|
|
Citim:
Krushevė: Shqip vetėm nė shtėpi
Shkup, 12 gusht - Nė Krushevė, flamuri shqiptar mund tė "valėvitet" vetėm nė xhep, gjuha shqipe tė pėrdoret vetėm nėpėr shtėpi dhe po tė dakordohesh tė mbash uniformėn blu, mund tė tė gjendet njė vend pune.
Nė komunėn ku numėrohen mbi 20 pėr qind shqiptarė, Marrėveshja e Ohrit prej vitesh ka mbetur nė letėr. Nė qytet dhe rrethinė, jo vetėm qė ėshtė e paimagjinueshme tė flitet pėr punėsime, shkolla shqipe, investime, por edhe ėshtė e pamundur pėr tė pėrdorur simbolet kombėtare, gjuhėn amtare, flamurin e tė tjera.
Liritė dhe tė drejtat elementare tė shqiptarėve vazhdojnė tė mbeten tė kufizuara prej vitesh. Ekzistojnė marrėveshje morale, zyrtare e ndėrpartiake, numėrohen dy deputetė shqiptarė tė zonės, Tahir Hani dhe Fazli Veliu, dy kėshilltarė shqiptarė komune nga BDI-ja dhe DR-ja, por mbi tė gjitha mungon vullneti politik dhe qytetar pėr tė realizuar ēfarėdolloj tė drejte.
Njė prej kėshilltarėve shqiptarė, Demirshah Dava, thotė se edhe pėrskaj marrėveshjes sė nėnshkruar nė komunė, ku kreu i saj angazhohet tė pėrmbushė shumė detyrime, situata nė komunė vazhdon tė mbetet e pandryshuar. Pėrdorimi i gjuhės shqipe ėshtė njė prej problemeve kryesore, ēelja e shkollės nė gjuhėn shqipe, punėsimet dhe ndarja proporcionale e buxhetit.
"Vetėm nė ėndėrr mund t'i shohėsh pėrdorimin e gjuhės, flamurin mund ta mbash vetėm nė xhep. Shqiptarėt janė tė diskriminuar, tė lėnė anash, pa asnjė lloj tė drejte. Me gjendjen i kam njoftuar edhe deputetėt shqiptarė, kam folur edhe me kryetarin e Komunės, i cili sėrish mė ka drejtuar nė parti, por gjithēka mbetet ashtu si ka qenė", thotė Dava.
Ēdo pėrpjekje pėr tė aktivizuar simbolet kombėtare ka hasur nė rezistencė te ish drejtuesit dhe ato aktualė tė komunės. Sipas kėshilltarit, numri i tė punėsuarve shqiptarė arrin deri nė 3 pėr qind, shifėr kjo qė ėshtė rritur me punėsimet nė polici.
"Ēėshtja nė Krushevė mund tė lėvizė pas njė aktualizimi nė media", pėrgjigjet deputeti i zonės Tahir Hani. Kjo mesa duket ėshtė "fisheku i fundit" qė duhet tė pėrdoret pėr tė arritur implementimin jo vetėm tė Marrėveshjes sė Ohrit, por edhe pėr pėrmbushjen e njė tjetėr marrėveshje nė nivel ndėrpartiak VMRO- BDI, nėnshkruar nė prag tė zgjedhjeve mes degėve tė dy partive, me kusht pėrkrahjen nga pjesa shqiptare e kandidaturės pėr kryetar komune.
"Kjo ėshtė njė marrėveshje parimore, mbėshtetja qė i dhamė kryetarit aktual, kushtėzohej me pėrmbushjen e disa detyrimeve, siē janė pėrdorimi i gjuhės, flamurit, punėsimet, ndarja proporcionale e buxhetit e tė tjera", thotė Hani.
Nė komunėn ku numėrohen 21, 22 pėr qind shqiptarė, Hani thotė se, realizimi i tė drejtave rrjedh nga kjo marrėveshje qė nė sensin e saj ėshtė obligative dhe program politik e prioritar i zonės.
Politika antishqiptare e ndjekur pėr Krushevėn, u aplikua edhe me aneksimin e Zhitoshės dhe bashkimin e saj komunės Dollnenit, me qėllim uljen e numrit tė shqiptarėve nė kėtė zonė.
http://www.koha.com.mk/a04.html
|
|