Kthehu   Kreu > Dega pyjore > Marrėveshje
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Ēėshtja u mbyll
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 4.8.2007, 00:28   #1
MbV
stinėt
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Shkrim i cituar Pse nuk ka "rregulla"


Njė log (njohur mė gjerė si "forum") krijohet pėr shkėmbim dijenie (informacioni) rreth njė tematike tė caktuar. Nė tematikėn e Vargmalit ka dy ndarje kryesore tė dijenive qė mund tė sillen. Dijeni qė i shtojnė diēka kėtij logu, duke prekur si pėrmbajtjen ashtu dhe organizimin, dhe dijeni qė e degradojnė ose e mbajnė logun aty ku ėshtė. Lloji i dytė dhe ēdo lloj veprimtarie anėsore qė largohet nga drejtimi dijendėrtues i strukturės konsiderohet si zhurmė apo virus dhe trajtohet si i tillė.

Ky log nuk ėshtė vend socializimi, nuk ėshtė vend ku mund tė ndėrtohet dhe mirėmbahet imazhi i njė individi apo tė shėrbejė si njė zėvendėsim apo aksesor pėr jetėn reale qoftė i mirėmbajtėsve, qoftė i anėtarėve, qoftė i kalimtarėve tė rastit, por vetėm njė vend ku shkėmbehen dhe ballafaqohen e pėrzgjidhen ide dhe dijeni rreth tematikės sė synuar. Nuk fokusohet asgjė drejtpėrdrejt tek individi, por tek ideja dhe tematika pėr tė cilėn logu funksionon. Pėr t'i shtuar diēka kėtij logu kėrkohet sakrificė nė parim anonime dhe dijepėrzgjedhėse e ēdo pjesėmarrrėsi, sepse 1) pjesėmarrėsi ka interes pėr tematikėn, 2) pjesėmarrėsi ka dėshirė tė marrė pjesė nė pėrpjekjen e kėtushme, 3) pjesėmarrėsi e kupton se drejt njė synimi disa mendime e ide janė mė objektive se disa tė tjera dhe janė kėto qė do tė mbizotėrojnė. Kjo zbatohet me njė mėnyrė tė atillė evoluese qė ajo qė ėshtė e vlefshme nė njė periudhė afatgjatė tė qėndrojė dhe tė standardizohet duke ndėrtuar mbi strukturėn dhe ajo qė rezulton si shmangie, gabim, pėrpjekje e dėshtuar, nismė e rreme, ide e paqartė dhe iluzion, tė spastrohet. Ndaj ėshtė e shėndetshme qė tė pėrparohen kudo idetė dhe dijenitė qė, duke iu pėrmbajtur tematikės, i qėndrojnė mendimit kritik, pėrdorin argumentim, zėvendėsojnė pjesėt e dobėta tė organizimit me tė tjera mė tė qarta dhe nuk kanė ujėra psikologjike, reklamimi tė egos dhe ēėshtjesh tė tjera inferiore apo disfunksionale. Kjo ka qenė njė prej arsyeve se pse dhe nofkat e pjesėmarrėsve nė fillim janė propozuar tė jenė nė format numerik nė mėnyrė qė pjesėmarrėsi tė zhvishet nga veshjet e panevojshme tė atyre qė kėrkojnė vėmendjen e tė tjerėve apo qė kėrkojnė vend pėr tė socializuar. Megjithatė pėr shkaqe pragmatiste diēka e tillė nuk ėshtė zbatuar. Njohjet, nėse janė tė domosdoshme, pėr arsye nga mė tė ndryshmet, mund tė bėhen nė privat, prandaj ekziston mundėsia e kumtimit vetjak mes anėtarėsh.

Qėllimi publik i kėtij logu ėshtė kontributi ndaj njohurive pėr organizimin e shoqėrisė shqiptare nė bazė tė njėsisė komb dhe njohja e natyrės, artit, botėkuptimit, kulturės dhe arsyetimit qė pėrgjithėsisht lidhet me, apo prek, kėtė organizim. Nė zhvillim natyror logu merr degėzime nė projekte pjesėrisht tė pavaruara, ose pėrfshin funksione faqesh tė tjera qė kėrkojnė bashkėpunim dhe pėrputhen me drejtimin e Vargmalit.

Shumė prej veprimtarive apo mundėsive qė mund tė hasen nėpėr "forume" shqiptare nė rrjet janė krijuar pėr arsye socializimi, dhe kėto synojnė:
1) tė mbajnė pjesėmarrėsit tė zėnė me diēka ku kėta tė kalojnė kohėn duke u "argėtuar" dhe duke mos u pėrpjekur pėr asgjė thelbėsore,
2) tė mos fyejnė askėnd, duke shmangur realitetin, pėr tė thithur sa mė shumė pjesėmarrės pa kriter; dhe
3) t'i bėjnė tė mundur mendimeve dhe ideve qė janė strukturalisht dhe praktikisht inferiore tė arrijnė tė fitojnė status tė njėjtė apo mė tė lartė se ato tė vlefshmet, nėpėrmjet praktikave socializuese tė anėtarėve (dhe ushtrimit tė dogmave tė ndryshme sociale).

Komunikimi nė njė log tė tillė kėrkon natyrisht diskutimin e pikėpamjeve tė ndryshme dhe ballafaqimin e ēdo pozicioni me teza kundėrshtare duke arritur nė ēdo rast me anė tė mendimit triumfues tė ēdo ballafaqimi nė njė pozicion mė tė qėndrueshėm dhe jo duke marrė pozicione tifozerie pėr njė mendim e duke mos pranuar triumfin e arsyes, zbėrthimin logjik, vlerėsimin apo zhvlerėsimin qė i bėhet pozicionit tė propozuar e duke nxjerrė nė fund me marrėveshje sociale apo me dogmė sociale ēdo pozicion tė sjellė si njėlloj tė saktė me njė tjetėr ēfarėdo. Ata qė marrin pjesė, kėsisoj, mund tė kenė ose:

1) Njė log klub, ku pjesėmarrja i jep automatikisht ēdo anėtari rėndėsi dhe vėmendje si pjesėtar i klubit. Kėshtu duke rėnė dakord me dogmėn e klubit, apo duke kuptuar mėnyrėn sociale tė funksionimit tė klubit, anėtari arrin tė bėhet pjesė e tij nė mėnyrė mekanike dhe me metoda socializimi dhe integrimi mund tė ngėrthehet nė klikat e ndryshme tė kėtij.
2) Njė log ku evolucioni i zbatuar promovon idenė mė efektive, pavarėsisht se prej kujt vjen, duke sjellė nė ēdo rast pozicion mė tė qėndrueshėm, pamje mė tė qartė tė strukturės, duke zėvendėsuar dijet mė pak tė sakta me tė tjera mė konkrete dhe duke shėrbyer si vend stėrvitjeje dhe pėrftimi njohurish e teknikash dhe pėr pjesėmarrėsin. Anėtari, kėsisoj, si i pabarabartė me tjetrin, detyrohet t'i asgjėsojė dėshirat pėr vėmendje sociale dhe fitim vendi nė hierarkinė strukturore, pasiqė ėshtė kjo strukturė e rrjedhshme dhe funksionale qė zgjedh nė mėnyrė organike idetė mė tė mira dhe personat mė tė pėrshtatshėm pėr zbatimin e kėtyre ideve.

Ky log zbaton pikėn 2, dhe do tė shmangė nė mėnyrė aktive shkrimet dhe pjesėmarrėsit qė sillen rreth pikės 1. Pika 1 ėshtė virusi i mediokritetit (egalitarizėm, demokraci, komunizėm, albanizėm, stagnacion, kėnetė) dhe shkarkohet vazhdimisht nė karantinė.
MbV nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 4.8.2007, 00:29   #2
MbV
stinėt
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Ēfarė janė kushtet teknike


Kushtet teknike janė norma qė lehtėsojnė pėrcjelljen e dijenive nė log. Logu ėshtė vend komunikimi dhe dijenitė e sjella duhet tė jenė tė qarta pėr marrėsin, pėrndryshe komunikimi gjysmak ėshtė i kotė. Pėr kėtė arsye nė log kėrkohet nga ana teknike:

1) Tė shkruhet shqip me alfabet shqip.
2) Tė zbatohen disa marrėveshje minimale drejtshkrimi dhe faqosjeje qė veprojnė mbi tė gjithė dialektet e shqipes (MbV redakton vetiu pasaktėsi tė kėtij lloji).
3) Tė pėrdoret arsye.
4) Tė ruhet integriteti i ēėshtjeve.
5) Tė sillet burimi i shkrimeve qė mbarten nga tė tretė.

Kėto kushte janė pjesė aktive e strukturės.
MbV nuk ėshtė nė linjė  
Ēėshtja u mbyll


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 08:56.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,12244S / 10KR