Shkrim i veēuar
I vjetėr 6.3.2010, 11:59   #67
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Gara Gruevski-Cėrvenkovsk se cili ishte mė antishqiptar

Shkup - Dy partitė mė tė mėdha maqedonase nė Maqedoni kanė shkėmbyer akuza tė ndėrsjella, pėr atė se kush ma shumė u ka bėrė dėm shqiptarėve nė kėtė shtet

Partia VMRO-DPMNE e cila udhėhiqet nga kryeministri aktual, Nikolla Gruevski, akuzon partinė tjetėr rivale LSDM-nė pėr incidentin nė Bit Pazar, nė vitin 1993, ku sipas VMRO-DPMNE-sė u ushtrua dhunė brutale ndaj shqiptarėve.

Sipas partisė sė Gruevskit prej asaj periudhe ka filluar rrėnimi i marrėdhėnieve ndėretnike nė vend.

Ndėrkaq, nga partia e Cėrvenkovskit, thonė se incidenti i Bit Pazarit nuk ėshtė asgjė nėse krahasohet me luftėn e 2001-it dhe viktimat e rėna gjatė asaj periudhe.

“Sa do qė Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja tė mundohen tė futin nė konfuzion opinionin me transmetimin e spoteve nga e kaluara, mbrėmė Gjorēe Petrovin, sot Bit Pazarin e nesėr ndoshta Kuklishin, ajo nuk ėshtė asgjė nė krahasim me vetėm njė shembull, Konfliktin e vitit 2001, Qeverinė e Lubēo Georgievskit, dorėn e djathtė e tij, Nikolla Gruevskin, viktimat nė civilė, personat e zhvendosur, skenarėt pėr ndarje tė Maqedonisė, ide prej tė cilave Gruevski asnjėherė nuk hoqi dorė”, tha zėdhėnėsi i LSDM-sė, Emilijan Stankoviē, njofton Ina.

Mė 4 shtator 1992, nė vendin e ashtuquajtur nė Bit Pazar, policia maqedonase u pėrlesh me qytetarėt e pafajshėm tė nacionalitetit shqiptar dhe rrezikoi jetėn e tyre dhe integritetin fizik. Prapavija e ngjarjeve tė Bit Pazarit nuk u ndriēua asnjėherė.

http://www.gazetastart.com/lajm.php?...ptare&nr=12203
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar