2.11.2009, 12:06
|
#2
|
|
|
Citim:
Gjueti pa leje, ndėshkohen katėr italianė
Penalitetit tė gjuetisė sė paligjshme nuk i kanė shpėtuar katėr shtetas italianė. Ka qenė "goditja" e njė aksioni tė shtrirė gjatė kėsaj jave qė ka mundur tė penalizojė brenda vetėm njė dite nėntė persona, mes tė cilėve katėr italianė.
Me dyndjen e gjuetarėve, policia pyjore e Fierit nė kuadėr tė zbatimit tė ligjshmėrisė dhe rregulloreve pėr gjuetinė nė Republikėn e Shqipėrisė, ka shumėfishuar kontrollet e saj rutinė, kryesisht nė zonat mė tė preferuara prej gjuetarėve qė janė zonat e bregdetit dhe kryesisht nė "Godullėn e Ushtarit" (qė ėshtė edhe zonė e ndaluar pėr gjueti) dhe nė bregdetin e Semanit.
"Nga kėto kontrolle janė konstatuar njė sėrė parregullsish pėr sa i pėrket gjuetisė me mjete tė paligjshme dhe jashtė kritereve. Ėshtė bėrė e mundur kapja dhe penalizimi i pesė anėtarėve tė shoqatave tė gjuetarėve dhe peshkatarėve sportivė nga rrethi i Fierit dhe katėr shtetas italianė, mbi tė cilėt ėshtė zbatuar konform ligjit dhe rregullores sekuestrimi i materialeve tė paligjshme, si edhe ndėshkimi nga ana e policisė me gjobat pėrkatėse", thuhet nė njė deklaratė zyrtare pėr shtyp tė Drejtorisė sė Shėrbimit Pyjor Fier.
Mėsohet se shtetasit italianė janė kapur jo vetėm duke pėrdorur imitues, por edhe pa asnjė autorizim tė nevojshėm pėr gjueti nė territorin shqiptar. Duke qenė se kontrolli i fundit ka pėrkuar me ditėt e fundjavės, pritet qė dita e hėnė tė mbledhė komisionin pėr penalitete nė vlerė monetare pėr tė gjithė shkelėsit. Nga informacionet e marra, gjobat variojnė nga 5 mijė nė 100 mijė lekė tė rinj.
Ndėrkohė, nė komunikatėn e shtypit theksohet fakti se policia pyjore e Fierit do tė vijojė kontrollet me tė njėjtin intensitet nė ditėt nė vijim dhe do tė jetė strikte nė zbatimin e ligjit. Drejtoria e Shėrbimit Pyjor nė Fier ka kėrkuar nė mbyllje tė deklaratės jo vetėm nga shoqatat e ndryshme tė gjuetarėve dhe peshkatarėve tė Fierit, por edhe nga ēdo qytetar, pėr kapjen dhe ndėshkimin e tė gjithė shkelėsve tė ligjshmėrisė sė gjuetisė.
Kujtojmė se tri ditė mė parė ka qenė policia pyjore e Lushnjės ajo qė gjatė njė aksioni tė ndėrmarrė nė lagunėn e Karavastasė ndaloi dy gjuetarė italianė, tė cilėt jo vetėm qė i ndėshkoi me gjobė, por edhe i procedoi penalisht.
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=74618
|
|
|
|
|
|
|