23.2.2010, 07:05
|
#65 |
| | Citim: Ismaili: Shqiptarėt, popull privat nė Maqedoni
Statusi i shqiptarėve nė Maqedoni, i takon aspektit obstruksional, tė fushės private. Analistėt shqiptarė vlerėsojnė se maqedonasit mbrojnė tė drejtat e tyre si shtetas tė vėrtetė tė Maqedonisė.
“I kujt ėshtė shteti? Nė bazė tė konceptit qė prodhon VMRO, shqiptarėt kėtu janė popull privat. Tė drejtat tona nė nivel institucional janė tė barabarta me ato tė kinezėve, qė vijnė kėtu pėr ēėshtje tregtie. Nėse ky shtet promovohet dhe funksionon nė nivel institucional, si shtet qė nėnkupton i maqedonasve, atėherė natyrisht se ata do tė kėrkojnė tė vendosin pėrmendore tė interesave tė veta, sepse mendojnė se shteti ėshtė i tyre dhe mund tė bėjnė ēfarė tė duan. Ne mund tė bėjmė pėrmendore, kemi tė drejtė por kjo ėshtė nė sferėn private” tha Ymer Ismaili, analist politik.
Sipas Ismailit kėtė ēėshtje duhet ta rregullojnė politikanėt tė cilėt kanė marrė pėrgjegjėsi qė tė mbrojnė interesat e popullit. I tė njėjtit mendim ėshtė edhe analisti Hamit Aliu, i cili tha se faji mė i madh qėndron tek faktorėt politik qė pėrfaqėsojnė popullin.
“Ky fat po na ndjek qė prej vitit 1990 e kėndej. Njėherė e pėrgjithmonė, nuk duhet tė ngurrojmė qė tė kėrkojmė atė qė na takon. Sa i takon hises, nuk kėrkojmė as mė pak as mė tepėr. Kėrkojmė aq sa ne participojmė nė Maqedoni, aq sa na takon nė buxhetin e shtetit”, tha Hamit Aliu, analist ekonomik.
Sipas tij, shqiptarėt janė tė diskriminuar nė ēdo hap, si nė pushtet, kulturė, shkencė, arsim, dhe nė ēdo hapėsirė tjetėr, kurse tash po diskriminohen edhe me vendosjen e pėrmendoreve.
“Nė mėnyrė sistematike, nė plan tė caktuar ky pushtet i bėn krejt kėto budallallėqe kundėr nesh. Por pėr fat tė keq, nuk po mundemi tė ngremė fjalėn tonė nė mėnyrė institucionale, sepse vetėm gazetat shqipe e alarmojnė atė. Kjo ėshtė njė marrėzi qė e bėn qeveria e Maqedonisė, njėherė e pėrgjithmonė duhet tė ndahet ky hov”, shtoi Aliu.
Ndėrkaq, vetėm pėr pamjen vizuale tė projektit “Shkupi 2014”, janė harxhuar 153 mijė euro. Pėr pėrpunimin e fontanės, nė qendėr tė Shkupit janė paguar 840 mijė euro, pėr pėrmendoren e Aleksandrit tė Madh, vetėm nė projekt janė dhėnė 650 mijė euro, pėr bustin e Filipit me katėr fontana njė milion euro. Gjithashtu pėr heroin Karposh janė harxhuar 200 mijė euro, Shėn Kliment dhe Ohridski 78 mijė euro. http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/3478.html | |
| | |
| |