| | #1 | ||
| pretar Anėtarėsuar: 7.2006 | |
| Kur Mbreti Zog zhvillonte protesta pėr Kosovėn dhe Ēamėrinė A e ka kėrkuar Zogu Kosovėn dhe Ēamėrinė? Pėr tė vėrtetuar kėtė gjė, pa hyrė fare nė analet diplomatike qė gjenden nė arkivat e shtetit shqiptar, si dhe atyre tė vendeve fqinje ku kanė jetuar dhe vazhdojnė tė jetojnė bashkatdhetarėt tanė, por vetėm po ti hedhim njė sy shtypit periodik tė periudhės sė qeverisjes sė Mbretit Zog, (nga janari i vitit 1924 e deri nė prillin e 1939-ės), do tė vėmė re se nė gazetat e asaj kohe janė botuar me dhjetėra e dhjetėra shkrime, analiza, polemika, reportazhe dhe kronika, ku jo vetėm hidhet dritė mbi fatin tragjik tė bashkatdhetarėve tanė tė Kosovės dhe Ēamėrisė qė jetonin nėn njė shtypje e dhunė tė paparė. Ajo vinte jo vetėm nga qarqe shoviniste tė kėtyre vendeve, por edhe si rezultat i politikės zyrtare tė qeverive tė Athinės e Beogradit. Madje jo vetėm kaq, por nė shtypin e asaj kohe janė botuar edhe komunikata zyrtare e nota proteste tė qeverive tė Monarkisė sė Zogut, ku denoncohej dhuna dhe shtypja e egėr qė ushtrohej ndaj bashkatdhetarėve tanė nė Greqi e Jugosllavi. Polemikat me gazetėn "Politika" tė Beogradit Vija e politikės zyrtare qė ndiqte regjimi monarkist i Mbretit Zog nė mbrojtje tė bashkatdhetarėve tanė nė Kosovė dhe Ēamėri, si dhe polemikat e shumta tė shtypit tė Tiranės ndaj shpifjeve dhe akuzave tė pabaza qė hidhte herė pas here shtypi i Beogradit dhe ai i Athinės nė adresė tė shtetit shqiptar, shihen qartė edhe nga shtypi i kohės i periudhės sė Monarkisė, ku mjaft gazeta e revista, pėrcillnin ēdo gjė qė ndodhte nė anėn tjetėr tė kufirit ku jetonin shqiptarė. Njė prej tyre ishte dhe "BESA" e Fiqri Rusit qė dilte nė Tiranė, e cila nė njė nga numrat e saj tė vitit 1936, midis tė tjerash shkruante: "Fletorja Politika e Belgradit, mė 30 tė Marsit, duke gjetur si pretekst lidhjet e akordeve tė fundit finacjare dhe tregtare italo-shqiptare dhe duke shtytur prej njė fantazije thellėsisht tė sėmurė, i ka konsakruar shtylla tė plota marrėdhėnievet tė Shtetit tonė me Italinė, dhe nuk ka lėnė tė mbetet asnjė fakt pa u shtrembėruar dhe pa u deformuar.http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=35896 |
| Beqir Zeneli, dibrani qė kryesoi mitingun pėr Kosovėn Sipas dėshmive tė Enver Zenelit, ish-togeri i Oborrit Mbretėror tė Zogut, Beqir Zeneli, i cili nė vitin 1936 udhėhoqi manifestimin e protestės qė u zhvillua nėpėr rrugėt e kryeqytetit shqiptar, pėr sensibilizimin e opinionit botėror dhe kancelarive mė tė rėndėsishme tė fuqive tė mėdha tė asaj kohe nė lidhje me ēėshtjen e Kosovės dhe Ēamėrisė, lindi nė fshatin Tėrnovė tė Dibrės nė vitin 1912. Babai i tij, Hysni Zeneli dhe e ėma, Zonja, qė ishte bijė nga fisi i Koēajve tė Okshtunit tė Vogėl tė Dibrės, pėrveē Beqirit qė ishte i dyti pėr nga radha e fėmijėve, kishin edhe dy djem e njė vajzė: Bajramin, Asllanin dhe Sermien. Aty nga viti 1920, forcat serbo-malazeze ia dogjėn shtėpinė familjes Zeneli, pėr shkak se vėllai i babait tė Beqirit, Hoxhė Osman Zeneli dhe vėllai Bajram Hysen Zeneli, kishin formuar ēetėn e tyre nė fshatin Tėrnovė qė nė vitin 1912 dhe luftonin kundra forcave serbe, tė cilat herė pas here sulmonin dhe digjnin fshatra tė tėra nė atė krahinė, duke vrarė dhe masakruar edhe popullsinė e pambrojtur gjė gjenin aty. Si pasojė e djegies sė shtėpisė, Beqir Hysni Zeneli dhe njerėzit e familjes sė tij, u shpėrngulėn nga fshati i tyre dhe u vendosėn nė Tiranė, duke mbetur pėr shumė kohė rrugėve si muhaxhirė me plaēka nė kurriz. Pas vendosjes nė Tiranė, nėn kujdesin e vėllait mė tė madh, Bajramit, dhe mikut tė familjes, Ramiz Dacit (ish-deputet nė periudhėn e Monarkisė sė Zogut), Beqiri u shkollua fillimisht nė Medresenė e Tiranės dhe mė pas nė njė kurs ushtarak pėr oficerė, tė cilat i mbaroi me rezultate tė larta. Pas kėsaj, gjithnjė nėn kujdesin e vėllait mė tė madh, Bajramit, si dhe me ndihmėn e disa miqve tė familjes, Beqiri shkoi pėr studime tė mėtejshme nė Itali, duke ndjekur Akademinė Ushtarake nė Napoli. Gjatė periudhės sė studimeve nė Itali, ai sė bashku me dy shokėt mė tė ngushtė tė tij shqiptarė, Mark Pjetėr Doēin nga Shebja e Mirditės dhe Rustem Kuckėn nga Dibra, dolėn me flamurin shqiptar nė njė manifestim tė madh proteste, gjė e cila solli dhe arrestimin e tyre nga autoritetet italiane. Por ata u liruan mė pas dhe nuk patėn pasoja, pasi ndėrhyri dhe doli garant pėr ta, vetė komandanti i Akademisė, i cili kishte konsiderata tė larta pėr tė tre studentėt shqiptarė. Pas mbarimit tė Akademisė Ushtarake nė Itali, tė cilėn Beqiri e pėrfundoi me rezultate tė larta, ai u kthye nė Shqipėri dhe me dekret tė Mbretit Zog, u emėrua si oficer nė Oborrin Mbretėror. Nė kėtė detyrė ai u ndodh edhe nė vitin 1936, kur udhėhoqi manifestimin e protestės qė u organizua asokohe zyrtarisht nga regjimi mbretėror pėr tė sensibilizuar opinionin botėror dhe kancelaritė mė tė rėndėsishme tė shteteve evropiane pėr Kosovėn dhe Ēamėrinė, tė cilat i ishin shkėputur padrejtėsisht trungut mėmė, Shqipėrisė, qė nė vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr. Beqir Zeneli shėrbeu si ushtarak i karrierės nė Oborrin Mbretėror tė Zogut deri nė prillin e vitit 1939, kur Italia fashiste e Benito Musolinit pushtoi ushtarakisht Shqipėrinė. Nė atė kohė, ashtu si edhe mjaft ushtarakė tė tjerė besnikė tė Mbretit Zog, Beqir Zeneli e shoqėroi atė deri nė Greqi, por mė pas, me kėrkesėn e vetė Mbretit, ai dhe shumė ushtarakė tė tjerė u kthyen nė Shqipėri. http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=35896 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| FMN kundėr investimeve nė Shqipėrinė e Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet" Vatikani nuk planifikon ta njohė Shqipėrinė e Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet" IRJM njeh Shqipėrinė e Veriut? nga vlug nė danėn "Aktualitet" Prishtinė: 2.1 mln, raporti i ri demografik pėr Shqipėrinė e Veriut nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Hapet ambasada e parė nė Shqipėrinė e Veriut nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" |