevski shkon pėrtej kufijve tė njė shoqėria moderne dhe laike. Kėshilltarja e LSDM-sė, Nada Zermanovska, duke shpjeguar votimin e LSDM-sė kundėr ndėrtimit tė kishės, deklaroi se ndėrtimi ėshtė nė kundėrshtim me kushtetutėn. Ivanēo Vuēevski, nga partia NSDP, bėri tė ditur se anketat publike kanė evidentuar qė qytetarėt janė kundėr ndėrtimit tė kėsaj kishe nė qendėr tė kryeqytetit.

Partia VMRO-DPMNE e kryeministrit N.Gruevski ėshtė e njohur pėr ndjenjat dhe orientimet e saj fondamentaliste ortodokse. Ajo parti ka ndjekur njė politikė tė fetarizimit tė dhunshėm tė pamjes dhe identitetit tė Maqedonisė, duke i dhėnė asaj pamjen e njė shteti unik ortodoks, gjė qė nuk i pėrgjigjet sė vėrtetės. Gjatė konfliktit tė armatosur ndėretnik nė Maqedoni nė vitin 2001, artileria e policisė dhe ushtrisė maqedonase qėllimisht gjuante me top xhamitė nė zonat ku banojnė shqiptarėt, duke shkatėrruar rreth 30 prej tyre. Ethet fetare tė qeverisė sė VMRO-DPMNE tė ish-kryeministrit fondamentalist Lupēo Georgievski, u kulmuan me vendosjen gjatė qeverisjes sė saj nė vitet 1998-2002, me paratė e taksapaguesve, tė njė kryqi gjigand prej 60 metrash nė kodrėn kryesore Vodno, qė dominon Shkupin. Qėllimi i qeverisė sė VMRO-DPMNE ishte qė kushdo i huaj qė t’i afrohet Shkupit, tė besojė si pasaportė tė kėtij shteti kryqin e madh mbi Vodno.

Nė kėtė linjė fetarizimi, edhe qeveria tjetėr e VMRO-DPMNE-sė e kryeministrit N.Gruevski vendosi ndėrtimin e kėsaj kishe tė madhe nė qendėr tė Shkupit, me qėllim qė ajo t’i japė njė pamje ortodokse identitetit tė shtetit tė Maqedonisė. Dhe nuk ka mė qesharake, kur dėgjon argumentin kryesor tė kėsaj qeverie, e cila nėpėrmjet zėdhėnėsit Ivan Bocevski thotė se “nė gjitha qytetet europiane ka nė qendėr kisha, ndaj dhe ne po e ndėrtojmė”.

Udhėheqja e Maqedonisė kėrkon tė shkojė nė Europė nėpėrmjet portretit tė kishės ortodokse dhe nėpėrmjet fetarizimit tė Maqedonisė. A shkohet vėrtet kėshtu nė Europė, a ėshtė kjo qė kėrkon Europa, dhe a ėshtė kjo Europa e sotme?

Nė kohėn qė qeveria e Maqedonisė ndėrmerr kėto hapa fetare si politikė shtetėrore, nė anėn tjetėr tė kontinentit, njė nga shtetet mė katolike tė Europės, Spanja, po ecėn nė njė drejtim tjetėr, atė tė laicizimit sa mė tė madh tė shtetit.

Po atė ditė kur nė Shkup u miratua vendimi qeveritar pėr ndėrtimin e kishės nė qendėr tė kryeqytetit, nė Madrid zhvillohej Kongresi i 37-tė i PSOE, i partisė sė kryeministrit Joze Luis Rodriguez Zapatero, qė qeveris Spanjėn. Kongresi spanjoll vendosi qė tė ecet pėrpara me shpejtėsi me procesin e laicizimit tė shtetit. Sipas kėtij vendimi, nuk do tė ketė me kryqe nė zyrat shtetėrore e publike, ministri apo institucione tė tjera.

“Kisha, - shkruhet nė dokumentin kryesor tė Kongresit tė partisė qė drejton qeverinė e Spanjės, - duhet tė jetė e ndėrgjegjshme se Kushtetuta nuk i jep asaj asnjė privilegj”.

Pra Spanja, njė shtet klasik dhe shėmbėlltyrė e katolicizmit, ecėn nė drejtim tė forcimit tė procesit tė laicizimit si thelb dhe arritje nga mė tė mėdhatė e njė shteti modern europian. Spanja, njė shtet nga mė tė rėndėsishmit i Bashkimit Europian ( aty ku po rropaten tė shkojė Maqedonia dhe shtetet e tjera tė Procesit tė Stabilizim- Asociimit), shpejton procesin e laicizimit.

Nė njė shtet tjetėr klasik tė katolicizmit, Poloni, Grzegorz Napieralski, kryetar i partisė SLD, kėrkoi nė parlament tė hiqet kryqi qė ndodhet nė sallėn e parlamentit, tė hiqen priftėrinjtė nga ushtria dhe mėsimi i fesė nė shkollat dhe sidomos tė vendoset ndalimi i pjesėmarrjes sė presidentit nė meshat fetare.

Nuk po shtyhemi deri tek Franca e Shirakut, qė ndaloi mbajtjen e kryqeve kristiane, shalleve myslimane dhe kippave ebreje nė shkollat publike.

Atėherė, ku shkon Maqedonia dhe ata qė mendojnė si ajo nė Ballkan, se me kishėn dhe kryqin do tė hyjnė mė para kohe nė Europė?

Kėtu dalin probleme tė mėdha, tė cilat kanė tė bėjnė jo vetėm me filozofinė e atyre qė drejtojnė shtetin e Maqedonisė, por me orientime politike, tė cilat nė planin strategjik shkojnė nė kundėrvėnie me proceset dhe vlerat europiane. Kėtu nuk ėshtė mė fjala vetėm pėr Maqedoninė, por edhe pėr ato shtete apo pėr ato personalitete nė shtetet ballkanike, qė mendojnė si Gruevski, se me identifikimin e shtetit me kishėn, u shpejtoka procesi i integrimit ne Europė.

Nėse kryeministri Gruevski mendon se duke ndėrtuar shteti kishėn ortodokse nė qendėr tė Shkupit do tė marrė mė shpejt datėn e hapjes sė bisedimeve tė pranimit nė BE, gabohet rėndė dhe do tė bėnte mirė tė pyeste kryeministrin e Bullgarisė, tė shtetit fqinj ortodoks, Stanishevin, nėse e ka ndihmuar apo penguar Bullgarinė identifikimi i shtetit me kishėn ortodokse. Stanishevi ka disa deklarata interesante nė kėtė drejtim, tė cilat do tė ishte mirė tė rikujtoheshin nė Shkup apo nė ndonjė kryeqytet tjetėr tė Ballkanit, ku ka njerėz qė mendojnė si Gruevski.

Nėse Zapatero deklaron nė Kongres se Spanja nuk mund tė qeveriset derisa tė kuptohet diversiteti i vendit, si mund tė qeveriset Maqedonia duke injoruar diversitetin e saj. Nėse Kongresi spanjoll kėrkoi heqjen e mėsimit fetar nė shkolla dhe largimin e priftėrinjve nga ushtria, si mund tė jetė europiane qeveria e Gruevskit qė i bėn presion Gjykatės Kushtetuese tė pranojė mėsimin e fesė nėpėr shkolla.

Njė nga vlerat dhe shtyllat mė tė mėdha tė kulturės, shtetit dhe tė shoqėrisė europiane, ėshtė pikėrisht laicizimi i shtetit dhe i shoqėrisė, respektimi i njė etike publike, qė mbėshtetet nė kushtetutėn dhe nė deklaratėn universale tė tė drejtave tė njeriut, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė ato bėhen streha dhe fusha e shprehjes sė lirė tė ēdo tė drejte dhe lirie, pėrfshirė tė drejtėn e besimit tė qytetarėve tė saj.

Nė BE shkohet duke laicizuar shtetin, dhe jo duke e fetarizuar atė, shkohet duke imituar Europėn e sotme dhe jo Europėn e Mesjetės.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=40121
  Pėrgjigju duke cituar