| | Citim: Shkolla shqipe: kombėtare e laike
Lufta pėr mbijetesėn e kombit shqiptar ėshtė e pandarė nga pėrpjekjet plot therrori me sundimtarėt e huaj dhe institucionet e tyre pėr tė mbrojtur gjuhėn, shkrimin, abetaren dhe shkollėn shqipe. Qė nga mesjeta, kur nisėn pėrpjekjet pėr shkrimin e gjuhės shqipe deri nė ēeljen e shkollės sė parė kombėtare nė Korēė mė 7 mars 1887, pėr shekuj e shekuj me radhė atdhetarėt u pėrleshėn me pushtuesit dhe institucionet shoviniste e obskurantiste, duke ngadhnjyer gradualisht mbi sistemet arsimore asimiluese tė huaja: turke, greke, sllave, italiane apo atyre me baza fetare qė ndalonin mėsimin e gjuhės shqipe. Kombi shqiptar ishte i vetmi nė Perandorinė Osmane qė me Dekretin e Gjylhanesė tė vitit 1839 u ndalua nga e drejta e arsimimit nė gjuhėn amtare me pretekstin se shqiptarėt nuk formonin njė kombėsi mė vete. Sipas mendėsisė shoviniste, shqiptarėt myslimanė ishin tė kombėsisė turke, shqiptarėt ortodoksė - bashkėkombas grekė dhe ata katolikė merreshin nė mbrojtje nga kisha romane nė lindje dhe nga Vatikani.
Si pasojė, pushtuesit e fqinjėt shovinistė bashkė me institucionet e tyre ndihmėse zgjeruan rrjetin e shkollave tė tyre nė Shqipėr. Herė nė rivalitet e here duke bashkėrenduar programet, ata synonin pėrēarjen kulturore e politike deri nė asimilim tė kombit shqiptar.
Prandaj lufta pėr shkollėn kombėtare si pėrēuese e ndėrgjegjes kombėtare dhe konsolidimin e unitetit kombėtar, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare, mori njė karakter tė thellė politik.
Synimi i rilindasve ishte: njė komb, njė alfabet unik, njė gjuhė letrare e standardizuar pėr tė gjithė kombin, njė shkollė kombėtare. Lufta pėr shkollė, pėr alfabetin, pėr letėrsinė shqipe synonte mbi tė gjitha konsolidimin e shtetit e kombit shqiptar.
Platformėn e shkollės kombėtare shqipe e shkruan me gjak, dhe e mbrojtėn me jetėn e tyre qindra rilindas iluministė, tė cilėt besonin se pa ngritje kulturore nuk mund tė ketė progres politiko-social. Arsimimi shqip kaloi gradualisht nga krijimi i abetares e dhėnia e shkrimit shqip nė shkolla, deri nė krijimin e shkollės kombėtare jo vetėm shqipe nga gjuha, por edhe ilumuniste nga pėrmbajtja, jo vetėm laike, por edhe masive, e pėrbashkėt pėr tė pasurin e tė varfėrin, pėr myslimanė e tė krishterė, pėr djemtė e vajzat, njė shkollė ku tė arsimoheshin e edukoheshin qytetarė tė ndėrgjegjshėm, jo vetėm tė ditur, por edhe atdhetarė.
Kjo platformė arsimore dritėdhėnėse e rilindasve, nuk mund tė mos ndeshte nė njė reaksion e kundėrshtim tė ashpėrKrahas faktorėve tė jashtėm, njė aspekt mė tė vėshtirė paraqiste reaksioni i brendshėm obskurantist. Jo rrallė njerėzit e thjeshtė duhej tė zgjidhnin midis platformės patriotike kombėtare dhe ndėrgjegjes apo disiplinės klerikale, kur ato nuk pajtoheshin midis tyre. Lėvizjen kombėtare shqiptare e akuzonin si njė lėvizje antifetare, ateiste, masone, protestante, krijesė tė djallit apo me ngjyrime politike si: “bolshevike”, “komuniste”, “terror i kuq”. Ajo nisi me shpifje e kėrcėnime, vazhdoi me mallkime dhe arriti te djegia e teksteve shqipe dhe asgjėsimi i atdhetarėve.
Pėrpjekjet e intelektualėve me ide progresive e iluministe pėr shndėrimin e shkollės kombėtare shqipe nė laike (shkolla e ndarė nga feja) nėn shembullin e vendeve tė qytetėruara evropiave, u shtuan nė fillim tė viteve ‘30-tė dhe pėrkohėsisht u pėrputhėn me synimet pragmatiste tė pushtetit monarkist tė A.Zogut.
Nė krye tė lėvizjes qėndronte Hilė Mosi, pėr pak kohė ministėr i Arsimit. Me ndarjen e tij nga jeta, nė Ministri tė Arsimit erdhi Mirash Ivanaj, personalitet i pakorruptueshėm, erudit dhe iluminist i pėrmasave evropiane, qė nė gjurmė tė Hil Mosit dhe pėrpjekjeve titanike tė tij, kreu tė ashtuquajturėn “reforma Ivanaj”.
Mė 14 shtator 1932 parlamenti nxori dekretligjnin pėr ndalimin e frekuentimit tė shkollave fillore e tė mesme tė huaja. Shkollat profesionale italiane kaluan nė varėsinė e Ministrisė sė Arsimit dhe u vendosėn drejtorė shqiptarė.
Mė 11 prill 1933, parlamenti shqiptar aprovoi pėrfundimisht dekretin e 14 shtatorit 1932 dhe ndryshoi nenet 206-207 tė statutit tė shtetit shqiptar.
Ja ēfarė thotė shtypi i kohės pėr tė: “Organi “Leka”, maj 1933,f.168.
Njė mocion i nėnshkruar prej 44 deputetėsh mė 10 prill dhe i aprovuar nė parlament ndryshoi nenet 206 dhe 207 tė Statutit tė Arsimit. Neni 206: Mėsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarė janė njė e drejtė e shtetit. Jepen vetėm ndėr shkolla dhe institute shtetnore shkallėsh tė ndryshme si mbas ligjės… Shkollat private, ēdo kategorije qofshin, qė kan veprue deri sot, mbyllen.
Neni 207: Shkollat fetare pėr pėrgatitjen e klerit, tė mbajtuna prej Komuniteteve fetare shqiptare, janė tė lira dhe rregullohen me ligj… Arsyet e kėtij ndryshimi …shkollat private nuk kanė dhėnė frytet qė priteshin,… personeli i tyre nuk ėshtė i zhveshur prej ndjesive nė kundėrshtim me Statutin e parimet e edukatės kombėtare… pse rrėnjosin ndjesi antibashkimtare.
Ligji u dekretua nga Mbreti mė 22 prill dhe u zbatua mė 25 prill. Leka, maj 1933,f.166. Mė 25 prill nė zbatim tė neneve 206 e 207 tė Statutit u mbyllėn Gjimnazi Severjan e Gjimnazi Franēeskan, Shkolla fillore Severjane, shkolla fillore Ortodokse 28 Nėnduer, Normalja Stigmatine, Fillorja Franēeskane e streha vorfnore e Motrave Elisabetiane…. Nxėnėsit u futėn nė shkollat fillore shtetėrore dhe nė Gjimnazin e Shtetit…. Bamirėsinė e drejton shteti. Leka, prill 1934 f.141-142. Mė 13 mars 1934 u pėrgatit ligji qė gjithė personeli tė ishte ekskluzivisht laik.
Situata sqarohet nga artikulli i Gazetės “Rilindja” Nr.15,1935,f.12 me titull: “Kur atakohet Ivanaj”. Dokumentet e kohės sqarojnė: Kleri katolik i prekur rėndė nė interesat e veta protestoi deri nė Lidhjen e Kombeve duke patur mbėshtetjen e Romės, e cila gjatė viteve 1933-1936 zhvilloi njė veprimtari tė dendur diplomatike dhe agjenturale nė mbrojtje tė shkollave klerikale… “Kėto vatra tė gjuhės dhe kulturės italiane”, sipas thėnies sė Musolinit. Panorama. - Nr. 276, 12 korrik, 2003, f. 12 - 13 | |