| | #1 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | 1968: Demonstratat shqiptare nė Shqipėri tė VeriutSheradin Berisha Pozita kushtetuese e Kosovės dhe e viseve tjera shqiptare nė ish - Jugosllavi, nė periudhėn 1946-1968 Dihet mirėfilli se pas Luftės sė Dytė Botėrore, Kosova me Kushtetutėn e parė tė Republikės Federative Popullore tė Jugosllavisė, miratuar mė 31 janar 1946, u definua si njėsi autonome territoriale - administrative brenda Serbisė e quajtur: Qarku Autonom i Kosovės dhe Metohisė (QAKM). Dhe, ky bashkim i dhunshėm i Kosovės me Serbinė qe vetėm njė pjesė e padrejtėsisė qė u bėhej shqiptarėve tė ndarė nga Shqipėria londineze, pėr faktin se kompaktėsisė gjeografike tė Kosovės iu shkėputėn trevat etnike shqiptare nė Maqedoninė Perėndimore, nė Mal tė Zi por edhe Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, ku shqiptarėt ishin shumicė. Akti mė i lartė juridik-kushtetues i QAKM-s ishte statuti, i cili duhej tė ishte nė pajtim me Kushtetutėn e RFPJ dhe atė tė Sėrbisė. Pas aneksimit tė Kosovės (Republikės sė Sėrbisė) dhe pas sanksionimit tė statutit tė QAKM-s, shteti jugosllav e vazhdoi politikėn diskriminuese ndaj shqiptarėve nė ēdo sferė tė jetės. Nė tė gjitha dokumentet kushtetuese federative dhe republikane, nga viti 1946 deri nė vitin 1963, statusi i gjuhės shqipe, ashtu si statusi i autonomisė sė Kosovės, erdhi duke u rrudhur dhe nė kėtė kontekst e gjithė jeta private, shoqėrore e politike e shqiptarėve ishte vėnė nėn kontrollė tė plotė tė UDB-sė, e cila kishte hapur rreth 120 mijė dosje pėr shqiptarėt. Me Kushtetutėn e 7 prillit 1963, RFPJ shndėrrohet nė Republikė Socialiste Federative tė Jugosllavisė (neni 1), ndėrkaq Kosova shpallet Krahinė Autonome (neni 111), ndėrsa shqiptarėt nga nocioni pakicė kombėtare me kėtė Kushtetutė u definuan si kombėsi. Kjo Kushtetutė nuk kishte sjellur ndonjė ndryshim esencial nė trajtimin e shqiptarėve, por megjithatė sinjalizonte ndryshime qė mund tė bėheshin nė tė ardhmen. |
| | |
| | #2 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Konfliktet politike nė mes tė forcave byrokratike dhe atye unitariste (pėr ēėllime sunduese), qė rezultuan me shkarkimin e Rankoviqit - nė plenumin e Brioneve Shqiptarėt gjatė periudhės 1948-1966 (qė nė popull quhej si koha e Rankoviqit), u pėrballėn me njė fushatė tė egėr shkombėtarizimi e shpėrnguljeje masive nga trojet e tyre stėrgjyshore. Krahu shovinist serb, i drejtuar nga Aleksandėr Rankoviqi, sekretar i Komitetit Qėndror tė LKJ-sė, ministėr i Punėve tė Brendshme dhe nėnkryetar i Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė, gjatė kėsaj periudhe pushtetin e vet tė dhunės mbi shqiptarėt e ushtroj nėn ombrellėn e kryetarit J.B.Tito. Asokohe A.Rankoviqi, bėnte politikėn e kuadrove partiake e shtetėrore nė tė gjitha republikat e posaqėrisht nė Serbi dhe mbikėqyrte tė gjitha institucionet partiake, shtetėrore dhe ushtarake, madje ai mbikėqyrte edhe punėn e jetėn private tė kryetarit tė shtetit e tė Partisė -Titos. Sė kėndejmi, nė fillim tė viteve tė 60-ta kur kreu shtetėror jugosllavė nisi njė reform ekonomike nė shkallė vendi, pėr shkak tė pabarazisė ekonomike lindėn kundėrshtimet e para ndėrmjet republikave, tė cilat shumė shpejt u shndėrruan edhe nė konflikte tė hapura politike. Kjo situatė e rėndė u shpėrfaq nė disa mbledhje tė Komitetit Ekzekutiv tė LKJ-sė, tė zhvilluara nė nėntor tė vitit 1965 e shkurt tė vitit 1966. Pushtetarėt serb, qė me kohė kishin zėnė pozita sunduese politike nė federatė (UDB, ushtri, polici e nė aparatin burokratik), meqė kėtė reformė ekonomike me kėrkesat e saj decentralizuese, e shihnin si formė tė avancimit tė Sllovenisė e Kroacisė dhe si njė rrezik pėr dobėsimin hegjemonist tė tyre, atėherė u vunė nė lėvizje pėr t“iu kundėrvėnė reformave tė tilla. Nė kėto zhvillime politike u krijuan dy forca rivale: forcat burokratike decentralizuese nė krye me Titon dhe ato unitarise serbe nė krye me Rankoviēin. Pėr t“i sfiduar forcat unitariste serbe nė radhėt e pushtetit, Titoja nė qershor 1966 nė mbledhjen e KE tė KQ tė LKJ-sė formoj njė komision tė posaqėm, pėr tė shqyrtuar veprimtarinė e aparatit tė Sigurimit tė Shtetit (UDB-sė), qė drejtohej nga Aleksandėr Rankoviē. Dhe, nė Plenumin e IV tė KQ tė LKJ-sė tė mbajtur mė 1 korrik 1966 nė Brione, fuknsionarėt mė tė lartė tė UDB-sė si A.Rankoviē, Svetisllav Dolasheviē... akuzoheshin se kishin keqpėrdorur pozitėn, se nėpėrmjet tė rrjetit tė gjerė tė bashkėpunėtorėve tė tyre nė organizatat punuese e madje edhe nė parti kishin synuar tė vendosnin kontrollin mbi njerėzit e thjeshtė deri tek udhėheqėsit mė tė lartė politik nė vend, duke pėrfshirė kėtu edhe vetė Titon. Ky Plenum rezultoi me dorėheqjen e Rankoviqit prej detyrave tė partisė dhe tė UDB-sė, ndėrsa nė mbledhjen e dhomave tė Kuvendit federativ, mė 14 korrik 1966 ai dha dorėheqje si deputet dhe nėnkryetar i RSFJ-sė. Nė tetor tė atij viti KQ i LKJ-sė e pėrjashtoi A.Rankoviēin nga LKJ-ja, dhe pasi ka filluar njė proces gjyqėsor kundėr tij dhe bashkėpunėtorėve tjerė ėshtė ndėrpre, pėr shkak tė numrit tė madh tė njerėzve, ndėr ta shumė personalitete tė larta politike, qė ishin pėrfshirė nė veprimtarinė kriminale tė organeve tė UDB-sė. Denimi verbal i Rankoviēit, duke u ngarkuar me pėrgjegjėsi pėr ērregullime serioze nė shėrbimin e Sigurimit tė Shtetit, mė shumė ishte njė taktikė dinake e J.B.Titos, sepse ai me kohė i dinte tė gjitha deformimet qė ndodhnin nė organėt e UDB-sė. Nė Plenumin e Brionit nuk u tha asnjė fjalė pėr arsyet e vėrteta tė shkarkimi tė Rankoviēit, pra pėr kundėrshtimin e tij ndaj Reformave ekonomike e ndaj sistemit tė vetadministrimit ,sepse fajėsimi pėr shkeljet e shpėrdorimet e rėnda tė pėrditshme tė organeve tė UDB-sė, ishte njė akuzė, e cila nga tė gjitha shtresat e popullsisė pranohej mė lehtė dhe ngjallte kundėr tij njė revoltė shumė mė masive se sa tė denoncojė kundėrshtimet e tij ndaj Reformės ekonomike apo vijimsinė e kursit tė vetadministrimit, ku iniciatorė ishte vetė Tito dhe grupi i tij. Nė kuadėr tė fushatės qė ndėrmori J.B.Tito pėr tė goditur Rankoviēin, njė vend tė posaqėm kishin edhe shqiptarėt. Shkarkimi i Rankoviēit dhe ithtarėve tė tij nga postet e rėndėsishme shtetėrore e partiake, ndonėse ishte goditje serioze pėr regjimin e egėr policor nė Jugosllavi, njėherėsh vinte nė dukje edhe kontradiktat ndėrnacionale dhe luftėn e ashpėr qė po zhvillohej pėr pushtet nė gjirin e udhėheqjes sė saj. Brenda politikės koniunkturale, pėr tė vendosur njė ekuilibėr tė ri midis klaneve... kreu i PKJ (mė pas LKJ-sė) J.B.Tito filloi t“u buzėqesh edhe shqiptarėve. Si fillim, pati kujdes tė fshinte nga kujtesa popullore krimet e bėra prej vetė atij dhe Rankoviēit, dhe nė diskutimet publike pėr denoncimin e veprimtarisė sė klanit rankoviēian, u pėrpoq qė ta thejė kompleksin e inferioritetit qė u ishte imponuar shqiptarėve. |
| | |
| | #3 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Dyftyrėsia e Fadil Hoxhės Kundėrshtimi i kreut jugosllav, i sinjalizoi qartė strukturat politike nė Kosovė, pėr luftimin e opcionit tė Republikės me tė gjitha mjetet. Burokracia politike shqiptare, e cila deri nė vitin 1966 qe zbatuese e verbėt e politikės shoviniste tė Rankoviqit, nė kėto rrethana pėr tė dėshmuar lojalitet dhe basnikri tė plotė ndaj politikės sė reklamuar tė Titos, pėr Socializmin Vetqeverisės, pėr vėllazėrim - bashkimin e plotė e tė slloganeve tė tjera, doli hapur kundėr kėrkesės pėr Republikė. Dy qėndrime tė Fadil Hoxhės (Kryetar i Komisionit) duket se e vėrtetojnė kėtė pėrfundim. Mė 22 prill 1968 nė mbledhjen e Komitetit Krahinor tė LK tė Kosovės F.Hoxha deklaron: Gjatė disa mbledhjeve tė zhvilluara nė Beograd, unė kam thėnė se mospranimi i kėtyre kėrkesave (Kerkesa republikė - vėrejtja ime) dhe propozimeve tė tjera, tė cilat sipas mendimit tonė janė shumė realiste dhe tė domosdoshme do tė na detyrojnė tė kėrkojmė mėnyra tjera pėr tė gjetur zgjidhje. Ndėrkaq, nė tetor tė atij viti, nė njė mbledhje tė Kuvendit tė Kosovės ai thekson: Ne nuk jemi tė orientuar pėr republikėn. As Komisioni, as faktorėt tjerė politikė tė Kosovės, tė cilėt mbi vete e kanė pėrgjegjėsinė e plotė, e as faktorėt tjerė jashtė Kosovės, nuk janė tė orientuar pėr krijimin e republikės!! Me kėto veprime, Fadil Hoxha dhe pėrgjithėsisht politikanėt shqiptar kanė dėshmuar qėndrimet e tyre tė dyzuara, pavendosmėrinė pėr t“i tejkaluar kornizat e autonomisė, dhe pėr t“u pėrballuar me guxim karshi presionit serb e jugosllav, nė mėnyrė qė tė zgjidhet pėr momentin ēėshtja kombėtare nėpėrmjet satusit tė republikės. Fushata antirepublikė e zhvilluar nga strukturat autonomiste nuk u mirėprit nė popull, e veēanėrisht nga intelektualė e studentė, qė vepronin nė kuadėr tė organizatave politike ilegale tė kohės. Deri nė vitin 1968, ndonėse tė gjitha grupimet politike ilegale kishin si synim tė vetin - ēlirimin e Kosovės me viset tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipėrinė, pa hequr dorė nga nga ky qėllim, do tė angazhohen edhe pėr jetėsimin e opcionit tė Republikės, tė pėrfshirė kėtu Kosovėn dhe viset tjera shqiptare nėn Jugosllavi dhe kjo u konsiderua si shkalla e parė pėr realizimin e bashkimit kombėtar. |
| | |
| | #4 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Demonstratat studentore tė vitit 1968 nė Kosovė dhe nė viset e tjera shqiptare Ndonėse viti 1968 njihet si vit i lėvizjeve studentore nė Evropė, ku universitetet mė tė njohura tė Francės, tė Gjermanisė dhe tė Anglisė u pėrfshinė nė valėn e trazirave studentore tė sėmajtės sė re,megjithatė ato nuk reflektuan aspak tek lėvizja studentore shqiptare e Kosovės,pėr faktin se lėvizja studentore evropiane kishte karakter social,ishte lėvizje shoqėrore dhe synonte njė rend mė tė mirė shoqėror, ndėrkohė qė lėvizja studentore e Kosovės kishte karakter kombėtar,karakter tė rezistencės kundėr njė robėrie tė egėr shekullore. Nė qershor 1968 shpėrthyen demonstratat studentore edhe nė Beograd,tė cilat ndonėse u pėrpoqėn tė manifestonin jehonėn e demonstratave studentore tė Evropės,ato u pėrshkuan me kėrkesa ultranacionaliste e shoviniste. Nė kėto rrethana u planifikuan demonstratat studentore nė Kosovė. Kush i organizoi Demonstratat e tetorit 1968 nė Prizren, nė Therandė (ish Suharekė) dhe nė Pejė? Nė Kosovė demonstratat e inicuara nga grupimet e organizuara studentore, fillimisht shpėrthyen nė tetor, vazhduan nė nėntor dhe pėrfunduan nė dhjetor 1968. Demonstrata e parė, pas Luftės sė Dytė Botėrore, u organizua mė 6 tetor 1968, nė qytetin e Besėlidhjes shqiptare nė Prizren. Vatėr kryesore e saj ishte Shkolla e Lartė Pedagogjike Xhevdet Doda nė kėtė qytet. Nė organizimin e demonstratės u shquan studentė, nxėnės e arsimtarė tė Gjimnazit: Meriman Braha, Isa Demaj, Pashk Laēi, Haxhi Maloku, Zymer Neziri, Gjergj Camaj, Shpresė Elshani, Simon Kuzhnini, Rafet Rama, Lemane Braha, Pjetėr Dreshaj, Isė Morina etj, ndėrsa u pėrkrahėn edhe nga intelektualė, zejtarė tė qytetit dhe fshatarė tė fshatrave pėrreth. Demonstruesit e grumbulluar nė afėrsi tė SHLP - Xhevdet Doda, tek vendi Qafa e Pazarit (tani Qafa e Kishės), tė prirė nga flamuri kombėtarė, qė mbanin lartė vajzat Shpresė Elshani dhe Lemane Braha, marshuan nė drejtim tė sheshit Shadėrvan dhe kaluan rrugės kryesore duke brohoritur parullat: Rroftė flamuri kuq i e zi!, Rroftė populli shqiptar!, Duajm Universitet!, Duam barazi! dhe Kosova Republikė!. Masa e demonstruesve qė tashmė kishte arritur nė rreth 3 mijė vetė, pas paraklalimit rrugėve tė qytetit u grumbulluan nė sheshin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Para demonstruesve nė shesh, organizatorėt: Meriman Braha, Isa Demaj e Zymer Neziri shpalosėn Flamurin Kombėtar, ndėrsa Haxhi Maloku e mbante nė duar me krenari. Pasi iu bėnė nderime drejtuesve tė LSHP-sė, Abdyl Frashėrit dhe Ymer Prizrenit, para shtatoreve tė tyre, u lexua edhe njė letėr ku u paraqitėn synimet e popullit shqiptar, qė tė jetojė i lirė si popujt e tjerė; t“i gėzojė tė gjitha tė drejtat ashtu si popujt tjerė nė Federatė; tė flasė lirisht kudo gjuhėn e vet shqipe dhe t“i pėrdorė lirisht simbolet e veta kombėtare; tė shkollohet nė gjuhėn amtare nga fillorja e deri nė universitet; tė ketė punė edhe pėr shqiptarėt, nė administratė tė pėrdoret gjuha shqipe etj. Masa e tubuar pėr tė manifestuar kėrkesat pėr barazi kombėtare, nga sheshi i lidhjes, marshuan rrugėve tė qytetit pėr t“u kthyer mėpastaj sėrish nė sheshin e selisė sė LSHP-sė dhe nga aty u shpėrndanė tė qet. Gjatė tėrė kohės, demonstruesit ishin nėn vėzhgim tė forcave tė mėdha policore, tė cilat pėr tė mos eskaluar situata nė pėrmasa tė paparashikueshme, nuk intervenduan pėr shpėrndarjen e tyre. Pas kėsaj demonstrate u arrestuan disa nga organizatorėt e saj, tė cilėt pasi u mbajtėn 2-3 javė nė izolim u liruan, me qėllim qė tė mos i jepet publicitet kėsaj ngjarje tė madhe historike. Njė demonstratė e ngjashme me kėto kėrkesa, dy ditė mė vonė (8 tetor) u organizua edhe nė Suharekė, nga veprimtarėt: Hamėz Morina, Haxhi e Ajshe Bajraktari etj. Ndėrkaq demonstrata e tretė u mbajtė mė 27 tetor 1968 nė Pejė. Organizatorė tė demonstratės ishin: Skėnder Kuēi, Isa Demaj, Zyber Neziri, Ramadan Blakaj, Xhemail Gashi etj, tė cilėt pėr tė qenė pjesmarrja sa mė masovike nė demonstratė shkruan dhe shpėrndanė njė thirrje drejtuar popullit. Ditėn e caktuar, nė orėn 14 nxėnėsit dhe studentėt e Shkollės sė Lartė ekonomike-Komerciale nė Pejė, u brumbulluan nė oborrin e shkollės Normale Ali Kelmendi. Aty iu bashkuan edhe nxėnėsit e shkollės bujqėsore Boris Vukmiroviq. Nga kjo qendėr shkollore qė gjindet nė Vitomiricė, demonstruesit, duke ju prirė i riu Skėnder Kuēi me flamurin kombėtar nė dorė, marshuan rrugės qė vjen prej Mitrovicės nė drejtim tė Pejės, e cila tė shpien nė qendėr tė qytetit. Gjatė rrugėtimit, demonstruesit u pėrpoq t“i ndalonte Kryetari i Komitetit tė Lidhjes sė Rinisė sė Pejės Lekė Vuksani, por nuk pati sukses. Njė pjesė e demonstruesve, ndėrkohė shkuan nė tregun e qytetit dhe ju bėnė thirrje tregėtarėve qė t“i bashkohen demonstratės. Me kėtė rast tregu u boshatis dhe tė gjithė u solidarizuan me studentėt dhe nxėnėsit. Nė ato momente numri i demonstruesve arriti nė rreth 7 mijė veta. Kjo masė demonstruesish nė orėn 15 u grumbulluan nė sheshin e qytetit, pėrpara Kuvendit tė Komunės dhe aty mbi ēoshkun e Rilindjes (qė ishte pėrskaj ndėrtesės sė Komunės) pėrreth 20 minuta e mbajti njė fjalim S.Kuēi. Mė pastaj edhe 2-3 tė rinjė tjerė hipėn pėrmbi ēoshk dhe brohoritėn parulla pėr: flamurin, pėr Kushtetutėn, pėr Republikėn, pėr universitetin etj dhe masa e tubuar me ovacione tė vazhdueshme i pėrsėriste kėto parulla. Meqenėse demonstrata ishte paqėsore dhe s“pati dėme materiale, formacionet e policisė edhe pse tė pėrgatitur me tė gjitha paisjet pėr intervenim, nuk patėn urdhėr pėr shpėrndarjen e demonstruesve, nga frika e eskalimit tė situatės nė pėrmasa tė paparashikueshme. Me demonstratėn e Pejės u pėrmbyllė cikli i parė i demonstratave shqiptare, tė cilat pushteti, duke dashur t“i minimizojė ato, organizatorėt e saj nuk i dėnoi shumė, pėrveēse me disa ditė burg pėr kundėrvajtje. |
| | |
| | #5 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Kush e pėrbėnte Komitetin e Studentėve, i cili pėrgatiti demonstratat e nėntorit 1968 ? Vazhdimi i demonstratave nė muajin nėntor 1968 shėnon artikullim mė tė zėshėm tė kėrkesės pėr vetėvendosje tė shqiptarėve. Grupin e organizatorėve tė demonstratave tė nėntorit 68, qė do tė quhej Komiteti i demonstratave e pėrbėnin studentė tė fakulteteve tė Prishtinės. Anėtarė tė kėtij grupimi ilegal politik ishin: - Osman (Xhemail) Dumoshi, nga Prishtina - student i Fakultetit Teknik dega e Maqinerisė; - Adil (Murat) Pireva - nga Lupēi i Poshtėm komuna e Podujevės, gazetar student me korrespodencė i Fakultetit Filozofik, dega e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe; - Selatin (Ismail) Novosella - nga Vushtrria me vendbanim nė Prishtinė, student i Fakultetit Filozofik, dega e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe; - Ilaz (Ejup) Pireva - nga Lupēi i Poshtėm komuna e Podujevės - student i Fakultetit Teknik-dega e Maqinerisė; - Xheladin (Jetish) Rekaliu - nga fshati Dobratin i Podujevės, student i Fakultetit Teknik-dega e Maqinerisė; - Afrim (Ragip) Loxha - nga Peja, student i Fakultetit Teknik - dega e Maqinerisė; - Skėnder (Ismail) Muēolli - nga fshati Bajēinė i Podujevės, student i Fakultetit Teknik, dega e Ndėrtimtarisė; - Skėnder (Ibrahim) Kastrati - nga fshati Karaēevė komuna Kamenicės, student i Fakultetit Ekonomik dhe -Hasan (Hasan) Dėrmaku - nga fshati Shipashnicė, komuna e Kamenicės, student i Fakultetit Filozofik - dega e Historisė. Bėrthama e kėtij grupi formohet nė qershor 1964, vetėm disa ditė pas zbulimit dhe arrestimit tė organizatės atdhetare Lėvizja Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve LRBSH-sė nė krye me Adem Demaēin. |
| | |
| | #6 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | 1.Demonstrata nė Prishtinė Ndonėse masat e rinisė studentore dhe masat e gjera popullore ishin njoftuar pėr kohėn dhe vendin e fillimit tė demonstratave, qė nė orėt e para tė pasdites, pėrkundėr forcave tė mėdha policore tė pėrqėndruara nėpėr udhėkryqet kryesore tė Prishtinės, ato ishin tubuar nėpėr fushat sportive tė qytetit, nėpėr konviktet e studentėve, nėpė shkolla fillore dhe tė mesme si dhe nėpėr vende tjera publike, duke pritur ēastin e filllimit tė demonstratės. Ashtu siē ishte pėrcaktuar, demonstrata nisi nė orėn 16 e 55 minuta, para Fakultetit Filozofik tė Prishtinės. Deri nė orėn 17 masa e demonstruesve u rrit nė rreth 8 mijė veta. Duke qenė nė ballė tė masės sė grumbulluar, organizatorėt e demonstratės dhe disa tė rinjė me flamuj kombėtar, kolona fillloi marshimin nėpėr rrugėn: Marshali Tito nė drejtim tė qendrės sė qytetit. Demonstruesit, mbanin nė duar shumė transparente me parulla tė shkruara si: Duam vetvendosje deri nė shkėputje, Poshtė politika kolonialiste ndaj Kosovės, Duam bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare me Kosovėn, LNĒ-ja nuk na solli lirinė!, Duam Kushtetutė!, Duam Universitet!, Duam bashkimin e Preshevės... me Kosovėn!, Pėr tė drejtat tona edhe gjak do tė derdhim!, Askush tė mos luaj me fatin tonė!, Nė njė dorė kazmėn, nė njė dorė pushkėn!... Para qendrės sė studentėve, tash rektorati i Universitetit tė Prishtinės, demonstruesit u pėrballėn me kordonin e policisė dhe gjatė pėrleshjeve masa e demonstruesve e shpėrtheu bllokimin. Pas kėsaj fitoreje, masa vazhdoi marshimin rrugės krysore duke brohoritur e kėnduar kėngėn: Bashkohuni, bashkohuni!... Ejani mblidhuni kėtu, kėtu, kėtu...! Masa e demonstruesve pas parakalimit nėpėr rrugėn kryesore, pėrgjatė ndėrtesės sė Kuvendit Krahinor, u grumbullua nė platonė (sheshin) pėrpara Tetarit Popullor. Me kėtė rast Osman Dumoshi dhe Skėnder Kastrati qė tė dy ideatorė tė kėsaj demonstrate u ngjitėn mbi kioskėn Optika dhe lexuan njė fjalim para masės sė tubuar. Masa e demonstruesve leximin e referatit e priti me ovacione duke brohoritur parollat: Duam Republikė!, Republikė, republikė!, Duam-vetėvendosje!, Vetėvendosje-vetėvendosje!, Republikė-Kushtetut, Kushtetut-kushtetut!, Duam Universitetė!, Universitet, universitet!etj. Masa, me tė pėrfunduar referati, zuri tė lėvizte rrugės kryesore drejt Kuvendit Krahinor dhe me kėtė rast qyteti buēiste nga brohoritjet pėr vetvendosje deri nė shkėputje, pėr Republikėn e Kosovės, pėr Kushtetutėn, pėr Universitetin... dhe nga kėngėt atdhetare: Frynė murlani me stuhi Qielli ē“bubullonte, Nėn flamurin kuq e zi Skėnderbeu luftonte..., Besa besė, besėn ta kam dhėnė pėr Kosovėn jetėn ka me dhanė!.... Masa e demonstruesve qė kishte arritur nė disa mijėra vetė, u ndalė para ndėrtesės sė Kuvendit Krahinor, e cila ishte e rrethuar nga kordonet e policisė tė paisur me automatik dhe me helmeta nė kokė. Me kėtė rast masa kėrkonte t“ju fliste Fadil Hoxha ose do tė hynin me dhunė nė objekt tė Kuvendit. Ndėrkohė masa e revoltuar brohoriti parulla kundėr burokracisė politike si: Poshtė burokracia!, Poshtė tradhėtarėt!, Poshtė Veli Deva!, Rroftė Klasa punėtore!, Rrofshin minatorėt, Rroftė fshatarėsia, Rroftė rinia, Poshtė Fadil Hoxha, Rroftė vėllazėria shqiptare... Para Kuvendit Krahinor, forca tė mėdha policore dhe njėsitė e zjarrėfikėsve, me qėllim tė shpėrndarjes i sulmuan demonstruesit me shkopinjė gome e vrushkuj uji, ndėrsa demonstruesit iu kundėrvunė me gurė tė kalldermit. Me kėtė rast policia e kishte izoluar njė numėr demonstruesish afėr ėmbėltores Pēella (Bleta), pėrballė ndėrtesės sė Kuvendit Krahinor dhe i rrihte pamėshirė me shkopinjė gome e me shqelma. Nė ato momente njė grup tjetėr demonstruesish arritėn t“i marrin nė duar tė veta cisternat e zjarrfikėsve dhe me ujin e ftoftė sulmuan policinė dhe i nxorėn nga rrethimi demonstruesit tjerė. Policia nė kėto rrethana tėrhiqet dhe gjatė tėrheqjes kishte mundur t“i ndajė nga turma disa demonstrues, tė cilėt edhe i arrestuan. Pas kėtyre pėrleshjeve, ku pati edhe shumė tė lėnduar nga tė dya palėt, masa e demonstruesve me buēima kėngėsh e brohoritjesh, vazhdoi demonstrimin nėpėr rrugėn kryesore, nė drejtim tė Fakultetit Filozofik. Mbi njė tarac pėrpara ndėrtesės sė Fakultetit Filozofik (ku u rikthyen sėrish demonstruesit) u zhvillua njė tribunė popullore. Aty shumė oratorė folėn pėr vuajtjet e popullit shqiptar nėn robėrinė serbo (jugo)sllave, pėr krimet qė kishin bėrė ata, qysh prej vitit 1912 mbi popullin tonė, pėr historinė e qėndresės shqiptare kundėr kėsaj robėrie mesjetare etj. Mė pastaj u nderuan edhe dėshmorėt: Shaban Shala e Fazli Gajēevci, si dhe u fol me pietet pėr simbolin e qėndresės shqiptare Adem Demaēi, i cili atėkohė vuante dėnimin prej 15 vjetėsh, nėpėr kazamatet serbe, sė bashku me shumė tė burgosur tjerė. Demonstruesit me tė dėgjuar emrin e Adem Demaēit filluan ta kėrkojnė lirimin e tij nga burgu, duke brohoritur: Rroftė Adem Demaēi, Rroftė Kadri Halimi, Duam lirimin e tė burgosurve politikė... Strukturat e burokracisė plitike pėr t“i bindur demonstruesit se duhej tė shpėrndahen,me qėllim tė qetėsimit tė situatės, kishin caktuar Ismail Bajrėn pėr tė biseduar me ta. Ai pėr t“i shqyrtuar kėrkesat e shtruara pėrmes bisedimeve, kėrkojė nga demonstruesit qė tė formohet njė Kryesi tė tyre, mirėpo masa e tubuar njėzėri ju pėrgjigjė se Tė gjithė jemi kryesi!....tė gjithė jemi kryesi! Kur pushoi sė foluri z.Bajra, filloi tė buēas zėri i demonstruesve pėr lirimin e shokėve tė burgosur, gjatė kėtij demonstrimi. Me brohoritjet Lironi shokėt, lironi shokėt, masa e tubuar nisi marshimin nė drejtim tė burgut famkeq tė Prishtinės. Nga udhėkryqi, pėrballė shtėpisė sė vjetėr tė mallrave, masa mori rrugėn nė drejtim tė shtėpisė sė armatės (APJ) dhe u grumbulluan para hotelitAvalla, nė afėrsi tė burgut. Forcat policore pėr ta shpėrndarė masėn e tubuar pėrdori gazin lotėsjellės, shkopinj gome dhe armė zjarri. Nė ndihmė tė policisė me kėtė rast kishin ardhur edhe ushtria. Gjatė kėsaj pėrleshjeje nga breshėritė e plumbave qė vinin nga banesat e ballkoneve shtetėrore,qė gjendeshin mbi hotelinAvalla, vritet i riu 17 vjeēar Murat Mehmeti, nxėnės i shkollės sė mesme teknike nė Prishtinė dhe u plagosėn shumė tė tjerė. Pas kėtij sulmi barbarė nga ana e policisė dhe ushtrisė, masa tėrhiqet nė mėnyrė tė ērregullt (kaotike) nė drejtim tė Kuvendit Krahinor, shkojnė deri te shkolla teknike dhe prej andej marshojne rrugės pėr t“u kthyer sėrish rreth orss 22 tė mbrėmjes nė oborrin e Fakultetit Filozofik. Gjatė rrugėtimit, masa e revoltuar nga gjakderdhja e shkaktuar, duke brohoritur parullat: Gjakatarėt-gjakatarėt, Barbarėt,barbarėt, Ja vdekje-ja liri! Mė mirė vdekje se robėri, Hakmarrje, hakmarrje!... i rrotulluan disa automjete dhe me gurė thyen dhjetra vitrina tė shitoreve shtetėrore. Nė sheshin e Fakultetit Filozofik, pasi u nderua me njė minut heshtje dėshmori i sapo rėnė i lirisė Murat Mehmeti, para masės folėn shumė oratorė nga radhėt e studentėve, nxėnėsve, punėtorėve, minatorėve, fshatarėve etj, tė cilėt shfryn mllefin e tyre kundėr pushtetit titist serbo(jugo)sllavė. Pėr tė qetėsuar studentėt, me kėrkesėn e strukturave pushtetore, para masės paraqitet edhe prof.Mark Krasniqi, i cili u bėri thirrje demonstruesve qė tė shpėrndahen, por masa nuk e pėrfilli kėrkesėn e tij. Duke brohoritur parulla tani mė tė njohura dhe duke kėnduar kėngė tė ndryshme patriotike, njė pjesė e demonstruesve qėndruan nė platonė e Fakulteti Filozofik, deri nė orėn 3 tė mėngjesit, tė datės 28 nėntor 1968. Atė mėngjes kur populli shqiptar ishte pėrgatitur ta festoj ditėn e Flamurit, Prishtina ishte vėnė nė njė shtetėrrethim tė plotė ushtarako-policor!! |
| | |
| | #7 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | 2. Demonstrata nė Ferizaj Demonstrata e dytė pėr nga fuqia dhe intenziteti u zhvillua nė Ferizaj, nė orėt e para tė mesditės sė 27 nėntorit 1968. Atė ditė ndonėse ishte ditė tregu nė qytet, masa e demonstruesve, tė cilėn e pėrbėnin nxėnės tė shkolllės sė mesme Hivzi Sylejmani, studentė, punėtorė e fshatarė, lėvizi nga shumė drejtime pėr nė qendėr tė qytetit Afėr shtėpisė sė kulturės, kolonės sė demonstruesve u doli pėrpara Sinan spra , kryetar i Komitetit Komunal tė LK tė Feizajt, i cili kėrkojė qė tė mos marshojnė nė drejtim tė qendrės sė qytetit, por masa nuk e dėgjon dot. Nė kėtė situatė njė kordon i policisė pėrpiqet t“i pengojė demonstruesit, por nuk patėn sukses. Para demonstruesve (mbi 3 000 veta) tė cilėt u mblodhėn nė platonė para ndėrtesės sė Kuvendit Komunal, mbajti njė fjalim veprimtari Ismet Ramadani. Gjatė tėrė kohės masa e tubuar brohoritėn parulla: Duam vetėvendosje!, Kosova Republikė!, Barazi-Liri!, Duam Kushtetut!, Duam Universitet!.. .Ndėrkohė forcat policore tė ndihmuar nga ekipi i zjarėfikėsve, intervenuan pėr t“i shpėrndarė demonstruesit, mirėpo masa e revoltuar u mbrojtėn, duke hedhur gurė dhe gjėsende tjera tė forta nė drejtim tė tyre. Meqė pėrleshjet qenė tė spra u lėnduan dhjetra demonstrues dhe disa policė. Demonstrata nė Ferizaj pėrfundojė rreth orės 16 dhe zgjati katėr orė. Pas shpėrndarjes tė saj, shumica e pjesėmarrėsve shkuan pėr t“ju bashkuar demonstratės nė Prishtinė. |
| | |
| | #8 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | 3. Demonstrata nė Gjilan Pėr organizimin e demonstratės nė Gjilan, mė 10 nėntor 1968 dy studentė tė Komitetit tė Demonstratave takohen me Rexhep Malėn, Fatmir Salihun dhe Irfan Shaqirin, nė kėtė qytet. Nė takim u caktuan detyrat rasparente e dhe teknike, tė cilat duhej tė kryheshin pėr mbarėvajtjen e demonstratės dhe masovizimin e saj. Qė nga 21 nėntori grupi organizativ ėshtė takuar pėr ēdo ditė nė njė strehimore (bunker) afėr shtėpisė sė Fatmir Salihut dhe aty kanė pėrgatitur parullat qė do tė barteshin nė dorė nga demonstruesit Mė 26 nėntor 1968 nė shtėpinė e Rexhep Malės mbahet mbledhja e fundit e grupit dhe aty finalizohet mbarėvajtja e demonstratės. Nė kėtė demonstratė u dalluan nxėnėsit dhe studentėt: Vahide Hoxha-Braha, Zija Shemsiu, Fazli Abdullahu, Xhavit Dėrmaku, Njazi Korēa, Ilmi Ramadani, etj. Demonstrata filloi nė orėn 12:05 dhe parakalimi u bė nga shkolla e mesme ekonomike deri tė stacioni i autobusve. Nė ballė tė demonstruesve, numri i tė cilėve arrinte nė rreth 2 mijė vetė, ishin organizatorėt e demonstratės dhe flamuri kombėtar qė e mbante nė duar raspa Hoxha-Braha, ndėrsa Mehmet Emini e mbante flamurin jugosllavė. Gjatė rrugėtimit demonstruesit brohoritėn parullat, tė cilat edhe i mbanin nė duar tė shkruara nė rasparente: Duam Vetėvendosje, Duam Kushtetutė, Kushtetutė-Republikė, Duam Universitet, Duam barabarėsi tė gjuhės etj. Me qėllim tė parandalimit, para masės sė demonstruesve dolėn aktivistėt e Kuvendit komunal tė LK tė Gjilanit, mirėpo masa kishte marrė hovė dhe demagogjitė e tyre nuk mundėn ta ndalin dot marshimin nėpėr qytet. Meqė strukturat shtetėrore dėshtuan, kundėr demonstruesve paqėsorė intervenuan forcat policore tė paisur me shkopinj gome. Me kėtė rast edhe demonstruesit ju kundėrvunė me gurė dhe gjatė pėrleshjeve u lėnduan shumė demonstrues por edhe disa ruajtės tė rendit. Pas 4 orėsh, demonstruesit u shpėrndanė, ndėrsa shumica prej tyre udhėtuan pėr tė marrė pjesė nė demonstratėn e Prishtinės. |
| | |
| | #9 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | 4. Demonstrata nė Besianė (ish-Podujevė) Edhe demonstrata e Podujevės u zhvillzua nė orėt e paradites, tė datės 27 nėntor. Masa e demonstruesve fillimisht u mblodhė nė sheshin e qytetit, nė qendėr ku pėrfshihej edhe hapsira e parkut. Nė ballė tė demonstruesve (ku u bashkuan edhe fshatarė qė kishin ardhur pėr tė bėrė treg) valonte flamuri kombėtar, i qėndisur nga Elhame Shala-Bogujevci. Demonstruesit hodhėn pėrulla pėr vetėvendosje, pėr kushtetutė dhe pėr barazi kombėtare. Para demonastruesve folėn: Sabit Syla - student nga fshati Obraqė i Podujevės, Hasan Shala (vėllai i dėshmorit Shaban Shala) nga fshati Letancė etj. Meqenėse demonstruesit nuk u provokuan nga policia, demonstrata pėrfundojė e qet pa asnjė eksces. Mė pas shumė llapjanė do t“i bashkohen edhe demonstratės sė madhe nė Prishtinė. |
| | |
| | #10 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Ēfarė masash politike propozoi Veli Deva ndaj organizatorėve tė demonstratave ?! Ndonėse demonstratat e nėntorit, pėrmes agjensive telegrafike botėrore, shtrypit,radios dhe televizionit jehuan fuqishėm, kryetari J.B.Tito ndėrmori njė propagandė intensive pėr tė dezinformuar opinionin ndėrkombėtar pėr kėto ngjarje. Nė intervistat qė dha pėr gazetarėt vendas e tė huaj, nė Jajcė (ku ishte duke festuar 29 nėntorin) Titoja me kujdes i anashkalojė kėrkesat themelore tė demonstratave pėr vetėvendosje e republikė dhe mundohej t“i paraqiste ato si trazira tė zakonshme studentėsh, tė cilat sipas tij nuk duheshin dramatizuar e hiperbolizuar dhe nuk duhej t“u jepej rėndėsia qė nuk e kishin. Megjithatė kėto demonstrata do tė bėhen objekt shqyrtimi dhe analize nė tė gjitha strukturat partiake e shtetėrore tė fedratės, tė Serbisė dhe tė Kosovės dhe kundėr tyre do tė organizohet njė fushatė e egėr shoviniste. Qysh nė mbledhjen e parė tė jashtėzakonshme, tė mbajtur nė mbrėmjen e 27/28 nėntorit 1968, nė Prishtinė, Komiteti Krahinor - demonstratat e asaj dite nė Prishtinė e gjetiu i cilėsoi si armiqėsore tė organizuara nga elementėt armiqėsorė, kundėr rendit kushtetues dhe shoqėrisė socialiste vetėēeverisėse, kundėr platformės ideologjike tė LKJ-sė dhe kundėr vllaznim - bashkimit tė kombeve dhe kombėsive tona. Ndėrkaq kėrkesat e demonstruesve u kualifikuan si platformė e fuqive mė reaksionare nė shoqėri dhe se demonstruesit ishin tė lidhur me agjenturat e huja..., me mbeturinat e forcave reaksionare shoviniste e deri te devijuesit e ndryshėm brenda Lidhjes sė komunistėve. Nė kėtė mbledhje ende pa u ditur zhvillimet e demonstratave dhe pa u analizuar mirė shkaqet qė quan nė shpėrthimin e tyre, Veli Deva, kryetar i Kryesisė sė KK tė LK tė Kosovės, kėrkojė qė tė merren masa energjike kundėr nxitėsve tė ērregullimeve... tė qėrohen hesapet me nxitėsit e mėrisė nacionale dhe veprimtarisė armiqėsore. |
| | |
| | #11 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Kush i gjykoi - denoi nė emėr tė popullit organizatorėt e demonstratave? Kėto vlerėsime pashmangshėm, i hapėn rrugė burgosjes sė organizatorėve tė demonstratave. Mė 28 nėntor 1968 arrestohen: Osman Dumoshi. Afrim Loxha dhe Skėnder Muēolli; mė 1 dhjetor arrestohen: Hasan Dėrmaku, dhe Skėnder Kastrati; mė 3 dhjetor arrestohet Xheladin Rekaliu; mė 11 dhjetor arrestohet Adil Pireva; mė 25 dhjetor Ilaz Pireva, ndėrsa mė 27 janar 1969 arrestohet Selatin Novosella. Gjatė kėsaj periudhe arrestohen edhe dhjetra studentė, nxėnės, mėsues e punėtorė, qė morėn pjesė nė demonstrata, mirėpo shumica prej tyre do tė lirohen, ndėrsa njė pjesė e tyre denohen pėr kundėrvajtje. Pas katėr muaj hetimesh, mė 2, 3, 4 e 7 prill 1969, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė u mbajtė njė proces gjyqėsorė kundėr organizatorėve tė demonstratave. Nė kėtė proces u pėrfshi, trupi gjykues i pėrbėrė nga Nazmi Juniku kryetar, me anėtarėt tjerė porotė: Beēir Shehi dhe Hysamedin Oruēi si dhe Prokurori i deleguar nga Peja Sahit Meraku. Kjo trupė gjyqtarėsh porotėsh mė 7 prill 1969 nė emėr tė popullit pėr shkak tė krimit - propaganda armiqėsore nga neni 118 al. 1 e KP kėta studentė i shpalli fajtorė dhe ua shqiptoi dėnimin prej 37 vjetėsh burg tė rėndė. Me kėtė rast studentėt: Osman Dumoshi, Hasan Dėrmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dėnuan me nga 5 vjet burg; Skėnder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndėrsa Ilaz Pireva, Skėnder Muēolli dhe Afrim Loxha dėnohen me nga 3 vjet burg. Pėr pjesėmarrje aktive nė demonstratėn e Prishtinės, u denuan edhe studentėt: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skėnder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndėrsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (qė tė dy rrobaqepės) u dėnuan me nga 2 muaj burg. Pėr demonstratėn e Ferizajit u denuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (qė tė dy studentė) me nga 10 muaj; ndėrkaq me nga 1 muaj u denuan; Beqir Qerimi, student dhe nxėnėsit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri. Pėr demonstratėn e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndėrsa me nga 1 muaj burg u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxėnėsit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti etj Ndėrkaq pėr demonstratėn e Podujevės u denuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndėrsa me nga 1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, qė tė dy studentė. Po me nga 1 muaj u denuan edhe mėsuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skėnder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, qė tė dy me profesion rrobaqepės. |
| | |
| | #12 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Pėrfundim Demonstratat e vitit 1968 patėn njė rol tė madh nė zhvillimet e mėvonshme politike. Ato e detyruan udhėheqjen jugosllave tė rishqyrtojė statusin juridik tė Kosovės dhe me kėtė rast u ndėrmorėn disa veprime konkrete. Nė shkurt 1969 u miratue ligji kushtetues pėr Kosovėn, i cili hapi rrugė qė ajo ta ketė Kushtetutėn e vet. Me anė tė ligjeve emėrtimi Kosovė e Metohi si krahinė e Sėrbisė, ndėrron emrin nė Krahina Socialiste Autonome e Kosovės (KSAK); Po atė vit gjuha shqipe u sanksionua me ligj si gjuhė e dytė zyrtare, krahas gjuhės serbo-kroate; u legalizua pėrdorimi i flamurit kombėtar; ndėrsa nė nėntor 1969 Kuvendi i Kosovės shpalli ligjin pėr themelimin e Universitetit tė Kosovės, i cili do tė jetėsohet mė 15 shkurt 1970. Sė kėndejmi, pas debateve maratonike pėr ndryshimet kushtetuese (1967-1971), Kuvendi federativ i Jugosllavisė mė 21 shkurt 1974 miraton Kushtetutėn e re tė RSFJ-sė, ndėrsa njė javė mė vonė (28 shkurt) edhe Krahina Socialiste Autonome e Kosovės e miraton Kushtetutėn e parė tė saj, e cila Kosovėn e definon njėkohėsisht, si: pjesė integrale tė Sėrbisė dhe element konstituiv tė federatės jugosllave. Megjithatė kjo Kushtetutė nuk do tė kėnaqė asnjėherė vullnetin e popullit shqiptarė, prandaj dhe organizatat politike ilegale nuk do ta ndalin dot veprimtarinė e tyre atdhetare pėr asnjė moment, pėr tė realizuar synimin dhe aspiratėn madhore - vetėvendosjen dhe bashkim kombėtar. http://www.radiokosovaelire.com/temat.php?id=30 |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Verior: Serbia kontrollon rrjetin telefonik nė veri, Prishtina hesht nga VNf nė danėn "Aktualitet" "Standard": Nė Shqipėri tė Veriut po rritet mosbesimi ndaj BE-sė nga VNf nė danėn "Aktualitet" Biberaj i kėrkon OKB-sė tė hetojė gjenocidin serb nė Shqipėri tė Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet" Hollanda e interesuar tė investojė nė Shqipėri tė Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet" 1968: Demonstratat shqiptare nė Tetovė nga Kandhaon nė danėn "Shqipėri" |