|
|
Citim:
Tri palė me dy opsione
Enver Bytyēi
Lajme tė pėrditshme po i mėshojnė fort idesė serbe tė ndarjes sė Kosovės. Analistė tė shumtė bėjnė me faj Europėn, duke i kujtuar asaj se qė prej 11 vjetėsh e ka lėnė qėllimisht Kosovėn nė ankthin e sė ardhmes.
Para pak vjetėsh dikush pati shkruar se "nėse nė Veri tė Kosovės do tė kishin shkuar punėt fjollė, atėherė shqiptarėt do tė silleshin keq me serbėt qė jetojnė aty". Shkruesi nė fjalė, tė cilit nuk ia kujtoj emrin, arsyetonte se trysnia e ndarjes sė Kosovės mund ti pėrmbante shqiptarėt qė tė silleshin sipas recetės sė Marti Ahtisarit.
Nė tė vėrtetė, ata u gabuan, sepse mbajtja e idesė fikse tė Beogradit pėr ndarjen e Kosovės i ka mbajtur ndezur ambiciet serbe dhe ka ēuar nė dėshtimin e planit "Ahtisari".
Fantazia mund tė prodhojė shumė gjėra, por ėshtė realiteti qė seleksionon arsyetimet e bazuara nė fantazinė e analistėve. Shumė herė ėshtė thėnė se "Europa vetė ka skicuar dhe projektuar ndarjen e Kosovės si mundėsi pėr tu afruar me serbėt". Tash kėto vlerėsime po konfirmohen gjithnjė e mė tepėr.
Ndėrkaq merret vesh se diplomacia dhe politika e Beogradit ka trokitur nė dyert e Shtėpisė sė Bardhė qė ti bėjė presion Presidentit Barak Obama qė ky tė pranojė opsionin e ndarjes sė Kosovės. Kurse Europės po i thuhet troē se ajo ėshtė pėrgjegjėse pėr situatėn e krijuar nė Veri tė Mitrovicės.
Madje, mendohet se njė ose dy qendra kryesore tė BE-sė kanė nxitur nė prapaskenė pesė vendet e BE-sė: Greqinė, Spanjėn, Rumaninė, Qipron dhe Sllovakinė, qė tė mos e njohin pavarėsinė e Kosovės. Ky hap do tė shėrbente pėr solucione tė paqarta nė qėndrimet e pėrbashkėta tė Brukselit rreth pavarėsisė sė vendit.
Mė pas solucionet europiane do ti jepnin sinjalin Beogradit qė ky i fundit tė vepronte lirshėm nė opsionin e ndarjes sė Kosovės. Thėnė shkurt, nė lojėn kundėr Kosovės, tė stisur para 11 vjetėsh me ndarjen e Mitrovicės, dalin tre lojtarė.
Lojtari kryesor duhej tė ishin shqiptarėt dhe institucionet e Kosovės, por ata kanė qėndruar indiferentė, pa optimizėm, inaktivė, madje pa njė strategji politike tė qartė, pėr shkak tė frikės se akuzohen si destabilizues dhe u shėrbejnė kėshtu politikave antishqiptare tė Serbisė. Pra, pala vendimmarrėse duhej tė ishin shqiptarėt e "disiplinuar" nė ekstrem, gjithashtu pėr shkak tė besimit absolut qė ata kanė te SHBA-tė.
Nga arsyet e mėsipėrme deri tani shqiptarėt nuk kanė qenė lojtarėt kryesorė, aq mė pak aktivė dhe nė sulm, qoftė dhe nė pikėpamje politike e diplomatike. Ata kanė qėndruar nė hije, duke besuar te miqtė e Kosovės, para sė gjithash te shteti amerikan.
Dje shqiptarėt, poshtė urės sė Ibrit, dhanė sinjalin se nuk do ta durojnė gjatė gjendjen e krijuar nė veri tė lumit. Ata ishin pak nė protestėn kundėr invazionit serb nė Veri tė vendit, disa mijėra, ndaj dhe policia nuk e kishte tė vėshtirė ta parandalonte njė konflikt etnik.
Shqiptarėt kėnduan kėngėn "Besa-Besė", ndėrkohė qė serbėt hodhėn gurė e parulla "Vdekje shqiptarėve!". Shqiptarėt dolėn nė protestė kundėr paligjshmėrisė serbe nė Kosovė nė emėr tė shtetit, tė legjitimitetit dhe tė ekstraterritorialitetit.
Serbėt bėnė zgjedhje tė paligjshme, u mobilizuan me gurė kundėr shqiptarėve dhe hodhėn parullat e Milosheviēit pėr zhdukjen e tyre. Serbėt i nxiti Jeremiēi, i cili para dy ditėsh thoshte nė "Spiegel" tė Gjermanisė se "Kosova ėshtė Jerusalemi i Serbisė". Ndėrkaq ata nuk luftojnė nė "Jerusalem", nė atė qė e quajnė "qendrėn e Kishės dhe Patriarkanės”: nė Pejė e nė Deēan. Ata luftojnė me gurė nė Mitrovicė, sepse aty janė pasuritė mė tė ēmueshme tė Kosovės.
Ndaj shqiptarėt dje dėshmuan gatishmėrinė e tyre pėr sakrificėn mė sublime nė mbrojtje tė territorit, kushtetutės dhe nderit tė Kosovės. Por deri mė tash duket se ata i mban nė rresht besimi tek Uashingtoni.
Nėse do tė vijojė pėr shumė kohė tmerri pa fund i ankthit tė ndarjes sė Mitrovicės dhe nėse SHBA-tė ndėrrojnė kursin e derisotėm, atėherė shqiptarėt do tė mund ta zgjidhnin vetė dilemėn "mė mirė njė fund i tmerrshėm sesa njė tmerr pa fund".
Nga sa thamė mė lart, pala mė aktive pėr ndarjen e vendit ka qenė dhe mbetet qeveria serbe dhe serbėt e Veriut tė Mitrovicės, tė cilėt kanė punuar prej 11 vjetėsh pėr kėtė qėllim, duke u shfaqur gjithnjė publikisht kundėr kėtij opsioni. Kjo mėnyrė e tė bėrit diplomaci e politikė e Serbisė i ka dhėnė asaj rezultate tė kėnaqshme nė tė gjitha kohėt.
Serbia e serbėt zhvilluan tri luftėra agresive, tė ashtuquajturat luftėra ballkanike mė 1912-1913, e megjithėse ishin agresorė, pėrfituan territore joserbe tė shumta, pėrfshirė dhe Kosovėn. Mė pas ata vranė princin Ferdinand, vrasje e cila e ēoi botėn nė luftė tė pėrgjithshme, duke shkaktuar 10 milionė viktima. Megjithatė, ata morėn shpėrblimin pėrkatės, jo se nuk ishin fajtorė, por thjesht se kishin mundur tė radhiteshin me palėn fituese.
Kėshtu ka ndodhur me serbėt vazhdimisht dhe kėshtu po ndodh kėto kohė, edhe pse u kanė shkaktuar dhimbje tė mėdha popujve joserbė nė Ballkan.
Ndėrsa serbėt ndėrtuan kėshtu politikėn e hapur antishqiptare dhe e elaboruan atė nė institucionet shtetėrore, akademike e fetare, pala e tretė, ajo qė mund tė konsiderohet sip ala mė hipokrite, e pabesė, ajo palė qė gjithė historinė e saj e ka ndėrtuar si histori tė ekuilibrave dhe jo si histori tė bėrjes sė paqes e tė sė drejtės, ėshtė Europa.
Megjithėse pjesa esenciale e saj e ka njohur shtetin e Kosovės, pavarėsinė dhe sovranitetin e saj, nė kėtė Europė tė reklamuar si kontinenti i vlerave shėnohen rekordet e kulisave tė antivlerave, veēmas kur ėshtė fjala pėr shqiptarėt. Jo se nuk kemi ne kusuret tona, por tė tilla kusure kanė dhe popujt e tjerė, tė cilėt nuk ndėshkohen nė atė formė e nė atė masė sa shqiptarėt. Aq mė pak qė shqiptarėt tė kenė kusuret e serbėve.
Ky lloj seleksionimi qė na bėn Europa, duke na pėrjashtuar nga e drejta jonė europiane, ėshtė jo thjesht efekt i diplomacisė dhe politikė antishqiptare tė Serbisė, ėshtė gjithashtu shkak i paranojės sė disa vendeve tė kontinentit tonė ndaj shqiptarėve.
Pėr tė gjitha kėto arsye mund tė thuhet se mbi Kosovėn qėndron shpata europiane e ndarjes sė saj. Nėse institucionet e Kosovės dhe shqiptarėt do tė dinė ta menaxhojnė kėtė situatė tejet kritike e kėrcėnuese, atėherė do tė arrihet zgjidhja e drejtė e pėrfundimtare e ēėshtjes sė Kosovės, si i fundit problem i pazgjidhur nė kontinentin europian.
http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=66001
|
|