Shkrim i veēuar
I vjetėr 14.6.2009, 14:16   #5
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Greqia nė panik, 6 raste tė gripit tė derrave nė 24 orė

Brenda 24 orėve tė fundit, 6 raste tė tjera tė gripit tė derrave janė konfirmuar nga organet greke tė shėndetėsisė, duke e ēuar numrin e tė infektuarve nė Greqi nė 20.

Rasti i fundit ėshtė njė shtetase 20-vjeēare nga Peruja, e cila mbėrriti nga New Yorku dhe tashmė kurohet nė shtėpinė e saj me simptoma te lehta. Me herėt ishin konfirmuar edhe pesė raste tė reja, midis tė cilave njė foshnje vetėm 11 muajshe, e cila ėshtė edhe pacientja e parė qė infektohet nė Greqi nga kontakti me njė tė sėmurė me gripin A/H1N1.

Tė gjithė pacientet u janė nėnshtruar procedurave pėrkatėse kuruese qė parashikojnė trajtimin mjekėsor nė spital apo nė shtėpi, ndėrsa 8 prej tyre tashmė janė shėruar krejtėsisht.

Nė njė deklaratė pėr media, ministri grek i Shėndetėsisė, Dhimitris Avramopulos, ka theksuar se nuk ka nevojė pėr panik dhe se rritja e rasteve ka tė bėjė me fillimin e sezonit turistik nė Greqi, ēka e vėrteton edhe fakti se tė gjithė tė sėmurėt kanė ardhur nga SHBA-ja, Kanadaja apo vendet ku kane pasur kontakt me persona tė infektuar.

Specialistet grekė tė sėmundjeve infektive kanė paralajmėruar qė gjatė gjithė verės ndoshta numri i rasteve me virusin e gripit tė derrave mund tė shkojė deri nė 100 pėr shkak tė dyndjes sė turistėve nė vend.

http://www.telegrafi.com/?id=3&a=3091
Citim:
Britani, tė infektuarit me H1N1 kalojnė shifrėn 1 mijė

Londėr Numri i tė infektuarve me virusin e gripit tė derrave tė tipit A (H1N1) nė Britaninė e Madhe kaloi shifrėn 1 000, njoftoi Ministria britanike e Shėndetėsisė. Pėrfaqėsuesit e ministrisė theksuan se nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve sėmundja kalon nė fazė tė lehtė. Sipas tyre, Britania e Madhe ka vaksina tė mjaftueshme kundėr kėtij lloji gripi.

Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) mė 11 qershor shpalli pandemi tė gripit tė derrave. Nė territorin e Britanisė sė Madhe mė tė goditura janė Glazgou dhe rrethina e tij si dhe rajoni skocez Klajd.

Deri tani, kjo sėmundje ėshtė regjistruar nė 74 shtete, ka infektuar 30 000 persona dhe ka shkaktuar vdekjen e 141 prej tyre.

http://www.gazetastart.com/?faqe=shf...1011&isflash=1
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar