Shkrim i veēuar
I vjetėr 4.2.2010, 02:46   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Strategjia e sigurisė nacionale serbe – dokument destabilizues pėr Kosovėn
Ramadan Qehaja
(Autori ėshtė njohės i ēėshtjeve ushtarake dhe tė sigurisė)

Kėtė shkrim do ta filloja me ligjėratėn qė e mbajti ministri i Punėve tė Brendshme i Serbisė, Ivica Daēiq, para vijuesve tė Shkollės serbe tė Mbrojtjes Nacionale nė Beograd para disa ditėsh.

Pėr informimin e lexuesve, vijuesit e kėsaj shkolle janė oficerėt e karrierės tė paraparė pėr ngritje dhe avancim nė gradėn e gjeneralit tė Ushtrisė serbe. Ligjėrata nė fjalė e kėtij funksionari tė lartė tė Qeverisė serbe nuk do tė meritonte ndonjė koment tė posaēėm sikur ai tė mos kishte pėrdorur njė fjalor skajshmėrisht nėnēmues dhe fyes pėr Kosovėn.

Nė tė vėrtetė ai gjatė ligjėratės qė e mbajti, Kosovėn e cilėsoi si kėrcėnim mė tė madh tė sigurisė pėr Serbinė dhe burimin e jostabilitetit afatgjatė. Pėr mė shumė, theks tė posaēėm i kushtoi “terrorizmit” shqiptar, i cili qenka nė funksion tė terrorizmit global.

Pėr lexuesin e rėndomtė perceptimi pėr kėtė ligjėratė duhet tė ishte se ky ministėr kyē i kabinetit qeveritar serb ishte dhe mbeti pėrkrahės i denjė i politikės milosheviqiane. Por ajo qė ėshtė brengosėse ka tė bėjė me faktin se nė Strategjinė e Sigurisė Nacionale Serbe tė aprovuar nga Parlamenti serb nė tetor tė vitit 2009, nė mėnyrė decidive ėshtė thėnė se rrezikshmėria mė e madhe pėr Republikėn e Serbisė vlerėsohet tė jetė Kosova.

Prandaj, kėto komente qė z. Daēiq i bėri gjatė ligjėratės sė tij nė fakt janė qėndrime tė pėrcaktuara nė strategjinė e sigurisė nacionale serbe. Ligjėrata e tij thelbėsisht bazohet nė kėtė strategji. Nė kėtė kontekst ajo nė mėnyrė decidive thekson se si rrezikshmėri mė e lartė pėr sigurinė e Serbisė ėshtė shpallja, siē shkruan nė tė, e njė anshme e pavarėsisė sė Kosovės.

Absurditeti bėhet edhe mė i madh kur tė merret parasysh kjo “rrezikshmėri” e lartcekur dhe qėndrimi nė kėtė strategji, siē thuhet proevropian i Serbisė dhe pandashmėria e sigurisė sė saj nga siguria e hapėsirės evropiane.

Nė anėn tjetėr, nė Strategjinė Nacionale Serbe theksohet se “propozimi gjithėpėrfshirės pėr rregullimin e statusit tė Kosovės (sipas planit tė Ahtisarit), mund tė shkaktojė eskalimin e dhunės nė Kosovė dhe paraqet burim tė rrezikut pėr Republikėn e Serbisė”.

Ēuditėrisht nė kėtė strategji nė mėnyrė tė posaēme theksohet se rrezikshmėria e sigurisė nacionale bėhet edhe mė e madhe me rastin e formimit tė Forcės sė Sigurisė tė Kosovės (FSK), e cila nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė po ndikuaka nė kontrollin e regjimit rajonal tė armatimit dhe se po e rrezikuaka baraspeshėn nė rajon.

S’do mend se njė konstatim i tillė nė kėtė strategji jo vetėm se ėshtė absolutisht i pavend, por ėshtė njėkohėsisht edhe mjaft i pakuptimtė. Sepse, tė prishin baraspeshėn ushtarake rajonale 2.500 pjesėtarė tė FSK-sė dhe atė me armatim tė lehtė ėshtė mė tepėr se absurditet i llojit tė vet.

Duke analizuar mė tej kėtė dokument duhet theksuar se nė kreun e katėrt tė tij ku flitet pėr politikėn e sigurisė nacionale serbe pėrveē tė tjerash theksohet se: “nė mbrojtje tė sovranitetit dhe tėrėsisė territoriale, Republika e Serbisė ėshtė e vendosur tė pėrdorė mjete diplomatike, juridike si dhe tė gjitha mjetet e tjera nė pėrputhshmėri me pėrcaktimet kushtetuese se asnjėherė nuk do tė pranohet vendimi i institucioneve tė pėrkohshme tė Kosovės pėr njėanshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė”.

Nėse analizohet me vėmendje qėndrimi i lartcekur atėherė nuk ėshtė larg mendsh qė pėr arritjen e qėllimit tė tyre pėr pamundėsimin e shtetformimit tė Kosovės, krahas mjeteve tė tjera mund tė pėrdoret edhe forca.

Lidhur me kėtė vlen tė theksohet se sidomos nė njė pjesė tė territorit tė Kosovės, pėrkatėsisht nė veri tė lumit Ibėr, Republika e Serbisė ka instaluar sistemin e vet juridik, ekonomik, tė sigurisė siē janė gjykatat, policia e MUP-it serb, shėrbimin inteligjent etj.

Po ashtu, vlerėsimet dhe paralajmėrimet e fundit tė lidershipit serb pėr mundėsinė e aksioneve terroriste tė shqiptarėve tė Kosovės nė kufirin Kosovė - Serbi sidomos pėrgjatė zonės tokėsore tė sigurisė, fuqimisht mbėshteten nė strategjinė nė fjalė.

Pėr atė siē thonė ata, edhe ėshtė formuar dhe operacionalizuar baza ushtarake serbe “Cepotin” nė afėrsi tė Bujanovcit. Edhe pse nga disa analistė vendorė e ndėrkombėtarė hapja e kėsaj baze ėshtė cilėsuar si ēėshtje e brendshme serbe, gjė qė nuk mund tė mohohet, por nė fakt nė bashkėveprim me struktura tė tjera siē thamė prezente nė Kosovė, ajo mund tė jetė njė ndėr faktorėt e mundshėm pėr destabilizimin e Kosovės nė momentin e caktuar.


Nėse u referohemi zgjedhjeve lokale tė nėntorit tė vitit tė kaluar kur njė numėr i konsiderueshėm i serbėve lokalė doli ne zgjedhje dhe nė fakt mundėsoi fillimin e implementimit tė projektit tė decentralizimit sipas Planit tė Ahtisaarit, atėherė mund tė pritet “njė kundėr-ofensivė” e Beogradit zyrtar nė kėtė drejtim e sidomos nė veri tė lumit Ibėr.

Strukturat paralele serbe, tė cilat kanė vepruar atje edhe mė tej do tė tentojnė tė konsolidohen dhe ėshtė pėr tė pritur qė ky veprim do tė shquhet me njė intensitet dhe agresivitet mė tė madh.

Si njė ndėr shkaqet pėr kėtė duhet theksuar edhe faktin se BE-ja, por edhe NATO-ja nuk ia bėri me dije Beogradit zyrtar se nuk do tė tolerohet aktiviteti destabilizues ndaj Kosovės, sidomos nė pjesėn veriore. Pėrkundrazi ai nė vazhdimėsi qoftė edhe heshtazi ėshtė toleruar.

Strategjia pėr veriun e Kosovės e konceptuar nga ICO-ja dhe Qeveria e Kosovės, edhe pse e mangėt (ngase e pėrjashton absolutisht si opsion mundėsinė e pėrdorimit tė forcės policore kundėr strukturave paralele), ėshtė duke u refuzuar nga Beogradi zyrtar dhe se obstruksioni dhe destruktiviteti serb do tė jetė siē thamė shumė i theksuar.

Nuk ėshtė larg mendsh qė nė muajt nė vijim pėrveē tė tjerash mund tė intensifikohet edhe aktiviteti i Shėrbimit Inteligjent Serb nė territorin e Kosovės, i cili gjithsesi do tė jetė nė funksion tė destabilizimit tė mundshėm tė situatės politike e tė sigurisė. Prandaj, duke i marrė parasysh qėndrimet e lartcekura, ndonjė zbutje apo revidim tė qėndrimeve tė Beogradit zyrtar ndaj Kosovės, siē po mendojnė disa analistė dhe politikanė, nuk do tė ketė.

Nga ky kėndvėshtrim nuk ka vend pėr hezitim nėse masat e sigurisė duhet tė shtohen nė Kosovė, sidomos me forca dhe veprime vetjake. Kjo edhe nga shkaku se tanimė ka ndodhur njė zvogėlim drastik i trupave tė KFOR-it, siē thuhet pėr shkak tė pėrmirėsimit tė situatės sė sigurisė. Kuptohet se pėr njė zvogėlim tė tillė ėshtė pėrgjegjės kreu i Aleancės Veriatlantike.

Por kemi tė drejtė tė mendojmė se ky zvogėlim ka qenė paksa i ngutur, me gjithė ndėrmarrjen e masave tė mbrojtjes dhe tė njė gatishmėrie tė duhur vepruese nga distanca, pėrkatėsisht me forca rezervė tė NATO-s. Ky pakėsim i forcave tė KFOR-it nuk ka qenė nė proporcion tė duhur me ngritjen e gatishmėrisė vepruese, pėrkatėsisht tė operacionalizimit tė FSK-sė dhe institucioneve tė tjera tė sigurisė.

Ėshtė konstatim i pėrgjithshėm se duhet pėrshpejtuar procesin e formėsimit tė FSK-sė dhe tė fillimit tė kryerjes se disa detyrave, tė cilat i kanė kryer njėsitet e KFOR-it. Njėkohėsisht duhet ndėrmarrė masa tė pėrshpejtuara nė ngritjen e gatishmėrisė vepruese tė Policisė sė Kosovės, e cila ende ballafaqohet me vėshtirėsi dhe me dobėsi tė karakterit subjektiv e objektiv.

Posaēėrisht duhet ngritur Policinė kufitare, e cila ka pasur njė ngecje nė marrjen e pėrgjegjėsive konform intencave tė menaxhimit tė integruar tė kufirit. Ėshtė mė se e qartė se pa mbėshtetje tė duhur nė forcat tona vetjake tė sigurisė, nuk mund tė flitet pėr gatishmėri vepruese.

Pėr fund, situata e sigurisė nė vend e posaēėrisht nė veri ėshtė mjaft e brishtė me tendencė tė pėrkeqėsimit, sidomos pėr shkak tė destruktivitetit skajshmėrisht destabilizues serb, por edhe tė gjendjes shumė tė vėshtirė ekonomike e sociale nė vend si dhe tė problemeve dhe vėshtirėsive tjera qė kanė tė bėjnė me korrupsion, krim tė organizuar, trafikim.

E tėra kjo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ndikon nė situatėn politike e tė sigurisė nė Republikėn e Kosovės.

http://www.koha.net/index.php?cid=1,12,10562
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar