Shkrim i veēuar
I vjetėr 30.4.2009, 17:33   #2
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
SHBA: 3 arnautė dėnohen me burgim tė pėrjetshėm pėr terrorizėm:

Citim:
New Jersey, 29 prill - Gjykata Federale nė Camden tė New Jerseyt ka dhėnė vendimin pėrfundimtar tė saj nė rastin e njohur si "Fort Dix". Me vendimin me pamundėsi tė faljes, kjo gjykatė ka vendosur qė tre vėllezėrit shqiptarė nga Dibra e Maqedonisė, Dritan Duka (30), Elvir Duka (25) dhe Shain Duka (28) tė dėnohen me burgim tė pėrjetshėm.

Vėllezėrit dibran, nga kjo gjykatė amerikane janė gjetur fajtorė pėr planifikim tė vrasjes sė ushtarėve nė bazėn e ushtrisė amerikane "Fort Dix", rreth 64 kilometra nė lindje tė qytetit Philadelphia, pėr tė cilėn prokurorėt thanė se ishin frymėzuar nga ideja e luftės sė shenjtė kundėr SHBA-sė.

Vėllezėrit Duka kanė pasur njė biznes riparimi kulmesh nė Cherry Hill tė New Jerseyt, kurse gjatė gjykimit tetė javėsh, prokurorėt i kanė quajtur tė akuzuarit "islamistė radikalė" qė kishin planifikuar vrasjen e sa mė shumė ushtarėve amerikanė.

Sipas mediave amerikane, tė dėnuarit nuk kanė treguar fare pendesė por kanė deklaruar se "jemi viktimė e njė konspiracioni tė Qeverisė sė SHBA-sė".

Pėr kėtė rast janė arrestuar dhe pritet tė shpallet sot vendimi pėrfundimtar edhe kundėr Mohamad Shnewer, njė taksist nga Philadelphia i lindur nė Jordani dhe Serdar Tatar, njė shitės dyqani, i lindur nė Turqi.

Grupi ėshtė arrestuar nė maj 2007 pas njė hetimi 14-mujor, gjatė tė cilit dy njerėz qė kanė punuar pėr FBI-nė janė infiltruar nė grup dhe kanė siguruar qindra orė audio dhe video-incizime.

Ndėrkohė, gjatė procesit tė hetimeve janė marrė nė pyetje 50 dėshmitarė, ndėr tė cilėt mė vendimtare ishin dėshmitė e dy emigrantėve shqiptarė Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli.

Akuza me 26 faqe ėshtė e mbėshtetur nga njė aktakuzė, e lexuar qė nė ditėn e parė tė arrestimit tė tyre njė vit mė parė. Avokati i kėsaj ēėshtjeje e hedh pėrsėri poshtė akuzėn, duke thėnė se klientėt e tij nuk kanė pasur nė asnjė mėnyrė si "qėllim ndonjė komplot kundra bazės ushtarake nė 'Fort Dix'", pėr tė cilėn akuzohen, po t'u referohemi provave.

pėrfshirė nė kėtė ēėshtje ėshtė edhe njė informator i FBI-sė, me origjinė shqiptare.

http://www.koha.com.mk/a01.html
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar