Shkrim i veēuar
I vjetėr 18.3.2009, 14:55   #18
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
“Ekstremistet nga Maqedonia dhe Kosova, percarje myslimaneve”

Kryetari i KMSH, haxhi Selim Muca, ka leshuar dje alarmin se disa ekstremiste, kane ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, me qellim per te percare Komunitetin Mysliman Shqiptar (KMSH). Ai ka perdorur shprehjen: “Keta qe kane ardhur nga jashte jane me te ashprit, sepse te fusin shpaten”.

Situata parazgjedhore per zgjedhjen e kreut te Komunitetit Mysliman Shqiptar, duket mjaft e acaruar. Keshtu, per here te pare kreu aktual i ketij komuniteti, Haxhi Selim Muca, ka pranuar se ne vend ka grupe te ardhura nga jashte, qe kerkojne te percajne myslimanet shqiptare. “Se fundmi kane ardhur disa njerez nga Kosova dhe Maqedonia dhe thone se do te shtrojme Shqiperine. Nga kush do ta shtrojne Shqiperine tone te lire?”, shtroi pyetjen Muca.

“Eshte sulm qe behet kunder meje ne fasade, por ne fakt eshte nje sulm qe behet kunder Komunitetit Mysliman”, ka reaguar dje kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muca.

Zgjedhjet

Pas padise qe eshte bere ne gjykate ndaj tij, kryetari Muca eshte pergjigjur edhe per akuzat ne lidhje me manipulimin e zgjedhjeve te 21 marsit, nga ku do te dalin dhe organet e reja drejtuese te ketij institucioni.

“Lajmerimin ne ua bejme myftinjve ne te gjithe Republiken, ne perputhje te plote me statutin. Une kam te drejten ligjore te shpall kandidaturen time, dyert jane te hapura edhe per kandidatet e tjere”, sqaroi dje Muca.

Disa nder punet me te rendesishme, gjate drejtimit te tij kane te bejne me pronat e Komunitetit, te cilat tashme jane ne proces. Ndersa data e mbajtjes se zgjedhjeve, aq shume e kundershtuar nga Xhamite nuk eshte ndryshuar, vazhdon te jete 21 mars. Nderkaq, nje mbledhje urgjente e Kryesise se Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman, vendosi dje qe te kete dhe kandidature tjeter pervec kreut aktual te ketij komuniteti Selim Muces, ndersa data e zgjedhjeve do te vazhdoj te jete po ajo e vendosur me pare 21 mars.

Nderkohe nje tjeter mbledhje eshte lene per sot. Kjo eshte vendosur pas debateve te shumta mes ketij komuniteti. Keshtu, gjate mbledhjes se perbashket te kryesive te Keshillit te Pergjithshem dhe kryesise se Komunitetit Mysliman te Shqiperise, u diskutua rreth procedures ne lidhje me zgjedhjet per kryetar te KMSH-se, ne mbledhjen e Keshillit te Pergjithshem diten e shtune, dt. 21.03.2009.

Pervec propozimeve te kryesise eshte lene e hapur dhe priten propozimet per kandidatura te tjera, ne baze te pikes 1 te nenit 27 te statutit nga nje grup prej jo me pak se 20 anetaresh te Keshillit te Pergjithshem.

http://www.shqipmedia.com/2009/03/ek...e-myslimaneve/

Citim:
Komuniteti mysliman, luftė pėr zgjedhjet

Bėhet fjalė pėr zgjedhjen e kryetarit tė ri tė komunitetit pėr tė cilėn kanė kryqėzuar shpatat rrymat e ndryshme brenda komunitetit. Imamė tė Tiranės kanė protestuar pėr datėn e zgjedhjeve tė deklaruar nga Haxhi Selim Muēa, duke kėrkuar shtyrjen e afatit, me anė tė njė padie tė depozituar dje nė Gjykatėn e Tiranės. Ndėrkohė vetė kreu i komunitetit, deklaroi se gjithēka ėshtė bėrė sipas statutit dhe se rryma ekstremiste brenda myslimanėve, tentojnė tė rėndojnė situatėn.

Por duket se kjo pėrplasje e rrymave brenda komunitetit mysliman ėshtė mė i thellė sesa duket. Kryetari i komunitetit, haxhi Selim Muēa reagoi dje zyrtarisht nė lidhje me pėrplasjet e vazhdueshme, duke lėnė tė kuptohet se bėhet fjalė pėr rryma ekstreme brenda komunitetit, qė tentojnė tė krijojnė situata tė pakėnaqshme. Duke folur pėr mediat, kreu i komunitetit tha se “brenda komunitetit ekzistojnė radikalėt dhe tradicionalėt, ne jemi pėrpjekur tė bashkojmė kėto dy rryma”.

Ai shtoi se shumė persona tė ardhur kryesisht jashtė shtetit kanė tentuar tė krijojnė tension, duke pėrdorur metodologji tė ndryshme. Muēa tha se mirėpret kandidatė tė tjerė pėr postin e kryetarit, duke ndjekur procedurat ligjore. Ekzistenca e vetėm njė kandidati ėshtė parė nga disa pjestarė tė komunitetit, si njė shkelje tjetėr qė rėndon mbi shpatullat e institucionit mė tė madh fetar nė vend.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=16614
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar