Ēėshtja: Djegia e pyjeve
Shkrim i veēuar
I vjetėr 18.4.2009, 11:43   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Bulqizė: Digjen dy hektarė me pyje dushku


Ende pa ardhur stina e verės, nė Bulqizė ka nisur "stina e zjarreve". Nė orėt e pasdites sė tė enjtes, nė malin e Temlės, nė Komunėn e Zerqanit, rreth 10 kilometra larg qytetit tė Bulqizės, janė vėrejtur dhjetėra vatra zjarresh qė janė djegur gjatė gjithė natės, deri nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme, kur fikja e tyre ėshtė bėrė nė rrugė natyrale pa asnjė lloj ndėrhyrjeje njerėzore.

Janė pėrshkuar nga flakėt tė paktėn dy hektarė me pyje dushku, por megjithėse dėmi nuk ėshtė i ndjeshėm pėr shkak tė temperaturės dhe natės sė lagėsht me vesė, banorėt shprehen tė friguar duke e konsideruar kėtė si njė sinjal se vera e kėtij viti do tė jetė "e pasur" pėr sa i takon zjarrvėnies nė pyje, duke na kujtuar verėn e vitit 2007, kur u dogjėn mijėra hektarė pyje dushku, ahu dhe pishe nga zjarrvėnėsit.

Mėnyra e shfaqjes sė njėkohshme tė dhjetėra vatrave tė zjarreve, nė formėn e njė vije qė shkonte nė rreth 2 kilometra distancė, duke rrethuar njė zonė tė mirė pyjore tė malit tė Temlės, 1400 metra i lartė, tė krijon bindjen pėr njė zjarrvėnie tė qėllimtė, gjė qė e pohojnė dhe banorėt, sipas tė cilėve, zjarret janė tė qėllimshme dhe nė mė tė shumtėn e rasteve vihen nga barinjtė e zonės pėr tė shtuar sipėrfaqet e kullotave pėr bagėtitė qė mbarėshtojnė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=62620
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar