Kthehu   Kreu > Vargmal > Iliri
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Vega: ,

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 8.7.2007, 13:53   #1
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Skllavėria tek ilirėt


Citim:
Theopompi nė veprėn e tij “Filipika” shkruan se “ardianėt kanė 300 mijė prospelatė si helotė...”. Me prospelatė autorėt e vjetėr kuptonin njė popullsi tė varur qė merrej me punimin e tokės dhe qė u jepte zotėruesve tė saj si detyrim njė pjesė tė prodhimit. Duke i krahasuar prospelatėt e ardianėve me helotėt e Spartės, Theopompi e pėrcakton edhe mė mirė gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe kėta ishin, sikurse helotėt, njė popullsi e nėnshtruar qė pas pushtimit ishin shpronėsuar dhe ishin kthyer nė gjendje vartėsie.
Njė shekull mė vonė Agatharkidi nė veprėn e tij “Evropaikon” do tė pohojė se “dardanėt kanė kaq shumė skllevėr (ai i quan kėta me emrin “dullos”), sa dikush kishte 1 000, kurse tė tjerė edhe mė shumė. Secili nga kėta nė kohė paqeje punon tokėn, kurse nė kohė lufte merr pjesė nė ushtri duke pasur si prijės zotin (“despotes”) e tij”.

http://shqiperia.com/kat/m/shfaqart/aid/27.html
Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave, e kemi lehtė tė pėrfytyrojmė rendin shoqėror tė shteteve ilire tė asaj kohe. Nė Iliri nuk kishte skllever, ose e shumta mund tė kishte fare pak helenė ose romakė, qė aty-kėtu ziheshin robėr nga piratėt. Nė bazė tė numrit tė kėtyre "prospelatėve" dhe "dullėve" lirisht mund tė themi se ata nuk ishin skllevėr, sepse pėr tė mbajtur tė nėnshtruar njė numėr kaq tė madh skllevėrish, duhej edhe njė ushtri masive. Ndėrsa duke pasur parasysh pozitėn e tyre nė shoqėri, del se ata ishin thjesht nėnshtetas qė kontribonin pėr shtetin sa me shėrbim ushtarak, sa me pagimin e njė rente nė prodhim.
Sigurisht shtresėzimi shoqėror ekzistonte, psh ishin krijuar qytetet e bashkė me kėtė edhe shtresa qytetare. Pastaj aftėsitė ushtarake tė ilirėve, duhen parė si rezultat i ngritjes sė njė kaste, qė ishin tė lindur pėr shpatė dhe stėrviteshin pėr njė kohė tė gjatė nė kėtė drejtim. Mirėpo rendi ekonomik-shoqėror nuk ngjan aspak me atė tė romakėve dhe helenėve qė ishte tipik skllavopronar. Tek pėrshkrimi qė u bėhet dardanėve, ngjan sikur ai "despotes" tė jetė prisi luftarak i njė fisi (pjesė pėrbėrėse e mbretėrisė) qė u printe nė luftė djelmnisė "me njėmijė a mė shumė" ushtarė qė autori i pėrmend gabimisht si "dullos". Pak sa e pabesueshme qė njė skllavopronar t'i detyronte 1000 skllevėr qė tė luftonin pėr interes tė tij, kur ata nė kėtė rast shumė lehtė mund tė bėnin kryengritje madje tė sukseshme.

Ndryshuar sė fundmi nga Shqipe : 8.7.2007 nė 17:28.

Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.4.2008, 14:32   #2
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Ndoshta ndarja ėshtė bėrė duke marrė pėr kriter mundėsinė pėr t'u armatosur por edhe aftėsitė luftarake tė secilit individ. Kush ishte mė i shkathėt nė luftė hynte nė pėrbėrjen e njėsiteve tė armatosur rėndė (hoplit), qė nė rastin e Dardanisė kemi falangėn me 8000 ushtarė. Kėta e kishin luftėn profesion kryesor e ndoshta tė vetmin. Pjesa tjetėr e popullėsisė qė merrej me bujqėsi, ushtrinė e kishte profesion tė dytė. Tė ndarė nė fise vinin nė luftė vetėm nė raste lufte tė prirė nga prijėsit.

Ky sistem ka qenė i pėrhapur nė shumė shtete ilire-helene, Dardani, Iliri, Epir, Maqedoni, Thesali, Spartė etj. Ėshtė interesant atė qė cek Plutarku se Likurgu hoqi tė gjitha zejet e panevojshme, ndėrsa orenditė shtėpiake madje edhe vetė shtėpitė bėheshin nga duart e spartanėve, qė nėnkupton mos-ekzistencėn absolute tė skllevėrve.
Shqipe nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 22.4.2008, 23:44   #3
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Thėnė nga Shqipe

Ndoshta ndarja ėshtė bėrė duke marrė pėr kriter mundėsinė pėr t'u armatosur por edhe aftėsitė luftarake tė secilit individ. Kush ishte mė i shkathėt nė luftė hynte nė pėrbėrjen e njėsiteve tė armatosur rėndė (hoplit), qė nė rastin e Dardanisė kemi falangėn me 8000 ushtarė. Kėta e kishin luftėn profesion kryesor e ndoshta tė vetmin. Pjesa tjetėr e popullėsisė qė merrej me bujqėsi, ushtrinė e kishte profesion tė dytė. Tė ndarė nė fise vinin nė luftė vetėm nė raste lufte tė prirė nga prijėsit.
Kjo nuk ėshtė pėr tu anashkaluar si hipotezė, sepse nėse liburnėt kishin "skllevėr" dhe njėkohėsisht largoheshin nė det duke i lėnė gra e fėmijė me kėta "skllevėr", atėherė ose linin burra tė armatosur pėr t'i ruajtur duke ulur kėshtu numrin e burrave qė dilnin nė det, ose kėta "skllevėr" nuk kanė qenė vėrtet "skllevėr", por burra tė paaftė pėr tė mbajtur shpatė. Ndoshta.
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.4.2008, 01:27   #4
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Ngatėrresat terminologjike nė filologjinė e lashtė janė shkencė mė vete. Kjo vihet re dhe nė emėrtimet e strukturės apo hierarkive tė popujve tė tjerė qė bėnin qoftė grekėt, qoftė romakėt. Psh kur jepej ndėrtimi shoqėror i njė vendi jogrek, nuk pėrmendeshin emėrtimet vendase pėr kėtė strukturė, por emėrtimi grek (ose romak sipas autorit qė rrėfen). Por nqs ushtarin ilir (qė mbante ushtė) ti e quaje hoplit (armėtar), do tė thotė qė po barazoje a zėvendėsoje pa tė drejtė njė term vendas me njė term tė njohur pėr lexuesin e greqishtes, por qė i ke hequr tash tė gjitha veēoritė e ushtarit dhe e ke barazuar me hoplitin grek. Ka problem ngjyrim/nėnkuptim/konotacioni. E njėjta ndodh me tėrė terminologjinė politiko-ushtarako-ekonomike tė kohės. Kur njė i huaj pėrshkruante tokat ilire, i jepte vend e pa vend emėrtime greke strukturės ilire, duke quajtur e zėmė, vllazninė, amfiktioni, vllaminė, eteri, ushtarin, hoplit, punėtorin, dul, etj. etj. Kjo, siē vihet re, zhvesh tėrė karakterin vendor tė asaj qė pėrshkruhet dhe duket sikur struktura ėshtė e huazuar nga greku, kur nė fakt nuk ėshtė, thjesht terminologjia e autorit pėrkthyes ėshtė pėr lesh.

Pra nqs ti e quaje punėtorin a bujkun etj., dul-os atėherė ishe duke zhveshur kuptimin burimor dhe ishe duke e veshur me kuptimin e ngarkuar tė fjalės greke dul-os. Madje kėtu mund tė ketė problem dhe brenda greqishtes. Nqs ilotėt nė kohėn e spartanėve a lakonėve ishin thjesht punėtorėt me mėditje (tė cilėt nuk kishin tė drejtė vote e vendimi nė pleqėsi sepse nuk kishin fuqi ushtarake pėr tė pasur tė drejtė vote e vendimi), atėherė konceptohen nė njėfarė mėnyre si tė varur nga kasta ushtarake (hoplitėt), por kjo sdmth se fjala ilot apo dul ka kuptimin e skllavit siē kjo fjalė do tė pėrdorej shekuj mė vonė, nga tė tjerė njerėz, a pėr tė tjerė njerėz, a nė tė tjera troje, e pėr tė tjera troje. Psh. romakė, afrikanė, sllavė, sirianė, Afrikė, Azi, etj.

Njė kėndvėshtrim i ēėshtjes ėshtė pra keqpėrdorimi terminologjik. Diēka si ēėshtja e kryqėzimit qė do tė thoshte vuajtje a mjerim, a fatkeqėsi, a shpim nė hu e qė nė kohė tė Bizantit u bė kot mė kot si ngulje nė kryq sepse kishte ndodhur njė ndryshim leksikologjik i fjalėve crux dhe staur-os, dhe kur kryqėzimi u bė ngulje nė kryq, gjithė ngjarjet e mėparshme tė lashtėsisė qė ishin thjesht vuajte a shpim nė hu filluan tash tė lexoheshin si ngulje nė kryq. Shtrembėrim qoftė prej pakujdesie, qoftė prej injorance, qoftė dhe i qėllimshėm nė disa raste. Ky ėshtė problemi nr. 1 i pedantizmit greko-romako-etj. dhe qė nuk adresohet kurrė dhe qė SHPIK probleme e situata tė paqena.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 09:07.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,09142S / 10KR