Tirana dhe Kukėsi do tė lidhen shumė shpejt mes tyre nėpėrmjet njė vije tė brendshme fluturimesh. Dje ėshtė kryer me sukses prova e parė e pėrgjithshme me njė avion me pasagjerė. Ramiz Lala, pėrgjegjės i aeroportit tė Kukėsit, ka bėrė tė ditur se pas pėrfundimit tė procedurave tė testimit do tė nisin procedurat pėr fluturime tė brendshme nga Kukėsi nė Tiranė. Kėto fluturime do kryhen fillimisht njė herė nė javė, duke u shtuar mandej nė vartėsi tė kėrkesės.
Aeroporti i Kukėsit ka tė dhėnat teknike pėr tė pėrballuar dhe fluturime ndėrkombėtare, por gjatė qeverisjes socialiste nė shtetin Perėndimor u vendos njė ligj qė ndalon fluturimet civile ndėrkombėtare nė aeroporte tė tjera veē atij tė Rinasit. Nė vitin 2007 qeveria demokratike njoftoi se do tė kėrkojė heqjen e ekskluzivitetit qė ka kompania amerikano-gjermane mbi fluturimet civile nė shtetin Perėndimor, ndėrsa palėt kanė rėnė dakord qė tė marrin njė firmė tė huaj qė do tė vlerėsojė dėmet e heqjes sė kėsaj tė drejte, tė cilat do tė kompensohen nga qeveria shqiptare.
Ekspertėt kanė vlerėsuar se heqja e ekskluzivitetit aeroportit tė Rinasit, do tė mundėsojė mė nė fund dhe funksionimin e aeroportit tė Kukėsit si dhe ndėrtimin e tre aeroporteve tė tjerė nė Vlorė, Sarandė dhe Gjinokastėr.
Njė veprim i tillė i qeverisė sė sotme ishte paralajmėruar edhe nė shtator tė 2007-ės gjatė njė takimi tė kryeministrit Sali Berisha me presidentin Jyrgen Rėder tė grupit gjerman "Dorsch Gruppe Holding". Ky i fundit ka paraqitur projekt-idenė pėr ndėrtimin e njė aeroporti nė Sarandė, por ėshtė pėrballur me pengesat e lartpėrmendura ligjore qė shėnojnė ekskluzivitet fluturimesh pėr 20 vjet pėr aeroportin e Rinasit nė Tiranė. Ky ngėrē ligjor i krijuar nga socialistėt ka stepur investitorėt gjermanė, por qeveria nė takimin e zhvilluar me palėn gjermane ka premtuar se pengesat ligjore do tė tejkalohen.
http://www.shekulli.com.al/2009/05/17/projektohet-nje-linje-avionesh-tir...