Gėzuar kremten e Verės, Festėn e Malit, tė Korrunat, tė Qethat, Diellin dhe Rrėshajėt!
24 qershor Nata e Verės, Tė Korrunat, Tė qethat, Dielli
1 korrik Rrėshajėt - kulti i Gjarprit, Dielli
6 korrik - Festa e Malit, Dielli
Mesvera nis me solscticin veror mė 21/22 qershor. Nata e Verės (24 qershori) i bie mes Kryemotmotit tokėsor dhe Mesverės tokėsore. Ėshtė dita mė e gjatė e vitit kur edhe Dielli ngritet nė majė tė qiellit nė mesditė. Pėr Natėn e Verės therren bagėti. Ėshtė koha e tė korrave dhe kush arrin tė korrė mė herėt shtron njė darkė. Pasi shihet gruri nė lėmė ndizen zjarre rituale me kashtė dhe hiri shpėrndahet nė ara nė mėnyrė qė tė korrat e ardhshme tė jenė edhe mė tė mbara.
Nėpėr malėsi, kremtohen tė Qethunat. Me ujė ritual lahen gėrshėrėt dhe duart e atyre qė qethin, e pastaj spėrkaten dhentė e dhitė, a mandej qethen. Pas qethjes shtrohet darkė me mish e verė, e ngrihet dolli duke uruar njėri tjetrin pėr njė vit sa mė tė mbarė.
Mė 1 korrik, pėr nder tė Diellit ndizen zjarre nė majat e larta malore. Djemtė e rinj bėjnė duaj sane, i lidhin me njė litar tė gjatė, e pasi u vėnė flakėn i sjellin nė ajėr. Ndėrsa nė fusha ndizen zjarre me kashtėn e mbetur pėr tė pasur mė shumė tė korra vitin tjetėr. Rrėshajėt, kulti i lashtė i gjarprit si festė pjellorie i kulmon festimet gjithashtu mė 1 korrik, ndonėse shtrihet pėrgjatė dy javėve tė Mesverės ashtu si Dielli dhe Festa e Maleve.
6 Korriku ėshtė Festa e Maleve kur gjatė ditės vizitohen majat e tyre pėr tė pėrshėndetur diellin dhe gjatė natės ndizen flakadanė tė mėdhenj dhe organizohen festime tė ndryshme.