I sapo mbaruar. Njė punim i mirėfilltė shkencor mbi vendosjen e shqiptarėve nė Greqi. Ndonjė kritikė edhe mund ta bėj sidomos pėr terminologjinė komuniste tė pėrdorur ndonjėherė (ose unė e shikoj gogolin komunist gjithandej). Pėr tė tjerat ėshtė njė punim shumė i plotė.
Njė shpėrthim demografik i vėrtetė, drejtuar kah zonat e shpopulluara tė Greqisė. Diku vendosen me lejen qeveritare dhe herė herė vendosen duke i'u imponuar. E kush mund tė ndalonte grupe arbėrish qė ndonjėherė arrinin deri mė 10 mijė veta. Filluan tė viheshin nė shėrbim si mercenarė, por nuk sollėn vetėm armėn, mėsuan grekėve edhe blegtorinė.
Nga mercenarė zėvendėsuan padronin. Tashmė ishin kthyer nė despotė dhe pėr tė mundur njė arbėr si Gjin Bue Shpata, u desh nė koalicion bizanto - osman.
Dėshtuan grekėt nė jug para osmanėve se arbėrit nuk kishin pėr tu dorėzuar. Ashtu siē bėnė ata nė veri. Tė gjithė e dimė historinė.
Shkėlzen Raēa, Shtegtimet dhe ngulmimet e shqiptarėve nė Greqi shek. XIII - VXI. Istituti Albanologjik i Prishtinės. Prishtinė 2004 |