Ēėshtja: Shteti dhe feja
Shkrim i veēuar
I vjetėr 27.10.2009, 16:37   #19
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
DASH: 245 grupe fetare, bashkėjetesė nė Shqipėri

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dje raportin vjetor pėr lirinė e besimeve fetare nė borė, ku nė kapitullin pėr Shqipėrinė vlerėson se vendi ka njė liri besimi tė plotė. Sipas raportit, referuar shifrave zyrtare nga Komiteti Shtetėror pėr Kultet, ekzistojnė 245 grupe dhe organizata fetare nė vend.

“Komiteti Shtetėror pėr Kultet raportoi njė total prej 245 grupesh, organizatash dhe fondacionesh fetare, pėrpos katėr grupeve tradicionale fetare. Kjo shifėr pėrfshinte 34 organizata islamike dhe 189 organizata protestante, shumica prej tyre me lidhje me Vėllazėrinė Ungjillore Shqiptare (VUSH)”, - thotė raporti i DASH.

Raporti thotė mė tej se “Kushtetuta siguron lirinė e fesė dhe ligje e politika tė tjera kontribuuan pėr njė ushtrim pėrgjithėsisht tė lirė tė fesė. Ligji nė tė gjitha nivelet e mbron kėtė tė drejtė nga abuzimet, si prej qeverisė ashtu edhe prej aktorėve privatė”.

Sipas tij, nė vend ka katėr fe kryesore, por qė ende s’ka shifra tė sakta, pasi ende s’ka njė regjistrim popullsie qė pėrcakton pėrkatėsinė fetare nė vend. Katėr grupet fetare tradicionale, sipas raportit, janė myslimanėt (sunitė), bektashinjtė (njė formė e sufizmit shia), tė krishterėt ortodoksė (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė), si dhe katolikėt romakė.

Gjithashtu, ka edhe shifra thelbėsore tė feve protestante dhe grupeve tė tjera fetare, pėrfshi Bahait, Dėshmitarėt e Jehovait, si dhe anėtarė tė Kishės sė Jezu Krishtit tė Shenjtėve tė Ditėve tė Mėvonshme (mormonėt).

Pėr sa u pėrket simboleve dhe veshjeve fetare, raporti thotė: “Nuk ka ligj qė ndalon mbajtjen e veshjeve apo simboleve fetare. Drejtorėt e shkollave kanė tė drejtė tė pėrcaktojnė standardet pėr “veshjen e pėrshtatshme”, ēka me raste pėrfshinte kufizime ndaj ekspozimit publik tė simboleve fetare. Gjatė periudhės sė raportimit, tri nxėnėse tė shkollave tė mesme publike u ndaluan tė ndiqnin orėt e mėsimit, ngaqė mbanin shami koke”.

http://standard-al.com/tekst.php?idt=23024
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar