Ēėshtja: Feja dhe arbėrit
Shkrim i veēuar
I vjetėr 20.10.2008, 11:20   #5
allianz
 
Citim:
Heterogjenė nė besim, homogjenė nė kombėsi
Fadil Nasufi

(...)

Nė mesjetėn e hershme, princėrit Balshaj, brenda njė shekulli vendosnin tri herė tė pranonin ortodoksinė skizmatike dhe tri herė po ashtu pendoheshin dhe i kėrkonin falje Selisė sė Shenjtė, duke iu lutur me shkrim pėr t‘i ripranuar si tė krishterė tė devotshėm romanė.

Nė po atė shekull, Topiajt rindėrtonin Manastirin e Shėn Gjon Vladimirit, "qė erdhi nga viset e Bullgarisė", sikurse thuhet nė dėshmitė e vjetra dhe nė hyrje tė tij shkruanin nė gur tė njėjtin kumt, nė tri gjuhė qė e pėrjashtonin rreptėsisht njėra-tjetrėn: latinisht, greqisht dhe staroslavisht.

E po nė atė kohė, Topiajt nuk njihnin si autoritetin mė tė lartė kishtar as Papatin, as Patrikanėn, por "anti-papėn e Avinjonit". Do tė kalonin vetėm pak dekada dhe kisha katedrale e Durrėsit do tė njihej terminologjikisht si "kishė birituale", nė tė cilėn tė krishterėt, romanė e bizantinė, heterogjenė nga riti dhe homogjenė nga prejardhja etnike, nuk e ndienin njėri-tjetrin aspak pėrjashtues.

Ndėrsa autoriteti i kishave perėndimore e lindore nė kėtė qytet ndėrrohej me tė njėjtėn lehtėsi si shfletimi i njė kalendari, nė kishėn mitropolitane tė Beratit, vetė kryeprifti pėrkthente pėr besimtarėt ortodoksė librat e "sjelljeve tė arta" (hrysoithia) tė autorėve fiorentinė katolikė.

Nuk dihet tė ketė shėnime qė ka mbajtur historia pėr ndonjė konflikt tė ndodhur nė kohėn kur mbi themelet e Manastirit tė Shėn Spiridonit nė malin e Krujės, gjurmėt e tė cilit mund tė shihen edhe sot me sy tė lirė (fragmente ilustrimesh nė vizatime murale dhe mbishkrime shpjeguese nė gjuhėn greke tė mesme), do tė ngrihej faltorja e bektashinjve nė emrin e Sari-Saltikut.

Aq mė pak mund tė gjenden shėnime tė tilla pėr atė qė ndodhi mė pas, kur cikli i kėngėve rituale kushtuar shenjtit tė krishterė, mbrojtėsit tė njeriut nė det, nė ujė, nė lundrim, nė furtunėn e dallgėve, do t‘i bartej shenjtit tė besimtarėve bektashinj.

Por, ē‘ėshtė mė thelbėsore, duket se asnjė sherr midis shqiptarėve nuk ndodhi as kur kishat e qyteteve tė mėdha u kthyen nė "xhami mbret", as kur katedralja ku u prehėn (pėr aq kohė sa i lanė tė qeta) eshtrat e Gjergj Kastriotit - Kisha Katedrale e Shėn Kollit nė Lezhė u kthye nė faltore islame.

(...)

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=51887
  Pėrgjigju duke cituar