Kthehu   Kreu > Dega e historisė > Shqipėri
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 13.7.2007, 22:21   #1
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar 1923: Traktati i Lozanės


Shkrimi mė poshtė ėshtė pjesė e punimit tė Nertila Hodos, me titull "Familja Dino". Traktati Lozanės bėn fjalė pėr shpėrnguljen me dhunė tė popullsisė ēame nga shteti grek, maskuar me "shkėmbimin" e popullsive me shtetin turk.

Citim:
Gjendja e popullsisė ēame nė Greqi po keqėsohej ēdo ditė edhe mė shumė. Konferenca e Paqes e vitit 1919 nuk solli rezultatet e shumė pritura nga popullsia shqiptare. Kjo Konferencė veniti pėrfundimisht ėndrrėn e shqiptarėve, duke sanksionuar vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve tė vitit 1913. Presioni, dhuna dhe terrori tė ushtruara ndaj popullsisė shqiptare, tė mbetur jashtė kufijve tė Shqipėrisė, gjatė kėtyre viteve qe rritur edhe mė shumė. Viti 1923 nė historinė e krahinės sė Ēamėrisė shėnon fazėn e dytė tė shpėrnguljes dhe tė shpronėsimit masiv tė popullsisė myslimane shqiptare.

Nė janar tė 1923 midis qeverisė greke dhe asaj turke u nėnshkrua Traktati i Lozanės, i cili pėrfshinte shkėmbimin e popullsisė turke me atė greke midis kėtyre dy shteteve. Qeveria shqiptare, e shqetėsuar se nė kėtė kėmbim mund tė pėrfshihej edhe popullsia shqiptare myslimane e Greqisė, kėrkoi mos pėrfshirjen e tyre nė kėtė proces.1 Nėn presionin e qeverisė shqiptare dhe qeverive ndėrkombėtare, qeveria greke u detyrua tė pranonte se ēamėt myslimanė, megjithėse qenė njė fe me turqit, nuk ishin turq, ndaj Greqia nuk do t’i pėrfshinte nė shkėmbim myslimanėt me origjinė shqiptare.2 Edhe pse qeveria greke bėri njė deklaratė tė tillė ajo nuk e zbatoj atė. Duke qenė nėn vėzhgimin e qeverise shqiptare dhe ndėrkombėtarėve, ajo filloj tė kryente njė shpėrngulje tė “pa zhurmshme” duke e paraqitur atė si “vullnetare”, ndėrkohė qė nė terren pėrdorte tė gjitha mjetet pėr ta detyruar popullsinė shqiptare tė shpėrngulej.3

Nė njė situatė tė tillė presioni dhe dhune Ali Dino, nipi i Abedin Pashė Dinos, ish deputet i Prevezės, nė njė letėr qė i drejtonte kryeministrit tė Greqisė mė 16 tetor 1923 nga Korfuzi, shprehte shqetėsimin dhe frikėn e tij e tė popullsisė ēame myslimane, se ajo mund tė pėrfshihej nė shpėrnguljet midis popullsisė turke dhe asaj greke duke u gjykuar vetėm nga besim fetar. Kėshtu ata mund tė detyroheshin tė lėshonin shtėpitė e pronat e tyre, tė cilat u pėrkisnin me breza tė tėrė, sa qė nuk mbahej mė mend: “Bashkė atdhetarėt e mijė, tė cilėt prej vjetėve qė s’mbahen mend, janė banorė autoktonė tė Epirit dhe nuk kanė asnjė ndryshim prej popullsive tė tjera tė tij, veēse nga feja do tė pėsonin njė goditje tė rėndė po tė ē’kuleshin prej atdheut tė tyre”.4 Mė tej nė letrėn e tij ai vazhdonte: “Shqiptarėt e Epirit, nėnshtetasit Grekė nuk duhet tė pėrmblidhen nė popullsitė qė janė pėr t’u ē’kėmbyer, gjersa marrėveshja e nėnshkruar nė Lozanė midis Turqisė dhe Greqisė nuk mund tu pėrkasė, po tė kėqyret logjikisht, pėrveēse grekėt orthodhoksė nėnshtetas Otomanė dhe Turqit Muhamedanė nėnshtetas Grekė”.5

Duke ndjekur pėr sė afėrmi dhunėn e presionin e ushtruar nga ushtria greke, anėtarėt e familjes Dino do tė jenė shumė aktiv duke protestuar jo vetėm pranė qeverisė greke, por edhe pranė asaj shqiptare e ndėrkombėtare, herė pėr tu lutur pėr ndėrhyrje e herė pėr tė tėrhequr vėmendjen pėr lejimin e ndjekjes sė njė politike dhunuese e terrori nga ana e qeverisė greke ndaj kėsaj popullsie.

Njė pjesėtarė tjetėr i kėsaj familje ėshtė edhe Xhemil Dino, djali i Hysen Pashė Dinos, i cili shquhet si njė nga diplomatėt mė tė zot tė qeverisė sė Zogut. Gjatė qeverisė sė Zogut, Xhemil Dino qe ambasadorė i Shqipėrisė nė Romė, Athinė, Parisė etj.6 Pėrveēse se si njė diplomat i zoti ai njihej dhe pėr lidhjet e ngushta familjare qė kishte me Ahmet Zogun. Pasi Zogu prishi fejesėn e tij me tė bijėn e Shefqet Vėrlacit, Behije Vėrlaci, Xhemil Dino u martua me tė, i cili nga ana e tij kishte qenė i fejuar me Myzeje Zogun, njėrėn nga motrat e Ahmet Zogut.7 Gjatė pushtimit italian tė Shqipėrisė duke pėrfituar nga kjo krushqi me Vėrlacin, nė qeverinė e krijuar prej kėtij tė fundit Xhemil Dino do tė caktohej nė postin e ministrit tė Jashtėm.8

Pėr raportet e mira qė ai kishte me qeverinė Italiane, Bernd Fischer, e cilėson si njė italo - filė tė zjarrtė.9 Pavarėsisht bindjeve ideologjike, gjatė veprimtarisė sė tij si diplomat i qeverisė sė Zogut, ai do tė mbrojė me vendosmėri popullsinė ēame dhe do tė ngre zėrin te qeveritė ndėrkombėtare duke kėrkuar me ngulm ndėrhyrjen e tyre pėr shpėtimin e kėsaj popullsie. Mė 8 nėntor 1923, si pėrfaqėsues i delegates shqiptare nė Parisė, ai i drejtohet Raymond Poincares, kryetar i Kėshillit dhe ministėr i Punėve tė Jashtme francez, ku kėrkon ndėrhyrjen e kėtij tė fundit pranė qeverisė sė Athinės pėr tė siguruar mbrojtjen e tė drejtat e shqiptarėve me banim nė Greqi, duke kėrkuar pėrjashtimin e tyre nga kėmbimi i popullsive myslimane dhe garantimin e pasurive tė tyre.10

Nė kėto kushte falė presionit tė popullsisė ēame e tė qeverisė shqiptare nė mars 1924 Komisioni Miks, i ngarkuar nga Lidhja e Kombeve, deklaroi se shtetasit grekė me origjinė shqiptare, veēanėrisht ata tė Epirit, do tė pėrjashtoheshin nga shkėmbimi.11 Pavarėsisht kėtyre deklarimeve nga ndėrkombėtarėt shkėmbimi i ēamėve mysliman nuk u ndėrpre. Mė 24 nėntor Ali Dino nga Athina i drejtonte gjeneralit De Lara, kryetar i Komisionit tė Mikst pėr kėmbimin e popullsive greko – turke, njė kėrkesė pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė vėshtirė tė popullsisė ēame, pėr njohjen e kėrkesave tė tyre qė tė mos pėrfshiheshin nė kėmbim si dhe pėr kthimin e pronave dhe tė drejtave tė tyre:

“ ...Fatkeqėsisht qeveria greke jep pėrshtypjen se nuk i njeh ose u shmanget zotimeve tė marra nga pėrfaqėsuesit e saj nė Lozanė, pėrderisa ajo vazhdon, si edhe nė tė kaluarėn, t’i ngatėrrojė shqiptarėt muhamedanė, subjekte greke, me turqit e kėmbyeshėm tė Maqedonisė dhe nuk u lejonin atyre as tė shesin, as tė hipotekojnė, as tė japin me qera, as tė mbjellin lirisht pronat e tyre...”.12

____________________
1. Beqir Meta, Tensioni Greko – Shqiptar (1939 – 1949), Geer: Tiranė, 2002, fq 135.
2. Hajredin Isufi, “Politika e shtetit grek pėr dėbimin e popullsisė ēame nė vitet 1914 – 1928 dhe qėndresa shqiptare”, “Studime Historike”, nr 1 – 4, Instituti i Historisė, Tiranė, 1993, fq 65.
3. Po aty.
4 .Kaliopi Naska, Dokumente pėr Ēamėrinė 1912 – 1939, Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, Tiranė, Dituria, 1999, fq 127.
5.Po aty.
6.Ahmet Mehmeti, Abedin Dino, Onufri: Tiranė, 1998, fq 77.
7. Eqerm bej Vlora, Kujtime, Shtėpia e librit dhe komunikimit: Tiranė, 2003, fq 507.
8.Bernd J. Fischer, Shqipėria gjatė luftės, 1939 – 1945, Ēabej: Tiranė, 2004, fq 66.
9.Bernd Fischer, Mbreti Zog dhe pėrpjekja pėr stabilitet nė Shqipėri, Ēabej: Tiranė, 1996, fq110.
10. Po aty, fq 145.
11Isufi, Vep. Pėrm, fq 67.
12.Kaliopi Naska, Dokumente pėr Ēamėrinė 1912 – 1939, Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, Tiranė, Dituria, 1999, fq 156 – 159.

Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 13.7.2007 nė 22:28.

vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 13.7.2007, 22:25   #2
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Citim:
Qeveria Shqiptare ankesat e veta pėr vuajtjet e popullsisė shqiptare nė Ēamėri ua transmetonte edhe qeverive ndėrkombėtare. Njė ndėr diplomatėt shqiptar mė aktiv lidhur me kėtė ēėshtje qe diplomati ēam Xhemil Dino. Si ministėr Fuqiplotė i Legatės shqiptare nė Parisė ai informonte qeverinė shqiptare pėr ēdo takim tė tij qė lidhej me fatin e popullsisė ēame nė Greqi. Nė raportin e dėrguar mė 30 nėntor 1923 nga Parisi, ministritė tė Punėve tė Jashtme nė Tiranė, Pandeli Evangjelit, ai e informonte pėr pėrēapjet e tij pranė Parlamentit dhe Qeverisė franceze pėr mbrojtjen e pakicės shqiptare nė Greqi.13

Nė njė letėr njoftim tjetėr, tė datės 4 dhjetor 1923 po nga Parisi, drejtuar kėtė herė kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave, Ahmet Zogut, e informonte pėr pėrpjekjet kolektive tė Fuqive tė Mėdha pranė qeverisė greke, por qė nuk rezultuan tė suksesshme pasi Ministri i Anglisė nė Athinė si kishte marrė udhėzimet nga qeveria e tij.14 Nė raportin e datės 1 prill 1924 pasi informon ministrin e Punėve tė Jashtme nė Tiranė, Iljaz Vrionin, rreth takimit tė tij me Clinchantin, nėndrejtor pėr Azinė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme francez dhe me Bargetonin, eksperti i parė francezė nė Konferencėn e Lozanės, Xhemil Dino e vinte nė dijeni pėr propozimin e kėtyre tė fundit: “...meqė Lidhja e Kombeve ishte e pafuqishme pėr tė sheshuar mosmarrėveshjet nė favor tė Shqipėrisė, me qėllim qė tė mėnjanohej ēdo fėrkim, tė hyej nė bisedime me qeverinė e Athinės, pėr njė kėmbim tė detyruar ndėrmjet myslimanėve shqiptarė tė Greqisė dhe greqisht folėsve tė Shqipėrisė...”15

Nga ky raport kuptohet jo vetėm pėrpjekjet e qeverisė shqiptare pėr ndalimin e shpėrnguljes sė detyrueshme tė popullsisė ēame pėr nė Turqi, por edhe angazhimin e qeverive ndėrkombėtare pėr gjetjen e njė zgjidhjeje, edhe pse jo ajo e duhura.Pavarėsisht premtimeve e deklaratave tė qeverisė greke pėr mos pėrfshirjen e popullsisė ēame myslimane nė shpėrnguljet, shpronėsimin dhe zhvendosjen e tyre pėr nė Anadoll, ajo nuk vepronte kėshtu. Nisur nga kjo, Ali Dino mė 7 qershor 1924, nga Athina i dėrgon Widdingut, kryetar i Komisionit Mikst, njė raport tė hollėsishėm mbi kriteret bazė pėr pėrcaktimin e kombėsisė sė banorėve tė Ēamėrisė.16

Duke u mbėshtetur mbi kriteret bazė qė janė si raca, feja, ndėrgjegjja kombėtare, gjuha, doket e zakonet,etj, pėr pėrcaktimin e kombėsisė sė njė popullsie, ai bėnė njė arsyetim mjaftė tė qartė e tė saktė ku vėrteton me fakte historike e shkencore kombėsinė shqiptare tė popullsisė ēame nė Greqi dhe mos ekzistencėn e asnjė lidhje tė saj me kombėsinė turke, duke e pėrjashtuar atė pėrfundimisht nga shpėrnguljet pėr nė Anadoll.

Pavarėsisht protestave qė vinin si nga pėrfaqėsues tė popullsisė ēame dhe nga qeveria e diplomatėt shqiptar nėpėr Evropė, qarqet qeveritare greke nuk reshtėn sė vepruari kundėr kėsaj popullsie. Duke rėnė nė ujdi me palėn turke, Ankaraja, e cila nė shtator tė 1924 ishte deklaruar kundėr vendosjes sė ēamėve nė Turqi, nėn presionin e Athinės ajo u thye, dhe nė 6 korrik 1925, i deklaroj qeverisės greke se pranonte t’i vendoste 5000 ēamė nė Turqi.17 Qeveria greke me kėtė marrėveshje pranonte hapur se shkėmbimi do tė kryhej me popullsinė ēame me nėnshtetėsi greke.

Nė mars tė vitit 1926 qeveria greke deklaroj zyrtarisht se shkėmbimi i popullsisė myslimane kishte pėrfunduar, dhe ēamėt myslimanė tė Greqisė do tė konsideroheshin shqiptarė.18 Edhe pse zyrtarisht ky shkėmbimi i popullsisė kishte pėrfunduar qeveria greke vazhdonte tė pėrdorte njė sėrė masash shtrėnguese ndaj kėsaj popullsie. Rekrutėt shqiptarė, qė ndodheshin nė shėrbim ushtarak, pėrdoreshin si robėr lufte. Nė Ēamėri funksiononin formalisht vetėm shkollat greke, duke mos lejuar hapjen e asnjė shkolle shqipe deri nė 1937. Anėtarėt e komunave e tė bashkive emėroheshin nga pushteti qendror dhe pjesa mė dėrmuese e tyre qe greke. Ēamėt e pėrjashtuar nga shkėmbimi nuk qenė tė lirė tė dispononin pasuritė e tyre. Nuk lejohej literatura shqiptare si dhe pjesėmarrja e kėsaj popullsie nė jetėn publike.19 Kjo gjendje kaq e rėndė e popullsisė shqiptare nė Ēamėri vazhdoi tė ishte e tensionuar deri nė vitin 1940.20

Gjatė kėsaj periudhe njė rol tė rėndėsishėm nė “njohjen” e kėsaj politike ekspansioniste qė shtetit grekė ndiqte kanė luajtur edhe anėtarėt e Familjes Dino, tė cilėt me pėrkushtim e vendosmėri kanė luftuar me anė tė diplomacisė qė tė gjendej zgjidhja mė e pėrshtatshme pėr popullsinė ēame. Pėr veprimtarinė e tij nė mbrojtje tė kėsaj popullsie nga dhuna dhe terrori i ushtruar prej autoriteteve greke, Ali Dino do tė etiketohej nga qarqet qeveritare greke si njė propagandistė i politikės shqiptare.21 Pėrcaktime negative pėr figurėn e Ali Dions nuk ka vetėm nga qeveria greke, por edhe nga disa personalitete shqiptare.

Kėshtu nė njė kėrkesė qė Lec Kurti, i ngarkuar me punė nė delegatėn shqiptare nė Athinė, i dėrgon qeverisė shqiptare mė 12 korrik 1929, pėr mbėshtetje financiare tė delegacionit ēam qė do tė shkonte nė Gjenevė, ai shprehej se qe kundėr pėrfshirjes sė Ali Dinos nė kėtė delegacion, pasi ai shpesh herė qe shprehur kundėr figurės sė mbretit shqiptar dhe pėr kombėsi tė tij ai shfaqte gjithmonė atė turke, kėshtu grekėt nė takimin e Gjenevės do tė kishin njė mbėshtetje, qė vinte nga kryetari i delegacionit tė Ēamėrisė.22 Pavarėsisht nga etiketimet jo atdhetare qė qarqet greke e disa qarqe shqiptare i kanė bėrė figurės sė Ali Dinos, me veprimtarinė e tij diplomatike ai tregon se qe njė mbrojtės i tė drejtave tė popullsisė ēame, duke e kryer kėtė jo vetėm nė parlamentin grekė por edhe jashtė tij. Njė politikė e tillė ndiqej pėr tė futur pėrēarjen popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė dhe veēanti ndaj intelektualėve e patriotėve, siē qe edhe Ali Dino.

_____________________
13. Naska, Vep. Pėrm. 163 – 164.
14. Po aty, fq 166.
15. Po aty, fq 254.
16. Po aty, fq 300 – 305.
17. Isufi, Vep. Pėrm. fq 73.
18. Fatmira Rama, “Traktati i Lozanės, shpėrnguljet dhe shpronėsimi (1923 – 1926)”, “Ēėshtja ēame dhe integrimi evropian”, Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė, Tiranė, Arbėria, 2005, fq 57.
19. Meta, Vep. Pėrm. fq 143.
20. Hasan Minga, Ēamėria vėshtrim historik, Tiranė, 2006, fq 141.
21. Po aty, 314.
22. Po aty, fq 593.
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

1923-26: Koncesionet ekonomike tė shtetit shqiptar nga mesdimr nė danėn "Shqipėri"

1923: Reformat antifetare - Kombėtarizimi i institucioneve nga mesdimr nė danėn "Feja"

1923-24: Arbėria e vogėl, Drenicė - Shotė e Azem Galica nga Kandhaon nė danėn "Shqipėri"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 19:03.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.