| | #1 | |
| 6.000 Anėtarėsuar: 8.2006 | |
|
Pas vrasjes sė Mehmet Ali Pashės nė Gjakovė, Porta e Lartė u dha tė kuptojė Fuqive tė Mėdha se e kishte tepėr tė vėshtirė tė pėrmbushte detyrimin ndaj Malit tė Zi pėr ti dorėzuar territoret e caktuara nga Traktati i Berlinit. Kurse Mali i Zi, pėrkundrazi, nė gusht tė 1879 kėrkonte qė Plava dhe Gucia qė pėrpara pėrcaktimit tė pėrpiktė tė kufirit tė zbrazej nga trupat turke1 Cetina nga ana e saj filloi gjithmonė e mė shumė tė kryente provokacione gjatė vijės kufitare dhe kėrkonte vazhdimisht ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha pėr ti marrė sa mė shpejt territoret qė i pėrkisnin2 Nga ana tjetėr komisioni ushtarak nėn kryesinė e Ali pashė Gucisė e shpalli zonėn e Plavės dhe tė Gucisė nė gjendje lufte. Pėr numrin e pjesėmarrėsve nė ushtrinė shqiptare kemi tė dhėna kundėrthėnėse por dimė mjaft mirė se nė pėrbėrje tė saj ishin mysliman shqiptar dhe tė arratisur boshnjak. Atėherė qeveria e Malit tė Zi e pa si detyrė imediate grumbullimin e trupave nė kufijtė e rrethit tė Gucisė me qėllim qė ta pushtonte atė ushtarakisht. Dokumentet austro-hungareze na flasin pėr njė politik agresive qė ndiqte Mali i Zi ne kufijtė e Gucisė. Por Ali pashė Gucia, me masat ushtarake qė kishte marrė ishte gati tu pėrgjigjej provokimeve malazeze me luftė.3Ushtrisė sė tij po i shtroheshin akoma mė shumė forca nga myslimanėt e Shkodrės tė cilėt u ngritėn nė kėmbė pėr tiu kundėrvėnė ushtrisė malazeze pėr marrjen e Plavės e Gucisė, pasi banorėt e kėtyre trojeve janė 100% myslimanė ato e kanė kundėrshtuar vendimin e Kongresit tė Berlinit pėr dhėnien e tokave tė tyre. Duke qenė shqiptarė e pėr mė tepėr myslimanė ato nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me malazezė. Porta e Lartė duke parė pėrgatitjet luftarake tė shqiptarėve sidomos tė myslimanėve,duke mos dashur qė situata tė keqėsohej mė tej, paraqiti si rrugė mė tė mirė variantin e kompensimit tė tyre me territore tė tjera. Por Cetina nuk e pranoi variantin e kompensimit mbasi sipas pėrfaqėsuesit malazez nė Stamboll Stanko Radonich «kjo ishte njė lojė qė do tė zvarriste edhe mė tej zgjidhjen». Radonichi sugjeronte Cetinėn tė mos bėnte marrėveshje me Portėn por ti drejtohej aksionit luftarak pasi ai nuk donte tia dinte pėr rezistencėn e shqiptarėve e sidomos nga populli mysliman i cili kurrsesi nuk do tė donte qė kėto territore ti jepeshin njė vendi me popullsi katolike. Porta e Lartė kėrkoi ndihmė te Vjena, por ajo nuk pranoi tė ndėrmjetėsonte pranė Cetinės sepse parashihte se Stambolli do ti jepte territore nė veri ose nė perėndim tė Malit tė Zi, tė cilat ajo i rezervonte pėr vete.4 Si rrjedhim Ministria e Jashtme austro-hungareze nguli kėmbė qė ti dorėzohej Cetinės Plava dhe Gucia.5 Pas dorėheqjes sė Hajredin pashės, vendin e ministrit tė jashtėm e Seit pashės e zuri njė armik i ēėshtjes kombėtare Savas Pasha, i cili iu lut Cetinės tė priste disa ditė sa tė merrte situatėn nė dorė qeveria e re. Por shpejt edhe ai u bind se nuk mund ti bindte shqiptarėt,ndaj u kthye tek teza e vjetėr pėr kėmbimin e territoreve tė Plavės e Gucisė me Hotin dhe Grudėn. Mali i Zi nuk e pranoi por i la dhe dhjetė ditė afat, mė pas ajo de ti merrte nė rast se do tė ishte e nevojshme edhe me dhunė. Kjo i egėrsoi sė tepėrmi shqiptarėt, ndaj mė 26-28 tetor 1879 shqiptarėt u nisėn pėr nė Guci tė udhėhequr nga Jusuf Sokoli dhe Filip Ceka. Cetina priti disa ditė ku pa se Porta nuk kishte ndėrmend ti dorėzonte Plavėn dhe Gucinė vendosi tė hynte tė hynte me forcėn e armėve. Kėtė ajo e bėnte edhe pėr tė matur pulsin e shqiptarėve.6 Mė 31 tetor 1879 trupat malazeze kryen njė marshim ushtarak kundėr vijės mbrojtėse qė kishin organizuan shqiptarėt pėrballė fshatit Pepaj ku dhe hasėn rezistencėn e ushtrisė sė Lidhjes Shqiptare. Mė 1 nėntor forcat malazeze hynė pėrsėri nė tokat shqiptare nė afėrsi tė fshatit Arzhanicė ku vranė rreth 30 fshatarė nė befasi dhe dogjėn mjaft shtėpi, por pas disa orėsh u dėbuan pėrsėri nga shqiptarėt. Knjaz Nikolla e pa qė ishte tepėr e vėshtirė qė ti merrte me luftė kėto territore, ndaj i kėrkoi edhe njėherė Portės sė Lartė ta zgjidhte paqėsisht kėtė ēėshtje. Qeveria turke ishte zotuar se guvernatori i Shkodrės do tia dorėzonte Gucinė Malit tė Zi dhe atje do tė shkonte edhe Muhtar pasha sė bashku me guvernatorin e Manastirit dhe tė Kosovės, pėr tė bindur popullatėn qė ti nėnshtrohej vendimeve tė Kongresit tė Berlinit. Nė rast kundėrshtimi ato do tė rrethonin qytetin dhe do ti zinin tė gjitha rrugėt e komunikacionit me Shqipėrinė.7 por shqiptarėt nuk u lėkundėn aspak, por qėndruan nė gatishmėri nė kufi me armė nė dorė.8 Porta pėr tė qetėsuar sovranin e Malit tė Zi,nisi menjėherė tė dėrguarin e saj, Kaled Beun. Qysh nė ditėt e para qė arriti nė malin e Zi mė4 nėntor, kėrkoi ti paraqiste princ Nikollės letrat e tij kredenciale.9 Pas njė takimi qė pati princ Nikolla me Halil beun e detyroi atė qė tė tėrhiqte trupat turke nga Plava dhe Gucia pėr njė afat shumė tė shkurtėr, nė rast tė kundėrt ajo do ti merrte me dhunė dhe do tė hynte pėrsėri nė luftė me Perandorinė Osmane. Por Kaled beu nuk pranoi ti jepte njė afat kaq tė shkurtėr pėrderisa Porta e Lartė e kishte siguruar atė qė do tė zbatonte me sinqeritet, por i nevojitej pak kohė qė ta dorėzonte pa gjakderdhje. Pėr tė lehtėsuar dorėzimin e Gucisė, Stambolli dha urdhėr nė 13 nėntor 1897 autoriteteve tė vilajeteve tė Kosovės dhe Shkodrės, tė ndalonin nisjen nga ēdo anė tė vullnetarėve shqiptarė pėr nė Guci. Nė tė njėjtėn kohė, Porta ngarkoi dy anėtarė tė qeverisė sė saj, ministrin e jashtėm Savas pashėn dhe ministrin e drejtėsisė Xhevdet10 pasha qė tė ushtronin presion mbi krerėt e Lidhjes sė Prizrenit, por tė dy ministrat u bindėn shpejt se ishte e pamundur qė shqiptarėt tė hiqnin dorė nga kalaja e Gucisė. Ndaj Porta kėrkoi edhe njėherė qė Cetina tė pranonte kėmbimin e territoreve. Duke parė rezistencėn e shqiptarėve dhe disa aksione qė ata kishin ndėrmarrė ndaj nizamėve turq i dėrguari i Malit tė Zi Stanko Radonich u bind pėr tė bėrė bisedime pėr kėmbimin e Gucise dhe Plavės me territore tė tjera. Preferencat e Cetinės ishin Ulqini deri nė kazanė e Bumės dhe nė zgjerimin e trevės sė Podgoricės dhe nė liqenin e Humit.11 Por princ Nikolla e kundėrshtoi pasi e kishte ngritur shumė zėrin pėr marrjen e Plavės dhe Gucisė, aq mė tepėr qė ai e shihte tė dobėsuar rezistencėn e shqiptarėve dhe nuk e mori fare nė konsideratė idenė e zėvendėsimit tė kazasė sė Gucisė me territore tė tjera. Ai mendonte se meqenėse Porta e Lartė e kishte tėrhequr administratėn e saj nga Gucia, Mali i Zi e konsideronte territor malazez ndaj dhe i krijohej mundėsia tė merrte me dhunė, pa u konsideruar nė gjendje lufte me Perandorinė Osmane. Ndėrsa Lidhja Shqiptare e Prizrenit do tė trajtohej ashtu siē dėshironte Cetina si njė organizatė politike e pavarur nga Perandoria Osmane. Por nė rast se humbiste luftėn Knjaz Nikolla do ti kthehej tezės sė vjetėr pėr dorėzimin e saj nga vetė Perandoria Osmane dhe shtypjen e rebelėve shqiptar nga ushtria turke. Knjaz Nikolla i kushtoi pėrgatitjeve ushtarake rėndėsinė e duhur. Mė 27 nėntor nė front erdhi krejt shtabi ushtarak malazez me nė krye Bozho Petroviē Njegoshi. Ushtritė u vendosėn dhjetė kilometra nė veri-perėndim tė Plavės. Princ Nikolla ia ngarkoi komandėn Mark Milanit. Ai e zgjodhi atė jo vetėm se ishte njė komandant me zė por edhe sepse ishte me origjinė shqiptare, dhe njė pjesė tė pjesėmarrėsve nė Lidhjen Shqiptare ishin kushėrinjtė e tij. Ndaj knjaz Nikolla shpresonte se nė saj tė respektit qė ata kishin pėr Mark Milanin do tė hiqnin dorė prej luftės me Malin e Zi. Selinė e vet, shtabi shqiptar e vendosi nė Guci, 5 kilometra larg kufirit.12 Pėrveē kryetarit, Ali pashė Gucisė merrnin pjesė edhe krerė tė tjerė si Jakup Ferri nga Plava, Haxhi Zeka nga Peja, Sulejman Vokshi dhe Bajram Curri nga Gjakova. Nė shtab merrnin pjesė edhe disa oficerė qė kishin braktisur ushtrinė osmane dhe ishin bashkuar me forcat e saj vullnetare.13 Mė 4 dhjetor 1879 pjesa mė e mirė e ushtrisė malazeze prej 4 mijė ushtarėsh, nėn komandėn e Mark Milanit, ndėrmori njė sulm tė furishėm, nė sektorin e Nokshiqit, ku u angazhuan forca tė shumta malazeze.14 Pas njė sėrė luftimesh tė ashpra ushtritė malazeze u shpartalluan plotėsisht. Ushtritė e Lidhjes pasi thyen edhe njėsitė malazeze tė komanduara nga Mark Milani, hynė nė tokėn malazeze,shtinė nė dorė Arzhanicėn, Velikėn e Pepajn.15 Pas sulmeve tė ashpra nė Nikshiq pėrveē humbjeve malazeze edhe nga ana e shqiptarėve patėn tė vrarė tė cilėt llogariten rreth 300-400 veta,midis tė vrarėve u gjend dhe Jakup Ferri me buzė dhe hundė tė prerė.16 Nė kėtė kohė Cetina e pa tė arsyeshme tė pėrsėriste tezėn e saj tė njohur mė parė,qė kėto territore duhet ti jepeshin asaj nga Porta e Lartė nė bazė tė traktatit tė Berlinit. Madje Cetina po ngrinte zėrin e saj tek Fuqitė e Mėdha se po pėsonte shumė fatkeqėsinė kohėn kur priste qė traktati tė zbatohej nga Porta, dhe nė rast tė kundėrt lufta me shqiptarėt do tė pėrsėritej pa mėshirė. Radonich theksonte se: faji nuk ėshtė vetėm i shqiptarėve por dhe i Portės e cila nuk e zbatoi traktatin, dhe kjo i ka sjellė shumė shkatėrrime pėr vendin,duke qenė se ushtria qėndronte nėn armė dhe kėrkonte tepėr shpenzime. Fuqitė e Mėdha u deshėn tė reagonin ndaj kėsaj ngjarjeje,jo aq pėr interes tė Malit tė Zi, por pėr tė mos e diskretituar Traktatin e Berlinit. Ndaj diplomacia ndėrkombėtare u orvat tė gjente njė rrugėzgjidhje. Fuqitė e Mėdha i kėrkuan Portės tė bėnte tė pamundurėn pėr tia dorėzuar Plavėn dhe Gucinė Malit tė Zi. Vjena dhe Parisi vazhduan ta porosisnin Portėn qė tė bėnte dorėzimin e kėtyre trojeve megjithėse ishin tė vetėdijshme qė Porta nuk ishte nė gjendje tė zbatonte kėtė pikė tė Traktatit. Megjithatė Porta bėri dhe njė tentativė tjetėr, ajo dėrgoi Ahmet Muhtar Pashėn ti bindte shqiptarėt qė tė hiqnin dorė nga rezistenca e tyre. Pasi takoi krerėt e Lidhjes, Ahmet Muhtar Pasha u kėrkoi atyre tė lėshonin Plavėn e Gucinė,pasi ato tashmė ishin pėrcaktuar si toka malazeze. Kur pa qė nuk i bindi ai i kėrcėnoi se do tė pėrdorte forcėn e armėve,por as kjo nuk solli rezultat. Porta e Lartė u kthye tek teza e saj e vjetėr pėr ti kėmbyer Plavėn dhe Gucinė me territore tė tjera. Kjo tezė dukej se po pranohej edhe vetė nga Fuqitė e Mėdha. Cetina nuk pranoi kurrsesi, ajo vendosi ti sulmonte sėrish shqiptarėt dhe ti merrte me forcė kėto territore. Mijėra ushtarė malazezė nėn udhėheqjen e Mark Milanit, vėllait tė tij Theodor Milanit dhe Bozho Petroviq Njegoshit, u rreshtuan pėrgjatė kufirit shqiptaro-malazez. Sapo mori vesh lajmin e sulmit Shtabi ushtarak i Lidhjes i pėrforcoi ushtritė dhe nė krye tė saj qėndronte vetė kryetari i saj Ali pashė Gucia. Mė 6 janar 1880 shtabi malazez kishte pėrqendruar forcat e saj gjatė kufirit nė Velikė-Pepaj me qėllim qė tė shpartallonin nė befasi shqiptarėt. Por ndodhi e kundėrta, ushtria shqiptare sulmoi malazezėt nė befasi nė dy anėt. Mė 8 janar 1880 Ali Pasha nė njė ndeshje afėr Pepicit, nė bregun e majtė tė lumit tė Limit detyroi malazezėt tė tėrhiqeshin nė drejtim tė Andrijevicės.17Mbas kėsaj humbjeje qeveria e Malit tė Zi hoqi dorė nga plani i njė pushtimi me dhunė tė territorit. Edhe kėsaj here Cetina do tia vinte fajin Portės pėr tė justifikuar humbjen e saj se shqiptarėt ishin ndihmuar nga vetė Porta. Pas dėshtimit knjaz Nikolla i vari shpresat tek mjetet diplomatike. Dy ishin rrugėt, ose Fuqitė e Mėdha tė detyronin Portėn e Lartė ti bindte shqiptarėt me dhunė tė bėnin dorėzimin Malit tė Zi, ose Cetina tė pranonte shkėmbimin e territoreve,pasi Gucia tashmė quhej si njė pikė e zezė nė horizont e cila mbante tė fshehur shtrėngata dhe ndėrlikime shumė serioze.18Bisedimet vazhduan akoma,por nė parim ēėshtja e Plavės dhe Gucisė u mbyll me fitoren e shqiptarėve, tė cilėt jo vetėm mbrojtėn trojet e tyre nga copėtimi por i detyruan Fuqitė e Mėdha tė drejtonin vėmendjen drejt ēėshtjes shqiptare. 1. Peter. Bartl, Myslimanėt shqiptarė nė lėvizjen pėr pavarėsinė kombėtare (1878-1912), Tiranė 2006, fq. 148. 2. Kristo Frashri, Liga shqiptare Prizrenit(1878-1881), Vėllimi I, Tiranė, 8 nėntori, 1989. fq.172. 3. Po aty, fq. 320. 4. Po aty. 5. Hajmerly, Vjenė, 17 tetor 1879. 6. Frashri, Vep. Pėrm. fq. 327. 7. Ligor Mile, Shqipėria nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit(1878-1879), Vėllimi I, Tiranė, 1978.fq. 317. 8. Frashri, Vep. Pėrm. fq. 75. 9. Po aty, fq. 323. 10. Po aty, fq. 325. 11. Po aty, fq.326. 12. Akademia e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Vėllimi II, Toena: Tiranė 2002. fq. 327. 13. Xhafer Belegu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe veprimtaria e saj, Vėllimi I, 1989. fq. 79. 14. Akademia e Shkencave, Vep. Pėrm. fq. 180. 15. Po aty, fq. 182. 16. Malazezėt kishin pėr zakon qė tė vrarėve t`u prisnin hundėn dhe buzėt pėr tė marrė ēmime nga princ Nikolla 17. Bartl, Vep. Pėrm. fq. 149. 18. Mile, Vep. Pėrm. fq. 35. |
| | #2 |
| dykrenshe Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | 57. KONFLIKTI MES SHQIPTARĖVE DHE MALAZEZĖVE NĖ KAZANĖ E GUCISĖ (1879)Zot. Kirby Green dėrguar Marquis of Salisburyt (Marrė mė 24 dhjetor) (Ekstrakt) Shkodėr, mė 11 dhjetor 1879 Ndėrprerja e tė gjitha lidhjeve telegrafike dhe postare dhe stuhia e cila mbizotėroi, mė pengoi qė t'i raportoj mė herėt Shkėlqesisė Suaj mbi njė konflikt, i cili shpėrtheu, mė 4 tė k.m., nė mes tė shqiptarėve dhe tė malazezėve nė kazį tė Gucisė. Kėtu nė letrėn e marrė nga muslimanėt shqiptarė u tha se dy batalione tė malazezėve e kanė tejkaluar lumin Lim, dhe e kanė okupuar fshatin Novshiq, banorėt e Plavės dhe tė fshatit Pėrnjavor, tė ndihmuar nga vullnetarėt e anės sė Prizrenit, arritėn nė mėngjes tė enjten, mė 4, dhe u vendosėn nė mes tė lumit dhe tė malazezėve, dhe u kacafytėn gjoks pėr gjoks. Pasojat dhe rezultatet e saj janė masakrimi i plotė i forcave malazeze. Niveli i rritur i lumit Lim i pengoi tė dy palėt qė tė ikin. 60 krerė tė prera u sollėn nė Guci nė shenjė tė triumfit. Malėsorėt fqinje tė fesė krishtere pohuan shkatėrrimin e malazezėve, por thonė se ata numėruan vetėm afro 300, dhe tre flamurė u sollėn nė Guci me koka. Nga burimet jozyrtare malazeze mėsova se ngjarja e lartpėrmendur ėshtė pėrshkruar si njė sukses kundėr shqiptarėve. Fshati Novshiq ishte okupuar nga njė gjysmė batalioni, por nė mėngjes, mė dt. 4, gjenerali Bojo Petroviq, nga lartėsitė e anės tjetėr tė lumit Lim, duke e vėrejtur pozitėn e ekspozuar tė forcės i signalizoi qė tė kthehet, por pėrgjigja e dhėnė ishte se tanimė ishin tė rrethuar nga shqiptarėt. Prandaj ai me shpejtėsi i dėrgoi dy batalione pėr t'u ndihmuar dhe pėr t'i liruar. Malazezėt patėn 150 tė vrarė dhe shumė tė plagosur, kurse shqiptarėt kishin 600 tė vrarė. Sidoqoftė, besoj se, nuk ka dyshim se malazezėt, si duket, duke i besuar fuqisė sė Qeverisė Turke pėr ta mbrojtur konfliktin, i lejuan vetes qė tė befasohen, dhe pėrjetuan njė humbje tė rėndė. Nė anėn tjetėr, shqiptarėt, me siguri ishin tė paaftė pėr tė pėrfituar nga rasti i pėrshtatshėm i cili iu ofrua nga pozita e izoluar e pararojės malazeze, nga rritja e papritur e ujit tė lumit Lim, pėr tė arritur njė sukses, i cili do t'u jepte fund tė gjitha pasigurive tė qėllimit tė tyre qė tė mos pranojnė dorėzimin e territorit tė tyre Malit tė Zi. Ndonėse jam ende i padijshėm pėr mėnyrėn e Qeverisė Malazeze qė do tė marrė pėr rezistencėn e ndeshur, frikohem shumė se Qeveria Turke do tė vazhdojė me programin politik qė shkaktoi kėtė ndėrlikim. Nė tė gjitha raportet e mia e ceka gjithnjė se veprimi i shpejtė dhe energjik nga ana e Portės ishte i nevojshėm, nė mėnyrė qė tė mbrohen shqiptarėt nga pozita kompromituese e njė vepre tė agresionit. Tanimė malazezėt janė duke marshuar me tėrė fuqinė kundėr Gucisė, dhe nėse nuk prapėsohen do tė hakmirren pėr vdekjen e shokėve tė tyre, mėnyrė kjo qė konsiderohet plotėsisht legjitime nė kėto vende, por meqenėse Portės edhe atėherė, do t'i duhet tė mbajė nė dukje qėndrim neutral, humbja e autoritetit tė saj do tė jetė gati i paevituar. Shqiptarėt, nėn Ali pashėn (e Gucisė -- S.R.), thuhet se numėronin prej 10.000 deri 12.000, dhe se suksesi i tyre i arritur nė kohėrat e fundit, pa dyshim, do t'u shtojė radhėt e tyre aty pėr aty, nėse Myftar pasha, nuk vjen sė shpejti nė kazatė e Pejės dhe tė Gjakovės, dhe nėse nė mėnyrė tė mjaftueshme nuk mund tė llogaritė nė besnikėrinė e ushtrisė sė tij pėr t'i zbatuar urdhėrat e tij. LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT NĖ DOKUMENTE ANGLEZE Prishtinė 1978 |
| Ndryshuar sė fundmi nga Shqipe : 25.2.2008 nė 20:54. | |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Bojkot mallrash tregtare nga 49572 nė danėn "Veprim" 1867: Lufta e Drenicės kundėr Jashar pashės nga Shqipe nė danėn "Shqipėri" Lufta ndėrmjet krushqve nga Shqipe nė danėn "Gurra" Lufta e Hogoshit tė Gjilanit nga vlug nė danėn "Lidhja II e Prizrenit" Lufta kundėr Venedikut, 1447-1448 nga 49572 nė danėn "Kastrioti" |