Shkrim i veēuar
I vjetėr 20.10.2009, 12:59   #10
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Film dokumentar pėr Ēamėrinė

Njė film dokumentar i realizuar nga “Bota Shqiptare”, me mbėshtetjen e Institutit “Ēamėria”, ka paraqitur nė celuloid dėshmitė e njerėzve tė gjallė tė kohės, qė edhe pse jetojnė vitet e moshės sė tretė dėshmojnė realisht atė qė ndodhi. Filmi, qė mban si regjisor Kujtim Gjonaj dhe Sajmir Bajon me skenarist Genti Gjonajn dhe kamerėn e Ilia Tėrpinit, shkon nė histori pėrmes tyre.

Do tė mjaftonin sekuencat e saj pėr tė parė sesa e vėshtirė ka qenė jeta e ēamėve dhe sakrifica e tyre. Nuk ka dėshmitar tė dokumentarit, qė tė mos ketė disa tė vrarė nė familje dhe ajo qė tė rrėqeth ėshtė se nė shumicėn prej rasteve, ata kanė qenė dhe vetė dėshmitarė okularė.

Dokumentari ėshtė i gėrshetuar me dokumente tė personaliteteve tė ndryshme, qė bėjnė thyerjen e kėtyre dėshmive dhe pastaj imazhe fotografike. Nė kėtė dokumentar ėshtė vėnė nė fokus autori Muselimi, qė nė “Historiqi pripatiana tis Thesprotias”, citon deklaratėn e Zervės, ideatorit tė spastrimin etnik, bėrė njė mikut tė tij, Niko Popoviti “Shko ndriēoji bashkatdhetarėt e tu, mbi atė qė spastroi Ēamėrinė nga shqiptarėt”.

Nė fakt, bilanci i veprės zerviste, qė na shpaloset nė kėtė dokumentar, ėshtė i frikshėm, 2500 tė vrarė, 2000 tė vdekur rrugės, 745 gra tė dhunuara, 102 xhami tė shkatėrruara. Ėshtė vėrtetė njė ironi, qė ēamėt, tė cilėt u etiketuan si bashkėpunėtorė tė fashizmit, u spastruan nga gjenerali Zerva, qė ka qenė vetė bashkėpunėtor i madh i fashizmit, sipas arkivave tė Vermahtit dhe qė u detyrua tė jepte dorėheqje, pas presionit amerikan pėr faktet e bashkėpunimit me gjermanėt.

Por dokumentari ka meritėn se mundohet tė ruajė njė ekuilibėr tė qėndrueshėm dhe tė shpalosė si duhet ēėshtjen Ēame, pa e tepruar. Epilogu i kohės ėshtė i dhimbshėm: “Rajonet e Paramithisė dhe Filatit, qė unė vizitova nė korrik, janė 100% greke. Metodat e Zervės, janė shumė tė kėqija.”, thotė shefi i Misionit Aleat nė Greqi, J. M. Wodhouse.

Mė shumė akoma, grekėt kanė folur dhe pėrmes dokumentacionit tė tyre. Historiani grek Zhongo, nė njė nga veprat e tij deklaron se ”Sikur shqiptarėt e Ēamėrisė tė ishin vrasės dhe kriminelė do tė ishin zhdukur tė gjithė fshatrat e krishtera tė Ēamėrisė, qė ishin rreth fshatrave myslimane”. Nė fakt, kaq mjafton nga ana dokumentare, por imazhi i filmit jep me dhimbje se ēfarė bėri vendi grek ndaj tyre dhe mbi tė gjitha indiferencėn e sotme tė politikės, qė mundohet ta fshijė me kujdes kėtė problem.

Vetėm se kur e shikon dokumentarin nuk mund tė mėdyshosh mė. Dhimbja tė bėn tė vuash dhe kur kjo bėhet nė kurrizin e patriotit tėnd ėshtė e padurueshme. Sa mund tė ketė arritur qėllimin e tij dokumentari?

Gjithsesi ėshtė bėrė njė rrugė e mirė, qė njerėzit tė ndėrgjegjėsohen pėr vuajtjen e madhe tė shqiptarėve dhe njė plage...qė duhet thėnė se ėshtė e hapur.

http://www.botasot.info/home.php?category=15&id=35099
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar