Kthehu   Kreu > Dega e ideologjisė > Botėkuptim > Tė rinjtė
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 9.3.2008, 15:53   #1
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Defterėt me shėnime tė at F. Nolit e sakramentet e tij - A.Xhuvani


Citim:
Prifti F. S. Noli duke i pėrgjigjur te Nr. 90 i “Diellit e tė Flamurit”, artkullit t’em, qi botova te Nr 17 i “Shkreptimės”, tregon hidhėrimin e tij, pse nuk’ e besonte qė atė artikull e kishnja shkruar unė, edhe pse u-zumė pa ditur njeni-tjetrin.

Unė nuk guxoj tė tregonj hidhėrimin t’em pėr ktė zihje nė mes t’onė, pse shumė here ngjan ndėr njerėzit e njohur e tė panjohur tė hahen nė polemikė pėr punė gjithfarėsh, e mā tepėr pse shkaku i ksajė polemike tė padishrushme āsht aji Prifti i ynė vetė me tendencėn e tij mbė fjalė tė therrshme a kafshonjėse; por diftoj ēudiėn t’eme pėr paudhėnien qė Prifti i ban mendjes e gjykimi tė vet, kur mė pandeh mua – dhe me mua bashkė edhe kėndonjėsit e tė dy gazetavet – aqė naif sa tė zā besė qė me tė vėrtetė Prifti nuk e besonte se shkronjėsi i atij artikulli ishnja unė.

Sepse te Nr. 81 i gazetės sė vet Prifti Shqiptār shkruan kto: “kūr thonė mėsonjėsit t’anė qė na duhen t’atilla libra, na bėjnė tė habitemi me helm pėr iderat e tyre pedagogjike”. Nga ky paragraf i artikullit tė tij e nga puna qė Prifti nėpėr gjithė artikullin e vet kėrkon pa arsye e pa shkak tė godisi librin t’em, merret vesh kollaj qė Priftin e besonte fortė mirė tė bājė me mue, e po ēuditem se, si nji ogiē i shkallės tė Gantier-it, i mohon parimet e padronit tė tij, duke u-pėrpjekur mė kot tė pėrdori perifrazė nobile atje ku mut tė thoshte tė vėrtetėn, si Prift e predikonjės i ksajė qi āsht. Mbasi thotė vetė qė fjalėt: ignorance, patriot i paqytetėruar, shtāzė pa shijė nuk janė tė shara e nuk u-thanė pėr mua, nuk besoj qė ajo perifrazė nobile e ogiēit tė Gantier-it “besonim se” u-pėrdor pėr tė lehtėsuar kuptimin kafshonjės t’atyre fjalėve, pėr tė cilat, me gjithė dikjarimin e pėrkundėrtė tė Priftit, sylogjizmi thotė qė tė paktėn njė e dhjeta e kuptimit tė tyne, sa do sharėsiė mos me pasun, shkrep nė mua.

Po le tė vijmė tani te kjensia e punės. I u-duk pra Priftit qė, me sa shkroi, e provoi se librat letrare pėr burrat janė mā tė nevojshme se tekstet pedante tė shkollavet. Por nuk provoi gjā Prifti i Ynė, vetėm diftoi kujdesin e math qi kā pėr mėsimin e burravet dhe ēkujdediėn pėr arėsimin e djelmvet. Pėr burrat Prifti rokomandon kalenarė dhe disa libra tė tjerė, pėr nxįnėsit defterėt me shėnime; librat e shkollave tė sajuara pėr mėsimin e djalėrisė nxįnėse e tė aprovuara prej komisionesh shkolastike tė Shtetevet tė qytetnueme prifti i quan tekstet pedante! Librat e Shkollavet qi mbushin libėrtoret e huaja qekan pedante, librat e Kishės qi aqė bukur din t’i Pėrkthenjė nuk qekan pedante. Mė duket qė mā pedante e tė pavėjyera sa janė kto tė fundit s’kā se ku tė vejė, e prandaj Prifti do tė bante mirė qė pėr arsye kursimi harxhash e mundimesh t’i pėrvendoste kto me systemėn predilekte tė tij defterėvet mė shėnime.

Tė mos qėlluarit e ksajė systeme tė defterėvet me shėnime Prifti uą ngarkon mėsonjėsvet tė Normales qi nuk e paskan bamė detyrėn e tyne si lypesh, pse duhej t’i mėsonin, thotė, mā parė tė shkruanin, pastaj tą provojin systemėn e tij tė defterėve. Prifti kā kuximin t’u mohojė mėsonjėsvet tė pėrkrymunit e detyrės sė tyne, pse nuk i paskan mėsuar djemtė tė shkruajnė shqip! Le tą marri vesh njė herė pėr gjithmonė Prifti Shqiptār se detyrėn t’onė e bamė me ndėrgjegje, e pėr ktė lavdohemi pa frikė egoizmi, e qė djemtė mėsuan fort mirė tė kėndojnė e tė shkruajnė shqip. Por sė mramit, ē’kėrkon Prifti me idhźt e tij kalogjerike byzandike? Mos don tė humbisnim kohėn me defterėt me shėnime duke mos mundur tė shkojmė programėn e sajuarė, a po t’u mėsonim djemvet stenografė a dhektylografiė pėr hatėr tė defterėvet me shėnime?

Mbasanaj Prifti pėrmbi lodrat, veshjet e zakonet komptare thėrret e thotė qė cili Shqiptār qi kā veshur pantolonė e kā mėsuar mėnyrat greke, italiane a turke nuk e quan fustanellėn veshje rustike edhe nuk kā turp pėr mėnyrat noble shqiptare. Me tė vėrtetė gjithė sa rrojmė nė dhź tė huaj jemi veshun me pantolonė, po kūr shohim nė mes tė kaq frank veshurave ndonji klint fustanellje a nji qeleshe a nji gybere nuk kthejmė kryet mbė nj’anė nga tė neverituni, por na vezullojnė syt prej gėzimit e na vjen keq qė nga kondisiet e vendit ku rrojmė nuk mundemi t’i imitojmė. Nė kjoftė se kā t’atillė Shqipėtarė si thotė Prifti, kta mė duket pėrbājnė njė jashtėregullim e jo nji pėrgjithėsim.
Sa pėr atź qi thotė se humbas kohėn me gramatika, po i them Priftit qė jam i zoti (pas Plutarkut i epet lejė kujt edhe me u-lavdumun, kūr āsht pėr tė mpruar veten nga nji akuzim) edhe kohėn tą humbas me gramatika edhe Pirron e Plutarkun tį pėrkthenj mā mirė se ē’kā pėrkthyer aji librat e Kishės.

Pėr ktź ēāshtjen e pėrkthimit tė libravet kishtare Prifti ynė boton tė Nr. 93 i “Diellit e tė Flamurit” nji artikull tė gjatė, ku pėrpiqet t’u pėrgjigjet atyneve qi shkrova unė Nr. 19 i “Shkreptimės”. Pikė-sė-parit Prifti tregon ēudiėn e tij qė pse heshta kaqė kohė e zani i em erdhi kaqė vonė. Don Prifti tė marri vesh shkakun e tė heshtunit t’em gjer pak mā pėrpara? Po i a tregoj: Kūr m’erth libri i Kishės i pėrkthyer prej Priftit, ishem nė S. Demetrio Corone, e si e kėndova njė herė tė gjithė trajtova mendimin’ qė nė shumė vende nuk ishte pėrkthyemun mirė. Kishem ndėr mend qė tė porosis kundi-pse atje ku ishnja nuk u-gjintte njė libėr i tillė- ndonjė tekst greqisht e, si tį krahasonja ktź me pėrkthesėn shqipe, tė radhosnjam mendimet e mia nė njė shkrim tė veēantė e t’i a dėrgoshem Priftit, i cili ishte i lirė t’i merrte pėrpara sysh a tė mos i vrente fare e t’i griste. Kėshtū bana dh me nji libėr tė botuar rishatas, kėshtū do tė bāj dhe me Fjalorin e “Bashkimit”, pėr tė cilin kam mbledhur disa shtime, qortime e shėnime e kam ndėr ment t’u a dėrgoj, kūr do tė shpallet pėr sė dyti. Mirė po pakė kohė mā pastaj u-thėrrita n’Elbassan pėr nė Normalet e atje nuk mujta me e ēmum nė vent mendimin e asajė pune, prej punvet tė shumta qė patmė sipėr. Po shtoj qė nė bisedim tė punvet tė gjuhės, tuė ranė fjala mbi pėrkthesėn e Priftit, shumė nga shokėt e mī Gegė inkopetentė, ishim me mendimin t’em pėr punė tė pėrkthimit tė librit tė Priftit.

Me gjithė qė nga shkaqet qi tregova sipėr nuk mujta me e vumun nė punė atź mendimin t’em, prep se prep nuk hoqa dorė nga aji e po prisnja ngźn pėr t’a ēmun nė vent. Nodhja qė Prifti Shqiptār qėnka mėsuar t’i shpėtojnė fjalė kafshonjėse e tė mė vėrsulet pa pasur ndonjė shkak, mė bani tį nxjerr kaqė vonė zanin t’em. Sepse Prifti, edhe pse fort mirė e dinte, sikurse e provova, qė shkronjėsi i atij artikulli ishem unė – sa-do qė farisaisht tue u-shtinjatun shkruan qė “besonim se” – m’u-vėrsull mua me fjalė tė vrashme kot-nasi-kot edhe librit t’em. Por nuk āsht vetėm kjo: te Nr. 82 i gazetės “Dielli e Flamuri” si me bān mua tė pa ditun nė gjuhė shqipe mė thėrret t’i pėrgjegjem pa dinakėriė anadollake mbi punėn e mysterevet. Natyrisht i u-pėrgjigja Priftit edhe do t’i pėrgjigjem gjithnjė, se mjerisht nuk kam kaqė fedaksiė kristiane qė pas atij tė vėrsślemi, atij qė gėzhituni qi mė bani Prifti kot, tė hiqnja shapkėn, tė shtrīhesha barkas, t’i rrokja shpėlqimin e t’i puthnja kambėn a dorėn Priftit.

Tani si i a mjaftova kureshtėn Priftit pėr punėn e vonesės tė tė nxjerrunit tė zanit t’em, i lutem tė mė mjaftojė edhe aji mua njė kureshtė t’emėn: Sepse Prifti Ibrik Tepas, nė pėrgjigjet qi m’ep te Nr. 93 i gazetės sė vet, i shpėton (ēudiė, qysh i shpėtukan gjithnjė ktij Priftit t’onė) njė tjetrė fjalė kafshonjėse kundra meje: fjala mysteriosh. I duket qė jam mysteriosh.

Jam Gegė jo vetėm in kopetent por edhe i trashė e nuk munt tį marr vesh thellėsiėn e ksajė fjale, prandaj i lutem Priftit tė m’a shvillojė, a tė m’a ftillzojė, qė tė kuptoj ē’hypothesė tė fshehtė mbulon ajo fjalė e shpėtuar prej Priftit. Po e pres me padurim qė t’i jap pėrgjigjen qi duhet, e po e pėrbetoj Priftin qė nuk āsht Shqiptār, nė kjoftė se nuk e kallzon sheshit, pas parimeve tė Gantier-it, manari i shkallės tė tė cilit āsht, dhe āsht nga ata qi fshihen prapa gardhit, po nuk e diftoi.

Le tė vijmė te fjalėt e Kishės. Pėr fjalėn myster Prifti pėrtyp ato qi unė i fefutova te artikulli em, ku shkrova qė mbasi nė gjuhėt greqisht fjala mysterion difton sakrament pa pasur bisht prapa a pėrpara munt tį marrim edhe na si fjalė Kishe edhe si fjalė me kuptim “gja e fshehtė” siē āsht edhe nė greqishtet. Ajo qi thotė se duhet tė marrim nga greqishtja vetėm fjalėt qi kā marrė bota, nuk āsht me vent, pse nuk mė duket e arsyeshme qė duhet tė lidhemi pas botės, por duhet tė marrim nga greqishtja – edhe nga latinishtja – edhe fjalė qi nuk kā marrė tėrė bota, pėr tė mjaftuar nevojat e gjuhės, e cila nuk āsht aqė e punume e e pasurė sa gjuhėt e tjera tė botės e kā nevojė pėr tė huajtur mā tepėr se ata. Fjalėt greqisht akoma, pirė-a e ndofta edhe tė tjera qi bota nuk i kā marrė e nė shkrimet tė gjuhės t’onė po pėrgjithsohen, provojnė qė nuk u-dashka marrė vetėm fjalėt qi merr tėrė bota.

Sa pėr traditat latine, besoj qė nuk āsht mėkatė edhe gjā e rrezikshme pėr traditat, nė marrshim fjalė dhe nga terminologjia getare greke pėr gjuhėn fetare shqipe orthodhokse. Mā sė fundi Prifti me nji elegjizėm pėr tė qeshur na jep leje (siē) dhe thotė qė puna nuk āsht dhe aqė keq nė pėrdorshim fjalėn myshter.

Pėr fjalėn tymtār qenka ēuditur kur paska parė kuptimin e ndryshėm tė sajė nė Fjalor tė “Bashkimit”. Mjerisht fjala u-shtyp gabimisht, pse fjala āsht tymtore. Por nuk asht pėr tė mjeruar aqė lajthimin sa punėn qė Prifti dukeh tį ndreqte, tį qortonte e tė dinte qė kį njė fjalė tymtore jo te Fjalori i “Bashkimit” por tek aji i Kristoforidhit f. 435 me kuptimin e temiancės sė tij. Pėr fjalėn kemtār paska gjetur te Meyer-i se fjala kem-i ardhka nga slavishtja kedmo. Meyer-i, sikurse duket nėpėr gjithė librat e tij, ksihte tendencėn a maniėn qė gjithė fjalėt shqipe t’i nxjerri prej rranje latine a slave a po tė huaje, e ato aus shumė njerėz kanė gėnjyer. Nuk e kam me vete Fjalorin e Meyer-it qė ta sjell shėmbėlla, por mė bije ndėr ment se fjala lot pėr tė cilėn Meyer-i thotė se vjen nga latinishtja fletus, porse ēuditet pėr shkronjėn f qė kā ranė, tue ndenjun mirė e bukur pėrpara shkornjės l.

Po pyes Priftin, a āsht e vėrtetė kjo etymologjiė e Meyer-it? Prifti, para se tė hidhesh aqė shpejt nė prźhėn tė Meyer-it, duhesh tė kqyrte dhe etymologjia tė tjera t’asaj fjale, tė shėkonte dhe gjetkė, tė mendohesh dhe vetė e tė vizhgonte se etymologjia e fjalėt mos ktė tė bājė dhe me fjalėt e gjūhvet t’jera motra, e jo tė ngecesh vetėm te etymologjia slave. Por po e zamė qė fjala kem a qem a kėnjem āsht slvaishte; kjo asht e pėrgjithsume nė tanė Shqiniėn e āsht bamė mā shqipe, e me dashun me e nxjerrun nga pėrdorimi i gjuhės e mos me thanė kemtāt, tue i vumė prapashtimin tar, āsht si me hekun fjalėn katunt, pėr tė cilėn Meyer-i thotė, mė duket, qi vjen aus slav., e mos me thanė kanundār. Por edhe nė kjoftė slave fjala kem, trupi i fjalės kemtār nūk āsht i tėrė slav, pse ajo fjalza tār nuk āsht karakteristikė e slavishtes.

Le tė ngjitemi tani nė Tribunėt tė Shenjtė.

Thotė qė kjo fjalė āsht e mirė pėr tė treguar Ambioni dhe Shėntėroren, se kėshtū thanė dokumentet qi na siell. Mirė. Pėr Shėntėroren kemi fjalėn Kungė-a, pse kjo fjalė difton gjithė vendin e Shėntėrores qi greqisht quhet Agion Vima: pėlpitin, vendin e veēantė qi nuk e kā Kisha Ruse e qi greqisht thuhet Ambon, kemi fjalėn Amvōnė-a, pse kėshtu thohet ky vent nė Gegėniėt orthodhokse. Kungė-a pra e Amvōnė-a (tė dyja femnore), dy fjalė tė veēanta, qi i pėrdor populli, pėr dy vende tė veēantė, tek qė te fjala Tribunė tė papėrdorur prej popullit, pėrmblidhen dy sende tė veēantė nė njė emnim tė vetėm, punė qi nuk mė duket e preferushme, kūr kemi dy fjalė tė dalluarshme pėr tė treguar dy vende tė veēantė.

Mbasandaj Shenjtėria e tij kā marrė Fjalorin e “Bashkimit”, e kā pėfletun pėr ngut a kadalė, kā gjetun n’faqe 365 fjalėn projė-a, āsht galdue tejet n’ftyrė kahė e gjet ēka dishirote e mandej tue kcye prej gazmendit kā vikatun n’kupė t’qiellės nunc est bibendum! Porse gjithė aj galdim e aj tė brohoritur qi bani pėr gjetėlėn e madhe tė tij i shkuan kot; pse fjala projė qė gjeti tek Fjalori i “Bashkimit” me aqė mundime nuk āsht ajo qi duhet pėr tė pėrkthyer fjalėn Providencė. Fjalori i zanė nė gojė nuk e kā, por gjindet nė librat fetare katolike, qi Prifti kompetent nė punėn qi nisi nuk qeka pėrkujdesur kurrė t’i kėndojė e t’i ketė gjithnjė ndėr duer pėr vlerėn gjūhėsore tė landės fetare qi kanė.

Kėshtu pra, lum miku, nga dy a trī fjalė vetėm qi u-muarnė currente calamo nga libri i Priftit, duallnė fjalėt tymtore, kemtār, kungė, amvōnė etj., tė cilat Prifti nuk i dinte, aq qi u-pėrkujdes t’i nxajė, sipas detyrės qi kishte nė tė hartisunit tė librit tė vet. Por nuk āsht vetėm terminologjia qi duhet verejtun, gjāh tė vizhgohet dhe tė gjithė landa e librit, pa le tė peshkojmė dhe nė erė. Kushdo qi i pėrvishet njė punė duhet tė jetė i zoti e i gatitun qė tį nxjerri nė krye, duke mos pėrbuzūn dhe mendimet e tė tjervet. Mirė po Prifti jo vetėm i pėrbuz, po ktu se botoi njė pėrkthesė, pandehu se rroku qiellin me dorė, u-pėrpush e gati grisi petkat e tij, pse guxova tė pėrjashtoj mendimet e mia pėr disa sende tė librit tė vet.

Leviti i yėn Ibrik Tepias nuk din, duket, qė janė gjykuar shkrimtar me namė si De Amicis-i, D’Annunzio-ja, aji Carducci vetė e t’jerė, pranė vepravet tė tė cilavet kto copa pėrkthimesh t’ona, si libri i Kishės e si pėrkthimi i Pirros, zbehen e nuk dijnė se ku tė futen. Me gjithė ktź, Prifti i ynė me pozė dy qint Origjenėsh e pźsė qint Shin Agustinėsh duke lanė mbė nj’anė Toskėt e vdekurė vikįt qė nga Toskėt e gjallė āsht vetė mā i zoti e s’ka kush t’i a dali tjetėr; sa pėr Gegėt kta nuk vėjejnė dy para, janė tė gjithė inkopetentė t’a gjykojnė Priftin Toskė, mā inkopetenti nga gjithė Gegėt jam unė. Mos qeshni; Prifti kā tė bājė e don tė matet me tė vdekurit Toskė, se Toskėt e gjallė,sikurse edhe Gegėt, tė vdekurė a tė gjallė, nuk i quan pėr gjā aspak. Mbassi kā tė bājė me tė vdekurit, Budit, Bogdanit, Todhorit, atij Kristoforidhit vetė, ktyne Gegevet tė vdekunė, as dy para nuk i ban lėkuara pranė Priftit t’onė. Ky thotė qė mbi tė gjithė Shqiptarėt jam vetė, askush nuk m’a del; ipse dixit.

Nji trim njė herė thoshte qė s’kź mā trim se unė, vetėm nji njerī qė, qi m’a delte pak, dhe aji vdiq. Edhe Prifti kėshtū thotė, nga Toskėt (jo nga Gegėt, pse kta janė inkopetentė, tė vdekunė e tė gjallė) dikush munt tė ishte ndonjė qi munt tė matesh me mua, po dhe ay kā vdekur. Me gjithė ktź mburrje fyckė tė Pritit, unė dyshoj qė nga Toskėt e gjallė nuk do tė jetė ndonjė mā i zoti se Prifti: dikush do tė jetė, ē’thom? Mā tepėr se dikush. Nga Gegėt kā me tė vėrtetė inkopetentė mā tė zotėt se unė t’i a shkundin tragjelafiėt e librit tė Priftit, e ndofta pėr pak kā me pamė ndonjė Gegė mā tė zotin se unė t’i a nxjerri pėr fushė beshdilet e pėrkthesės sė tij. Nonse qėnkėsha mā inkopetenti i Gegėvet, unė nuk ndruanj, unė nuk kam frikė, unė nuk tutem nga pėrkthenjės byzandikė tė mbufatunė me kreniė fyrbė.

Aleksandėr Xhuvani

Sevdai Kastrati, "Lufta e Penave, Zhgjedhje antologike e polemikės shqipe", f.373
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Brezi orar MG +1. Ora tani ėshtė 09:02.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

vargmal.org ka bllokuar qasjen pėr kėto vende: Arabi Saudite, Izrael, Iran, Pakistan, Indi, Kinė, Vatikan, Kenia, Brazil

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.