Shkrim i veēuar
I vjetėr 22.8.2009, 15:49   #9
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Nisin punimet nė Urė e Vashės - Bulqizė

Kryeministri Berisha mori pjesė sot nė inaugurimin e fillimit tė punimeve pėr ndėrtimin e Lotit 1 dhe 2 tė rrugės sė Arbrit, qė pėrfshin segmentin dalje Ura e Vashės- Bulqizė.

Loti 1 i segmentit dalje Ura e Vashės - Bulqizė, realizohet me investim tė buxhetit tė shtetit, me vlerė 838'621'133.9 lekė. Ky lot ka njė gjatėsi 3.9 km dhe gjerėsia e rrugės, duke pėrfshirė edhe pjesėn e bankinės, ėshtė 11 m.

Edhe Loti 2 i segmentit dalje Ura e Vashės - Bulqizė, i rrugės sė Arbrit realizohet me investim tė buxhetit tė shtetit, me vlerė 748'248'264 lekė. Ky lot ka gjatėsi rreth 3.8 km dhe gjerėsia e rrugės nė total ėshtė 11 metra. Rruga kalon nė anėn e djathtė tė pėrroit Zalli i Planit tė Bardhė dhe tė fshatit nė kėtė zonė.

Projekti i ndėrtimit tė kėtyre dy loteve pėrfshin ndėrtimin e njė rruge me tė gjitha parametrat bashkėkohor tė njė rruge funksionale europiane.

Kjo rrugė, theksoi Kryeministri, afron Peshkopinė, Bulqizėn me Tiranėn me njė kohė 2 herė mė tė shkurtėr se sa koha qė u duhet sot, si dhe afron Shkupin me Tiranėn, me rreth 100 kilometra.

http://km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=11737
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar