| | #1 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | 1923-24: Arbėria e vogėl, Drenicė - Shotė e Azem GalicaPas pėrpjekjesh dhe bisedimesh tė shumta, nė verėn e vitit 1923, nė fshatin Oshlan, morėn fund negociatat midis Azem Bejtė Galicės dhe Qeverisė borgjeze serbe tė Nikollė Pashiqit. Si rezultat i tyre lindi <Zona e lirė e Drenicės> apo Arbania e vogėl. Deri nė dimrin e vitit 1923 ky shtet, brenda shtetit, pėrfshinte 11 fshatrat e komunės sė Prekazit: Galicėn, Lubavecin, Mikushnicėn, Dubofcin, Beēiqin, Krasaliqin, Prekazin, Tėrnafcin, Kuēicėn dhe Stėrmcin e ulėt. Galica ishte kryeqendėr ndėrsa kryetar (kapedan) Azem Bejtė Galica. Qė nga janari i vitit 1924 kjo zonė u ngushtua brenda territorit tė tri fshatrave: Galicės, Lubavecit dhe Mikushnicės. Marrėveshja e nėnshkruar pėrafėrsisht kishte kėtė pėrmbajtje: 1. Azemi dhe ēeta e tij mbesin tė armatosur dhe tė lirė brenda territorit tė vet 2. Popullėsia e kėtyre fshatrave lirohen nga ēdo obligim shtetėror: nuk paguajnė tatim, nuk japin ushtarė etj. 3. Brenda territorit tė lirė nuk guxojnė tė hyjnė organet e shtetit serb, pėrveē zhandarėve (vetėm dy veta) kur vijnė zyrtarisht 4. Rendin dhe qetėsinė nė kėtė territor e mban Azemi. Nė anėn tjetėr, luftėtarėt e ēetės dhe njerėzit e kėsaj zone duhet t'i respektojnė dhe t'i plotėsojnė dy kushte: 1. Tė mos zhvillojnė luftime jashtė territorit tė vet dhe 2. Ta lėnė tė lirė rrugėn automobilistike Mitrovicė-Pejė Azem Bejtė Galica duke e kuptuar qėllimin e kėsaj marrėveshje, qė Serbisė i konvenonte pėr ta qetėsuar momentalisht gjendjen nė Kosovė dhe pėr ta kufizuar veprimtarinė e kaēakėve, shumicėn e luftėtarėve tė ēetės sė vet i la tė lirė, tė formojnė ēeta tė vogla dhe tė kenė mundėsi veprimi jashtė <Zonės sė lirė>. Kėshtu ai vetėm me 22 shokė u lidh pėr kėtė "besė". Tė tjerėt kishin mundėsi tė vepronin kudo qė t'u jepej rasti. Fill pas kėsaj marrėveshje Azemi vendosi t'a ngrisė kullėn nė Galicė. Ishte kjo e treta, dy ia kishin rrėnuar armiqtė. Ngritja e kėsaj kulle ndikoi pozitivisht nė moralin e popullit. Pas ca kohe serbėt dėrgojnė nė Galicė, njė spiun tė regjur, Hajdin Muhaxheri, kinse pėr t'u shkruar nė ēetė si i ikur nga burgu i Mitrovicės. Kur vjen nė kullė Azemit i duket i dyshimtė. I porosit dy shokė qė t'a kontrollojnė. Ata ia gjetėn njė revole, njė thikė, dhe njė sasi helmi. E dėrgojnė nė malin Zabeli i Vakafit dhe kur e rrahin mirė, tregon se ėshtė i porositur nga Ceroviqi pėr ta likuiduar Azemin. Kur e sjellin nė kullė, e gjejnė Azemin duke u rruar. Ai ngritet dhe me briskun e rrojės ia pret veshin e i thotė: <Shko tregoj Ceroviqit pėr kėtė, dhe kėtė vesh ke me e mbajtė gjithėmonė me vete, nė xhep, se po tė takova e nuk e pate do tė vras krejt>. Thuhet se, derisa ka vdekur Azemi, ai nuk ka guxuar tė dalė nė rrugė pa veshin e prerė, tė cilin e kishte futur nė njė qese. |
| | |
| | #2 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Nė pranverėn e vitit 1924, nė rrethin e Deviēit u bėnė disa ndėrrime. Martinoviqi, naēallniku qė e kishte nėnshkruar marrėveshjen pėr <Zonėn e lirė> u zėvendėsua me Uzonoviqin. Ky i riu ishte i lirė tė vepronte se gjoja nuk e obligonte marrėveshja. Kėshtu menjėherė, pėr festėn e Bajramit tė madh u interesua dhe mori hetime se nė cilėn xhami do tė shkojnė njerėzit e <Zonės sė lirė>. Azem Bejta duke e njohur tradhėtinė e tyre, vendosi tė mos shkohet nė xhaminė e Polacit, por dy shokė tė tij, Shaku i Sulejmanit nga Radisheva (kushėri i Shotės) dhe Ramadan Hysen Imeri nga Dėrvari i Vushtrrisė vendosėn tė shkojnė nė Polac. Shaku ia mori kalin dhe rrobat Azemit. Ranė nė njė pritė xhandarėsh dhe u vranė tė dy. Lajmi u pėrhap deri nė Beograd se Azem Bejta u vra. Ishte hera e gjashtė qė shpallej i vrarė nė gazetat e Beogradit. Por shpejt kuptohet se ishte vra dikush tjetėr dhe Uzonoviqi dėrgon njerėz pėr tė kėrkuar falje pėr kėtė "gabim". Pas dy ditėsh Azemi i vret tre xhandarė nė Polac. Pėr herė tė tretė provojnė ta rrethojnė nė befasi. Njė ushtri e madhe e pajisur me artileri nisen pėr Galicė, e kur afrohen te kodrat e kėtij fshati ndalen e bėjnė planin e rrethimit. Roja e <Arbėrisė sė vogėl> qė pėrherė qėndronte nė vendin Lama e Haxhės i heton dhe jep alramin. Duhet cekur se prej formimit tė zonės sė lirė nė tri vende strategjike qėndronte roja e pėrhershme. Kur u dha alrami, Azemi me shokė i zėnė kodrat pėrreth dhe ushtria befasohet. Njė oficer me dy ushtarė shkojnė arsyetohen para Azemit se kanė ardhė pėr ushtrime ushtarake. Azemi urdhėron tė largohen brenda njė ore se nuk bėn tė zhvillohen kurrfarė ushtrimesh pranė zonės sė lirė. Pa u bėrė njė orė u tėrhoqėn pėr n'Pantinė e Bair. Mė 14 korrik 1924, forca tė mėdha ushtarake nga garnizoni i Shkupit (mbi 1200 veta) tė pėrcjellur edhe nga artileria e rėndė e pėrbėrė nga shumė mitraloza e 7 topa, i hipin trenit dhe nisen pėr nė Kosovė. Pos ushtarėve tė rregullt atyre u bashkangjiten edhe disa vullnetarė, ēetnikė, njerėz tė liruar nga burgu, tė mobilizuar me dhunė dhe disa xhandarė vendės qė t'ua tregonin terrenin. Dy javė para kėsaj ngjarje, tre oficerė serbė kishin qenė nė Ēyēavicė, mbi Dubofc, dhe i kishin pyetur njerėzit pėr katundet e kėsaj ane. Kur ia kishin pėrmendur Galicėn, Lubovecin dhe Mikushnicėn oficeri nė hartėn e vet i kishte futur nė rreth me ngjyrė tė kuqe. Kur zbresin nė Mitrovicė, populli i shqetėsuar pyet se ē'ėshtė gjithė kjo ushtri dhe pėr ku ėshtė nisur. Ata thonė se ishin nisur pėr t'a forcuar kufirin me Shqipėrinė. Rreth orės 20 nisen rrugės sė Pejės. Kur arrijnė nė vendin Vojtesh, e lėshojnė rrugėn dhe nisen drejt <Arbėrisė sė vogėl>. Dikur afėr mesnatės grumbullohen nė vendin Leskova, afėr Lubovecit. Ende pa aguar mėngjesi i 15 korrikut tė tri fshatrat e Arbėrisė sė vogėl u gjetėn tė rrethuara. Dėshmitarėt e asaj dite, kėtė betejė tė pėrgjakshme midis forcave, askund tė barabarta e pėrshkruajnė kėshtu: Ishte festa e Bajramit tė vogėl. Ditėn e dytė tė festės u mblodhėn tė gjitha ēetat e Drenicės nė Galicė. U grumbulluan nė lėndinėn te varret, burra e gra, pleq e fėmijė. Gjashtė tupana binin pa pushim. Kėrcenin e hidhnin valle, gjuanin shejin, pėrlaheshin tė rinjtė, pleqtė kuvendonin nėn hijen e lisave qindvjeēarė dhe pinin duhan. Dikur pasdite tre tė rinj shkuan dhe i vendosėn tri tjegulla tė gėlqerosura nė Kėrrshin e Zallinave, pėr t'i gjuajtur shenjė. Filluan tė qesin me radhė. Plumbat fishkėllonin dhe qėllonin. Vetėm njė shenjė si pėr ēudi, qėndronte e paprekur. Nuk rrėzohej dot. Kjo ėshtė shenjė e keqe thanė pleqtė. Shota veē po i shikonte. Dikur nuk u durua e iu drejtua tė gjithėve: <Mjaft vllazen, mos i harxhoni kot fishekėt, se na duhen. Anmikun e kemi te pragu. Unė ua heq qafe atė tė mallkuem shenje, se sot as Azemit nuk po i shkon mbarė. Edhe kur asht zgjue nga gjumi iu ka lidhė shoka nyje, ēka kurrė nuk i ka ndodhun>. Ajo e mori pushkėn, u ul nė gjunjė dhe me fishekun e dytė e copėtoi tjegullėn. |
| | |
| | #3 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Dikur kah mbrėmja, luftėtarėt e Azemit shkojnė nėpėr shtėpi, e nė kullėn e Azemit ndalėn tre luftėtarė: Hazir Rama i Vitakut, Bajram Delia i Tėrnafcit dhe Kamber Llausha i Llaushės. Pėrveq kėtyre nė Arbėri tė vogėl atė natė i zuri nata edhe 10 tjerė gjithsej 13 luftėtarė. Tė nesėrmen, 15 korrik, kur u zgjuan ishin tė rrethuar nga tė katėr anėt. Njė rreth ishte vetėm rreth kullės sė Azemit, njė tjetėr rreth fshatit Galicė dhe njė tjetėr e kishte mbėshtjellė krejt Arbėrinė e vogėl. Sė pari sulmuan me topa dhe mitraloza nga tė gjitha drejtimet. Kur nuk mbeti kullė a shpi pa iu vėnė zjarri i artilerisė, u dha komanda pėr kėmbėsorinė. Pas kėsaj Azemi del nga kulla dhe nė derė tė oborrit e vret njė oficer, i cili pėr t'u dhėnė zemėr ushtarėve ishte afruar deri aty. Ushtarėt u zbrapsėn pas vrasjes sė oficerit dhe britmės qė lėshoi Azemi (thuhet se ėshtė dėgju 1.5 orė rrugė larg Galicės) ushtarėt zbrapsen dhe marrin ikėn nė arė me misėr. Nė anėn tjetėr tė kullės del Bajram Delia, i cili zė njė pritė dhe lufton derisa vritet. Posa filloi sulmi, trimat nga Lubovaci tė prirė nga luftėtari plak Halit Bajrami, me vrap arrijnė te kulla, duke i sulmuar prapa shpine ushtarėt qė e kishin rrethuar kullėn. Kėshtu sulmi i Azemit me shokė dhe me Shotėn nga brenda, dhe sulmi i burrave tė Lobivecit nga jashtė, bėnė qė rrethi i parė tė shpartallohet pa humbje tė mėdha. Si thuhet nė kėngė Azemi atėherė pat thėnė: Trimit hakun mos me ia ngranė Luboveci gjithėmonė janė kanė Sa herė ngusht qė jam qėllue Djemtė e Gashit mė kanė ndihmue Lufta u ndez edhe nė shtėpitė tjera, nė Galicė. Kush kishte pushkė luftonte aty ku ishte. Askush nuk ia kishte frikėn vdekjes. Edhe nė dy fshatrat tjera, nė Lubovec e Mikushnicė, luftohej pėr jetė a vdekje. Ēdo gjė mori flakė. Digjej gruri nėpėr ara e nėpėr lama, digjeshin shtėpitė, digjeshin stallat bashkė me bagėtinė brenda. Gratė, fėmijėt dhe pleqtė iknin kush kah mundej pa ditur as ku po shkojnė. Ishte mbyllur qielli nga tymi dhe flaka. Pos Bajram Tėrnafcit, i cili u vra afėr kullės, nė sulmin e parė vritet edhe veterani i luftėrave, Hys Popova, i cili 10 ditė mė parė kishte ikur nga burgu i Mitrovicės dhe kishte ardhur nė Arbėrinė e vogėl. Azem Bejtė Galica nga rrethimi i parė doli me njė plagė nė kraharorin e majtė. Ai, para se tė vazhdojė rrugėn e porosit Shotėn qė t'i marrė dy gratė e tjera dhe t'i bashkojė tė gjithė fėmijėt e gratė e Galicės e tė nisen pėr nė Ēyēavicė. Vetė, pasi e lidhi pak plagėn, niset drejt malit Gamna. Nė Livadhet e Frashėrit, ushtarėt serbė nga frika e kishin ulur kokėn pėrdhé. Ka raste qė i kanė shkelur e nuk kanė bėrė zė. Kur kalon nė anėn e Mikushnicės, nė vendin e quajtur Qafa, njė mitraloz i madh ua prente rrugėn si me shpatė dhe nuk i lejonte tė ecnin pėrpara. Azemi pushon pak dhe e merr nė shenjė gjuajtėsin, qė e qėllon nė lule tė ballit. Kur afrohen e gjejnė njė nėntoger qė ende pėrpėlitej. Njė shok i Azemit i hip shkelma dhe ia nxjerr shpirtin. Te Azemi i Ademit nė Mikushnicė ndalet pak dhe e pi njė gjysmė kėnate ujė. Rrethi mė i vėshtirė ishte vu nė livadhet e Mikushnicės. Ishte ky rrethi i fundit, rrethi i tretė. Aty takohen shumica e luftėtarėve nga tė tri fshatrat e rrethuara. Nėpėr livadhe dhe nė njė arė me misėr kishin zėnė pritet armiqtė. E vėshtirė ishte tė kalohej andej. Si zakonisht, Azem Bejtė Galica, u nis i pari pėr tė ēarė rrethimin. Pushka nuk bėnte punė se duhej kaluar midis tyre. E nxori revolen 15-tėshe, me mulli dhe u sul si vetėtima duke qėlluar nė tė dy anėt. Kur kalon nė kodrėn e Karadanit, pak para se tė hynte nė malin e madh plagoset pėr vdekje. Njė plumb i armikut prapa shpine e qėllon nė pakon e fishekėve tė vet, tė cilėt eksplodojnė dhe ia dėmtojnė boshtin e kurrizit duke e bėrė tė palėvizshėm. Fill pas tij sulen dhe shokėt, ku luftohet disa orė rresht. Pati tė vrarė nga tė dyja palėt. Aty u vranė shumica e shokėve tė Azemit. Livadhet u mbushėn me kufoma. Azemin e plagosur rėndė e marrin nė krah (e bėjnė njė lloj vigu me shoka) Halil Avdiu e Smail Shabani nga Galica si dhe Kamer Llausha dhe nisen drejt Ēyēavicės. Tėrheqjen e tyre nė thellėsinė e maleve e mundėsoi lufta heroike e Qerim Shashit nga Luboveci. Ai ishte plagosur rėndė, predha ia kishte kėputur dy kėmbėt. E kishte zėnė njė pusi tė mirė dhe e mbante frontin i vetmuar. Shokėt i kishin lėnė fishekė. Armiqtė mendonin se ėshtė Azemi. E sulmonin me tė gjitha forcat, por kot, nuk dorėzohej as nuk vritej. Nga njėherė pushonte derisa i afroheshin pranė dhe pastaj i sulmonte duke i vrarė nga dy e tre me njė plumb. Tri herė e kanė dėrguar njė grua qė tė dorėzohej por ai nuk pranonte. Dikur e shkatėrrojnė me bomba. Kur janė afruar pėrreth tij kanė gjetur njė breshkė tė dėrrmuar e dy gjarpėrinj tė copėtuar. |
| | |
| | #4 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Ndėrkaq Shotė Galica pasi kishte ndihmuar Azemin pėr tė ēarė rrethimin ishte veshė me rrobe grash e ishte bashkuar me gratė e tjera qė po largoheshin nga zjarri luftės. U printe plaku Shaban Tahiri. Posa ndeshen nė ushtri, e vrasin plakun kurse gratė e fėmijėt i mbyllin nė njė ahėr e ua hedhin njė bombė brenda. Njė grua e shpejtė e kap bombėn ende pa eksploduar dhe e gjuan pėrjashtė e i mbyt dy ushtarėt. E ēelin derėn e dalin nė rrugė, pas njė kohe largohen nga zona e luftimeve. Shkijet kur morėn vesh se Azemi doli nga rrethimi i fundit e shpėtoi gjallė, u tėrbuan fare. Filluan zullumin dhe masakrimin mbi popullėsinė e pambrojtur nė tri fshatrat e rrethuara. Vrisnin kėdo takonin: plak, grua, fėmijė. Nė Mikushnicė u bė vrasje lemeritėse, njė grua shtatzėnė, Hasimen, e therrin me thikė dhe nga barku i shkyer i del fėmija duke pėrpėlitur (ishte nė muajin e fundit). Shtėpitė qė kishin mbetė pa u djegur nga topat digjeshin duke ua futur zjarrin me dorė. E digjnin edhe grurin nėpėr ara. Kufomat qė ishin afėr i bartnin te kulla e Azemit qė gjoja aty janė vrarė duke rezistuar. Pasi shkretuan e dogjėn ēdo gjė, disa pleq dhe tė rinj qė ende po i mbanin peng, i pushkatuan nė qendėr tė fshatit Galicė. Pas pushkatimit, kolonisti i kėsaj ane Maksim Ujakoviq, i rrotullonte kufomat dhe ai qė kishte mbetur gjallė e vriste me revole. Vrau tė riun 18 vjeē, Sinan Ujkanin, qė kishte mbetė gjallė nėn kufoma, ndėrsa i riu tjetėr Hamzė Zena, s'ka lėvizur fare dhe ka shpėtuar. Krahinari i Shkupit (Zhupani) jep urdhėr pėr tėrheqje. Duke u tėrhequr morėn me vete ēdo gjė tė vlefshme, plaēka e bagėtinė e mbetur gjallė. Nė mbrėmje sollėn qerren pėr t'i bartur kufomat dhe tė plagosurit e vet. Numri i tyre nuk dihet saktė por dėshmitarėt pohojnė se ka pasur shumė. Pėr tė mos rėnė nė sy numri i madh, ata i ndanin njė grup shkonte pėr Mitrovicė e tjetri pėr Vushtrri. Tė nesėrmen nė Mitrovicė janė varrosur me regjistėr 85 veta, Shaban Rexha i Koshtovės, kryetar i atėhershėm nė Zhabar, e kishte dėgjuar kėtė shifėr nga naēallniku i Zveēanit. Shaban Hamiti nga Oshlani thoshte se me dorėn e tij i kishte numėru 97 kufoma qė i nisnin pėr Mitrovicė, atėherė ishte 12 vjeē. Ky numėr duhet tė jetė edhe mė i madh, kur dihet se shumė tė vrarė kanė mbetur prrojeve e pyjeve, e janė gjetur mė vonė, dhe shumė tė tjerė janė dėrguar nė Vushtrri. Viktimat e Arbėrisė sė vogėl mbeten mbi dhé. Nuk lejonin tė varroseshin kinse pa ardhė ndonjė komision i jashtėm. Nė verė nė atė vapė tė madhe ato filluan tė prisheshin. Fryheshin dhe pėlcitnin. Pas ca ditėsh burrat e fshatrave pėrreth, shumica nga Prekazi erdhėn dhe i varrosėn. Tė plagosurit fshehurazi janė mjekuar nėpėr shokė e nėpėr miq. Tri fshatrat e Arbėrisė sė vogėl u shkretuan, mbi to pėr disa ditė rresht ka qėndruar njė mjegull e dendur nga tymi qė lirohej nga djegia. Pėr disa vjet rresht toka mbeti djerr e kullotnin bagėti e fshatrave tjera. Njerėzit e paktė qė i kishin shpėtuar kėsaj ploje, u strehuan nė fshatra tjera ku qėndruan njė kohė bukur tė gjatė. * * * Beteja e Arbėrisė sė vogėl pati jehonė tė madhe. Minsitri i punėve tė brendshme i qeverisė serbe Millan Sershkiq duke u munduar tė arsyetojė masakrėn kishte thėnė: <Azem Bejta me kullėn e tij dhe me fshatrat pėrreth ka qenė shteti nė shtet. Ajo ka qenė njė krahinė e pamposhtur nė shtetin tonė... kjo ka qenė turp dhe njė provė e dobėsisė dhe paftėsisė sė shtetit tonė qė tė durojė njė shtet nė shtetin tonė. Azem Bejta ka mbajtur lidhje me komitetin e Kosovės nė Shqipėri. Kulla e tij ka qenė strumbullari i propagnadės kaēake e cila ka kushtuar njė mori jetėrash tė qytetarėve, xhandarėve e ushtarėve tanė... Kurrė zotėri, qė nga ēlirimi e deri para pak ditėsh nuk ka shkelur kėmba e organeve tona nė atė territor.> Pastaj ministri e shpjegon rrjedhėn e ngjarjeve nė mėnyrė tendencioze, qė sipas tij sė pari i kanė ftuar qė tė nxirren jashtė gra e pleq e fėmijė: <Kur ata nuk pranuan, kemi hyrė nėpėr fshatra. Derisa nė dy fshatrat tjera kemi hyrė pa pengesa, nė fshatin e tretė (Galicė) na kanė sulmuar qė nė fillim duke na i vrarė 14 ushtarė serbė, sllovenė, e kroatė... dhe midis tyre edhe njė gjerman. Atėherė jemi detyruar tė hapim zjarr nga tė gjitha armėt. Me keqardhje konstatoj se aty u vranė shumė njerėz nga zjarri i armėve artilerike, midis tė cilėve edhe dy gra. Midis tė vrarėve gjenden edhe 80 kaēakė, 10 prej tyre patėn shantazhuar.> ėshtė marrė material nga: Bedri Tahiri - Azem Bejtė Galica |
| Ndryshuar sė fundmi nga Kandhaon : 5.12.2007 nė 21:50. | |
| | |
| | #5 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Azem e Shote Galica |
| | |
| | #6 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Harta e Arbanisė sė Vogėl |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Korēė: Prespa pėrballet me ngordhjen e peshkut tė vogėl nga VNf nė danėn "Tė reja" Grupi Arbėria - Jurendina na martohet nga mesdimr nė danėn "Kultura shpirtėrore" Arbėria, kėshtjella e fundit nga vlug nė danėn "Arbėri" 1923: Traktati i Lozanės nga vlug nė danėn "Shqipėri" 1922-24: Si i ndėshkonte Azem Galica tradhėtarėt nga Kandhaon nė danėn "Shqipėri" |