| | #1 | ||
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
|
1966 / Dhimitėr Pilika Si njoftim, qė zinte nė gojė pėr herė tė parė Arbėrin mesjetar, ėshtė pėrmendur njė ngjarje e tetorit tė vitit 1081, e cila shėnohet nė veprėn e shkrimtares bizantine Anna Komnena Aleksiada, tė pėrfunduar mė 1148. Sa pėr dukagjinėt, ata diktohen rėndom ndėr burime tė shkruara historike, sidomos tė shekujve tė XIII-tė XV-tė. Shumė historianė prapanikė nė botėn e jashtme janė pėrpjekur te ngrenė kėshtjella nė ajėr me pohimin se, sapo qė stėrgjyshėt e shqiptarėve qysh prej shekullit tė II-tė tė erės sonė, kur dalin sheshit si popull mė vete nė librin e gjeografit aleksandrinas, Ptolemeut, e gjer nė shekullin XI-tė, kur pikasen sė njėzaj ndėr gurra historike s'kanė lėnė gjurma tė emrit tė tyre, kjo do tė thotė se, gjatė kėtyre 900 vjetėve, nė mos qofshin tė ardhur ndėr djepet e tanishme, s'kanė ekzistuar fare! Ėshtė afėr mėnē se, sė kėtejmi, me tė tilla sofizma shkencore pėr t'i mohuar sot shqiptarit liri dhe pavarėsi, pėr t'i pregatitur terrenin e njė okupacioni tė ri, s'mbetet veēse ndonjė hap tjetėr pėrpara. Malet e Dukagjinit - kėshtjella natyrale Nė rastin konkret, me fjalė tė tjera, shtrohen pyetjet: a ka pasur Arbėr dhe dukagjinė para shekullit tė XI-tė edhe a dokumentohen dot Arbėri dhe dukagjinėt para kėtij shekulli? Nė se po, qysh kur? Dokumentat I-V (vitet: 687, 688, 689, 695), tė hetuara nė Pragė dhe tė riprodhuara shqip mė poshtė, janė nxjerrė prej njė kronike dalmate nė gjuhėn italishte tė rikopjuar nga njė Dorėshkrim shumė i vjetėr dhe i konsumuar i cili, si duket, i pat shpėtuar humbjes gjer aty n'agimin e shekullit tė XlV-tė; tė dy fragmentet e fundit VI-VII (vitet: 687, 688) rrjedhin prej analesh tė tjera dalmate tė pėrpiluara italisht nja 300 vjet mė pas, po ashtu, mbi bazėn e njė bėrthame mė tė hershme. Shkurtimisht, vlera e tyre mund tė pėrmblidhet nė kėto vija tepėr tė trasha: Arbėri ka qenė shekuj tė tėrė mė i moēėm dhe mė i pėrhapur se sa pandehej; Dukagjini, si ngastėr e Arbėrit, duhej tė zgjatej asohere gjer thellė nė Bosnjė; qytetet tona tė veriut Shkodra, Shurdhahu (Sarda), Leshi dalin tė dokumentuara nė shekullin e VII-tė; njė koloni arbėrish hedh themele nė Raguzė qysh 1300 vjet mė parė; rėndėsi tė veēantė rrok fakti se, edhe nė shekullin e VII-tė, popullit tonė i ėshtė dashur radhazi t'i mbrojė vatrat me gjak dhe heroizmė tė rrallė; rreth 800 vjet pėrpara Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut dallohet pėr trimėri figura e Dukagjinit, prijėsit tonė tė lavdishėm, qė ra dėshmor nė fushėn e nderit, pas dy luftrash tė drejta tė stėrgjyshėve tanė pėr shpėtimin e atdheut nga thundra e shkelėsve tė huaj. Citim:
1) Bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjin Muzhaqi na kumton, mė 1510, se dukagjinėt mbaheshin mend brez pas brezi nė truallin tonė kėtu e 32 shekuj tė shkuar! 2) Shkencėtari ynė Frang Bardhi, mė 1635, e identifikon Arbėrin me Epirin e stėrmoēėm. 3) Historiani ynė i shekullit tė XV-tė, Dhimitėr Prėngu, thekson Arbėrin e sipėrm. 4) Autori ynė Pjetėr Bogdani, mė 1685, e quan shqip Pirron, qė ka rrojtur 23 shekuj mė parė, mbretin e Arbėrit tė poshtėm. 5) Njė poet arbėresh i shekullit tė XVI-tė na siguron, me dokumenta plot duart, se nė kohėn e tij jetonin pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Pirro Mollosit, tė cilėt ishin shquar si udhėheqės ushtarakė, tė paktėn qysh nga shekulli i IV-t i erės sonė. 6) Shkrimtari ilir i shekujve tė IV-t dhe tė V-tė Jeronimi nga Stridoni (347-420) vėrteton se, asimoti, bashkatdhetarėt e tij, qė mbushnin trevat e Dalmacisė dhe tė krahinave kufitare gjer tej nė veri, nuk flisnin latinisht, por nė gjuhė tė vendit 7) Dijetari kroat S.M. Shtedimlija ngulmon, mė 1939, se tė parėt tanė kanė pasur kanune kishtare nė gjuhėn tonė qysh nga shekulli i V-tė, dhe vepra letrare qysh nė shekullin e VII-tė. 8) Disa autorė grekė gjejnė arbėr nė Greqi qysh nga fundi i shekullit tė VI-tė, nė shekullin e VII-tė dhe mė pas. 9) Njė letėr e Gjon Kastriotit, t'et tė Skėnderbeut, e vitit 1407, na e vulos pa hije dyshimi vjetėrsinė e Arbėrit kur na shkoqit troē se, qysh 800 vjet mė parė, domethėnė qė nga fillimi i shekullit ti VII-tė, Arbėri pat pasur qendėr peshkopate bash nė pronat e Kastriotėve. 10) Njė burim arkivor dalmat, i panjohur tek ne gjer mė sot dhe qė do tė botohet s'afėrmi, na flet shprehimisht pėr Arbėrin nga fillimi i shekullit tė VI-tė (dhe mė vonė nė shekujt e VII-tė IX-tė). 11) Studimet e fundit tė arkeologėve tanė na bindin se kultura karakteristike vendėse, qė ka lulėzuar mu nė zemėr tė Dukagjinit mesjetar, me rrezatime tė zbuluara dora-dorės brenda perimetrit Koman, Shurdhah, Lesh, Milot, Muzhli i Skėnderbeut, Krujė, Klos, Malaj, Bukėl, Shėn Pal, mori vrull, nė njė krah tė Arbėrit, pikėrisht rreth shekujve VI-VIII. 12) Njė botim berlinez i vitit 1866 na mblon njė shėnim, qė regjistron arbėr nė vitin 886. 13) Njė kronist raguzan pėrjetėson dy arbėr nė fillim tė shekullit tė X-tė. 14) Njė kėngė plakė e anbėreshėve tė Kalabrisė e ruan kėshtu kujtimin heroik tė fatosave tanė tė rrafshit tė Dukagjinit, atėhere kur arrin kulmin, gjatė Motit tė madh tė Arbėrit, nė kohėn e Skėnderbeut: Dje nė mes tė ditėzės, Tek e gjėr' e Dukagjinit, Tymi i dyfekėve Mjegulloi detin... Ndonėse kėto dėshmi autentike ēmohen botėrisht, shumė dijetarė s'i pushojnė edhe sot e kėsaj dite orvatjet pėr tė shtrembėruar tė vėrtetėn, pėr tė errėsuar fitoret dhe zvogėluar meritat e popullit tonė nė tė shkuarėn. Simbol i Dukagjinėve, siē ruhet der mė sot mbi njė burim vendės: njė rrasė mermeri 38cm x 18,5cm nė Ndėrfandėnė (ngjan tė jetė vepėr e shek. XIII-tė). Ėshtė e vėshtirė tė numurohen tok tė gjithė studimtarėt e paēveshur edhe nga prirjet pansllaviste, tė cilėt, sidomos ndėr kėto dekadat e pasme, janė coptuar e robtuar pėr ta paraqitur Shkodrėn si qytet sllav: kėtu do t'i ēiket emri vetėm historianit sovjetik AS. Jerusalimskit, i cili, nė vėllimin e shtatė tė Historisė botėrore, tė pregatitur nga Akademia e Shkencave e BRSS (Moskė 1960) duke ia qepur dikujt tjetėr, kundėr realitetit objektiv, hakun, qė i takon vetė luftės dhe gjakut tė popullit shqiptar nė fitoren e pavarėsisė sonė mė 1912 rropatet pėr tė krijuar pėrshtypjen se Shkodra iu dha Shqipėrisė, ndonėse kjo e drejtė i qėnke kontestuar nga tjetėrkush. Medlevistja sovjetike Z.V.Udalcova, nė vėllimin e tretė, po tė Historisė botėrore (Moskė 1957), mundohet ta futė edhe Leshin nė radhėn e qyteteve sllave, aty nga fundi i shekullit tė VI-tė dhe fillimi i shekullit tė VII-tė. Studimtarja greke E.L Vranusi pretendon me tė madhe, mė 1962, se shqiptarin e parė tė njohur me emėr nė histori, sipas saj nė shekullin e XI-tė, ajo mundi ta fshinte nga faqja e trashėgimit kultural, duke e nxjerrė tė paqėnė fare! Bullgari R. Stojkov, pasi nėnvizon nevojėn e sqarimit tė etnogjenezės sė shqiptarėve dhe paqartėsinė e plotė tė prejardhjes sė kombėsisė shqiptare /sic: kėshtu!/ shpall plot gojėn, mė 1966, se shqiptarėt s'qėnkan autoktonė, por tė shpėrngulur ndėr brigjet e Adriatikut, jo mė afėr se nga... Skocia, nė shekullin e XI-tė! Faktet historike s'kanė si ndryshohen me fjalė, sado tė dėshėrojė kush tė kundėrtėn; pastaj, vendi ynė sot ka zot; perėndoi pėr gjithmonė ajo kohė kur tė drejtat e popullit tonė merreshin si pa tė keq nėpėr kėmbė, qoftė nė sheshin diplomatik, qoftė nė fushėn shkencore apo nė ēdo lėmė tjetėr. |
| | #2 |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Ėshtė njė dokument shumė me rėndėsi ky. Nga ajo kohė ka plot shkrime qė bėjnė fjalė jo vetėm pėr ngjarjet e rėndėsishme politike, por edhe pėr jetėn e pėrditshme tė sllavėve. Prandaj duhet tė ketė shumė mė tepėr shkrime rreth arbėrve nė atė kohė. |
| | |
| | #3 | |
| Bisha Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Sa i pėrket Radosllavit tė Kroacisė e gjeta kėtė shkrim: Citim:
Siē shihet njė vit pasi i mundi Dukagjinėt, vdiq. Pas vdekjes sė tij nuk ka dokumente qė bėjnė fjalė pėr kėto vende dmth Shekuj tė Errėt. http://www.historyfiles.co.uk/KingLi...ernCroatia.htm | |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Feja dhe arbėrit nga vlug nė danėn "Arbėri" |