25.4.2009, 12:16
|
#7
|
|
|
Citim:
Gjurmėt e krimit serb: Vjollca Berisha, e mbijetuara e masakrės nė Suharekė
Gjurmėt e krimit serb ende janė tė freskėta. Tė mbijetuarit e masakrave nga krimi mė ēnjerėzor, rrėfejnė pėr mizorinė e ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė, tė bėrė gjatė kohės sė luftės. Vjollca Berisha ėshtė njėra nga 2 dėshmitaret e vetme tė gjalla, tė cilat i kanė shpėtuar masakrės se paramilitarėve serbe, tė cilėt me 26 mars tė vitit 1999 masakruan 48 anėtarėt e familjes Berisha nga Suhareka. Ajo rrėfen pėr ditėn famėkeqe, tė masakrės ku rropatjet e saj pėr tė mbijetuar dhe pėr tė shpėtuar jetėn e tė birit tė saj, Gramozit, 8-vjec, kishte kėrcyer nga furgoni me tė cilin forcat serbe bartnin kufomat e tė vrarėve. Ajo thotė se duke ikur nga furgoni, kishte shkelur edhe mbi trupat e pajetė tė bashkėshortit, vajzės 16 vjeēe dhe djalit tjetėr 14 vjeēar. Ne jemi bėrė si tė vdekur, pasi tė plagosur kemi qenė unė edhe djali. Kur na ngarkuan nė kamionin me kufoma kam kthyer kokėn nga fėmijėt e mi dhe kam parė djalin, Gramozin, qe i kishte sytė hapur dhe nuk lėvizte. Me pas i thashė hajde kėrcejmė prej kamionit, kėshtu edhe vepruam, thotė e mbijetuara, Vjollca Berisha. Gjykimi pėr vrasjen e anėtareve tė familjes, i cili u zhvillua nė Beograd, nuk shėron plagėt e dėshmitares se gjenocidit serb.
Dėnim me vdekje, se tjetėr vendim ska. Ata po luajnė ende me eshtrat e fėmijėve tanė. Ne nuk kemi trupat e tyre dhe skemi asnjė varr pėr tė shkuar pėr ditėlindjet e tyre, shprehet Vjollca.
Ajo thotė se nė mesin e tė vrarėve, pos vrasjes se fėmijėve 9 muajsh, ka pasur gra shtatzėna e tė moshuar 100 vjeēar.
Ne kemi qenė rreth 50 veta ne njė lokal, ku shumica ishin fėmije. Por kishte edhe njė plakė 100 vjeēare, shton Vjollca.
Ajo rikujton se pas ekzekutimit nė mesin kufomave tė vrara ka pasur persona tė gjalle tė cilėve nuk ka mundur tiu japė ndihme. Mirėpo ajo ka arritur te shpėtoje djalin e saj Gramozin. Nė muret e lokalit ku u bė masakra janė ende tė freskėta gjurmėt tė cilat e tregojnė atė. Vendi nė tė cilin ėshtė kryer krimi mendohet te ruhet ashtu siē ėshtė ruajtur deri me tani, ne mėnyre qe faktet e gjenocidit serb mbi popullatėn civile nė Kosove tė mbeten tė freskėta pėr drejtėsinė. Pėr tė rikujtuar dhe pėr te mos e harruar kurrė masakrėn mbi familjen Berisha, nė qendėr tė qytetit tė Suharekės ėshtė ngritur edhe njė lapidar. Ende janė tė freskėta kujtimet e krimit serb nė Kosovė, nė kontekst tė tė cilit mungojnė mė shumė se 2000 persona tė pagjetur. Plagėn edhe mė tė madhe e rėndojnė provokimet e Serbisė, e cila jo vetėm qė nuk ndėshkon kriminelėt por vazhdon ti mbrojė ata. Rasti i fundit i gjykimit tė masakrės sė Suharekės ėshtė vetėm provokim dhe nėpėrkėmbje e plagėve tė civilėve nė Kosovė.
http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=3&id=14121
|
|
|
|
|
|
|