Shkrim i veēuar
I vjetėr 31.1.2010, 09:52   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Shqiptarėt flenė, Gruevski disiplinon ndėrkombėtarėt
Fejzi Hajdari

Reagimi i komisarit tė lartė pėr pakica kombėtare tė OSBE Knut Volebek, lidhur me aplikimin e mėsimit tė maqedonishtes nga klasa e parė nė shikim tė parė ndali hovin e entuziazmit tė Gruevskit dhe klanit tė tij qeverisė.

Mirėpo, me sa duket kjo ndalje ishte e pėrkohshme. Sepse, kancelaritė ndėrkombėtare nė Shkup njė ditė pas reagimit tė ashpėr tė Gruevskit dhe kreut tė arsimit nė Maqedoni, reteruan nga qėndrimi i ditėmėparshėm. Me fjalė tjera reagimi i krerėve maqedonas tė ekzekutivit, i detyroi ndėrkombėtarėt tė formulojnė dhe gjejnė forma e modalitete, realisht me pak tė favorshme pėr shqiptarėt dhe mė shumė tė favorshme pėr maqedonasit. s

Shqiptarėt duket se do tė pėrfitojnė nė afat tė shkurtėr nga sugjerimet e fundit tė ndėrkombėtarėve. Do tė blejnė pak kohė!. Mirėpo, vend pėr gėzim nuk ka, sepse porositė e tyre janė tė qarta se maqedonishtja duhet tė mėsohet nga nxėnėsit shqiptarė.

Edhe mė brengosės ėshtė fakti se kėmbėngulja e Gruevskit dhe “tajfės” sė tij, arriti t’u imponojė ndėrkombėtarėve njė term tė ri: gjuhė shtetėrore, kur flitet pėr gjuhėn maqedonase. Qė edhe formalisht e ngrit maqedonishten nė rang mė tė lartė, se shqipen. Fitore e padiskutueshme e Gruevskit. Ēka mund t’i themi, pėrveē hallall i qoftė!.

Me pėrpikėri po arrinė ta zbatojė strategjinė pėr tė degjeneruar tė drejtat e shqiptarėve, njėkohėsisht duke imponuar bindjen te maqedonasit se janė nė rrezik permanent prej tyre. Sepse, kur tek maqedonasit krijohet bindja se janė tė rrezikuar nga shqiptarėt, paralelisht krijohet edhe bindja se mbrojtjen mė tė fortė e kanė Serbinė.

Por, a mund tė na ketė faj Gruevski? Absolutisht jo. Faji ėshtė te tanėt!. Haram ju qoftė ministrave shqiptarė. Pėr paaftėsinė qė t’i mbrojnė edhe tė drejtat tė cilat shqiptarėve u garantohen edhe me Ligj dhe Kushtetutė, e lėre mė tė pėrfitojnė diēka tė re pėr shqiptarėt.

Politikanėt tanė kanė rėnė nė gjumė. Jo gjumė dimėrorė, por gjumė katėrstinorė. Dhe m’u ky gjumė i tė “zgjedhurve” tanė, ka ndikuar qė ndėrkombėtarėt tė paraqiten me reagim tė butė ndaj kėrcėnimit bukval tė Gruevskit, ndaj njė organizate prestigjioze ndėrkombėtare, si OSBE-ja, se do tė humbin kredibilitetin nė rast se kundėrshtojnė qėndrimet e politikės maqedonase.

Pėrderisa Gruevski dhe ministri Todorov, nuk kursyen tė zbrazin energji negative nėpėrmjet deklaratave tė tyre pėr OSBE-nė, pėrfaqėsuesit qeveritarė, nė veēanti nėnkryetari i qeverisė Abdilaqim Ademi, me paraqitjet e tija joserioze, pėr tė mos thėnė qesharake, “arsyetohej” se ai nuk e ka parė fare letrėn e komisarit tė OSBE-sė.

Nė fakt, Ademi edhe me kėtė rast nxori padashje nė shesh (mos)ndikimin dhe pozicionet tepėr formale dhe simbolike tė shqiptarėve nė vendimmarrje. Nxori nė pah tė vėrtetėn e hidhur se shqiptarėt e Qeverisė nuk kanė ndikim as te shėrbimi i cili i shpėrndanė letrat, e lėre mė nė nivel mė tė lartė. I gjori duke dashur tė heq fajin nga vetja, dėshmoi paaftėsinė e politikės shqiptare pėr tė sjellė vendime nė favor tė shqiptarėve nė momentet e duhura.

Pikėrisht qėndrimi i kėtillė, herė i ngrohtė e herė i ftohtė i Ademit dhe ademave tė tjerė qeverisės shqiptarė, ka bėrė qė zėvendėsministrja e arsimit tė krekoset vazhdimisht se nuk ndryshon qėndrimin e saj “parimor” pėr aplikimin e mėsimit tė maqedonishtes nga klasa e parė.

Ja ky ėshtė rezultat i veprimeve tė shqiptarėve me funksione mė tė larta qeveri. Duke u bazuar nė rregullėn e pashkruar tė ndėrkombėtarėve pėr tė ushtruar presion te “pala mė e butė”, lirisht prej tani mund tė supozojmė se nė periudhėn qė vjen politika shqiptare do tė ballafaqohet me presion tė madh.

Por, ēfarė bėjnė kėta tė fundit pėr t’i rezistuar tė paktėn kėtij presion? Si pėrherė, asgjė! Mė pastaj justifikohen se nuk i kanė lexuar letrat qe ju postohen nė qeveri. Thuaja se ka budalla shqiptarė qė ju beson pordhave tė tilla! Shqiptarėt janė bėrė si puna e “aminxhinjve”. Pranojnė vendimet e “bossave maqedonas”, e pastaj e shfrytėzojnė justifikimin tashmė tė mėsuar pėrmendėsh: po na bėjnė presion ndėrkombėtarėt.


Ėshtė mirė qė shqiptarėt njėherė e pėrgjithmonė tė mėsohen tė bėjnė analizat e nevojshme edhe tė vendimeve qė sillen nga ndėrkombėtarėt, e jo tė veprojnė nė bazė tė avazit tė deritanishėm duke dhėnė vlerėsime dhe “pėrshėndetje” gjegjėsisht pėrkrahje mė shumė emotive tė nxituara, se sa racionale.

Subjektet tė cilat nxituan tė pėrshėndesin porositė e ndėrkombėtarėve lidhur me rastin “maqedonishtja prej klasės sė parė” herėve tjera patjetėr duhet tė bėjnė analizat e nevojshme. Po ashtu duhet t’i kenė tė qarta edhe parimet e ndėrkombėtarėve: me rėndėsi ėshtė tė ketė makrostabiliet, kurse modalitetet duhet t’i caktojnė vetė palėt. Kėtu qėndron problemi.

Shqiptarėt duhet tė mėsojnė tė jenė palė, gjegjėsisht subjekt, e jo vetėm objekt pėr dekor. Sepse, vetėm atėherė mund tė parashtrohet pyetja kyēe” nėse bėhet i domosdoshėm mėsimi i maqedonishtes, pse tė mos jetė i domosdoshėm mėsimi i gjuhės shqipe nė komunat ku shqiptarėt janė shumicė.

http://lajmpress.com/opinion/3167.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar