Kthehu   Kreu > Vargmal > Troje
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 15.3.2008, 20:30   #1
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,

Liqeni i Ohrit


Ky liqe i bukur i vendit tonė gjindet nė basenin e thellė shkambor i rrethuem nga tė gjitha anėt me male tė nalta. Tashpėrtash njė pjesė e madhe e kėtij liqeni ėshtė e okupuar nga pushtuesi bullgar. Sipėrfaqja e tij āsht 348 km2. Qysh nga krijimi i tij e ka pasė gati tė njajtėn madhėsi, sepse sipėrfaqja e tij deri mė sot pak āsht zvogėlue. Ky āsht liqeni ynė ma i thellė. Thellėsija ma e madhe e tij āsht 286 m, e kjo āsht thellėsija ma e madhe se sa thellėsija e gjithė pjesėve veriore tė Detit Adriatik.

Nė lindje tė liqenit ngriten mali i Petrinjės, Galiēica, me naltėsi mbi 2000 m. si dhe Mali i Thatė. Megjithėse kėto male kanė pėrbamje tė gurit gėlqeror ma tepėr janė tė mbulueme me kaēuba, pyje dhe nė naltėsi me kullosa plot barė. Nė perėndim ma t'ulta janė malet e Beliēkės dhe tė Mokranjės nė naltėsi tė mbulueme me pyje ahishtesh dhe dushkajash, kurse afėr brigjevet tė tij gjinden trungje fiqsh, arrash dhe lejthijash. Anėt e malevet ngriten pothuejse gati prej vetė liqenit, kėshtuqė brigjet e tij - kryesisht janė tė nalta e tė rrėpishme. Vetėm nji brez i ultė i tokės, krejtėsisht i ngushtė, shtrihet rreth liqenit dhe paraqet fundin e tij t'asaj kohe kur ai pėrfshinte sipėrfaqe ma tė mėdha. Nė veri, te Struga dhe Ohri, bregu i liqenit āsht i ultė dhe ranor, poashtu āsht edhe nė jug te Manastiri i Shėn Naumit.

Bregu i jugut dhe ai i lindjes janė brigje burimesh. Ndoshta nuk ka ma kurrkund mbi tokė liqej, tė cilėt marrin aq shumė ujė prej burimevet si Liqeni i Ohrit. Aq shumė ka burime. Nga ana jugore, vetėm nė nji prese tė vogėl tė gurit gėlqeror, burojnė afėr 80 kroje. Prej ēdo zgavre, prej ēdo shpelle tė vogėl shpėrthen ujė. Diēka me larg gjinden gurrat e pasuna tė Drinit tė Zi, i cili mbas rrjedhjes sė shkurtė derdhet nė liqe. Burimet gjinden ose nė breg ose nė fund tė liqenit. Afėr Ohrit nė bregun lindor tė liqenit gjinden gurrat e forta Studenēishte.

Afėr Studenēishtes gjindet Enti hidrobiologjik, i cili ka pėr detyrė me studjue jetėn organike tė liqenit. Nė kėt ent bahet edhe shumimi i troftave, llojit ma tė mirė tė peshqve t'Ohrit me tė cilat pėr ēdo vjet peshkėzohen Liqeni i Ohrit dhe i Prespės, e nė vjetėt e fundit edhe liqeni artificial i Mavrovės afėr Dibrės.

Uji āsht jashtzakonisht i kthjellėt dhe i tejdukshėm pėr arsye tė rrjedhjes sė pėrhershme t'ujit tė pastėr prej shum burimevet si dhe pėr shkak tė fundit dhe brigjeve tė tija shkambore, ku rrallė gjindet lymi bregor, tė cilin valėt mund ta hidhshin nė liqe. Uji i kthjellėt dhe thellėsija e madhe bajnė qė liqeni ta ketė ngjyrėn e bukur, tė kaltėrt, dhe ndonjiherė tė kaltėrt nė tė mbyllėt, ku kaltėrsija e tij nuk āsht aspak ma e dobėt se ajo detare. Vetėm afėr brigjeve uji āsht i gjelbėrt sidomos nė brezin e gjanė rreth bregut jugor.

Liqeni i Ohrit āsht i pasun me botėn e gjallė. Nė té jetojnė shumė lloje peshqish dhe gjallesa tė tjera uji. Kėto janė llojet e sotshme qė gjinden edhe n'ujnat tė tjera tė vendit tonė si dhe nėpėr ujnat e visevet tė tjera tė botės. Por ajo qė ban tė njohtun Liqenin e Ohrit, simbas sė cilės pėrmendet nė shkencė, āsht se janė gjetė nė te organizma t'imta shtazore qė kanė jetue nė tokė dhe janė zhdukė para shum mija vjetėsh. Kėtu kanė qėndrue dhe deri mė sot. Tė tilla janė gjetė edhe nė liqenin Bajkall nė Azi.

Prej llojeve tė ndryshme tė peshqve qė zehen nė liqe si ma i mirė konsiderohet trofta e Ohrit, kurse simbas mėnyrės sė jetės dhe gjuetisė ma interesante āsht njala. Ka trajtėn e gjarpnit dhe rritet deri nė nji metėr.

Shekuj me radhė njerėzit kanė gjuejtė njala nė liqej me ujė t'ambėl t'Europės dhe t'Amerikės. Por vetėm n'ata liqej, tė cilėt me anė tė rrjedhjeve tė lumejvet lidheshin me detė. Njalat nuk i kanė gjetė asnjiherė nė liqejt qė s'kishin rrjedhje. Pse ishte ashtu kėtė s'e dijshin. Madje as shkencėtarėt nuk dijshin ma tepėr se ata. Dijshin vetėm aq se n'ujnat e ambla ku jetojshin njalat asnjiherė nuk ishin gjetė larve, madje as njala krejtėsisht tė vogla, vetėm aso tė reja por tė zhvillueme. Nga kjo kanė konstatue se aty nuk shumoheshin. Asht vu re se njalat nė nji kohė tė caktueme nė grumbuj nisen prej ujnavet t'ambla ku jetojnė dhe nėpėr lumej shkojnė nė detė. Ky ka qenė shkak qė shkenctarėt ta ndjekin udhtimin e tyne. Disa dheta vjet shkencėtarėt e Europės dhe t'Amerikės studjuen udhtimin e njalavet - dhe mbas nji pune tė durueshme shumvjeēare me plot mund, enigma u zgjidh.

Asht vėrtetue se njalat e rrituna i braktisin liqejt dhe nėpėr lumej nguten nė detėatėherė kur t'u vijė koha pėr shumim. Atyne u bashkohen edhe njalat qė jetojnė nė grykat e lumejve nė detė, dhe sė bashku udhtojnė drejt Oqeanit Atlantik. Kėshtu udhtojnė ditė e netė me qinda dhe mija kilometra. Kur tė mbėrrijnė n'Oqeanin Atlantik nė hapsinėn nė mes 22° dhe 30° tė gjanėsisė gjeografike veriore, si dhe nė mes 48° dhe 65° tė gjatėsisė gjeografike perėndimore, aty mbarsohen, lėshojnė ikrat e mandej ngordhin. Ndėrkaq tė vegjlit e njalave tė primė nga instikti shkojnė n'ujna t'ambla rrugėve tė njajta nėpėr tė cilat prindėt e tyne kishin ardhė.

Prej ikravet zhvillohen larva shum t'imta, tė cilat nė fillim kanė formė pjate dhe krejtėsisht tė tejdukshme, dhe gradualisht zhvillohen nė njala tė reja "qelqore" qė i pėrngjasin gjarpnit. Ky proces zhvillimi i larvave nė njala gjarpnore te njalat e Amerikės zgjat nji vjet, kurse te ato t'Europės 3-4 vjet. Gjatė kohės sė kėtyne ndėrrimevet larvat udhtojnė nėpėr Oqean, tė ndihmueme prej rrymave detare. Ato mbėrrijnė deri te lumejt e tokave t'Europės dhe t'Amerikės. Nji pjesė nėpėr Gjibraltar hyn nė Detin Mesdhe e prej kėtij nė detna tjerė t'afėrm, kėshtu dhe n'ate t' Adriatikut. Miliarda njalash t'imta dhe tė tejdukshme nxitojnė atėherė pėrpjetė lumejve tue i shfrytėzue dhe prroskat, kanalet ma tė vogla, madje edhe baltėn e hollė. Gjatė kėsaj kohe ato gradualisht e fitojnė ngjyrėn, tė mbyllėt nė shpinė, tė ēelun nė bark. Nji pjesė e tyne mbetet nė lumej, pjesa tjetėr vazhdon nė liqej. Kur mbėrrijnė atje rriten shpejt dhe pėr disa vjet mbėrrijnė gjatėsinė prej 60-70 cm.

Prej Liqenit t'Ohrit njalat udhtojnė nėpėr Dri, i cili te Struga del prej liqenit. Kjo ngjan nė kohėn e netėve t'errta e me erė, kur tė shtyme prej valėve nė grumbuj hyjnė nė Dri. Nė kėt kohė peshkatarėt i gjuejnė ma tepėr. Zanė me qinda kilogramė njala. Aty ku del Drini prej Liqenit ka qenė gjuetorja kryesore e njalave e quejtun - Dalan. Nė mėnyrė tė posaēme lumi pritet me trina tė thurruna me thupra, nė mes tė cilavet ndalen njalat.

Kur fryen era jugore, valėt e nalta hedhin shum ranė nė bregun verior tė Drinit, gjā qė pengon derdhjen e ujit. Pėr kėt shkak niveli i liqenit rritet. Pėr t'u rregullue derdhja e ujit nė kohėn e sundimit turk nė kėto vende, Drini pastrohej prej rane nė mėnyrė primitive, por tė suksesshme. Tri katunde afėr liqenit kanė qenė tė liruem prej pagesės sė tatimevet, por kanė qenė tė detyrueme me u kujdesė pėr pastrimin e Drinit. Katundarėt kėt punė e kanė krye nė mėnyrė qė ēdo vjet i tubojshin gjithė buejt dhe i shtijshin nė Dri. Tue shkelė nėpėr lum, buejt rrėmihshin ranėn nėn kambė e cila ēohej pėrpjetė dhe e bante uji. Drini i pastruem shprazte sasi tė mjaftueshme uji pėr ta mbajtė ekuilibrin nė mes tė derdhjes e rrjedhjes. Nė fillim tė shekullit XIX edhe kėto katunde u detyruen me pague tatime, kurse u liruen nga obligimi pėr pastrimin e Drinit. Prej atėherit niveli i liqenit gjithnji rritej ngadalė dhe mbas disa dheta vjetsh liqeni u zmadhue dukshėm. Nėn ujė u gjindėn shum objekte, tė cilat dikur ishin nė tokė. Asht vėrshue rruga e vjetėr nė mes t'Ohrit dhe Strugės. Rreth Strugės toka e ulėt u shėndrrue nė kėneta tė mėdha.

Mė pas u dėlir shtrati i lumit me njė bager dhe u larguan Dalanėt, sepse kjo gjā pengonte derdhjen e ujit. Mbas largimit tė trinavet dhe tė pastrimit tė pėrsėrishėm tė Drinit niveli i liqenit zbriti siē ka qenė mė parė.

Peshkatarėt ndėrtuen njė gjuetore tjetėr, 15 km larg prej Struge e cila nuk e pengon rrjedhjen e Drinit. Gjuejnė pėrsėri edhe nė vendin e vjetėr, por nė tjetėr mėnyrė. Netėve t'errta e me erė, kur njalat hyjnė nė Dri, n'urat e vogla tė lumit qėndrojnė njerėzit afėr njani tjetrit. N'ujė lėshojnė sakat, rrjetat nė trajtė tė thasėvet, nė grykėn e tė cilavet gjindet nji rreth i fortė, nji shkop i pėrforcuem ose nji tel i trashė me ēka e mbajnė rrjetėn. Tė gjitha rrjetat vehen afėr njana tjetrės me gryka tė ēeluna pėrballė ardhjes sė njalavet. Nga presioni i ujit rrjetat zgjanohen dhe shtrėngohen. Kur tė mbushen me njala, peshkatarėt i nxjerrin, e shprazin gjahun dhe pėrsėri i lėshojnė n'ujė.

Nė veri, buzė liqenit, gjinden dy qytete, Ohri dhe Struga. Ohri āsht ma i madh. Pjesa e tij e vjetėr gjindet nė nji kodėr, qė nėpėr mjet pjesės sė pjerrėt lėshohet nė liqe. Rrugėt janė tė pjerrėta, shtėpijat njana mbi tjetrėn me shum dritare qė shikojnė kah liqeni. Pjesa tjetėr e qytetit, ma e re dhe ma e bukur shtrihet nė bregun e ultė dhe tė rrafshėt tė liqenit.
Shqipe ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 12.8.2008, 12:42   #2
Shqipe
dykrenshe
 
Shqipe
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave,
Citim:
Pėrgjatė njė zhvendosje tektonike tė tokės qė ndodhi 3,5 miljonė vjet mė parė nė mes tė Ballkanit nė kufirin e sotėm midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė u krijua Liqeni i Ohrit. Ky ėshtė liqeni mė i vjetėr nė tėrė Europėn.

Nė zonėn e kėtij liqeni rriten bimė dhe kafshė tė llojeve tepėr tė lashta dhe tė rralla tė cilat nuk gjenden nė ndonjė vend tjetėr tė botės. Pėr kėtė arsye ky liqen ndodhet nėn mbrojtjen e Unescos si pjesė e pasurisė sė njerėzimit.
Mirėpo shqiptarėt dhe maqedonasit e ndotin liqenin duke hedhur nė tė gjithnjė e mė tepėr mbeturina ushqimesh dhe pisllėqe qė vijnė nga shtėpitė, turizmi, agrikultura dhe industria.
Kėshtu sipas llogarive tė bėra, nėse ndotja nuk do tė pushonte liqeni do tė vdiste pas 10 deri 50 vjetėve.

Pisllėqet pėrbėjnė ushqim pėr algat e liqenit tė cilat po pėrhapen gjithnjė e mė tepėr duke ua thithur oksigjenin e ujit peshqve, ngjalave e gaforreve. Si pasojė ėshtė ulur dukshėm numri i kėtyre tė fundit.
http://www.rruzull.net/shkrimi117.html
Shqipe ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Gjermania 5.5 milion € pėr liqenin e Ohrit nga mesdimr nė danėn "Aktualitet"

Liqeni i Shkodrės nga Shqipe nė danėn "Troje"

Liqeni i Zi nė rrezik nga mesdimr nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 18:10.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,11736S / 10KR