Shkrim i veēuar
I vjetėr 18.4.2009, 11:46   #23
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Pukė: Sėrish grindje mes myslimanėve


Myftiu i Pukės, Gėzim Kopani, ėshtė dhunuar tė enjten nė mbrėmje nga dy persona, pak pasi ka dalė nga xhamia ku kishte kryer faljen e pasdites. Policia e Pukės njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orės 18:30, nė afėrsi tė tregut tė qytetit, kur Gėzim Kopani, myftiu i Pukės, sapo kishte pėrfunduar faljen e pasdites nė xhaminė e qytetit.

Nė kėtė kohė, mes myftiut dhe dy tė rinjve ka nisur njė debat me fjalė dhe mė pas Kopani ėshtė goditur me grushte, duke iu shkaktuar plagė nė fytyrė dhe trup. Goditjet janė shoqėruar me fyerje dhe kėrcėnime nga agresorėt, tė cilėt janė larguar nga vendi i ngjarjes.

Nė denoncimin nė polici, mėsohet se myftiu Kopani ka treguar se nuk kishte konflikte tė mėparshme me dy personat qė e qėlluan, por sherri kishte qenė i ēastit, pėr motive krejt personale.

Por nė tė vėrtetė, kohėt e fundit, nė qytetin e Pukės janė dėgjuar zėra pėr pėrplasje mes rrymave brenda komunitetit mysliman. Madje dy javė mė parė, mes drejtuesve tė Myftinisė sė Pukės dhe pėrkrahėsve tė rrymave tė ashtuquajtura "radikale" brenda myslimanėve, ka pasur pėrplasje nė formė debatesh tė ashpra.

Ky nuk ėshtė rasti i parė nė Qarkun e Shkodrės, kur shėnohen incidente mes njerėzve tė fesė. Njė vit mė parė, imami i xhamisė nė Kiras u godit me grushte nga tre persona, tė cilėt pėrkrahnin njė tjetėr rrymė fetare brenda myslimanėve. Rasti u mbyll duke u klasifikuar si njė debat personal, por qė nga pas kishte pėrplasje tė forta principesh dhe pikėpamjesh. Kėto pėrplasje u ekspozuan me zgjedhjen e kryetarit tė Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Myftiu i Pukės, Gėzim Kopani, ishte i vetmi ndėr myftinjtė e Shqipėrisė, qė doli hapur nė mbėshtetje tė kreut aktual tė Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muēa. Nė mes tė muajit mars, kur zgjedhjet pėr krerėt e rinj tė komunitetit futėn nė konflikt "tradicionalėt" me "radikalėt", myftiu i Pukės doli me njė deklaratė publike, nė mbėshtetje tė Selim Muēės.

Marrėdhėniet mes grupimeve tė ndryshme tė myslimanėve shqiptarė u acaruan aq shumė sa nė njė deklaratė publike, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar tha pėr grupin kundėrshtar se "ata tė fusin shpatėn". Incidenti i djeshėm ėshtė i pari akt dhune qė pas zgjedhjeve tė kontestuara nga njė pjesė e komunitetit.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=62631
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar