Kthehu   Kreu > Dega e historisė > Arbėri
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 20.3.2008, 20:05   #1
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar Arbėria, kėshtjella e fundit


Citim:
Arbėria, kėshtjella e fundit - Qėndresa e arbėrve dhe roli i tyre nė ndėrprerjen e pushtimit osman tė Evropės
Armando Boce

Pasi mundi njė nga njė shtetet e Ballkanit, perandoria osmane gjendej nė bregdetin perėndimor tė gadishullit pa hasur ndonjė qėndresė nga kėta popuj, pėrveē shqiptarėve tė cilėt vazhdonin tė qėndronin edhe kur turqit mundėn tė pushtonin disa nga qytetet mė tė mėdha shqiptare si Shkodra, Vlora (por jo Durrėsi qė vazhdonte tė ishte nė kontrollin venedikas). Pas pushtimit sulltani fillon menjėherė pėrgatitjet pėr tu hedhur nė Itali, duke pėrdorur kėto qytete si mbėshtetje. Pėrgatitjet filluan nga fillimi i viteve 80 tė shek. XV pėr tė vazhduar pa reshtur pėr mė tepėr se njė dhjetėvjeēar. Turqve nuk iu mungonin materialet pėr ta ngritur flotėn, siē nuk iu mungonin as ushtarėt, por ata pengoheshin nė mėnyrė tė vazhdueshme nga shqiptarėt tė cilėt nuk pranuan kurrsesi tė bashkoheshin me perandorinė osmane.

Osmanėt vėrtet zotėronin qytetet, por nė prapatokat e tyre nuk kishin as kontrollin mė tė vogėl. Shqiptarėt turpėruan sanxhakbejler pas sanxhakbeleri apo qoftė ky dhe pasha, pėr t’i ardhur dikur radha dhe sulltanit qė iu shtua listės sė sulltanėve qė kishin ardhur deri nė Shqipėri dhe ishin mbuluar me turp. Kėto humbje tė mėdha nuk e lejuan tė realizonte pushtimin e Italisė, duke mundur vetėm tė zbarkonte me trupa tė vogla pa pasur njė mbėshtetje tė sigurt nė anėn tjetėr tė Adriatikut.

Kėta shqiptarė nuk luftonin se Perėndimi ndodhej nė rrezik, por e bėnin pėr lirinė e tyre, sidomos kur turqit nė luftėn qė u bėnin shqiptarėve ndihmoheshin nga shtete tė krishtera si Venediku, apo mbretėria e Siēilisė, apo dhe Raguza, tė cilėt nuk bashkėpunuan drejtpėrdrejt, por nxituan tė dėrgonin ambasadorė me dhurata. Por edhe nėse shqiptarėt nuk mendonin tė shpėtonin perėndimin, veprimet e tyre e parandaluan kėtė. Dhe e bėnė krejtėsisht tė vetėm, asnjė popull tjetėr nuk ishte nė gjendje ta pėrballonte ushtrinė turke, as serbė, as kroatė, as bullgarė e as grekė.

Njė relacion i muajit shkurt tė vitit 1484, dėrguar mbretit tė Siēilisė, tregon se nė Vlorė ndodhej njė flotė prej 70 anijesh dhe priste tė hipnin vetėm ushtarėt, tė cilėt sapo ishin afruar nė Vlorė. Autori i relacionit nuk ėshtė nė gjendje tė thotė se pėr ku ėshtė drejtuar flota, por lehtė mund tė mendohet se qėllimi ishte bregu italian, kur sulltani (mbėshtetur gjithmonė nė raportin dėrguar mbretit tė Siēilisė) sapo kishte vendosur paqe me mbretin e Hungarisė. I vetmi shqetėsim qė kishte ushtria turke ishin shqiptarėt. Kėta tė fundit pak ditė mė parė (se tė pėrpilohej relacioni) kishin mundur njė ushtri turke dhe dy sanxhakbejlerė, por mė e rėndėsishmja kishin zėnė rob Sulejman pashėn, komandantin turk.1

Nė kėtė fushatė turqit po ndihmoheshin nga njė shtet i krishterė, Venediku. Republika merrte pėrsipėr tė armatoste 50 galera me shpenzimet e saj. Gjithashtu vazhdonte grumbullimi i ushtarėve turq (nė tekst, azapė dhe jeniēerė si dhe njerėz tė tjerė) nė Vlorė, tė cilėve ambasadori i sulltanit shoqėruar nga ai i Venedikut, po u sillnin rrogat.2 Kėta ushtarė grumbulloheshin vetėm njė muaj pasi ishin mundur nga shqiptarėt.
Nė maj tė vitit 1484, njė mision vėzhgimi raguzian shkon nė Vlorė, ku njofton vazhdimin e pėrgatitjeve tė flotės turke, gjithmonė me ndihmėn e flotės venedikase.3

Prania e flotės venedikase nė operacionet furnizuese tė ushtrisė turke tregon se perandoria nuk kontrollonte prapatokėn e Vlorės, prandaj dhe shėrbehej nga Venediku me galerat e saj. Venedikasit ofronin ndihmėn e tyre sepse preferonin qė ushtria osmane tė nisej nga brigjet e Adriatikut, dhe tė mos nisej nga portet e Greqisė sepse rrezikonin territoret e saj nė Egje.

Sulltani pėr tė zgjidhur problemin e prapavijave, pranon kėrkesat e himariotėve pėr tė vendosur nė krye tė sanxhakut djalin e Gjergj Aranitit, Komnenin. Ata tė Himarės, popuj shqiptarė etj., me qenė se nuk i kanė treguar bindje babajt tė kėtij sulltani (Bajaziti II) si dhe vetė kėtij, pasi vdiq i jati i dėrguan sulltanit tė thėnė pėr t’i kėrkuar tė dėrgonte tė regjistronte (ta bėnte pjesė tė sanxhakut) vendin e tyre sepse donin tė paguanin haraēin sikurse tė tjerėt, dhe iu lutėn t’u shėnonte pėr qeverisje tė birin e tė ndjerit z. Aranit, i cili gjendej nė oborrin e tij, mbasi babai i tij kish qenė zot i atij vendi. Sulltani i kėnaqi dhe e dėrgoi atė si sanxhakbej…4

Vetėm njė vit mė vonė(1486) ky sanxhakbe shqiptar dhe nga njė derė e mirė vritet nga dora e himariotėve, tė cilėt u ndjenė tė tradhtuar nga Komneni... ata tė Himarės, qė tani vonė ishin bindur, e vranė atė dhe u tėrhoqėn nė liri, siē kishin qenė herė tė tjera, sepse nuk donin ti bindeshin turqve; ndoshta u ndoqėn edhe prej shqiptarėve tė tjerė.5

Sanxhakbeu i ri, i cili afrohet pėrmes detit dhe jo nga toka, sulet menjėherė mbi shqiptarėt tė cilėt strehohen pėrsėri nė male duke lėnė vendbanimet tė plaēkiteshin nga turqit.6

Meqenėse sanxhakbejlerėt dhe komandantėt e ndryshėm nuk e kishin zgjidhur kėtė problem qė pengonte nisjen e flotės nga Vlora, sulltani nė 1487 vendos tė ngarkojė vetė bejlerbeun e Rumelisė tė mblidhte ushtarė dhe tė nisej kundėr shqiptarėve.7

Flota turke nė Vlorė ndėrkohė kishte arritur deri nė 100 anije dhe sulltani urdhėronte mbledhjen e 60 mijė ushtarėve. Gjithashtu ishte urdhėruar tė shtohej ritmi i armatosjes sė anijeve.8 Kėta ushtarė qė do tė mblidheshin janė pikėrisht ushtarėt qė do tė drejtonte bejlerbeu. Me kėtė forcė mendohej tė mundeshin shqiptarėt dhe pas tyre tė niseshin me flotėn qė i priste nė Vlorė drejt Italisė.

Nuk ka lajme pėr pėrfundimin e fushatės sė bejlerbeut, por nė tetor (shtatė muaj pas lajmit mbi bejlerbeun) nė Shqipėri ka dėshtuar njė ekspeditė turke kundėr kryengritėsve.9 Duke llogaritur qė pėr njė ekspeditė si ajo qė parashikonte tė organizonte bejlerbeu, duhej mė shumė se njė muaj dhe duke qenė se ekspedita e tij ishte nė njė fazė fillestare, mund tė pėrfundojmė qė ekspedita e tetorit ėshtė pra ajo e drejtuar nga funksionari osman.

Me flotėn qė ndėrtohej nė Vlorė ishte krijuar njė situatė serioze nė shtetet e gadishullit Apenin. Letra shqetėsuese i drejtoheshin Papės nga qyteti i Ankonės.10 Nė Raguzė frika ishte dhe mė e madhe, aq sa aristokratėt mendonin se do tė ishte mė mirė ta dorėzonin qytetin tek turqit. Operacioni do tė kryhej nga deti, ku 50 anije turke do tė dilnin nga Vlora dhe do tė merrnin Raguzėn sipas marrėveshjes. Kundėr kėsaj ideje dolėn qytetarėt e thjeshtė tė cilėt i drejtohen pėr mbrojtje Venedikut.11

Me shtetet e krishtera qė kundėrshtonin politikat e tyre, nuk kishte njė veprim tė vetėm tė pėrbashkėt mbi rrezikun turk. Venediku tashmė ishte deklaruar si aleat i turqve. Ata mė tė pafuqishmit si Raguza ishin gati ta dorėzonin qytetin, tė tjerėt si mbreti i Siēilisė, apo qyteti i Ankonės, i shikonin ngjarjet tė shqetėsuar pa mundur tė bėnin gjė. Tė vetmit qė po kundėrshtonin turqit dhe madje me sukses, ishin shqiptarėt.

Shqiptarėt tashmė pas 4 vjetėsh (viti 1488) e kishin shtrirė hapėsirėn e kryengritjes duke e bėrė tė pėrgjithshme dhe jo vetėm nė prapatokėn e Vlorės. Nė afėrsi tė Durrėsit ndodheshin 4000 mijė shqiptarė kryengritės, tė cilėt shqetėsuan shumė Venedikun dhe e detyruan tė pėrforconte mbrojtjen e qytetit. Shqiptarėt gjithashtu dėrguan njerėz tek Gjon Kastrioti, djali i Gjergjit tė Madh, pėr ta ftuar tė merrte drejtimin e kryengritjes.12 Shqiptarėt ishin tė detyruar tė luftonin nė dy krahė, me turqit myslimanė nė njė anė dhe me venedikasit e krishterė nė njė anė tjetėr.

Kėta 4 mijė shqiptarė sulmojnė turqit dhe detyrojnė njė sanxhakbe tė marrė arratinė duke lėnė gjysmėn e ushtarėve tė tij tė vdekur nė betejė. Nė duart e shqiptarėve bie njė plaēkė e madhe, nė para dhe mall. Kuaj, mėndafsh, ar dhe argjend, kafshė tė imta dhe tė trasha ishin pjesė plaēkės.13

Dy muaj pas betejės sė fituar nė afėrsi tė Durrėsit, himariotėt nė bashkėpunim me banorė tė Sopotit vrasin sanxhakbeun bashkė me shumė turq tė tjerė. Shqiptarėt e Himarės dhe Sopotit, u ngritėn kundėr sulltanit dhe e bėnė copė-copė sanxhakbeun me shumė turq.14

Ky ishte sanxhakbeu i dytė qė vritej nga dora e himariotėve dhe jo vetėm i atij por edhe i ushtarėve tė tjerė. Nėse shqiptarėt vrasin pėr herė tė dytė njė funksionar turk, si sanxhakbeu, dhe kėtė pa ndonjė vėshtirėsi do tė thotė qė perandoria osmane kishte probleme tė mėdha nė kontrollimin e kėsaj zone. Ajo vazhdonte tė zotėronte vetėm qytetet kryesore por pa pasur asnjė kontroll jashtė tyre.

Ndryshe nga shqiptarėt, shtetet e krishtera qė prekeshin direkt nga rreziku turk nuk ēonin nėpėrmend ndonjė rezistencė tė armatosur, pėrkundrazi po tregonin pėrulje para sulltanit.15

Nė vitin 1490 mbahet njė ligjėratė ku parashikohej njė ekspeditė kundėr turqve ku do veprohej pėrmes detit dhe tokės. Veprimi pėrmes tokės kėrkonte qė mė parė qė tė sheshoheshin mosmarrėveshjet midis Austrisė dhe Hungarisė me ndėrmjetėsinė e papės dhe pastaj tė lėvizte ushtria kundėr turkut pėrmes rrugėve tokėsore. Flota perėndimore gjithashtu, nėse do vihej nė lėvizje duhej qė ti qėndronte larg asaj turke.16 Duke menduar qė flota mė e fuqishme nė Mesdhe ishte ajo venedikase e cila ishte njė aleate e osmanėve atėherė ushtrisė perėndimore i ngelej vetėm rruga tokėsore.

Ndėrkohė qė shtetet e perėndimit ishin tė pavendosura nė kundėrshtimin e turqve, vetė sulltani i kishte qėllimet e tij shumė tė qarta, tė shkatėrrohej simboli i krishterė nė Romė, papa. Vetė kundėrshtitė midis vendeve tė krishtera tregonin se sa i pafuqishėm ishte autoriteti i Papės tek vendet e krishtera. Tė krishterėt e lindjes, si serbėt, bullgarėt e grekėt nuk ndjenin ndonjė lloj solidariteti pėr vėllezėrit e tyre tė sė njėjtės fe. Grekėt, serbėt dhe bullgarėt ishin kthyer nė nėnshtetas tė perandorisė osmane dhe udhėheqėsi i tyre nė Stamboll, Patriarku ishte kthyer nė njė funksionar tė perandorisė.

Pėr dy vjet papa nuk mundi tė sheshonte mosmarrėveshjet midis shteteve tė krishtera, sepse kemi sulltanin qė me anijet e tij kalonte i pashqetėsuar kanalin e Korfuzit, dhe qė nė ato momente ndodhej nė mėshirėn e turqve. Njė anije e nisur nga Vlora lajmėronte forcėn turke qė tė mos lėvizte nga Korfuzi sepse kėrcėnohej nga shqiptarėt e Himarės dhe Sopotit, por duhej pritur qė vinin dy sanxhakbejlerė qė ishin nisur kundėr tyre.17 Kundėr shqiptarėve, turqit kėrkojnė edhe ndihmėn e venedikasve tė Korfuzit nė njė aksion tė pėrbashkėt18, ndėrkohė dy sanxhakbejlerėt turq tė cilėt pėrbėnin pararojėn e ushtrisė, kishin mbėrritur nė Butrint. 19 Sulltani me ushtrinė afrohej nga veriu, ku sapo kishte blerė serbėt dhe hungarezėt duke i bėrė tė parrezikshėm. Duke fushuar nė afėrsi tė Tepelenės sulltani zbuloi me habi se kishte vende ku turqit nuk kishin shkelur kurrė. Kėtu fillon njė fushatė reprezaljeje kundėr popullsisė shqiptare duke masakruar shumė prej tyre. 20

Shqiptarėt mbeten pėrsėri tė vetėm para sulltanit. Asnjė nga popujt e Ballkanit nuk u bė pengesė pėr osmanėt. Serbėt preferuan tė nėnshtrohen para sulltanin duke i dėrguar njerėz nė Sofje pėr t’i treguar respekt, por gjithashtu pėr t'i treguar dhe perėndimit se si popull i krishterė nuk kishin forcė pėr ta mbrojtur. Ashtu siē dhe mosveprimi i grekėve, e bindte sulltanin se pengesė tė vetme ka shqiptarėt dhe asnjė nga popujt e tjerė tė Ballkanit, sepse vetėm shqiptarėt tregojnė edhe pas ardhjes sė sulltanit se ruajnė ende shumė energji.

Pas njė qėndrimi prej gjashtė muajsh sulltani largohet pėr nė Stamboll21 duke menduar se ēėshtja shqiptare ishte zgjidhur. Pėrkundrazi shqiptarėt pa u tharė mirė plagėt, ngrihen dhe sulmojnė forcat turke nė bregdet, por sidomos ato tė Vlorės, duke i detyruar turqit tė braktisin vendet dhe tė drejtohen pėr nė thellėsi tė vendit.22

Mbasi shqiptarėt shpartallojnė ushtrinė turke tė bregdetit, duke bėrė qė ky shpartallim tė mos kalojė pa u vėnė re dhe nė shtetet e perėndimit, fillon prej kėtyre shteteve marrja nė konsideratė e rrezikut turk. Mbreti frank pėrhap fjalė qė do ta luftojė turkun sapo tė dalė nė bregdetin e Adriatikut. Me gjithė deklaratat plotė bujė tė mbretit frank, turqit mė shumė i trembeshin shqiptarėve se sa njė ushtrie qė nuk u bė kurrė njė rrezik pėr ta.23 Ai (Karli VIII) joshej nga tė dhėnat qė i vinin nga pėrtej detit ku 30 mijė shqiptarė gjendeshin gati pėr luftė.24 Deklaratat e mbretit frank shėrbyen mė shumė pėr tė vėnė nė gatishmėri sulltan Bajazitin se sa pėr ngritjen nė kėmbė tė popujve tė krishterė.25 Sulltani e kuptonte shumė mirė qė midis shteteve tė krishtera nuk kishte njė qėndrim tė pėrbashkėt pėr luftėn kundėr tij. Bashkėpunimi qė kishte me Venedikun e tregon kėtė mė sė miri, po ashtu dhe lėvizja e Karlit i cili mė shumė synonte pushtimin e Italisė pėr llogari franke se sa kundėrpėrgjigje tė mundshme ndaj rrezikut turk. Ajo "dalje" nė Adriatik e frankut nėnkuptonte luftė me shtetet e Italisė!

Por mospėrfillja ndaj lėvizjes sė Karlit VIII nga serbė, grekė e bullgarė, tregon qė, ose mbreti frank nuk e kishte atė fuqi qė thoshte, dhe lėvizja e tij ishte aventurė (dhe serbėt, grekėt e bullgarėt u ruajtėn nga kjo), ose se Karli zotėronte njė forcė tė konsiderueshme por qė tek serbėt, grekėt e bullgarėt mungonte dėshira dhe forca pėr t’iu bashkėngjitur njė lufte kundėr osmanėve.

Shqiptarėt, mendojnė edhe pėr bashkėpunimin me Karlin VIII26, por prej tij nuk vjen asnjė rezultat, pėrderisa pas tre vjetėsh shihen tė thėrrasin nėn udhėheqje tė luftės pinjollin e Kastriotėve, Skėderbeun e Ri.27

Pikėrisht kėtu shqiptarėt tregojnė se kishin midis popujve tė tjerė tė Ballkanit ndjenjėn mė tė fortė kombėtare. Nėse kėta shqiptarė do tė ishin tė krishterė dhe do tė mbronin krishterimin, pėr ta nuk do tė kishte ndonjė diferencė se kush i udhėhiqte midis njė pinjolli tė Kastriotėve apo njė mbreti frank. Dhe ndėrsa pėr njė tė krishterė, luftėtar ose jo, ėshtė shumė e rėndėsishme tė udhėhiqet nga njė mbret i krishterė, zgjedhja e shqiptarėve ėshtė bashkėkombėsi i tyre pinjoll i Kastriotit, dhe shpėrfillet krejt figura e mbretit tė krishterė.

Qė nga momenti qė lajmėrohet pėr 30 mijė shqiptarė nė afėrsi tė Durrėsit, do kalojnė 3 vjet qė turqit tė pėrgatisin njė ekspeditė tjetėr me qėllim nėnshtrimin pėrfundimtar tė shqiptarėve, por edhe pushtimin e Durrėsit, ishte fundi i viti 1489.28 Shqiptarėt nuk gjenden tė papėrgatitur se ėshtė pikėrisht ky momenti kur ata thėrrasin dhe Skėnderbeun e Ri pėr t’i udhėhequr.

Paralelisht me pėrgatitjen e sulltanit, sanxhakbeu i Vlorės pėrgatitet t’i bjerė shqiptarėve tė Himarės, pėr ti pėrzėnė. Gjithashtu kundėr shqiptarėve parashikohet tė niset dhe njė forcė nga Shkupi, forcė e cila do t'i vinte nė ndihmė sanxhakbeut tė Vlorės.29

Pra shqiptarėt janė tė pėrqendruar nė dy zona nė prapatokėn e Durrėsit, ku llogariten deri nė 30 mijė veta dhe nė atė tė Himarės qė vazhdonte tė rezistonte ndaj turqve. Prandaj dhe kėta tė fundit mendonin tė organizonin njė fushatė nė dy fronte.

Tashmė sulltani nuk kishte mė nevojė pėr ndihmėn venedikase, pėrderisa njė nga synimet e tij ėshtė dhe pushtimi i Durrėsit. Marrėdhėniet e tyre nuk ishin ato tė parat, prandaj Venediku dėrgon pėr tė organizuar njė kryengritje tė shqiptarėve.30 Ky person ėshtė njė prift i cili kishte tentuar dhe mė parė tė organizonte njė kryengritje tė shqiptarėve duke takuar me kėtė rast dhe princat shqiptarė qė ndodheshin nė arrati. Kjo ndėrmarrje dėshton, sepse ėshtė pikėrisht Venediku qė arreston priftin.31

Venediku nė kėtė rast shikon si forcė tė mundshme pėr tė kundėrshtuar turqit, nė Ballkan, vetėm shqiptarėt, madje as grekėt tė cilėt i kishte dhe nėnshtetas tė tij tek zotėrimet nė Egje.

Prifti pretendonte se kishte vėrtet kontroll mbi shqiptarėt, dhe guxon tė thotė madje se kėta shqiptarė ėshtė gati t’ia “dhurojė” mbretit tė Francės apo atij tė Hungarisė.32 Por kontroll nė fakt nuk kishte aspak, sepse shqiptarėt nuk prisnin tė udhėhiqeshin nga mbretėrit e krishterė, por kishin nisur tė ftonin me radhė pinjollėt e familjes sė Kastriotit.

Mungesa e dokumenteve nė dispozicion nuk na lejon ta ndjekim mė hollėsisht ngjarjet nė vazhdim. Por me siguri dimė qė turqit nuk mundėn ta pushtonin asnjėherė bregun italian. Pati zbarkime tė shkurtra tė cilat mė shumė plaēkisnin se sa kishin qėllim pushtimin e mirėfilltė.

Sulltani nuk mundi ta plotėsonte dėshirėn pėr pushtimin e Italisė. Ai kishte flotėn, kishte qytetet e bregdetit, kishte dhe ushtrinė, por nuk mundi asnjėherė ta hipte nė anije, sepse shqiptarėt nuk e lanė kurrė tė afrohej nė breg! Bajaziti vdes dhe sulltani pasardhės nuk kishte mė synim Italinė, pėrkundrazi i drejtohet tashmė Egjiptit. Me rritjen e territoreve tė pushtuara sulltanėt nisėn tė merren mė tepėr me organizimin e brendshėm tė perandorisė. Gjithashtu shtetet e perėndimore e kuptuan se ushtria osmane nuk mund tė mos merrej mė nė konsideratė, ndaj dhe i sheshuan mosmarrėveshjet, por dhe atėherė sulltani do tė lidhė marrėveshje bashkėpunimi me njė shtet tė krishterė si Franca. Nga shtjellimi i kėtyre tė dhėnave kuptohet se kur osmanėt kishin mundėsi tė pushtonin perėndimin ishin shqiptarėt ata qė i ndaluan, dhe jo grekėt, as serbėt e as bullgarėt.


___________________________

1. Makushev, Monum. II/55-56, nė Dokumente tė Shek. XV pėr Historinė e Shqipėrisė. Pėrgatitur nga Injac Zamputi. Vėll. IV. (1479-1506) Pjesa I (1479-1466), Tiranė 1967, f. 87-88.
2. Makushev, Monum. II/106-107, nė Dok. tė Shek. XV... f. 88.
3. Makushev, Monum. I/555-556, Dok. tė Shek. XV... f. 92.
4. Sathas, Docum. Inéd. VI/236, Dok. tė Shek. XV... f. 94.
5. Sathas, Docum. Inéd. VI/236, Dok. tė Shek. XV... f. 99.
6. Sathas, Docum. Inéd. VI/236, Dok. tė Shek. XV... f. 100-101.
7. Sathas, Docum. Inéd. VI/237, Dok. tė Shek. XV... f. 103
8. Malipiero – Longo, Ann. Ven. 138, Dok. tė Shek. XV... f. 103
9. SATHAS, Docum, inéd. VI/237, Dok. tė Shek. XV... f. 104
10. Makushev, Monum. I/150-1, Doku. tė Shek. XV... f. 104
11. Malipiero - Longo, Ann. Ven., 137, Dok. tė Shek. XV... f. 101
12. Malipiero - Longo, Ann. Ven., 138, Dok. tė Shek. XV... f. 105
13. SATHAS, Docum, inéd. VI/237, Dok. tė Shek. XV... f. 105-6
14. SATHAS, Docum, inéd. VI/237, Dok. tė Shek. XV... f. 108
15. Iogra, Notes ecc., V-e sér. (1476-1500), CLXIV/163, Dok. tė Shek. XV... f. 109-10
16. Iorga, Notes etc., V-e sér. CLXXXVII/174-179, Dok. tė Shek. XV... f. 115
17. SATHAS, Docum, inéd. VI/237, Dok. tė Shek. XV... f. 119-20
18. Makushev, Monum. II/191, Dok. tė Shek. XV... f. 120
19. SATHAS, Docum, inéd. VI/237-8, Dok. tė Shek. XV... f. 121
20. Koxha Saad-ed-din, Taxh-ut-Tevarih, vėll. II, f. 69, Origj. Turqisht, nė Burime tė Zgjedhura pėr Historinė e Shqipėrisė, vėll. II, Shek. VIII-XV, f. 362-3. Tiranė 1962
21. Sathas, docum. Inéd. VI/239, nė Dok. tė Shek. XV... f. 125
22. Sathas, docum. Inéd. VI, f. 239, origjin. Italisht, nė Burime tė Zgjedhura... f. 363
23. Sathas, docum. Inéd. VI, f. 239, nė Dok. tė Shek. XV... f. 134
24. V. Lamansky, Secrets d’Etat de Venise, f. 293. origj. Italisht, nė Burime tė Zgjedhura... f. 364
25. Dreden, bibl. Chron. ven. f. 33, fol. 230, Iogra, Notes ecc., V-e sér., CCXLIV/227, nė Dok. tė Shek. XV... f. 134
26. Sathas, docum, inéd. VI/240, nė Dok. tė Shek. XV... f. 138
27. M. Sanudo, Arkiv, vėll. V, f. 89-90. Origj. Italisht, nė Burime tė Zgjedhura... f. 364-5
28. M. Sanudo, Arkiv, II/256, nė Dok. tė Shek. XV...f. 180-1
29. M. Sanudo, Arkiv, II/233, nė Dok. tė Shek. XV...f. 184
30. Lamanskz, S.E.V., 296, IX/9, nė Dok. tė Shek. XV...f. 224
31. Commines, Mem. 589-591, nė Dok. tė Shek. XV...f. 137
32. V. Lamansky, Secrets d’Etat de Venise, f. 293. origj. Italisht, nė Burime tė Zgjedhura... f. 364

Ndryshuar sė fundmi nga vlug : 2.4.2008 nė 19:24.

vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

1923-24: Arbėria e vogėl, Drenicė - Shotė e Azem Galica nga Kandhaon nė danėn "1913-1941: Pushtimi sllav"

Grupi Arbėria - Jurendina na martohet nga mesdimr nė danėn "Kultura shpirtėrore"

Kėshtjella e kėngės nga mesdimr nė danėn "Kultura shpirtėrore"

1308: Arbėria sipas pėrshkrimit tė njė udhėtari anonim nga Kandhaon nė danėn "Arbėri"



Brezi orar MG +1. Ora tani ėshtė 08:32.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

vargmal.org ka bllokuar qasjen pėr kėto vende: Arabi Saudite, Izrael, Iran, Pakistan, Indi, Kinė, Vatikan, Kenia, Brazil

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.