29.7.2009, 21:58
|
#8 |
| | Citim: I arrestuari pėr terrorizėm nė SHBA, Hysen Sherifi, planifikonte tė vinte nė Kosovė kėtė javė
Hysen Sherifi e kishte prerė biletėn pėr tė ardhur mė 2 gusht nė Kosovė. I akuzuari pėr terrorizėm vinte shpesh nė vendlindjen e tij nė Gjilan, dhe xhamia nė qendėr ishte pikėtakimi i tij me tė tjerė praktikues tė fesė. Imami, myezini dhe tė tjerė besimtarė tė shpeshtė tė kėsaj xhamie nuk duan tė thonė asnjė fjalė pėr Hysenin, edhe pse e njihnin. Nė vend tė kėsaj kanė akuzuar mediat pėr ekzagjerim tė lajmit dhe fenomenit, dhe nuk parapėlqejnė qė pėr ta tė flitet diēka nė media. Ata thonė se Hyseni ishte vetėm njė nga shumė besimtarėt qė vinin tė faleshin nė kėtė xhami.
Por, tė tjera burime brenda Xhamisė i kanė thėnė Kohavisionit se tash Hyseni duket ndryshe nga fotoja e publikuar pėr media nė SHBA, ka lėshuar mjekrėn dhe mbi tė gjitha ka folur shpesh pėr xhihadin luftėn e shenjtė tė Islamit.
Mėsohet se ai shpeshherė ka thėnė se dėshiron tė flijohet, dhe tė shkojė e tė luftojė kundėr amerikanėve nė Irak apo Afganistan. Pėrveē frekuentimit tė xhamive nė Gjilan, ai ka udhėtuar shpesh pėr nė Kaēanik pėr tu tubuar me tė tjerė bashkėmendimtarė, e qė vinin pėr predikime nga Maqedonia.
24-vjeēari ėshtė martuar vitin e kaluar, dhe gruaja e tij, e mbuluar sipas ligjeve islame, jeton me familjen e saj nė fshatin Hodonoc tė Kamenicės. Arsyeja e ardhjes kėtė javė tė Hysenit ka qenė fakti se pritet qė shumė shpejt gruaja e tij shtatzėnė tė lindė fėmijėn e parė tė ēiftit.
Nė lagjen e familjes Sherifi, te Tregu nė Gjilan, njerėzit ngurrojnė tė flasin. Por, vetė gjyshi i tė arrestuarit, Baki Sherifi, nuk beson qė nipi tė jetė pėrzier nė planifikim tė terrorizimit. Thotė se Islami ėshtė fe e paqes, dhe nuk lejon bėrjen e tė kėqijave.
As fqinjtė nuk e njohin apo kujtojnė pėr tė keq Hysenin. Familja e tij mė e ngushtė ėshtė pėr pushime nė Shqipėri, dhe sipas raportve tė mediave amerikane, ata janė krejtėsisht tė amerikanizuar dhe ndryshe prej Hysenit.
24-vjeēari bashkė me 6 tė tjerė u arrestuan nė Karolinėn Veriore, me akuza se po planifikonin sulme terroriste nė Kosovė, Izrael dhe nė Jordani. http://www.kohavision.net/index.php?...ac=0&Itemid=40 | |
| | |
| |