|
|
Citim:
Gruevski akuzon Cėrvenkovskin se po mban anėn e Greqisė
Maqedonia ėshtė e gatshme nė ēdo kohė tė vazhdojė bisedimet me Greqinė pėr gjetjen e zgjidhjes sė pėrbashkėt dhe tė pranueshme nga tė dyja palėt, ka deklaruar negociatori pėr ēėshtjen e emrit, Zoran Jolevski. Sipas tij, emri i ri duhet tė mbrojė identitetin, dinjitetin dhe integritetin e popullit maqedonas.
Negociatori maqedonas, Zoran Jolevski nė njė prononcim pėr agjencinė Makfaks tha se ka realizuar njė bisedė telefonike me ndėrmjetėsin e Kombeve tė Bashkuara, Metju Nimic nė tė cilin ėshtė biseduar pėr vazhdimin e bisedimet me Greqinė me ndėrmjetėsim tė Kombeve tė Bashkuara.
Ndėrkohė, kryetari i partisė mė tė madhe opozitare, LSDM Branko Cėrvenkovski, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen Utrinski Vesnik tha se edhe pse paralajmėrohen bisedime tė reja, opozita pėr kėtė ende nuk ėshtė njoftuar nga kryeministri Gruevski se cilat do tė ishin pozicionet e fundit tė Maqedonisė.
Cėrvenkovski gjithashtu ka thėnė se ėshtė e pakuptimtė tė kėrkohet unitet nga opozita e cila ashtu sikur edhe opinioni mė i gjerė aspak nuk ėshtė njoftuar me vijėn e kuqe tė Maqedonisė.
Kjo deklaratė e Cėrvenkovskit ka hasur nė reagimet e Kryeministrit Gruevski, i cili madje akuzoi liderin e LSDM-sė, se po mban anėn e Greqisė.
Opozita jonė me qėndrimet e saj nė njėfarė mėnyre ndihmon palėn tjetėr, Greqinė duke na shpallur ne fajtor. Kjo ėshtė njė dimension i parė i kėsaj ēėshtje. Dimensioni i dytė, qėndron nė faktin se unė nė njėfarė mėnyre pajtohem se ndoshta bartim faj, por fajin se nuk lejuam tė zhvishemi si popull, nė tėrėsi tė fshihemi nga harta e shteteve dhe kombeve, tė pranojmė ndryshimin komplet tė emrit dhe identitetit pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm dhe ndryshim tė gjuhės dhe kombit, nė njė kontest tė tillė unė pranoj faj, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.
Por nga LDSM mbeten nė qėndrimin e njėjtė qė Qeveria nėpėrmjet unitetit tė brendshėm tu qaset nė mėnyrė qenėsore bisedimeve.
Vetėm nėpėrmjet bisedimeve tė kėtilla do tė vijmė nė dijeni se cilat janė pozicionet fillestare dhe pėrfundimtare pėr negocim tė tė dyja palėve dhe a ėshtė e mundur njė zgjidhje e pranueshme nga tė dyja palėt; ajo qė kėrkohet edhe me rezolutėn e kombeve tė bashkuara por edhe nė akte tė tjera tė BE-sė dhe NATO- s, u shpreh Aleksandar Tavēiovski, pėrfaqėsues i kėshillit diplomatik tė LSDM- sė.
Komentet u bėnė pas mbledhjes sė kėshillit diplomatik tė partisė sė Cėrvenkoveskit, ku gjithashtu u kėrkua nga Qeveria qė tė gjejė mėnyrė se si edhe njėherė tė rrisė interesimin e SHBA-sė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit si dhe tė aktualizojė sėrish integrimit e Maqedonisė nė NATO.
http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/21416.html
|
Citim:
Tensione nė qeverinė e Maqedonisė
Partnerėt shqiptarė tė koalicionit qeverisės nė Maqedoni paralajmėrojnė partinė e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, tė ndryshojė qėndrimin pėr ēėshtjen e emrit dhe tė pėrparojė nė rrugėn drejt Evropės.
Deputetja e Bashkimit Demoratik pėr Integrim, Ermira Mehmeti, tha nė njė intervistė pėr BBC-sė se, nėse qeveria e Maqedonisė nuk tėrhiqet nga qėndrimet e saj "qė stimulojnė antieuropianizėm", atėhere, ata do tė rivlerėsojnė qėndrimin e tyre.
"Maqedonia nuk ka alternativa, nėse bllokohet procesi integrues," tha zonja Mehmeti.
"Nėse nuk tėrhiqet qeveria nga politika aktuale qė stimulon antieuropianizėm, qė stimulon njė formė animoziteti ndaj idesė sė Evropės sė bashkuar, atėherė nuk ka dilemė, nuk do mend, se partnerėt nė qeveri do tė duhet tė bėjnė njė rivlerėsim tė pozicioneve, por edhe tė qėndrimeve tė tyre pėr sa i pėrket integrimit evropian," tha ajo.
"Kjo gjithėsesi nuk do tė bėhet nėn presion tė emocioneve apo tė fjalorit urrejtes," tha deputetja e BDI-sė pėr BBC-nė.
Deklaratat e zonjės Mehmeti vijnė pas shfaqjes sė njė tensioni mes partisė kryesore qeverisėse VMRO-DPMNE-sė dhe BDI-sė.
Tė martėn deputetja e partisė maqedonase nė pushtet, Kosana Nikoliq-Mazneva, akuzoi dy koleget e saj tė BDI-sė, Teuta Arifi dhe Ermira Mehmeti, pėr atė qė ajo e quan nxitje tė urrejtjes ndėretnike.
"Maqedonia e ka toleruar valėn e urrejtjes qė ka dalė nga pena e tyre," tha zonja Mazneva.
"Ato letrėn e pėrjetojnė si kallashnikov, kurse bojėn si municion, me tė cilat duhet tė kositet gjithēka qė ėshtė kombėtare dhe pėrparimtare, gjithēka qė ėshtė maqedonase," tha deputetja Mazneva.
Reagimi i saj erdhi pasi dy deputetet shqiptare publikisht kanė kundėrshtuar politikat e kryeministrit Gruevski.
Deputetja dhe nėnkryetarja e BDI-sė Teuta Arifi, shkruan opinionet e saj njė herė nė javė nė njė nga tė pėrditshmet maqedonase.
Nė artikullin e saj tė fundit ajo shkruan se shqiptarėt nuk kanė alternativė tjetėr veē NATO-s dhe BE-sė.
"Nėse nuk pėrdoret mirė, periudha nė vijim, atėherė nė qeveri do tė jetė e panevojshme pjesėmarrja e partnerit shqiptar, i cili nuk do tė bėjė asnjė gjė nė njė qeveri euroskeptike dhe anti-NATO," shkruante zonja Arifi.
Deputetja Mehmeti ishte shprehur mė herėt kritike ndaj paralajmėrimeve se nė sheshin kryesor tė Shkupit do tė vendoset statuja e Aleksandrit tė Madh, projekt qė u la nė heshtje nė periudhėn para se tė merrej vendimi nga BE, nėse Maqedonia do tė fillonte negociatat me BE-nė pėr anėtarėsim tė plotė.
Tani zyrtarė tė VMRO-DPMNE-sė sygjerojnė se do tė vijohet me ngritjen e pėrmendores gjigande, veprim qė konsiderohet si provokim pėr Greqinė, e cila historinė e antikitetit e konsideron si pjesė tė kulturės sė saj.
Politika e jashtme e qeverisė sė kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja po shkakton tensione tek partneri shqiptar BDI, thotė Jeton Shasivari, profesor nė Universitetin e Evropės Juglindore.
"Kėto sjellje mes VMRO-DPMNE-sė dhe BDI-sė ndėrlidhen nė dy aspekte. I pari ėshtė dėshtimi i politikės sė jashtme tė drejtuar nga VMRO-ja, sidomos pas samitit tė BE-sė ku Maqedonia ngeli pa datėn e fillimit tė negociatave gjė qė reflektohet me tone negative nė politikėn e brendshme, dhe ēėshtja e dytė, ka tė bėjė me raportet mes BDI-sė dhe VMRO DPMNE-sė," thotė zoti Shasivari.
"Kėto dy subjekte politike edhe pse qeverisin bashkė nuk arritėn tė vendosin njė raport mirėbesimi, njė raport tė ndarjes sė pushtetit mes vete," thotė ai.
Zgjedhje tė parakohshme?
Nė media ka sygjerime se e gjithė kjo situatė mund ta ēojė vendin nė zgjedhje tė parakohshme nėse BDI-ja del nga qeveria.
Partitė e tjera shqiptare, Partia Demokratike Shqiptare dhe Demokracia e Re nė opozitė, kanė paralajmėruar se nuk do tė pranojnė tė jenė pjesė e qeverisė Gruevski qė, sipas tyre, po ēon vendin drejt paqartėsive.
Deri mė tani asnjė pėrbėrje e ekzekutivit nė Maqedoni, qė nga pavarėsia e saj, nuk ka ndodhur qė mos tė ketė pėrfaqėsues shqiptarė.
Sllobodan Ēashule, kryeredaktor i tė pėrjavshmes Forum dhe ish-ministėr i jashtėm, thotė se "situata bie erė tregėtie politike, sidomos mes partnerėve qeveritarė."
"E vetmja mundėsi pėr tė pasur zgjedhje tė parakohshme ėshtė pasi tė shihet ēdo tė ndodhė me problemin me Greqinė. Deri nė zgjidhjen e tij nuk pres zgjedhje," thotė zoti Ēashule.
"Askush nuk do tė bėjė njė gjė tė tillė tani, sepse kur ėshtė fjala pėr qeverinė do tė vlerėsohet si largim nga njė pėrgjegjėsi, qė historikisht do t'u kushtojė shumė shtrenjtė," thotė zoti Ēashule.
Rreth njė javė mė parė Maqedonia nuk arriti tė marrė njė datė pėr fillimin e negociatave, pėr shkak tė kundėrshtimit grek.
Asaj, megjithatė iu dha njė shans qė gjatė njė periudhe gjashtė mujore tė zgjidhė kėtė ēėshtje.
Maqedonia ėshtė vėnė nė pozitė jo vetėm mes integrimeve dhe emrit, por edhe nga tensionet politike tė brendshme qė mund tė sjellė status kuoja, pasi subjektet shqiptare dhe opozita maqedonase nuk pranojnė qėndrimet e partisė qeverisėse VMRO-DPMNE, e cila nuk e konsideron si kusht tė domosdoshėm integrimin e vendit nė strukturat euroatlantike.
http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2...hmetibdi.shtml
|
|