Kthehu   Kreu > Vargmal > Iliri > Pirro
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 7.7.2007, 23:50   #1
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar Pirro


Plutarku / Jetėt Paralele / Ilirėt dhe Iliria nė autorėt antikė. A.Sh.Sh

Paraardhėsit dhe fėmijėria.

Citim:

Thonė se i pari qė u bė mbret i thesprotėve dhe i molosėve, pas pėrmbytjes1 qe Faetoni, i cili ishte njėri prej atyre qė erdhėn nė Epir bashkė me Pellazgun dhe disa thonė se aty nė mes tė molosėve banuan Deukalioni e Pirrua, pasi ndėrtuan tempullin e Dodonės. Me kalimin e kohės pastaj, Neptolemi, birr i Akilit, me njerėzit qė kishte sjell me vete pushtoi vendin dhe la pas tij njė dinasti mbretėrish, qė u quajtėn pirridė sepse ai, kur qe fėmijė qe mbiquajtur Pirro, dhe Pirro quajti njėrin nga djemtė e tij tė ligjshėm, qė e kishte me Lanasėn, tė bijėn e Kleodaut, birit tė Hyllit. Dhe prandaj edhe Akili nė Epir nderohej si hyjni dhe nė gjuhėn e atij vendi u quajt Aspet.2

Pas mbretėrve tė parė, ndėr ata tė mesit, tė cilėt ishin gati barbarė dhe tė parėndėsishėm pėr fuqinė dhe ndėrmarrjet e tyre, i pari qė u dallua, pse zbukuroi qytetet sipas zakoneve greke, u dha dituri dhe ligje tė mira, thonė se qe Tarrypa. Biri i Tarrypės ishte Alketa, i Alketės Aryba dhe nga Aryba e Troa lindi Aiakidi. Ky u martua me Ftien, bijėn e Menonit thesal, i cili u bė i pėrmendur pėr luftėn e Lamisė, nė tė cilėn u bė njeriu mė nė zė pas Leostenit3. Nga Ftia Aiakidi pati Diedamenė, Troen dhe Pirron.

Kur molosėt ngritėn krye4, dėbuan Aiakidin dhe thirrėn nė fuqi tė bijtė e Neoptolemit; miqtė e aiakidėve i zunė dhe i vranė, por Androklidi dhe Angeli, me disa tė tjerė, mundėn ta fshehin Pirron e vogėl, qė e kėrkonin armiqė dhe tė ikin...

Pasi shpėtuan kėshtu nga ndjekėsit, arritėn nė Iliri tek mbreti Glaukia dhe, si e gjetėn nė shtėpi sė bashku me tė shoqen, e vendosėn fėmijėn pėrdhe nė mes tė tyre. Mbreti atėherė ra nė mendim sepse kishte frikė nga Kasandri, qė ishte armik i Aiakidit dhe pėr njė kohė tė gjatė po mendohej nė heshtje. Nė kėtė kohė Pirrua vetvetiu u afrua kėmbadorar gjer tek mbreti dhe i kapi me dorė rrobėn dhe u ngrit nė kėmbė, duke u mbajtur nė gjunjėt e tij, e bėri tė qeshė njė herė, po pastaj i shkaktoi dhimbje, duke qėndruar si njė lutės qė derdh lot. Disa thonė se ai nuk i ra ndėr kėmbė Glaukisė, por duke zėnė me dorė altarin e perėndive qėndroi pranė tij dhe e pushtoi dhe kjo iu duk Glaukisė se ishte diēka hynore. Prandaj ia dorėzoi Pirron menjėherė tė shoqes me urdhėr qė ta rriste sė bashku me bijtė e tjerė dhe, pak mė vonė, megjithėse fėmija u kėrkua nga armiqtė e tij e megjithėse Kasandri i premtoi dyqind talente, mbreti nuk ia dorėzoi; por kur arriti nė moshėn dymbėdhjetė vjeē, pasi e dėrgoi me njė ushtri tė madhe nė Epir, e vendosi aty nė fron...5

____________________
1. Bėn fjalė pėr pėrmbytjen e pėrgjithshme, nga e cila sipas mitologjisė greke, shpėtuan vetėm Deukalioni dhe Pirrua.
2. Aspet-me sa duket ka lidhje me fjalėn shqipe – i shpejtė, qė i pėrgjigjet plotėsisht cilėsisė kryesore tė Akilit.
3. Komandant i ushtrisė greke qė mundi Antipatrin e Maqedonisė, duke e detyruar tė mbyllet nė qytetin Lamia nė vitin 323 p.e.s.
4. Nė vitin 317 p.e.s.
5. Nė vitin 307 p.e.s.

Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 1.3.2008 nė 22:27.

vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.7.2007, 14:02   #2
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Pėrgatitja fizike dhe ngjitja nė pushtet


Citim:
Kur ishte afėrsisht shtatėmbėdhjetė vjeē dhe kujtonte se kishte siguruar fronin, iu desh tė bėnte njė udhėtim mbasi, njėri nga djemtė e Glaukisė, me tė cilin ishte rritur sė bashku, do tė martohej. Atėherė molosėt u ngritėn1 pėr tė dytėn herė, dėbuan miqtė e tij, i rrėmbyen pasurinė dhe thirrėn nė fron Neoptolemin. Duke humbur kėshtu mbretėrinė dhe i braktisur nga tė gjithė, Pirrua shkoi pranė Demetrit, tė birit tė Antigonit2, qė ishte martuar me tė motrėn e tij Deidamenė...

Duke marrė pjesė nė betejėn e madhe tė Ipsos3, nė tė cilėn luftuan tė gjithė mbretėrit4, Pirrua qė ishte akoma i ri luftoi sėbashku me ushtarėt e Demetrit, i vuri pėrpara ata qė ishin drejtuar kundėr tij dhe u bė i shquar midis luftėtarėve. Nuk e braktisi Demetrin as edhe kur u mund; pėrkundrazi i bėri qė t’i mbeten besnike qytetet e Helladės dhe kur ai [Demetri] lidhi marrėveshje me Ptolemeun, Pirrua shkoi nė Egjipt si peng. Kėtu i dha Ptolemeut prova tė mėdha tė forcės dhe guximit tė tij nė gjueti dhe nė ushtrimet gjimnastikore dhe si e pa qė Berenika kishte fuqi tė madhe dhe, nga vyrtyti e urtėsia, ua kalonte grave tė tjera tė Ptolemeut, iu tregua shumė i respektueshėm. Meqėnėse ishte i shkathėt pėr tė bėrė pėr vete mė tė fortėt, ashtu sikurse urrente frikacakėt dhe ishte mbi tė gjitha i sjellshėm e i urtė nė jetė, u zgjodh midis princave tė tjerė tė rinj pėr t’u martuar me Antigonėn, njėrėn prej vajzave tė Berenikės, qė e kishte me Filipin, para se tė martohej me Ptolemeun.

Kjo martesė e rriti mė tepėr emrin e Pirros; duke patur edhe ndihmėn e gruas sė tij tė menēur, Antigonės, ia arriti tė mbledhė tė hodha dhe ushtri dhe u nis pėr nė Epir, pėr t’u vendosur nė fron. Kėtu u prit me gėzim nga njė shumicė e madhe populli, qė e urrenin Neoptolemin, i cili sundonte nė mėnyrė mizore dhe tė egėr. Megjithatė, nga frika se mos Neoptolemi kėrkonte ndihmėn e ndonjė mbreti tjetėr, i propozoi paqe dhe miqėsi, duke e bėrė shok nė pushtet. Por me kalimin e kohės disa njerėz, qė dėshironin tė gjallnin ndėrmjet tyre dyshime, zunė tė intrigonin fsheurazi, duke i nxitur njėrin kundėr tjetrit.

Sidoqoftė shkaku qė e shtyu Pirron tė vepronte, thuhet se ishte ky: Mbretėrit, pasi i bėnin fli Zotit tė luftės nė Pasaron tė Molosisė, e kishin zakon tė betoheshin para epirotėve se do tė sundonin sipas ligjeve, kurse epirotėt u betoheshin atyre se do tė mbronin mbretėrinė sipas ligjeve. Kjo ceremoni zhvillohej nė praninė e tė dy mbretėrve, tė rrethuar nga miqtė e tyre, qė shkėmbenin me kėtė rast shumė peshqeshe. Me kėtė rast Geloni, besnik i Neoptolemit, pasi pėrshėndeti nė mėnyrė miqėsore Pirron, i bėri peshqeshe dy pendė qe.

Myrtili, njėri nga shėrbėtorėt e Pirros, ia kėrkoi: por meqėnėse ai ia dha njė tjetri, nė vend tė tij, Geloni kujtoi se Myrtili ishte fyer. E thirri prandaj pėr darkė dhe nė mes tė verės, siē thonin disa, pasi kishte pėrfituar prej tij, qė ishte nė lule tė rinisė, e pruri fjalėn atje ku duhej, duke e ftuar tė hidhej nga ana e Neoptolemit dhe tė helmonte Pirron. Myrtili e pranoi propozimin, duke u hequr se u bind dhe i pėlqente kjo punė, kurse nga ana tjetėr i njoftoi Pirros...

Kur mori vesh kėtė Pirrua, aty pėr aty e mbajti veten, por mė vonė, duke u siguruar se epirotėt mė tė fuqishėm i kishte nga ana e tij dhe e shtynin qė ta zhdukte Neoptolemin e tė mos kėnaqej me njė pjesė tė vogėl tė pushtetit, por tė vlerėsonte virtytet e tija tė larta pėr tė kryer vepra tė mėdha, dhe pėrveē kėsaj i shtyrė nga dyshimi se Neoptolemi mund ta vriste mė parė, nė ditėn e flijimit e thirri pėr drekė dhe vrau.

___________________
1. Nė vitin 302 p.e.s.
2. Demetri i mbiquajturi “Poliorket” (307-283)
3. Qytet i Frygisė. Beteja u zhvillua nė vitin 301 p.e.s prej Kasandrit, Seleukut, Lysimahut, Ptolemeut tė bashkuar kundėr Antigonit I dhe Demetrit, tė birit tė tij.
4. Komandantėt e Aleksandrit tė Madh, tė cilėt pas vdekjes sė tij kishin ndarė perandorinė.
vijon...

Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 10.7.2007 nė 14:40.

vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.7.2007, 18:31   #3
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Dėshira pėr pushtime, beteja dhe fama.


Citim:
Nė kujtim gjithmonė tė Berenikės dhe tė Ptolemeut, kur i lindi njė fėmijė nga Antigona e quajti Ptoleme dhe kur themeloi njė qytet nė gadishullin e Epirit e quajti Berenika.
Pas kėsaj, duke menduar pėr ndėrrmarje tė shumta e tė mėdha dhe duke shpresuar tė pushtonte tė gjitha tokat fqinje, gjeti mėnyrėn se si tė pėrzihet nė punėt e Maqedonisė me kėtė shkak: djali i madh i Kasandrit, Antipari, kishte vrarė tė ėmėn, Thesalonikėn dhe dėbuar tė vėllanė Aleksandrin. Ky dėrgoi njerėz tek Demetri, pėr t’iu lutur qė ta ndihmonte dhe ftoi Pirron.

Meqėnėse Demetri po vononte i zėnė me punė tė tjera, Pirrua duke u nisur pėr ndihmė i kėrkoi si shpėrblim pėr aleancėn Stymfenė dhe Prauenė qė ishin pjesė tė Maqedonisė, kurse nga popujt e pushtuar Ambrakinė, Akarnaninė dhe Amfilohinė. Djaloshi ia dha dhe ky, pasi i zuri dhe vendosi nė to garnizone, po i shkėpuste Antipatrit pjesėn tjetėr tė Maqedonisė pėr t’ia dhėnė aleatit tė tij. Mbreti Lysimah1 ishte gjithashtu i zėnė me punė, por duke dashur t’i vinte nė ndihmė Antipatrit dhe duke ditur se Pirros nuk i shkonte kurrė ndėrmend tė tregohej mosmirėnjohės ndaj Ptolemeut dhe nuk ia prishte atij pėr asgjė, i dėrgoi njė letėr tė rreme nė tė cilėn i thoshte se Ptolemeu e ftonte tė hiqte dorė nga kjo ndėrmarrje dhe tė pranonte nga Antipatri treqind talente.

Pirrua si e hapi letrėn e kuptoi menjėherė dinakėrinė e Lysimahut: pėrshėndetja me tė cilėn fillonte letra nuk ishte ajo e zakonshmja: “Babai i dėrgon pėrshėndetje tė birit”, por “Mbreti Ptoleme pėrshėndet mbretin Pirro”. Megjithėse u zemėrua me Lysimahun, prapėseprapė ishte i prirur tė bėnte paqe dhe u takua pėt tė bėrė betimin dhe pėr ta pėrforcuar atė me flijime. Por kur u takuan pėr tė bėrė fli njė dem, njė cjap dhe njė dash, ky i fundit ra pėrdhe i ngordhur, pa e prekur fare, dhe ndėrsa tė tjerėt filluan tė qeshnin nga kjo ndodhi, prifti Teodor e kėshilloi Pirron tė mos betohet, duke thėnė se hyjnitė paralajmėronin me kėtė vdekjen e njėrit prej tre mbretėrve. Kėshtu pra, Pirrua nuk bėri paqe.

Megjithėse interesat e Aleksandrit ishin rregulluar disi, prapseprapė Demetri erdhi; dhe u duk e qartė menjėherė se ai vinte nė ndihmė tė njė njeriu, qė nuk kishte mė nevojė pėr tė dhe qė pėrkndrazi kishte frikė. Nė fakt pasi qėndruan sė bashku pak ditė me njė mosbesim, filluan t’i ngrehin kurthe njėri-tjetrit, por Demetri, duke zgjedhur kohėn mė tė pėrshtatshme, ia kaloi kundėrshtarit, vrau djaloshin dhe shpalli veten mbret tė Maqedonisė.

Ai edhe mė pėrpara kishte urrejtje dhe donte tė hakmerrej me Pirron, mbasi ky i fundit kishte bėrė shumė inkursione nė Thesali; pėrveē kėsaj lakmia, sėmundje qė e kanė mbretėrit, prej natyre e bėnė qė kėta tė dy fqinjė tė mos mundnin tė jetonin nė besim e pa u ndrojtur njėri me tjetrit dhe sidomos pas vdekjes sė Deidamesė. Tani qė kishin pushtuar qė tė dy njė pjesė tė Maqedonisė dhe interesat e tyre takoheshin, rivaliteti i tyre kishte shkaqe mė tė rėndėsishme. Prandaj Demetri, pasi kishte bėrė njė ekspeditė fitimtare kundėr etolėve, la kėtu Pantauhun me njė ushtri tė madhe dhe vetė u nis kundėr Pirros, i cili nga ana e tij, si mori vesh, u nis kundėr tė parit. Po pėr shkak tė njė gabimi nė zgjedhjen e rrugės, nuk u takuan dhe Demetri pasi hyri nė Epir, filloi ta plaēkisė.

Pirrua iu va prapa Pantauhut dhe e detyroi tė pranojė betejė. Si u pėrleshėn ushtarėt, lufta u zgjerua dhe u bė e tėmerrshme sidomos midis komandantėve. Pantauhu, i cili pėr trimėri, shkathtėsi dhe forcė fizike ishte padyshim komandanti mė i mirė i mbretit, duke e ndjerė veten tė fortė dhe tė guximshėm e ngacmonte Pirron, duke e thirrur nė dyluftim; dhe Pirrua, tė cilit nuk ia kalonte asnjė nga mbretėrit pėr forcė e guxim dhe qė donte ta bėnte familjare famėn e Akilit, mė tepėr pėr trimėri se sa pėr farefisni, shkonte drejt Pantahut nė radhėt e para tė ushtrisė.

Nė fillim luftuan me heshta pastaj, si u pėrleshėn, pėrdorėn shpatat me mjeshtėri dhe forcė. Pirrua mori njė plagė, por i shkaktoi armikut dy, njė nė kofshė dhe tjetrėn nė qafė dhe e rrėzoi atė poshtė, por nuk mundi ta vrasė se miqtė e tij ia hoqėn nga duart. Epirotėt, krenarė pėr fitoren e mbretit tė tyre dhe me admirim tė madh pėr trimėrinė e tij, u sulėn kundėr kėmbėsorisė maqedonase, e thyen, dhe duke i ndjekur ata qė po iknin vranė shumė prej tyre dhe zunė tė gjallė pesėmijė vetė.

____________
1. Sundues i Thrakisė dhe i njė pjese tė Azisė sė Vogėl deri nė Frygi.
vijon...
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 1.3.2008, 22:22   #4
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006
i pari midis mė tė mirėve

Citim:
Kjo betejė nuk u shkaktoi maqedonasve aq inat pėr humbjen qė pėsuan dhe as aq shumė urrejtje pėr Pirron, sa ishte pėrkundrazi e madhe fama dhe admirimi qė fitoi Pirrua pėr trimėritė dhe lėvdatat e gjithė atyre qė kishin pare gjestin e tij dhe kishin marrė pjesė nė betejė. Nė fakt pamjen, shpejtėsinė dhe shkathtėsinė e tij e gjykonin tė ngjashme me atė tė Aleksandrit dhe u dukej sikur shikonin tek ai pothuajse hijen dhe njė pėrsėritje tė gjallė tė sjelljes dhe fuqisė sė tij nė luftė dhe, ndėrsa mbretėrit e tjerė kėrkonin ta ngjasonin nė veshjen e purpurtė, nė garden personale dhe nė qafėn e mėnjanuar, vetėm Pirrua i afrohej nė luftė dhe nė trimėrinė personale.

Pėr aftėsinė e tij tė madhe nė rreshtimin e ushtrisė dhe dijet strategjike mund tė shėrbejė si prove shkrimet qė ai ka lėnė mbi kėtė ēėshtje. Thuhet se kur u pyet njėherė Antigoni se kush ishte komandanti mė i mire u pėrgjigj: “Pirrua, po t’ia arrijė tė plaket”, duke dalluar kėshtu vetėm kėtė, midis gjithė bashkėkohėsve. Hanibali, sikurse mund tė lexohet edhe nė jetėn e Scipionit, tė parin midis gjithė komandantėve pėr pėrvojė dhe shkathtėsi quajti Pirron, tė dytin Scipionin dhe tė tretin veten. Duket tamam sikur Pirrua i ishte kushtuar plotėsisht dhe thellohej gjithmonė nė kėtė dije, tė cilėn e quante me tė denjėn pėr mbretėrit dhe nuk kujdesej aspak pėr gjėra tė tjera. Thuhet se kur e pyetėn nė njė gosti se cili prej tė dyve, qė i binin fyellit, Pitoni apo Kafisa, i dukej mė i mire, u pėrgjegj: “Komandanti Polyperh1”, duke pohuar me kėtė se pėr mbretin ėshtė mė mire tė kujdeset dhe tė njohi vetėm kėto gjėra…


_________________
1. Njė prej komandantėve mė nė zė tė Maqedonisė

Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 1.3.2008 nė 22:25.

vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 12:39.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,09697S / 9KR