|
Problemi kryesor nė tėrė kėtė ēėshtjen e protokollit ėshtė fakti se nėnshkrimi i protokollit pėr kufinjtė ėshtė kusht pėr liberalizimin e vizave tė Serbisė me BE-nė. (Blloku 2, pėr menaxhimin e kufinjve.) Duke pasur problem me Shqipėrinė e Veriut, Serbia nuk pėrmbush dot kėrkesat.
Ky problem, me sa duket, ishte parashikuar tė kalohej pa zhurmė... nga Solana dhe EULEX-i, duke mos e bėrė tė qartė vlerėn diplomatike dhe politike qė ka pėr Prishtinėn. Kjo do tė thotė shkurtimisht se Prishtina nė kėto ēaste ka nė dorė liberalizimin e vizave BE-Serbi dhe kjo ėshtė njė kartė shumė e fortė.
BE shpresonte tė lajkatonte Serbinė duke i liberalizuar qarkullimin, si njė lėvizje diplomatike, dhe tanimė pas kėtij "problemi" me Prishtinėn dhe reagimin shqiptar, BE nuk mund as ta anashkalojė kushtin pėr Serbinė, sepse ėshtė po ajo BE qė po bėn si gore pėr plotėsimin e kushteve pėr shtetet e tjera nė rajon (sidomos Shqipėrisė Perėndimore dhe Bosnjės), kėshtu qė ėshtė e detyruar tė jetė rigoroze dhe nė kushtet ndaj Serbisė.
Kėtu piqen kokėēarjet e Beogradit dhe Brukselit dhe kėtu edhe njė herė tregohet qė na trajtojnė si koloni afrikane, duke vepruar pas krahėve tona, duke shkelur ēdo instancė shtetėrore dhe duke bėrė njė lojė tė tillė tė ndyrė, nė emėr tė integrimit tė Serbisė.
Pėr mė tepėr, ėshtė pėr t'u vėnė re sipas analizės qė po bėhet kėtu e disa muaj nė Beograd, se Serbia nuk parashikon as tė anėtarėsohet nė BE! Qeveria kėrkon thjesht liberalizimin e vizave nė mėnyrė qė tė ulė presionin e qytetarėve ndaj politikės, duke i dhėnė lėvizje tė lirė nė vendet e BE-sė, por prej aty e tutje shteti mendon tė ecė siē po ecėn (krim i organizuar si bazė e ekonomisė shtetėrore) duke e pezulluar pa afat procedurėn e "integrimit" nė statusin e kandidatit.
Pra, tėrė vlera e drejtpėrdrejtė politike qė ka Prishtina tash nė dorė pėrbėn armė dhe pėr rrėzimin e qeverisė sė Tadiēit. Sepse mosliberalizimi do tė pėrkthehet si dėshtim i sigurt nė zgjedhjet e ardhshme. Kjo tregon se ēfarė problemi thelbėsor kanė serbėt me "protokollin" dhe se si as Beogradi as Brukseli "nuk po e japin veten" tė pranojnė se kėtu kemi tė bėjmė me njė vendim madhor nė pėrcaktimin e kursit politik pėr Serbinė nė vitet nė vijim.
Kėtu hyn reagimi i fundit i Jeremiēit pėr tė hedhur hi syve me deklaratėn se "Prishtina po pėrgatit ofensivė njohjesh tė reja dhe ne do tė punojmė kundėr kėsaj", nėnkuptimi: "protokolli ėshtė pa rėndėsi pėr ne, kemi halle tė tjera", pėrkthimi: "protokolli ka rėndėsi madhore pėr ne".
Kėtu hyn dhe ajo "tėrheqja e veshit" qė i bėri Franca dje nė darkė Serbisė. Situata ėshtė serioze pėr Serbinė, sidomos pėr qeverinė aktuale. Dhe kjo ėshtė vlera e vėrtetė tė cilėn po pėrpiqej tė vidhte EULEX-i, apo mė saktė Solana dhe klika e tij prosllave nė Bruksel.
Natyrisht qė thirrja e Zenelit dhe LDD mė lart, pėr moskrijimin favoresh Serbisė, ėshtė veprimi i duhur. Prishtina mund tė bllokojė pa afat nėnshkrimin e protokollit duke i vėnė njė varg tė gjatė kėrkesash Serbisė, qė fillojnė nga njohja e pavarėsisė, heqja e embargos e deri te tė drejtat e shqiptarėve nė Luginė, amnistia pėr tė shpėrngulurit dhe kthimi i tyre nė Luginė, shkollat dhe universiteti shqip nė Luginė etj. Raste tė tilla nuk vijnė shpesh.
Kėto nuk do tė pranohen nga Serbia, por nga ana tjetėr do tė vendosin precedent nė kėrkesat zyrtare tė Prishtinės. Pėr mė tej qeveria e Tadiēit do tė dėmtohet nė votė.
A ka kėllqe Thaēi tani tė marrė realisht shtetin nė dorė? Kėtu ėshtė puna.
|