| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
| Ēdo shqiptar tė mbjellė njė pemė Ekolėvizja / 5 shkurt 2005 Ēdo shqiptar njė pemė, kjo ėshtė motoja e fushtės sė iniciuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave (MMPAU) nė 84 vjetorin e shėrbimit Pyjor Shqiptar. Kjo mendohet tė jetė njė nismė qė do tė thellohet nė pėrmasa mbarėkombėtare gjatė viti 2007, me synim sensibilizimin e shoqėrisė shqiptare pėr mbjelljen e sa mė shumė pemėve. Dėmtimi i pyjeve, prerja dhe transporti kondrabandė i lėndės drusore, sipas Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave, janė ulur nė mėnyrė tė konsiderueshme, si rezultat i bashkėpunimit me prokuroritė nė rrethe, mė ndihmėn e tė cilave janė vėnė para pėrgjegjėsisė ligjore deri dhe me heqje lirie, rreth 90 persona nė tė gjithė vendin. Nė vitin 2006 janė mbajtur 3155 procesverbale pėr dėme nė pyje ose sa 95 pėrqind e proēes- verbaleve tė mbajtur njė vit mė parė, gjė qė shpjegohet me uljen e dėmeve nė krahasim me vitin 2005. Tė dhėnat e kėsaj ministrie tregojnė se numri i drurėve tė prerė gjatė vitit 2006 u ul me 28 pėrqind krahasuar me vitin 2005, kurse vėllimi i tyre ka qenė rreth 30 pėrqind mė i vogėl se sa njė vit mė parė. Gjatė vitit tė kaluar janė sekuestruar mbi 8000 m3 material drusor i prerė nė mėnyrė tė paligjshme ose 32 pėrqind me shumė se sa njė vit mė parė. Specialistėt e Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave konstatojnė se angazhimi dhe mbėshtetja mė e mirė e pushtetit nė nivel komune pėr rritjen e vjeljeve tė gjobave, do tė ndikonte ndjeshėm nė uljen e mėtejshme tė dėmeve nė pyje. Sipas tyre, zjarret nė vitin 2006 ishin pothuaj po aq sa nė vitin 2005, 176 raste, por ajo qė ka mė shumė rėndėsi ėshtė fakti se sipėrfaqet e djegura kanė qėnė shumė mė tė vogla: gjatė vitit 2006 sipėrfaqja e djegur nė pyje ėshtė sa 34 pėrqind e sipėrfaqes sė djegur njė vit mė parė, kurse nė kullota ajo ėshtė sa 17.4 pėrqind e djegieve tė vitit 2005. Synimi i Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave pėr vitin 2007 do tė fokusohet nė organizimin e sistemit tė vrojtim sinjalizimit, lėvizjen mė tė shpejtė dhe kualifikimin mė tė mirė tė personelit pyjor, si dhe me ndėrgjegjėsimin nė rritje tė komuniteteve lokale, dėmet nga zjarret nė pyje dhe kullota tė vijnė drejt uljes sė mėtejshme. Nėntė vjet mė pare, akademikė, specialistė e figura tė njohura tė fushės sė pyjeve vendosėn 27 Janarin, si ditėn e shėrbimit pyjor shqiptar. Kjo datė u caktua nė kujtim tė Ligjit tė parė shqiptar tė pyjeve dhe kullotave mė 27 Janar tė vitit 1923. Historiku i pyjeve njeh organizime nga mė tė ndryshmet deri nė vitin 2006, por nga ky vit e deri sot pyjet kanė marrė njė rėndėsi mjaft tė madhe, jo vetėm si strukturė, por dhe si dimension nė menaxhimin e tyre. |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Thrakët - përkatësia e tyre, afria me iliro-shqiptarët nga Shqipe nė danėn "Iliri" Mandrica, fshat shqiptar nė Thrakė nga Shqipe nė danėn "Antropologji" Iljaz Bazna, agjenti shqiptar i gjermanėve (L2B) nga 49572 nė danėn "Shqipėri" |