| | #1 | |
| 6.000 Anėtarėsuar: 8.2006 | |
|
Panorama / 17 korrik / Oerd Ulqini Sipas arkeologėve bėrthama familjare, viktima tė kėsaj tragjedie, ėshtė zgjeruar, pasi nėn muret e shembura janė gjetur edhe skeletet e dy fėmijėve tė tjerė. Ata janė tė moshės pesė dhe tetė vjeē, pohojnė arkeologėt, qė prej javėsh po kryejnė gėrmime nė Amfiteatrin e Durrėsit. Fėmija 5-vjeēar, viktima mė e vogėl e familjes nėn gėrmadha ėshtė gjetur nėn skeletin e tė atit. Ata qėndronin si tė pėrqafuar dhe duket se i ati ėshtė pėrpjekur mė kot tė mbrojė me trupin e tij jetėn e tė voglit, derisa gjithēka ka marrė fund nga goditja e tmerrshme sizmike, deklaruan arkeologėt. Eshtrat e dy fėmijėve tė tjerė tė ēiftit janė gjetur pas zhvendosjes sė skeleteve prindėrore. Ky zbulim pėrbėn njė thesar mė vete, u shpreh arkeologia e famshme italiane, Sara Santoro, e cila ka njėkohėsisht nė dorė edhe drejtimin e ekspeditės italo-shqiptare. Skeletet e pesė viktimave tė tėrmetit do tė dėrgohen nė laboratorin mė tė famshėm tė paleontologjisė nė Itali. Ekspertėt e institutit Pigorini tė Romės do tė na furnizojnė pas pak kohėsh me njė data-base tė saktė tė familjes durrsake, u shpreh Santoro pėr Panorama. Sipas arkeologes italiane do tė pėrcaktohet saktė mosha e viktimave, sėmundjet qė mund tė kenė kaluar, mėnyra e tė ushqyerit tė kohės, madje edhe niveli i stresit qė kalonte asokohe shoqėria fisnike durrsake. Analizat e ADN-sė si dhe studimi i imtėsishėm i dhėmbėve do tė mund tė japin informacione tė vyera mbi recetat ushqimore tė kohės, epidemitė apo sėmundjet e tjera qė dominonin nė Durrėsin e shekullit tė 13-tė. E theksoj, studimi i kėtyre skeleteve kaq mirė tė ruajtura ka njė vlerė tė jashtėzakonshme pėr arkeologjinė mesdhetare, deklaroi Santoro. Ekspedita ėshtė shtirė nė njė qendėr rezidenciale tė qytetit mesjetar. Sipas arkeologėve, aty ora ėshtė ndalur nėn gėrmadha qė nga viti 1273. Nuk pėrjashtohet zbulimi i skeleteve tė tjera, viktima tė tėrmetit, thanė arkeologėt. Deri tani rreth goditjes sizmike, e cila u shoqėrua edhe me njė tsunam qė fundosi Durrėsin nė pak sekonda, burimet e informacionit kanė qenė vetėm kronikanėt bizantinė. Tashmė pėr herė tė parė arkeologėt shqiptarė kanė mundėsinė e marrjes sė njė informacioni tė drejtpėrdrejtė nga tėrmeti mė i fortė qė ka kaluar Durrėsi nė 27 shekuj histori. Gjithēka qėndron aty nėn gėrmadha prej tetė shekujsh, nė territorin e njė ekspedite italo-shqiptare, ku pa asnjėlloj cinizmi arkeologėt kanė shkruar nė italisht Vittima 5 e tėrmetit qė daton vitin 1273 e.s. Tre viktimat e para, qė mendohet tė jenė prindėrit dhe njė fėmijė 10 vjeēe u zbuluan gjatė gėrmimeve tė kryera dhjetė ditė mė parė, skeletet e tė cilėve janė dėrguar nė laboratorėt italianė. |