Kthehu   Kreu > Vargmal > Shqipėri
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 20.3.2008, 19:31   #1
Aht
pretar
 
Aht
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Shkrim i cituar Protestat pėr Shqipėrinė e Veriut dhe tė Jugut gjatė monarkisė


Citim:
Kur Mbreti Zog zhvillonte protesta pėr Kosovėn dhe Ēamėrinė

A e ka kėrkuar Zogu Kosovėn dhe Ēamėrinė?

Pėr tė vėrtetuar kėtė gjė, pa hyrė fare nė analet diplomatike qė gjenden nė arkivat e shtetit shqiptar, si dhe atyre tė vendeve fqinje ku kanė jetuar dhe vazhdojnė tė jetojnė bashkatdhetarėt tanė, por vetėm po t‘i hedhim njė sy shtypit periodik tė periudhės sė qeverisjes sė Mbretit Zog, (nga janari i vitit 1924 e deri nė prillin e 1939-ės), do tė vėmė re se nė gazetat e asaj kohe janė botuar me dhjetėra e dhjetėra shkrime, analiza, polemika, reportazhe dhe kronika, ku jo vetėm hidhet dritė mbi fatin tragjik tė bashkatdhetarėve tanė tė Kosovės dhe Ēamėrisė qė jetonin nėn njė shtypje e dhunė tė paparė. Ajo vinte jo vetėm nga qarqe shoviniste tė kėtyre vendeve, por edhe si rezultat i politikės zyrtare tė qeverive tė Athinės e Beogradit.

Madje jo vetėm kaq, por nė shtypin e asaj kohe janė botuar edhe komunikata zyrtare e nota proteste tė qeverive tė Monarkisė sė Zogut, ku denoncohej dhuna dhe shtypja e egėr qė ushtrohej ndaj bashkatdhetarėve tanė nė Greqi e Jugosllavi.


Polemikat me gazetėn "Politika" tė Beogradit

Vija e politikės zyrtare qė ndiqte regjimi monarkist i Mbretit Zog nė mbrojtje tė bashkatdhetarėve tanė nė Kosovė dhe Ēamėri, si dhe polemikat e shumta tė shtypit tė Tiranės ndaj shpifjeve dhe akuzave tė pabaza qė hidhte herė pas here shtypi i Beogradit dhe ai i Athinės nė adresė tė shtetit shqiptar, shihen qartė edhe nga shtypi i kohės i periudhės sė Monarkisė, ku mjaft gazeta e revista, pėrcillnin ēdo gjė qė ndodhte nė anėn tjetėr tė kufirit ku jetonin shqiptarė.

Njė prej tyre ishte dhe "BESA" e Fiqri Rusit qė dilte nė Tiranė, e cila nė njė nga numrat e saj tė vitit 1936, midis tė tjerash shkruante:
"Fletorja ‘Politika‘ e Belgradit, mė 30 tė Marsit, duke gjetur si pretekst lidhjet e akordeve tė fundit finacjare dhe tregtare italo-shqiptare dhe duke shtytur prej njė fantazije thellėsisht tė sėmurė, i ka konsakruar shtylla tė plota marrėdhėnievet tė Shtetit t‘onė me Italinė, dhe nuk ka lėnė tė mbetet asnjė fakt pa u shtrembėruar dhe pa u deformuar.

Kjo fletore edhe ca ditė mė parė kishte botuar njė varg komentesh tendencioze mbi marrėveshtjet e reja t‘ona. Kėto shėnime mjerisht, i ribotoj edhe njė pjesė e shtypit tė huaj. Vetėm, duke theksuar me gjithė rėndėsinė qė meriton, se, pėr shkak tė eksperiencave tė hidhura nė tė kaluarėn, kur ēdo lajm i lanēuar prej kėsaj fletorje, si edhe prej simotrave tė saja aq tendencioze dhe tė pabesueshme, kėt rradhė nė riprodhimin e kėtyre lajmeve, kan, mė shumė prudencė, nėnvizuar se kėto lajme i merrshin nga fletorja "Politika" e Belgradit.

Pėr kėndonjėsit tanė do tė japim njė shkurtim tė botimeve tė "Politikė"-s pėr tė shfaqur se sa arsyeshėm ėshtė indinjimi i ynė dhe por ta bėrė tė kuptuarshme pėrgjigjien, qė duam t‘i japim nė shtyllat e fletores s‘onė.

Thėniet e "Politikės" janė kto: Pasi titullon artikullin e saj se regjimi e paska "shitur" Shqipėrinė, fletorja me lot krokodili trajton kėtė "krim" dhe me njė shpirt abnegacioni (1?) tė habitshėm pėrmėnd se motivi i blegėrimit tė saj qenka fakti se "nė mes asht njė shembull tradhėtije kombėtare, qė nuk ėshtė parė nė historinė". Dhe sado qė Pakti i Tiranės i 1926-ės, si pohon "Politika" e Belgradit vetė, nuk ėshtė pėrsėritur, ky akord qenka vėnė nė zbatim pėrsėri dhe bile dispozitat e tij qenkan zgjeruar. Me anė tė marrėdhėnieve tė reja Shqipėria qenka skllavėruar dhe mbas gjykimit tė mėndėsisė patologjike tė fletores beligradase ja ku janė argumentimet e saja jo vetėm absurde, por edhe me tė vėrtetė karakteristike tė njė mentaliteti krejtėsisht denigrues.

"Politika" tė shohė krimet qė bėhen ndaj kosovarėve

Pėrshtypja e ngjarjeve nė vjetėt e kaluar hala nuk janė harruar prej popullit shqiptar - nė tė cilat permėnden kujtime plot hidhėrime tė vuajtjeve nga shtete, qė sot na dalin mė tė pėrkujdesur pėr interesat vitale kombėtare t‘onat, se sa na vetė. A nuk ėsht, vallė, rasti qė edhe kėta shtet tė veprojnė pėr t‘u gjegjur miqėsisė sė dėshiruar prej nesh?

"Politika", nė vėnd qė tė derdh lotė mbi "kobin" qė e gjen popullin e lirė shqiptar, me akordet e sotme, a nuk e kishte pėr detyrė tė ngrente makari njė herė zanin kundra mizorive dhe padrejtėsive, qė pėr ditė u punohen kosovarėve shqiptarė? Malazesė instalohen me forcė nė pronat e pasura tė bashkėkombasve t‘anė kosovarė. Nė kėtė mes shkelen tė drejta, persekutohen dhe vriten ata, qė i kundėrshtojnė masat e padrejta dhe arbitrare. Njė shembull shumė tė hidhur kemi pasur tash vonė nė katundet e Gjilanit.

Delegata tė shpeshta venė nė Belgrad, ku ministrat premtojnė ruejtjen e jetės dhe tė pasurisė sė kosovarėve. Pas grabitjes sė tokave tė tyre, shqiptarėt e shkretė me njė mijė mėnyrė detyrohen tė emigrojnė nė Turqi.

Pėrse, pra, ‘Politika‘ e Belgradit dhe simotrat e saj as nuk i permėndin fare kėto ngjarje tragjike?! E pėrse vallė, kėtyre heshtjeve, u pėrgjigjen me lot e vajtime mbi veprimet e Qeverisė sė lirė tė shtetit tė lirė shqiptar? Apo qė Shqipėria tė mos konsolidohet e tė mbetet gjithmonė e dobėt dhe e pa zhvilluar? Kujtojmė se pa tjetėr edhe njė detyrė dirigjuesėve tė shtetit jugosllav qė ta ndalojė kėtė fushatė denigrimi tė shtypit jugosllav, qė ėshtė erė qė nuk fryn mirė pėr asnjeri".
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=35896

Citim:
Beqir Zeneli, dibrani qė kryesoi mitingun pėr Kosovėn

Sipas dėshmive tė Enver Zenelit, ish-togeri i Oborrit Mbretėror tė Zogut, Beqir Zeneli, i cili nė vitin 1936 udhėhoqi manifestimin e protestės qė u zhvillua nėpėr rrugėt e kryeqytetit shqiptar, pėr sensibilizimin e opinionit botėror dhe kancelarive mė tė rėndėsishme tė fuqive tė mėdha tė asaj kohe nė lidhje me ēėshtjen e Kosovės dhe Ēamėrisė, lindi nė fshatin Tėrnovė tė Dibrės nė vitin 1912. Babai i tij, Hysni Zeneli dhe e ėma, Zonja, qė ishte bijė nga fisi i Koēajve tė Okshtunit tė Vogėl tė Dibrės, pėrveē Beqirit qė ishte i dyti pėr nga radha e fėmijėve, kishin edhe dy djem e njė vajzė: Bajramin, Asllanin dhe Sermien.

Aty nga viti 1920, forcat serbo-malazeze ia dogjėn shtėpinė familjes Zeneli, pėr shkak se vėllai i babait tė Beqirit, Hoxhė Osman Zeneli dhe vėllai Bajram Hysen Zeneli, kishin formuar ēetėn e tyre nė fshatin Tėrnovė qė nė vitin 1912 dhe luftonin kundra forcave serbe, tė cilat herė pas here sulmonin dhe digjnin fshatra tė tėra nė atė krahinė, duke vrarė dhe masakruar edhe popullsinė e pambrojtur gjė gjenin aty.

Si pasojė e djegies sė shtėpisė, Beqir Hysni Zeneli dhe njerėzit e familjes sė tij, u shpėrngulėn nga fshati i tyre dhe u vendosėn nė Tiranė, duke mbetur pėr shumė kohė rrugėve si muhaxhirė me plaēka nė kurriz. Pas vendosjes nė Tiranė, nėn kujdesin e vėllait mė tė madh, Bajramit, dhe mikut tė familjes, Ramiz Dacit (ish-deputet nė periudhėn e Monarkisė sė Zogut), Beqiri u shkollua fillimisht nė Medresenė e Tiranės dhe mė pas nė njė kurs ushtarak pėr oficerė, tė cilat i mbaroi me rezultate tė larta.

Pas kėsaj, gjithnjė nėn kujdesin e vėllait mė tė madh, Bajramit, si dhe me ndihmėn e disa miqve tė familjes, Beqiri shkoi pėr studime tė mėtejshme nė Itali, duke ndjekur Akademinė Ushtarake nė Napoli. Gjatė periudhės sė studimeve nė Itali, ai sė bashku me dy shokėt mė tė ngushtė tė tij shqiptarė, Mark Pjetėr Doēin nga Shebja e Mirditės dhe Rustem Kuckėn nga Dibra, dolėn me flamurin shqiptar nė njė manifestim tė madh proteste, gjė e cila solli dhe arrestimin e tyre nga autoritetet italiane. Por ata u liruan mė pas dhe nuk patėn pasoja, pasi ndėrhyri dhe doli garant pėr ta, vetė komandanti i Akademisė, i cili kishte konsiderata tė larta pėr tė tre studentėt shqiptarė.

Pas mbarimit tė Akademisė Ushtarake nė Itali, tė cilėn Beqiri e pėrfundoi me rezultate tė larta, ai u kthye nė Shqipėri dhe me dekret tė Mbretit Zog, u emėrua si oficer nė Oborrin Mbretėror. Nė kėtė detyrė ai u ndodh edhe nė vitin 1936, kur udhėhoqi manifestimin e protestės qė u organizua asokohe zyrtarisht nga regjimi mbretėror pėr tė sensibilizuar opinionin botėror dhe kancelaritė mė tė rėndėsishme tė shteteve evropiane pėr Kosovėn dhe Ēamėrinė, tė cilat i ishin shkėputur padrejtėsisht trungut mėmė, Shqipėrisė, qė nė vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr.

Beqir Zeneli shėrbeu si ushtarak i karrierės nė Oborrin Mbretėror tė Zogut deri nė prillin e vitit 1939, kur Italia fashiste e Benito Musolinit pushtoi ushtarakisht Shqipėrinė. Nė atė kohė, ashtu si edhe mjaft ushtarakė tė tjerė besnikė tė Mbretit Zog, Beqir Zeneli e shoqėroi atė deri nė Greqi, por mė pas, me kėrkesėn e vetė Mbretit, ai dhe shumė ushtarakė tė tjerė u kthyen nė Shqipėri.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=35896
Aht nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

FMN kundėr investimeve nė Shqipėrinė e Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Vatikani nuk planifikon ta njohė Shqipėrinė e Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet"

IRJM njeh Shqipėrinė e Veriut? nga vlug nė danėn "Aktualitet"

Prishtinė: 2.1 mln, raporti i ri demografik pėr Shqipėrinė e Veriut nga mesdimr nė danėn "Aktualitet"

Hapet ambasada e parė nė Shqipėrinė e Veriut nga mesdimr nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 18:37.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,18458S / 10KR