| |
TSr/ 1999: 112 tė zhdukur nė Krushė tė Vogėl
Citim: Kush dhe pse i rrėmbeu 112 krushianėt gjatė luftės?
Me ardhjen e 26 marsit tė vitit 2009, do tė mbushen plotė dhjetė vjetė, qyshse falangat militare e paramilitare sėrbe, i rrėmbyen 112 meshkuj tė tė gjitha grupmoshave nga fshati Krushė e Vogėl, pėr t'i degdisur nė drejtim tė paditur, pėr tė cilin edhe sot e kėsaj dite nuk dihet asgjė. Kėshtu, pėrkudėr ardhjeve sporadike tė kufomave tė shqiptarėve, tė cilėt u morėn peng nga forcat militare e paramilitare sėrbe gjatė ditėve apokaliptike tė luftės nė pranverėn e vitit 1999, anė e kėnd Kosovės, tė cilėn e imponoi regjimi i Beogradit, deri mė sot, janė identifikuar dhe rivarrosur vetėm njė numėr simbolik i pengjeve, konform numrit tė lartė tė tė zhdukurve nga ky lokalitet i komunės sė Prizrenit.
Nėse do tė duhej qė familjarėt me persona tė zhdukur nga gjiri i tyre, tė kenė mllef pėr shkak tė mungesės sė efektivitetit tė mekanizmave kompetentė rreth identifikimit tė fatit tė pengjeve tė luftės sė fundit nė Kosovė, atėherė mė sė tepėrmi nė kėtė gjendje shpirtėrore "kanė tė drejtė" tė jenė familjarėt e fshatit Krushė e Vogėl tė Prizrenit. Pėrkundėr faktit se atje, subjektet e shumta humanitare, veēmas nga spektri ndėrkombėtar, po dėrgojnė ndihma humanitare, ndėrkohė qė edhe qeveria komunale e Prizrenit, prore nė fokus tė interesimit e ka ofrimin e ndihmave tė caktuara pėr kėtė lokalitet, megjithatė, nėnave, grave dhe motrave krushjane, ankthi nuk iu hoq nga shpirti pėr mė tė dashurit e tyre, tė cilėt ende s'po gjenden dot.
Kėshtu, nė mesin e mbi 500 personave, sa ėshtė konstatuar se gjatė lufėts u kidnapuan nga meset e ndryshme tė rajonit jugor tė vendit, vetėm nga Krusha e Vogėl u rrėmbyen 112 njerėz, nė mesin e tė cilėve pati edhe pleqė tė moshės sė thellė, por edhe fėmijė tė mitur.
Nė kėtė kontekst, pėr shumė familje tė Anadrinisė, ditėt kobėzeza tė rrėmbimit tė mė tė dashurve tė tyre nga ana e ēetnikėve, do tė mbesin si njė kujtim lemerie, tė cilin dinė ta sajojnė vetėm njerėzit me mentalitet barbar, tė cilėt edhe i karakterizon shpirti i shprishur i tejmesjetės. Dhe, qė nga 25 dhe 26 marsi i vitit 1999, asgjė nuk dihet pėr fatin e afro 100 meshkujve tė rrėmbyer krushjanė, ndėrkohė qė gjendja e kėtillė, doemos paraqet plagėt e rrėnqethshme shpirtėrore, tė cilat krushjanėve, deri mėsot askush nuk ua shėroi.
Me kėtė rast, vlen tė theksohet e dhėna se fshati Krushė e Vogėl bėnė pjesė nė mozaikun e lokaliteteve tė Anadrinisė dhe se ėshtė i populluar me mbi 850 banorė, ndėrkaq qė gjatė ditvėve tė luftės, llogaritet tė jetė njėri ndėr lokalitetet mė tė dėmtuara nė Kosovė. Aktualisht, krushjanėt, shumė herė nė format publike kanė akuzuar sėrbėt lokalė se nė marsin e vitit 1999 u ndihmuan hordhive sėrbe dhe fare tė pashqetėsuar pėr llahtarinė, ata sot jetojnė diku nėpėr Sėrbi. Kurse, duke e parė amullinė e mekanizmave kompetentė rreth identifikimit tė personave tė pagjetur, nė fshatin Krushė e Vogėl, qė para tri jetėsh, nė veprim e sipėr ėshtė shoqata "Marsi- 99", nė suazat e sė cilės tanimė ekzistojnė shumė tė dhėna dhe dėshmi pėr format e rrėmbimit tė mė tė dyshurve tė tyre. Dhe, familjarėt e kėtij lokaliteti, aktualisht frymojnė me shpresėn mė tė madhe se pėr tė dhėnat, me tė cilat posedon ky mekanizėm nė Krushė tė Vogėl, do tė interesohen edhe prokurorėt e EULEX-it, me synimin e ndrēimit tė plotė tė shkaqeve tė pengmarrjes dhe pėrballjes me ligjin tė udhėheqėsve tė fallangave sėrbo- ēetnike, pėr zhdukjen e civilėve krushjanė gjatė pranvetės sė vitit 1999. http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=4520 | |