Shkrim i veēuar
I vjetėr 24.7.2009, 17:50   #11
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vazhdimi nga libri, pėr plotėsimin e pėrshkrimit tė gjendjes:

Citim:
Tanimė po bėhej gjithnjė mė e qartė se kjo farsė e qeverisė nuk mund tė vazhdonte pėrjetė. Pėr kėtė kishte ndihmuar vetė Partia Demokratike. Po forcohej gjithnjė mė shumė bindja e pėrgjithshme, se njė regjim i tillė qesharak mund tė rrezikojė ekzistencėn e Shqipėrisė dhe paqen me fqinjėt.

Me gabimet e qeverisė nė Tiranė dhe nė krahina mund tė shkruhej njė libėr i tėrė. Tė mos ishte rrethana qė kėta njerėz ishin tė paditur, tė papėrvojė, tė papjekur dhe lakmiqarė, qė i shfajėsonte pėr marrėzitė, ata duheshin mbyllur tė gjithė nė ēmendinė.

Po tė analizoje programin e qeverisė sė Fan Nolit, tė shpallur nė qershor 1924, nė vėshtrimin e parė mund tė mendoje se ai pėrmbante kuintesencėn e tė gjitha parimeve tė arsyeshme tė njė qeverie bashkėkohore, liberale. E kush mund tė ishte kundėr njė programi tė tillė nė shekullin e 20? Me siguri asnjė evropianoperėndimor, por ama, ēdo shqiptar!

Sepse tė gjitha kėto premtime tė mėdha ishin praktikisht tė pavlefshme. Ato e shkundnin kaq fort skeletin e kalbur tė shoqėrisė shqiptare dhe tė mėnyrės sė saj tė jetesės, saqė rreziku I shembjes ishte shumė mė i madh sesa disa pėrfitime qė gjithsesi, mund tė priteshin nga vėnia nė jetė e kėtij programi.
Por pėr kėtė shqetėsoheshin shumė pak njerėz. Ata e dinin se nė kėtė vend gjysmėlindor gjellėn nuk e hanin tė nxehtė, sapo hiqej nga zjarri dhe shpresonin te koha dhe rrethanat.

(...)

Fillimisht nuk dukej aspak sikur organizata Bashkimi, e cila nė Tiranė, Shkodėr dhe qytete tė tjera ecte nė gjurmėt e lėvizjes sė tė rinjve fashistė nė Itali, do tė lejonte tėrheqje nga programi. Shumica e anėtarėve ishin nxėnės tė ndėrsyer tė shkollės sė mesme, qė nėn drejtimin e disa aventurierėve tė interesuar, shėrbenin si vegla tė verbra tė trazirės dhe tė anarkisė. Pa qenė tė autorizuar nga askush, ata llomotisnin dhe me skajshmėrinė e tyre kėrcėnonin madje, edhe qeverinė duke i bėrė ultimatume. Nocioni i ligjshmėrisė po zhytej e po fundosej gjithnjė e mė shumė nė vorbullėn e anarkisė.

Anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė shtetit ishin tėrhequr nga postet e tyre; I fundit sosh, Sotir Peci (nga Korēa), qė kishte mbetur ende nė Tiranė, pėr arsye tė ndalimeve kushtetutore, nuk mund tė nėnshkruante mė asnjė dekret, kėshtu qė edhe ai u tėrhoq nga posti.

Mė 2 korrik 1924 kryeministri Fan Noli mori pėrsipėr edhe funksionet e Regjencės, tė cilat mė parė i kishte ushtruar njė Kėshill Shteti me katėr anėtarė. Kush e zgjodhi apo kush e emėroi atė? Askush! Demokratėt qė pėr vite me radhė ishin ngjirur duke kėrkuar ligjshmėri dhe liri parlamentare, vendosėn tani vetė njė diktaturė, e cila, pėr mė tepėr, kishte tė keqen se nuk merrej seriozisht nga askush, pėrderisa ajo nuk zbatonte asnjė masė dhune.

Mbetej kėshtu vetėm shpallja e gjendjes sė jashtėzakonshme
, e cila e bėnte akuzuesin edhe gjyqtar, ndėrsa qeverinė organ tė njė pushteti tė pakufizuar. Lista e akteve tė vogla tė paligjshme tė tė ashtuquajturit regjim demokratik mund tė mbushte qindra faqe dhe ato provojnė se masat e tij terroriste nuk drejtoheshin vetėm kundėr bejlerėve tė urryer, por preknin tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare.

Tanimė nuk dyshonte askush se jo vetėm vendit i mungonte pjekuria pėr njė regjim parlamentar, por edhe kėsaj shtrese tė re parvenysh i mungonin vetitė pėr tė udhėhequr kombin.

Nuk ėshtė pėr t’u habitur pra, qė nė kėto kushte shumica e popullsisė kujtonte me shpresė Ahmet Zogun, edhe pse tė shumtė ishin ata qė kishin vėrejtje pėr personin dhe mjedisin e tij. E, megjithatė, ai ishte i vetmi burrė nė Shqipėri qė mund tė rivendoste rendin dhe qetėsinė dhe tė cilin tė gjitha shtresat e popullit, edhe nė mos e donin, sė paku e kuptonin.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar