Kthehu   Kreu > Hyllveg > Shart
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 23.6.2007, 18:29   #1
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Punim Hyllvegu - kalendari i sotėm pagan


Kalendari i sotėm pagan, ėshtė kalendari kombėtar qė praktikohet nga pothuaj tė gjithė shqiptarėt, por shumė prej nesh pa e ditur ende arsyen e vėrtetė pas festimeve qė pėrfshihen nė tė. Ēfarė kuptimi kanė veroret, plugimi, festivalet e luleve, rrėshajat, zjarret malore, buzmi, kėrshėndellat, ujqit, viti i ri e shumė tė tjera qė janė festa mbarėkombėtare?

Fshehur nėn veshje tė huaja me disa emra tė ndryshuara me dhunė, festat qė mbahen me kryeneēėsi prej tė gjithė nesh, pa dallim krahine apo ideje, janė festat e lashta ilire tė cilat aspak rastėsisht vazhdojnė tė ndjekin kėmba-kėmbės ciklin e diellit dhe luhatjet e kėtij. Hyllvegu ėshtė emri i ri vargmalas i kėtij kalendari tė lashtė e tė pavdekshėm e do tė thotė veg i Hyllit, punishte e Yllit, punishte e Diellit.

Duke u nisur nga tė dhėnat e mjafta rreth veprimtarive festive (shiko rrethin e blertė), drejtimet kryesore tė tij nė ciklin diellor janė si vijon:


Emri:  hyllveg5.gif
Shikimet: 375
Madhėsia:  22,4 KB
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 26.6.2007, 07:57   #2
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Tė dhėna tė pėrgjithshme


Hyllvegu

Viti: 12 muaj / 365 ditė (366 njė herė nė katėr vjet)
Muaji: 30-31 ditė (shkurt 28-29)
Java: 7 ditė (e hėna e para)
Dita: 24 herė (12 herė ditė, 12 herė natė)

Hyllvegu ėshtė standardizim i kalendarit festiv shqiptar sipas cikleve diellore. Duke vrojtuar modelin e festave shqiptare tė shpėrndara gjatė vitit vihet re se ato kryhen sipas njė rregullsie qė ndjek ciklin diellor. Kjo rregullsi pas ciklit diellor tregon dhe zbatimin e pavetėdijshėm mbarėpopullor tė njė kalendari tė vjetėr nė rite pagane, i cili pavarėsisht pėrpjekjeve pėr dobėsim, mujshim apo zhdukje prej institucioneve fetare apo administrative pushtuese, nėse hetohet me kujdes, ndonėse ende i pazyrtarizuar ruan me ngulm thelbin e vet tė pandryshuar qė prej lashtėsisė.

Festat mbi tė cilat ngrihet Hyllvegu janė nė dimėr: fundshtatori me barasnatėn e vjeshtės kur mbahet Plugimi dhe Dita e Bletėve; funddhjetori qė vjen me 2 javėt e Mesdimrit, Buzmit dhe festės sė ujqve. Ato nisin nga data 25 dhjetor e ndjekin solsticin dimėror deri nė 6 janar. Festa e njeriut-ujk, Ulknirit, paraqet egėrsinė e natyrės nė dimėr dhe njėsohet me djem veshur nė lėkurė ujqish qė shkaktojnė trazira pėrgjatė 2 javėve tė Mesdimrit - me rrėnjė thellė nė lashtėsinė ilire. Nė verė: fundmarsi me Ditėn e Verės dhe veroret e vajzave ndjek barasnatėn pranverore nė 21 tė muajit. Nė fund tė qershorit vijojnė dy javėt e Mesverės pėr solsticin veror me tė Korrunat, tė Qethat, therjen e bagėtisė, Natėn e Verės, Rrėshajėn e gjarpėrinjve dhe nė tė parat e korrikut buēasin festimet e kultit tė Diellit me zjarrndezje nė majat e larta malore gjatė natės dhe zjarret e tymit nė fusha.

Viti nė Hyllveg ndjek kalendarin e sotėm e nis mė 1 janar dhe mbaron nė 31 dhjetor, por ka vetėm dy stinė, verėn dhe dimrin. Vera nis me barasnatėn e 21 marsit dhe mbaron nė barasnatėn e 23 shtatorit. Qė prej aty e nė mars gjysma tjetėr e vitit ėshtė dimėr. Nė dy solsticet Hyllvegu shėnon dy festat e mėdha tė Mesverės dhe Mesdimrit. Renditja e muajve ecėn gjithashtu sipas kalendarit tė sotėm duke ruajtur dhe tė gjithė rregullat e tjera tė tij.


Festimet kryesore
2 javė tė Mesdimrit dhe Ulknirit

25 dhjetor – Kėrshėndellat (22), Buzmi I
1 janar - Kryeviti, Motmoti, Viti i Ri, Buzmi II
6 janar – Beniku, Buzmi III

21 mars - Dita e Verės, Veroret, Dita e Luleve
(Plakat)
2 javė tė Mesverės, tė Korrunat, Dielli

24 qershor – Nata e Verės, Tė Korrunat, Tė qethat
1 korrik – Rrėshajat, Dielli
6 korrik - Dielli
(Djegaguri)
23 shtator - Dita e Dimrit, Dita e Bletėve, Plugimi

Sipas kėtij caktimi tė praktikės kombėtare gjatė shekujve, duke ndjekur ciklin diellor, edhe shpėrndarja festive bėhet e vetėkuptueshme. Me ndarjen dystinėshe, Mesdimri dhe Mesvera bien nė mes tė stinėve tė Hyllvegut, dhe dallojnė nga pėrkatėset e Bujkut me rreth 45 ditė, pėr shkak se i fundit feston nė ciklin e tokės.

Shkėputmas pjesėrisht nga karakteri bujqėsor, nė Hyllveg merret parasysh ana tradicionale dhe funksioni i festave nė ditėt e sotme. Nė vijim tė kėsaj renditjeje ēdo krahinė shqiptare ka dhe festa tė tjera lokale qė ndjekin veēoritė dhe doket e krahinės.

Ndryshuar sė fundmi nga 49572 : 12.3.2008 nė 10:13. Arsyeja: +

49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 9.3.2008, 22:32   #3
Elessar
Mbreti
 
Anėtarėsuar: 7.2007
Vendndodhja: Drenica
Shumė interesant. Kisha edhe pėr tė shtuar propozimin e zėvendėsimit tė emrit 'janar' me fjalėn 'kallnuer' qė ėshtė pėrdorur dhe pėrdorėt tek gjeneratat mė tė vjetra. Duket mė shqipe se fjala janar, e cila ekziston nė shumicėn e gjuhėve evropiane dhe duhet ta ketė njė prejardhje latine.
Elessar nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.3.2008, 09:59   #4
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Kemi pas pėr njė kohė nė pėrdorim brenda Vargmali kėto emėrtime:

Kallnor
Fror
Mars
Prill
Maj
Qershor
Korrik
Djegagur
Britm
Vjeshtė
Brymės
Dimėror

Nė rastin e frorit, psh. shkurti duket mė i pėrshtatshėm dhe i veēantė, shėnon zhvillim tė rregullt, i pėrshtatet kalendarit tė tashėm dhe mė shqip s'bėhet, kėshtu qė ėshtė mė i pėlqyeshėm se frori. Djegaguri ėshtė mė specifik se sa duket, (ngjan me Plakat pėr nga funksioni) dhe do kishte zgjerim kuptimi nqs i jepej emri gjithė muajit gusht. Gjithashtu i mėshohet prirjes tė mospėrdorimit tė tė njėjtėve emra dhe pėr muajt e Bujkut dhe pėr tė Hyllvegut, qė tė ketė njė dallim tė menjėhershėm, qė nė emrin e muajit, se pėr cilin kalendar flitet. Prandaj pėr momentin na u dukėn mė praktike ato tė tashmet derisa tė ketė njė standardizim tė duhur pėr burimoret sipėr.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 28.5.2008, 12:11   #5
Ilir_pz
gjallar
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Shumė interesant hyllvegu . Mėsova njė gjė tė re sot. Faleminderit.
Ilir_pz nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Bujku - kalendari i vjetėr pagan nga Shqipe nė danėn "Shart"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:33.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,09626S / 11KR