Ēėshtja: Kėngė folklorike
Shkrim i veēuar
I vjetėr 6.12.2006, 21:23   #1
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar Kėngė folklorike


Vringėllon shpata n'Abulenė

Vringllon shpata n'Albulenė,1
neshen turqit me Skėnderbenė.
Si rrufeja shkrep prej qielli,
sikur drita vjen prej dielli,
Skėnderbeu po vjen nga mali,
trufullin, s'po i mahet kali.
Mija trima i bijn' mrapa,
njesh' me heshta e njesh' me shpata,
vesh' me hekur tu flaku,
hyp' mi kuaj tuj fluturu,
Isak bejn'2 e kan' rrethu.
- Nal kadal', ti or turkoman,
ē'asht kjo fest'qi ktu po ban?
Kėt hesap s'e ke tamam,
se Shqipnia s'asht pa zot,
se e udhėheqin Kastriotė,
qi t'shtrojm' sofrėn gjak e lot.
Po habitet gjeneral Isaku,
qė tėrbohet nga maraku,
der nė gju na derdhet gjaku.
Nuk xhajn' rrug' me shpėtu,
nė t'katėr anėt jan' rrethu.
Vazhdon lufta e tunet dheu,
vringėllon shpatėn Skėnderbeu;
vringėllon shpatėn e Shqipnisė
mi ksulkuqėt e Turqisė.
- Isak bej, o turkoman,
njifi mir', a i ke tamam?
Tet' dhet' mij' nuk i kish pak,
njifi mir' e pėr marak.
Gjith' t'u vran' e rop t'u zunė,
e ke pa si kjo furtunė?
Sulltan Mehmetit me i ēue fjalė,
me ne t'matet ma kadalė.
Si "fati"3 ke shėtit' n'Stambollė
e jo n'Krujė e nė Devoll.
Ta di mirė' sulltan zotnia
me ksoj feste t'pre Shqipnia.

1. Vend pranė Mamurrasit, ku shqiptarėt korrėn njė nga fitoret mė tė rėndėsishme kundėr turqve (1457).
2. Komandant i ushtrive turke nė kėtė betejė.
3. "Pushtuesi" - titull qė iu dha sulltan Mehmetit pas hyrjes nė Kostandinopojė (Stamboll) mė 1453.


Burrel - Mat, 1967
Epika Historike 1. 1983
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar