Kthehu   Kreu > Dega e ideologjisė > Botėkuptim > Tė rinjtė
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 24.11.2007, 18:42   #1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar Rrecka tė vjetra plot sėmundje - I.Toto


Citim:
Ismet Toto

Aty shpejt mė thirri njė "i vjetėr" qė dikur ka qėnė dhe ministėr dhe mbasi mė pyeti pėr njė punė tė ditės, mė bėri dhe kėtė pyetje: "A ti je Borealis, qė ke shkruar disa artikuj kėto ditė nė Arbėrinė? Kur mė thanė pėr ty, nuk e besova!"

"Unė jam" i thashė. "Po nuk trėmbesh se tė pushojnė?" "Unė nuk trėmbem" i thashė, "po duhet tė tė falenderoj qė u trėmbke zotrote pėr mua. Kur shfaqet njė mendim pėr tė mirė e pėrgjithshme, fati im nuk llogaritet. Unė jam njė molekulė e vocėr me ndjenjėn e sakrificės dhe tė pėrkushtimit, kur e kėrkon ideali kombėtar. Unė nuk do ta quaja as guxim kėtė, qė zotnia e juaj quani kaq tė rrezikshme pėr njė njeri. Veē kėsaj, unė kam folė pėr vleftėsimin e elementeve tė reja. Kjo ėshtė vija qendrore, pika kardinale e programit tė shpėtimtarit tė kombit; atėhere jam edhe mė i fortė".

Pėrpara njė ēfaqjeje tė tillė "i vjetri" s'pat ē'tė thosh dhe pėrnjiherėsh bėri njė tentativė tė dytė: "Ti ke thėnė se Imperatoria Ottomane ka qenė e degjeneruar, e korruptuar dhe prandaj u shkatėrrua; qė tė mund tė flasė njeriu mbi kėtė Imperatori, qė niste nga Vjena e mbaronte rreth e pėrqark nė Spanjė, duhet tė paktėn tė ketė studiuar historinė politike tė kėtyre kohėve, e ti a e ke kėnduar?"

"Tė mė falni, zotni, por s'kini tė drejtė. S'kujtoj pse ėshtė nevojė tė dijė njeriu "Historin Politike" tė Imperatorisė Ottomane pėr tė thėnė se qe e korruptuar dhe e degjeneruar. Prova mė e bukur, qė kjo qeveri ka qėnė e prishur dhe e demoralizuar, gjendet kėtu. Shikoni mentalitetin dhe karakterin e nėpunėsve, qė pėrgjithėsisht trashėgojmė nga Turqia: korrupsion, oportunizėm, hipokrizi, janė tre elementėt qė i sundojnė. Shikoni veprat e Turqisė imperiale nė kėto vende, qė i mbajti 500 vjet nėn sundim. A nuk mjaftojnė?..."

Pikėrisht, sepse i pėrshtatej edhe vetė zotnia rastit, filloi tė mė bėjė fjalė pėr mungesėn e eksperiencės sė djalėrisė nė punėt e shtetit, duke thėnė, mė nė fund, se reformat qė kėrkojmė ne tė rinjtė, bėhen me rehat e mengadalė.

"Keni tė drejtė", i thashė, "por, si do qoftė, nuk duhet t'i lėmė fare mengadalė, se s'kemi pėr tė arritur gjėkundi". Mbasandaj u ndamė, por pak tė ftohtė me njėri-tjetrin.

Mendoja me vete se sa i tmerrshėm ėshtė kontrasti midis mėndjes sė vjetėr dhe asaj tė resė. Nuk ka asnjė mundėsi bashkėpunimi midis mėndejs sė vjetėr dhe asaj tė resė. Nuk ka asnjė mundėsi bashkėpunimi midis tyre. Njėra ėshtė negative, pesimiste, tjetra ėshtė pozitive, optimiste. S'mund tė bėhet asnjė marrėveshje, asnjė kompromis.

Mendja e vjetėr, e dhėnė gjithė jetėn mbas "bukės", mbas sigurimit tė jetesės, nuk mund tė transformohet sot. Ėshtė jashtė ēdo llogjike njė kėrkesė e tillė. Ajo do tė vazhdojė tė jetė e tillė, ngjer nė varr, na mos qoftė e mundur, dhe mė tutje. Ajo i di tė gjitha dinakėritė, tė gjitha oportunizmat dhe hipokrizitė e jetės dhe s'e ka pėr turp t'i zbatojė, kur e kėrkon e mira e saj, ose pasurimi i xhepit. Kur bisedon me tė, tė dridhet si gjarpėri, tė mban pozėn e njė mendjethelli, s'e vė dot kurrė pėrpara alternativės tė tė thotė njė frazė tė qartė "po" ose "jo". Nuk ėshtė mėsuar tė jetė ballėhapėt nė jetė, tė thotė tė vėrtetėn dhe tė qėndrojė pėr tė. Pėr tė thėnė tė drejtėn, nė mė tė shumtat e rasteve, duhet guxim, gjė qė mėndja e ndryshkur s'e ka provuar asnjėherė nė jetė. Guximi dhe sinqeriteti, dy cilėsitė kardinale, qė i duhen njė burri nė jetė, u mungojnė kėtyre fantazmave tė mbetur nga kohėt qė mundohen sot tė bėhen burra pėr hatėrin e xhepit dhe pėr tė keqen tonė. Kėta nuk mund tė konceptojnė se ka njerėz midis nesh qė pėr njė qėllim tė lartė, vėnė nė rrezik interesat individuale; thuaju ti sa tė duash se ka njerėz qė japin dhe jetėn pėr njė ideal. Tė drejtė, tė mirė, nuk ka pėr ta. Sigurimi i bukės ėshtė qėllimi i fundit.

Ėshtė e domosdoshme, qė tė hidhen mėnjanė kėto rrecka tė vjetra plot sėmundje. E kėrkon e mira e Atdheut e duhet ta kuptojnė dhe vetė, mė pėrpara se t'i bėjnė tė tjerėt tė kuptojnė.

Arbėnia, 1930
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Jon: Nėndeti plot me anije tė mbytura nga mesdimr nė danėn "Tė reja"

...Halt! - I.Toto nga mesdimr nė danėn "Tė rinjtė"

Parfumet mė tė vjetra zbulohen nė Qipro nga mesdimr nė danėn "Tė reja"



Brezi orar MG +1. Ora tani ėshtė 08:43.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

vargmal.org ka bllokuar qasjen pėr kėto vende: Arabi Saudite, Izrael, Iran, Pakistan, Indi, Kinė, Vatikan, Kenia, Brazil

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.