|
|
Citim:
(...)
Si pasojė e manipulimeve tė partisė demokratike, nė Tiranė po bėheshin gjashtė javė pa arritur tė formohej njė qeveri. Si kėrpudha tė helmuara nė njė moēal shpėrthenin intrigat e grupeve dhe tė partive: dora e "kuqe" dhe "e zezė", organizata Bashkimi dhe shoqata tė tjera revolucionare, anarkike, e mė tė shumtėn qesharake, qė mbillnin vetėm kaos.
Kėshilli i Regjencės dhe shumica e Asamblesė, gjatė njė periudhe qetėsie relative, u pėrpoqėn tė kalojnė kandidaturėn e Iljaz bej Vrionit pėr kryeministėr. Por "dora e zezė" (intelektualė tė dėshtuar, nėpunės dhe oficerė tė politizuar) e kėrcėnonte me vdekje kandidatin nė rast se ai merrte nė kabinetin e tij Ahmet Zogun. Rruga ishte bėrė kėshtu gjykatės pėr fatet e vendit.
Partitė "demokratike" kishin zgjedhur pėr zgjidhje hakmarrjen pėr vrasjen e Avni Rustemit. Ata kėrkonin qė nga vrasja e njė sektaristi ekstravagant tė pėrligjnin njė revolucion shoqėror, dhe nė kėtė anarki te pėrgjithshme, ata shpresonin, mė nė fund, qė tė fitonin njė pushtet tė pakufizuar. Kjo quhej asokohe demokraci nė Shqipėri!
Mė sė fundi, mė 30 mars 1924, Kėshilli i Regjencės ngarkoi Shefqet bej Vėrlacin me krijimin e qeverisė sė re. Misioni i tij ishte tė pėrpiqej pėr vėllazėrimin e rrymave tė ndryshme politike dhe pėr rivendosjen e rendit dhe tė idesė sė shtetit: njė dėshirė e devotshme, por thuajse e parealizueshme.
Dhe meqenėse Shefqet Vėrlaci mbahej si vjehrri i ardhshėm i Zogut, rryma demokrate u zemėrua jo pak. Ajo u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat qė ta bėnte qesharak programin e tij dhe ta vinte nė lojė nė sytė e popullit kabinetin e tij.
Por kur pas dy javėsh "demokratėve" iu ofruan dy poste nė atė kabinet (Luigj Gurakuqi nga Shkodra pėr financat dhe doktor Fahriu nga Kosova, pėr arsimin), ata jo vetėm qė i pranuan sakaq postet, por qė nė mbledhjen mė tė parė tė Asamblesė, kėnduan kėngė lavdėrimi pėr qeverinė dhe pėr qėllimet e larta, pa interes vetjak dhe atdhetare tė Shefqet Vėrlacit.
Asnjėherė mė shumė se nė kėtė pranverė tė vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshėm dhe intrigat e gjithmbarshme, nuk kanė luajtur rol mė tė mjerė nė Shqipėri. Kėto mbrapshti paralizuan gjithė aparatin shtetėror dhe kabinetit Vėrlaci nuk i mbetej tjetėr veēse nga mėngjesi nė darkė tė pėrpiqej pėr mbajtjen e rendit dhe tė qetėsisė.
Gjatė kėtyre ditėve ndodhi diēka qe i nxeu edhe me tepėr gjakrat. Njė bandė kusarėsh vrau dhe grabiti nė pyllin e Mamurrasit dy amerikanė tė pakujdesshėm. Askush nuk e dinte se cilėt ishin fajtorėt, ndaj edhe nuk mund tė orientoheshin. Demokratėt e shfrytėzuan sakaq kėtė ngjarje fatkeqe duke e akuzuar Zogun se ai i kishte vrarė amerikanėt, pėr t'i dhėnė njė prove "botės" se vetėm ai ėshtė nė gjendje tė vendosė qetėsinė dhe rendin nė Shqipėri.
Natyrisht, njė shpifje e tille e ulėt nuk do tė kishte merituar as vėmendjen mė tė vogėl, nėse mė vonė (gusht 1924), pasi partia demokratike kishte marrė pushtetin, tė mos inskenohej njė proces gjyqėsor i mirėfilltė, me dėshmitarė tė rremė e mė the tė thashė, i cili fajėsoi pėr kėtė vrasje Ahmet Zogun.
Njė komedi e ngjashme ishte edhe ceremonia e nderimit para arkivolit tė hapur tė Avni Rustemit nė spitalin e Tiranės. Tė gjithė ata qė e quanin veten "popull" dhe "demokratė" kaluan pėrpara arkivolit tė kėtij karagjozi kriminel tė cilin donin, medoemos, ta ngrinin nė piedestalin e heroit kombėtar dhe tė martirit.
Me radhė, udhėheqėsit e partisė demokratike ngjiteshin pranė arkivolit dhe zbraznin rrėketė e fjalėve te tyre, pa dashur t'ia dinė se pėr popullin kėto poza janė krejt tė huaja, sepse ato shkelin zakonet dhe kuptimin e tij pėr dinjitetin njerėzor.
Kjo shfaqje u zhvillua pėr njė javė tė tėrė nė Tiranė dhe pastaj nė Vlorė, pėr gazin e gjithė kalamajve. Gjithė kjo shfaqje hipokrite ndiqte vetėm njė qėllim: tė ngrinte peshė zemrat e njerėzve dhe nga trazira e pėrgjithshme, tė fitonte kapital politik.
Nė kėtė vazhdė befas, partia demokratike vendosi ta transportoje tė vdekurin nė Vlore, ta varrosė nė njė lėndinė tė vogėl trekėndėshe para barakės sė teatrit dhe kinemasė nė kryqėzimin e rrugės Skelė-Kaninė-Vlorė dhe pėrmbi tė, tė ngrejė njė pėrmendore. Me qėllim gjoja, qė ta pėrjetėsojė. Nė tė vėrtetė, pas tre muajsh grumbulli i dheut dukej krejt i lėnė pas dore, ndėrsa pas tre vjetėsh ishte zhdukur fare.
Me vjegė se po pėrcjellin trupin vdekatar tė atdhetarit tė madh, shumė politikanė tė mirėfilltė dhe asosh tė improvizuar u vunė nė lėvizje nga Tirana dhe pėrmbytėn Vlorėn, si njė luzmė karkalecash. Tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, ata u bashkuan atje me shokėt e tyre nė qytet. Qė prej gati njė jave ata kishin filluar tė organizonin tubime, nė tė cilat flitej hapur pėr shkėputje nga Tirana, pėr mbajtjen nė Vlorė tė njė seance tė posaēme tė Asamblesė Kombėtare, shkurt pėr njė revolucion.
(...)
Qeveria e Tiranės dėrgoi nė Vlorė toger Qazim Adovanin me tri kompani, tė cilat do tė mund tė kishin mbėshtetur njė operacion spastrimi, por unė nuk isha i sigurt se gjer ku duhej t'u besoja fjalėve tė miqve tė partisė sime. Ata rrinin nė shtėpinė time nga mėngjesi nė darkė vonė, ndėrkohė qė unė vetė duhej tė merresha edhe me dy miq tė nderuar qė banonin nė shtėpi - pėrfaqėsuesin gjerman zotin R. fon Kardorf dhe zotin prof. Ugolini.
(...)
Ngjarjet nė Vlorė gjetėn jehonė edhe nė Veri tė Shqipėrisė (Shkodėr). Kėtu vepronte grupi politiko-letrar "Ora e maleve", i drejtuar nga deputeti Luigj Gurakuqi, njė njeri me kulturė tė madhe, por edhe ambicioz jashtė ēdo mase. Por konceptet e disiplinės dhe tė pėrkatėsisė sė anėtarit tė njė qeverie parlamentare ishin avulluar te kėta demagogė gjer nė atė shkallė, sa Luigj Gurakuqi, ministėr i Financave nė qeverinė e Shefqet Vėrlacit, del si udhėheqės i rebelimit kundėr vetė qeverisė sė tij.
Nė malėsinė e prefekturės sė Kosovės, vepronte kryengritėsi i vjetėr Bajram Curri, i cili merrte nga qeveria 330 napolona ar, si kolonel rezervė, pėr tė mbajtur "qetėsinė dhe rendin", por nė tė vėrtetė ai ishte vetė me rebelet dhe nxiste trazirat nė vend. Pėr tė frenuar veprimtarinė e tij qeveria kishte lejuar tė birin e armikut tė tij tė vjetėr Riza bej Kryeziu, Ceno beun, tė jetonte nė tokėn e lirė shqiptare, edhe pse ai ishte nėnshtetas jugosllav (nga Gjakova).
Nga tė dyja anėt parregullsitė ndiqnin njėra-tjetrėn: demagogėt shfajėsoheshin pėr aktet e tyre tė paligjshme se po vepronin nė emėr tė ēlirimit tė popullit nga tirania, partia qeveritare konservatore mbrohej, duke thėnė se gjendjet e jashtėzakonshme luftoheshin me masa tė jashtėzakonshme.
|
vijon...
|