| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
|
Pre, 14 Mars 2008 / Eglantina Bardhi Mjedise me kushte higjienike tepėr tė rėndė, lagėshtirė dhe tė mbipopulluara me nxėnės. Kėto shkaktarė dhe shumė tė tjerė kanė sjellė ndikim tepėr negativ mbi shėndetin e grup moshės 6-15 vjeē nė institucionet arsimore. Ky ėshtė rezultati i studimit qė u realizua gjatė vitit 2007-2008 nga Departamenti "Ekspertiza Shėndetėsore dhe Shėndeti Mjedisor", nė Institutin e Shėndetit Publik nė bashkėpunim me Drejtorinė Rajonale tė rrethit Tiranė. Studimi u drejtua nga specialistėt Agim Shehi dhe Elida Mata, sipas tė cilėve, qėllimi i studimit ka qenė vlerėsimi i situatės higjieno-sanitare tė mjediseve tė brendshme nė kėto institucione dhe ndikimi i tyre nė shėndet. Mjediset nė shkolla Studimi ėshtė realizuar nė disa shkolla tė Lagjes Nr.10 (Njėsia bashkiake Nr.3 dhe Nr.4). Sipas specialistėve, ky studim ėshtė bazuar nė matjen e treguesve mikroklimaterikė, tregues fizikė dhe mikrobiologjikė, si dhe tregues shėndetėsor. Rezultatet e studimit kanė qenė tronditėse, pasi nė 88% tė klasave niveli i zhurmave ėshtė mbi vlerat standarde tė OBSH (vlera standard ėshtė 35dB). Me tregues tepėr negativ, sipas studimit ka rezultuar edhe koeficienti i ndriēimit, sepse nė 64% tė klasave koeficienti i ndriēimit (tregues i ndriēimit natyral) ėshtė nėn vlerat standarde tė OBSH (vlera standarde ėshtė 1/6-1/7). Kjo sipas specialistėve sjell pasoja negative mbi shikimin e nxėnėsve, pasi ndriēimi i dobėt pėr orė tė tėra ndikon drejtpėrdrejt mbi shikimin e tyre. Mbipopullimin e klasave me nxėnės duket se nuk e dėshmojnė vetėm ankesat e kėtyre tė fundit dhe stafit pedagogjik, por edhe vetė studimi i ISHP-sė, tė cilėt e rendisin kėtė fakt si ndėr mė problematikėt, pasi kjo ndikon edhe negativisht, edhe mbi shėndetin e tyre. "Nė 88% tė klasave rezulton mbipopullim, ku vlera normė e sipėrfaqes sė klasės pėr njė nxėnės ėshtė 1.5m²-2m²", bėhet e ditur nė studim, por si tė mos mjaftonin kėto studimi ėshtė tepėr pesimist edhe sa i takon lagėshtirės nė klasa, pasi nė 67% tė klasave vlera e lagėshtisė relative ėshtė mbi vlerat standarde tė OBSH (vlera standarde ėshtė 40%-60%). Gjithashtu studimi ka treguar rezultate tepėr negative edhe sa i takon ndotjes sė ajrit nė ambientet e brendshme, nė 82% tė klasave paraqitet kontaminim i lartė mikrobik i ajrit dhe nė 66% tė klasave kontaminim i lartė mykologjik i ajrit. Impakti mbi shėndetin Infeksione respiratore, vėshtirėsi nė frymėmarrje dhe alergji tė ndryshme. Kėto janė disa nga pasojat mbi shėndetin e nxėnėsve, pėr shkak tė ndotjeve tė ndryshme nė mjediset e institucioneve arsimore. Sipas studimit tė ISHP-sė, rreth 26% e nxėnėsve kanė kaluar infeksione respiratore tė rrugėve tė sipėrme dhe tė poshtme, dhe rreth 11 % e nxėnėsve kanė pasur vėshtirėsi nė frymėmarrje, kryesisht gjatė 12 muajve tė fundit. Shqetėsimet e nxėnėsve pėr shkak tė mjedisit ku bėjnė mėsim janė shfaqur edhe me alergji, pasi rreth 20 pėr qind e tyre janė prekur nga kėto alergji. Rezultatet e studimit -88% e klasave rezultojnė me nivelin e zhurmave mbi vlerat standarde tė OBSH (vlera standard ėshtė 35dB). - 64% e klasave rezultojnė me koeficientin e ndriēimit (tregues i ndriēimit natyral) nėn vlerat standarde tė OBSH (vlera standarde ėshtė 1/6-1/7). - 88% e klasave rezultojnė me mbipopullim, ku vlera normė e sipėrfaqes sė klasės pėr njė nxėnės ėshtė 1.5m²-2m². - 67% e klasave rezultojnė me vlerėn e lagėshtisė relative mbi vlerat standarde tė OBSH (vlera standarde ėshtė 40%-60%). - 82% e klasave paraqitet kontaminim i lartė mikrobik i ajrit dhe nė 66% tė klasave kontaminim i lartė mykologjik i ajrit Pasojat e ndotjes - 26% e nxėnėsve kanė kaluar infeksione respiratore tė rrugėve tė sipėrme dhe tė poshtme. - 11% e nxėnėsve kanė pasur vėshtirėsi nė frymėmarrje, kryesisht gjatė 12 muajve tė fundit - 20% e nxėnėsve ishin alergjik. http://shekulli.com.al/news/50/ARTIC...008-03-14.html |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Tiranė: TVSH pėr shtypin e importit nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Tiranė: Pėrgjimi i telefonave nga policia nga Blin nė danėn "Aktualitet" Rrecka tė vjetra plot sėmundje nga mesdimr nė danėn "Tė rinjtė" Tiranė: Festivali i metrazhit tė shkurtėr nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Fėmijėt tė ekspozuar ndaj mjedisit tė rrezikshėm nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" |