14.12.2009, 21:38
|
#49
|
|
|
Citim:
SHBA, plan sekret pėr zgjidhjen e emrit tė Maqedonisė
Gazeta greke "Elefterotipija" shkruan nė artikullin me titull 'Amerikanėt pėrgatisin kurth pėr emrin e Ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė' se Uashingtoni zyrtar rekomandon emrin 'Republika Veriore e Maqedonisė', si zgjidhje pėr kontestin e emrit mes Shkupit dhe Athinės dhe pėrdorimin e termit "maqedonas" pėr pėrcaktimin e identitetit dhe gjuhės.
"Ėshtė koha t'i jepet fund kontestit tė emrit dhe tė kuptohet rėndėsia qė do tė kishte zgjidhja e tij dhe hyrja e Maqedonisė nė strukturat euroatlantike", thonė pėr gazetėn diplomatė tė lartė amerikanė.Amerikanėt janė duke bėrė presion pėr zgjidhjen e emrit pėrmes ndėrmjetėsit tė OKB-sė, Metju Nimiē.
"Plani amerikan, -shkruhet ne gazetė, parashikon qė emri i ri 'Republika Veriore e Maqedonisė' tė kalojė nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, qė do tė kishte dhėnė rekomandimin qė ky emėr tė pėrdoret nga tė gjitha shtetet anėtare tė Kombeve tė Bashkuara nė marrėdhėniet dypalėshe me Maqedoninė.
Pėr identitetin dhe gjuhėn ėshtė parashikuar e ashtuquajtur 'zgjidhje e qetė', respektivisht pėrcaktimi i tyre si 'maqedonas' tė shkruhet nė regjistrin e OKB-sė, duke mos pasur nevojė pėr aprovim tė Greqisė.
'Elefterotipija' shton se praktikisht, Athina kėtė nuk do tė mund ta ndėrpresė. Mė tej thuhet se administrata e re amerikane, duke mėsuar nga gabimet e administratės sė mėparshme, planifikon t'i pėrgėnjeshtrojė argumentet greke para samiteve tė NATO-s dhe BE-sė tė planifikuar nė vitin 2010.
http://www.ora-news.com/mat1.php?idm=41195
|
|
|
|
|
|
|