Ēėshtja: Festat kombėtare
Shkrim i veēuar
I vjetėr 13.8.2009, 14:35   #5
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Mė trego ēka feston tė tregoj kush je
Faton Abdullahu

Pėrvjetor, festa, identitete

Shėnimi i njė dite, njė pėrvjetori, pėr njė ngjarje tė caktuar, pėr njė personalitet, pėr njė vlerė, apo qoftė edhe ta zėmė pėr njė produkt tė caktuar ushqimor, pėr njė pije, apo edhe pėr gjėra tė tjera nga mė tė ndryshme, ėshtė fenomen jo vetėm kulturor dhe krejt i rėndomtė qė ndodhė anekėnd botės dhe qė gjithashtu ėshtė praktikė e lashtė.

Ato i shėnon pėr qėllime nga mė tė ndryshme dhe nė mėnyra tė ndryshme; individi, familja, shoqėria, kombi, shumė kombe bashkė, shteti, shoqatat, institucionet etj. Normale edhe tek ne ka tė tilla, nga mė tė ndryshmet dhe ato nuk janė tė pakta.

Pas luftės tek ne disa festa, pėrvjetor a ditė tė shėnuara nuk janė mė, disa kanė ndryshuar sė paku nė formė, ndėrkaq jo pak janė edhe krejt tė reja qė kurrė nuk i kemi pas. Dhe pėrsėri varietetet, plotėsimet apo risitė janė krejt normale nė kėtė fenomen.

Por sa pėr faktin se jemi bėrė frik shtet i ri, sa pėr atė qė i takojmė disa feve, sa pėr atė qė jemi ndikuar shumė nga kulturat e ndryshme, dhe sa pėr atė qė zyrtarisht jemi shoqėri shumėkomunitetesh, gjithsesi ndryshimet, risitė dhe shtrirja e tyre qė i karakterizon kėtė dukuri sociale tek ne, janė pėr shumė ēka shumė unike qė nuk mund t’i hasėsh gjetiu.

Me tėrėsinė e saj gjithsesi komplekse, ky fenomen thotė dhe reflekton shumėēka pėr kulturėn e njė populli, pėr shkallėn e vetėdijes sė tij politike e kombėtare, pėr identitetin e tij qytetėrues apo fetar. Flet pėr respektin qė ai di t’i bėjė tė kaluarės sė tij, pėr synimet dhe vlerat qė aspiron, pėr stadet dhe pėrmasat e unitetit brenda vetes, pėr memorien kolektive dhe shumė ēka tė kėsaj natyre.

Dhe prapė ky kompleksitet i kėtij fenomeni, pra i shėnimit tė ditėve tė caktuara, i festave tė ndryshme, thotė dhe zbulon shumė edhe pėr individin, por tani jo vetėm tė shkrirė nė kolektivitet tė caktuar, por si njeri me nevoja dhe qėllime unike. Flet pėr raportin e tij me vetveten, me individin tjetėr, flet pėr perceptimet e tij, memoriet, vlerat qė i refuzon apo aspiron apo dhe do qė t’i trashėgoj.

Thėnė thjeshtė dhe pėrmbledhtazi, pėr kėtė temė komplekse, ky fenomen, si te individi ashtu edhe te grupi, zbulon dhe identifikon shumė raporte, zhvillime, ndjesi, identitete qė shtruar ndryshe mund tė diagnostifikohen edhe me njė thėnie tė thjeshtė “mė trego ēka feston tė tregoj kush je”.

Ky fenomen nuk mund tė kuptohet mirė te shqiptarėt nėse nuk merret parasysh se ne ishim kohė tė gjatė tė robėruar nga shtete e perandori tė ndryshme e pėr rrjedhojė tė ndikuar nga kultura tė ndryshme ēka determinoj ndarjen si komb, por edhe dallime mė tė mėdha fetare e kulturore ndėrmjet vet nesh tė cilat rrallė e hiq mund t’i gjesh tek kombet tjera.

Prandaj tė shpeshtėn manifestimet dhe pėrvjetorėt e ndryshėm, shėnimet e ditėve fetare, nacionale apo kulturore, ngjarjeve e personaliteteve tė ndryshme nė njė ose mėnyrė tjetėr reflektojnė kėtė tragjedi, kėtė mbijetesė, por edhe kėtė qėndresė e kėtė aspiratė pėr liri, afrim e bashkim.

Mu pėr shkak tė kėtij fati me decenie e me shekuj shumė shpesh kemi festuar, pėrkujtuar e shėnuar ditė tė cilat na i kanė imponuar tė tjerėt, qoftė nė fe, nė kulturė, nė politikė e nė ēka jo tjetėr. Dhe po kaq gjatė na janė mohuar, ndryshuar e ndaluar ato qė kemi dashur vetė t’i festojmė e pėr tė cilat ne kemi menduar se mund tė jenė mė tė mirat.

Pėr fatin tonė shumė gjėra kanė ndryshuar pėr tė mirė. Pėrkundėr kėsaj, fenomeni pėr tė cilin po flasim jo vetėm qė ėshtė bėrė edhe mė kompleks, por ai po bėhet edhe i pėrēudshėm. Duke qenė tė ndihmuar nga tė huajt por pėr rrjedhojė edhe tė ndikuar shumė nga ata, duke qenė protektorat e mė pas me pavarėsi por me prani tė madhe prapė tė qendrave pak a shumė tė njėjta, e mbi tė gjitha duke u kthyer nė shtet jo nacional por zyrtarisht shtet shumėkomunitetėsh, jo pak festa e pėrvjetor kanė ndryshuar, disa kanė mbetur si ishin, por disa tė reja na janė shtuar.

Nė rrethana tė reja kemi edhe servime tė reja pėr ca pėrvjetor e ca ditė, si ato zyrtare tė OKB-sė apo tė BE-sė tė cilat tek ne sa pėr shkak tė ndikimit tė madh qė ato kanė, sa pėr shkak tė njė vardisjeje tė panevojshme tė disa vendorėve qė e bėnė atė tė gėrditshme, krejt kėto, e bėjnė fenomenin pėr tė cilin po flasim me parregullsi paqartėsi e humbjeudhe.

Ka hapėsirė pėr tė rregulluar jo pak gjėra nė gjithė kėtė. Kjo mund tė bėhet edhe nga institucionet e Kosovės edhe nga iniciativat e lira qytetare. Ne, jo vetėm institucionalisht duhet tė mundohemi qė me kėtė fenomen, pra me pėrvjetorėt, me festat, me shėnimet e ditėve tė rėndėsishme nė jetėn tonė, tė krijojmė identitet mė stabėl, kulturor, kombėtar e edhe fetar. Gjithsesi tė krijojmė edhe identitet mė stabėl shtetėror. Vazhdojmė tė kemi festa e pėrvjetor qė pothuajse ende janė gjysmėklandestin sepse nuk pėrkrahen sa e si duhet nga institucionet shtetėrore aq mė pak nga disa ndėrkombėtar.

Pėr mė keq vazhdojmė tė pėrkujtojmė e shėnojmė ditė tė reja tė heronjve, luftėrave e ngjarjeve tė fundit, me ēka ndahemi deri nė pėrēarje, pėr ta penguar kėshtu legjitimitetin shtetėror tė shtetit tonė tė brishtė mbi tė cilėn duhet tė brumosen togvlerat si bazė orientuese e rrugėtimit tonė institucional, demokratik e nacional.

Por nuk ėshtė pragmatike qė tė presim qė kėtė ta bėjnė si duhet e sa duhet institucionet e huaja apo shoqatat e financuara nga tė huajt. Ato kanė prioritete tė tjera dhe baza mbi tė cilėn strukturohet legjitimiteti i tyre, tė shpeshtėn, nuk ka tė bėjė me identitetet kombėtare.

http://www.botasot.info/?gjuha=0&category=20&id=27347
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar