| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
| Dėshtimi i radhės i OSBE/ODIHR 14/03/2008 - 11:51 / Agron Alibali Kur pėrfaqėsuesit e ODIHR-it me seli nė Varshavė ftuan vetveten pėr tė vėzhguar zgjedhjet kuvendore tė tetorit 2007 nė Poloni, Ministria e Jashtme polake u kujtoi atyre se, sipas procedurės standarde i takon vendit qė bėn zgjedhjet pėr tė ftuar vėzhguesit e OSBE-sė, pra nė kėtė rast OSBE-ja bėri njė hap tė gabuar (faux pas). Por sa hapa tė gabuar ka bėrė nė Shqipėri OSBE-ja, dhe sidomos Zyra e saj e Institucioneve Demokratike dhe tė Drejtave tė Njeriut e quajtur ndryshe ODIHR? Sa pėr fillim, nuk mund tė mos pėrmendim se ishin katėr juristė tė talentuar shqiptarė qė nė vitin 1991, pa ndihmėn e ODIHR-it, hartuan Ligjin pėr Zgjedhjet, i cili mundėsoi zgjedhje tė lira, tė drejta dhe tė ndershme deri nė vitin 1996, pėrfshirė referendumin pėr Kushtetutėn. E thėnė ndryshe, Shqipėrisė nuk i mungojnė as burimet njerėzore dhe as tradita pėr tė kryer vetė njė reformė zgjedhore cilėsore. Shqipėria kjo kavie eksperimentale Njė nga rrjedhojat negative tė krizės sė mėpasme nė Shqipėri ishte hapja e portave ndaj ndėrhyrjes sė pashembullt tė OSBE/ODIHR-it nė reformėn kushtetuese e institucionale tė vendit. Rrjedhimisht, Shqipėria u kthye nė njė farė kavieje eksperimentale, ku ekspertė e pseudo-ekspertė tė ndryshėm lejoheshin tė shartonin gjithfarė modelesh juridike tė huazuara nga vendet e tyre, por krejt tė huaja e tė papėrshtatshme pėr Shqipėrinė. Pėr shembull, njė nga shembujt mė flagrantė tė ndėrhyrjes sė dėmshme nė Kushtetutė ishte shkatėrrimi i imponuar i strukturės sė pushtetit vendor, duke eliminuar rrethet dhe duke krijuar kantonet, tė quajtura edhe rajone apo qarqe. Po ashtu, sot ėshtė e vėshtirė qė tė mbash mend se sa herė ėshtė hartuar, ndryshuar, pėrmirėsuar a pėrkeqėsuar Kodi Zgjedhor, i cili vazhdon tė prodhojė dushqe e gogla. E pra, duke mos harruar pėrgjegjėsinė e politikės vendase, a mund tė mohohet pėrgjegjėsia e OSBE/ODIHR-it nė kėtė rrėmujė juridike zgjedhore? Nuk mund tė mos kujtojmė kėtu shkurtin e vitit 2005, kur mbi qeverinė shqiptare ishte vėnė kushti dhe afati i radhės pėr kryerjen e reformės zgjedhore dhe sidomos pėr caktimin e zonave zgjedhore. Njė takim i rėndėsishėm nė Bruksel mund tė dėshtonte nėse shqiptarėt nuk dėgjonin urdhrat e ODIHR-it!! Mirėpo deformimin skandaloz tė zonave zgjedhore nė Shqipėri e imponoi askush tjetėr pėrveē ekspertit tė kudondodhur tė zgjedhjeve tė ODIHR-i, z. Nikollai Vullēanov. Dhe falė z. Vullēanov, sot Shqipėria ka njė hartė jo-kompakte, gjarpėruese dhe tė pandershme tė zonave zgjedhore, ēka tė kujton planin manipulues tė guvernatorit tė Masaēusetsit, Elbrixh Gerri, nė fillimet e shekullit tė 19-tė, plan i cili hyri nė fjalorin juridik-politik si gerrymandering, ose ndryshim i kufirit tė zonės zgjedhore nė favor tė njė partie ose grupi tė caktuar. Vullēanov mbėshtetės i sistemit spanjoll Sikur tė mos mjaftonte ky dėshtim, z. Vullēanov pėr habi del sėrish nė skenė, kėsaj radhe siē duket pėr tė imponuar sistemin zgjedhor spanjoll, tė quajtur ndryshe proporcional rajonal. Nė mes tė shkurtit 2008, ai erdhi pėrsėri nė Tiranė si pėrfaqėsues i ODIHR-it dhe si gjithnjė, takimet i kreu jashtė vėmendjes sė publikut dhe tė mediave. Por na duhet tė falėnderojmė Fondacionin Soros nė Tiranė pėr njė informacion shumė interesant, ku sqarohet pėrfundimisht roli i z. Vullēanov nė zbatimin e sistemit spanjoll nė Shqipėri. Pėrkiturazi me vizitėn e tij nė Tiranė, mė 15 shkurt 2008, Fondacioni Soros shpalli njė dokumentin Praktika Zgjedhore & Reforma, i tetorit 2007. Edhe njė lexim i shpejtė i tij tė lė tė kuptosh se kemi tė bėjmė me njė pėrkthim tė ēalė nga anglishtja nė shqipe, tė kryer jo kurdoherė nė pėrputhje me rregullat e standardit tė shqipes. Kėtu nuk ėshtė fjala vetėm pėr pėrdorimin dymbėdhjetė herė tė gabuar tė fjalės rol nė trajtėn rrol. Rekomandimi VIII nė faqen 9-10 ėshtė mė tipiku, qoftė nė formė, pėr shqanglishten e zbatuar dukshėm, dhe qoftė nė pėrmbajtje, pėr hedhjen zyrtarisht nė treg tė sistemit proporcional rajonal. Pėr sqarim, shqanglisht ėshtė njė fjalė e krijuar nga gazetari dhe studiuesi Arben Kallamata pėr tė treguar pėrdorimin e ēalė dhe gjysma-gjysma tė shqipes, tė pėrzierė me fjalė dhe ndėrtime sintaksore tė anglishtes. Lexuesi mund tė provojė vetė nėse ėshtė nė gjendje tė kuptojė nė shqip rekomandimin nė fjalė pa ditur paraprakisht anglisht. Dhe ja se ēshkruhet aty: Interesi i pėrfaqėsuesit pėr tė fituar nė zgjedhjet e radhės do tė ishte njė nxitje mė se e mjaftueshme pėr tė, qė tė shprehte kudo dhe nė ēdo rast interesat e komunitetit qė pėrfaqėson. Nė pėrmbushje tė kėsaj kėrkese, si zgjidhje mundet tė ishte njė sistem zgjedhor mazhoritar i pastėr, ose njė sistem proporcional me listė hapur, rajonal [www.soros.al]. Bashkautor i kėtij grumbulli eklektik rekomandimesh nuk ėshtė tjetėr veēse Vullēanovi i ODIHR-it, i cili si ekspert falėnderohet nė veēanti pėr kontributin e dhėnė nė gjetjet e kėtij Dokumenti. Dhe z. Vullēanov kėtu paraqitet ēuditėrisht si ish-konsulent i ODIHR-it Angazhimi i hapur politik i z.Vullēanov nė kėtė rast shtron disa pyetje qė lidhen me etikėn profesionale dhe pėrplasjet e interesave tė punonjėsve ose konsulentėve tė OSBE/ODIHR-it. Sė pari, cili ėshtė funksioni i tij nė strukturat e ODIHR-it? A ėshtė ai ende pėrfaqėsues zyrtar i ODIHR-it, sikurse shfaqet nė Tiranė nė shkurt 2008, apo ish-konsulent i tij, sikurse paraqitet nė tetor 2007? Sė dyti, ēfarė tagri ka z. Vullēanov qė tė imponojė njė sistem tė caktuar zgjedhor nė Shqipėri? Mė konkretisht, sa pėrputhet sjellja e z. Vullēanov me Udhėzimet e ODIHR-it tė 1 janarit 2001 Pėr Shqyrtimin e Kuadrit Juridik tė Zgjedhjeve, qė ėshtė njėfarė kodi mirėsjelljeje i konsulentėve tė huaj? Njė nga kanonet e kėtij udhėzimi ėshtė se konsulenti qė shqyrton legjislacionin nuk duhet tė jetė mbėshtetės i njė sistemi apo praktike tė caktuar. Mirėpo si i bėhet qė z. Vullēanov mbėshtet fare haptas sistemin spanjoll? Sistem zgjedhor shqiptar dhe jo spanjoll Mirėpo z. Vullēanov e ka shumė tė qartė se sistemi spanjoll nuk mund tė zbatohet nė Shqipėri pėr arsyen e thjeshtė se Shqipėria ėshtė krejt e ndryshme nga Spanja. Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, homogjen, me histori e traditė tė veēantė, ėshtė shtet unitar dhe republikė parlamentare. Kurse Spanja ėshtė njė monarki kushtetuese me sipėrfaqe dhe popullsi pėrkatėsisht rreth 20 herė dhe 10 herė mė tė madhe se sa Shqipėria. Spanja ka sistem shtetėror federal me kuvend qendror tė pėrbėrė prej dy dhomash. Ajo ka 17 rajone autonome, me vetėqeverisje tė gjerė legjislative dhe ekzekutive. Atje ka tė paktėn tre grupe etnike dhe fliten rreth 12 gjuhė a dialekte tė ndryshme. Madje, njė prej arsyeve qė Spanja kundėrshton pavarėsinė e Kosovės ėshtė pikėrisht frika nga separatizmi. Eshtė e kuptueshme qė sistemi spanjoll apo proporcional rajonal ėshtė krejt i papėrshtatshėm pėr Shqipėrinė. Por sistemi spanjoll do tė shkelė edhe Kushtetutėn e Shqipėrisė, pasi shkel njėrin prej parimeve themelore tė saj, dhe pikėrisht karakterin unitar tė shtetit [Neni 2.1] Kushtetuta nuk ėshtė llastik, ku nga njėra anė tė mund tėrheqėsh parimin e karakterit unitar tė shtetit, kurse nė tjetrėn tė nxisėsh federalizmin e tij. Pėrse atėherė z. Vullēanov dhe ndonjė tjetėr pėrpiqen tua imponojnė atė shqiptarėve, edhe pse kjo nuk pėrmbahet nė rekomandimet e ndėrkombėtarėve dhe vetė standardet profesionale tė ODIHR-it e ndalojnė njė sjellje tė tillė? Pėrsėri pėr rekomandimet e ndėrkombėtarėve Por le tė ndalemi pak te rekomandimet e ndėrkombėtarėve. Katėr janė burimet dokumentare qė pėrbėjnė kėto rekomandime: dy Raportet Pėrfundimtare tė zgjedhjeve tė 2001-shit dhe 2005-ės me autorėsi OSBE/ODIHR-in, dhe dy Opinionet e Pėrbashkėta tė Komisionit tė Venecias bashkė me OSBE/ODIHR-in tė vitit 2004 dhe 2007. Pa dyshim, Opinioni i Pėrbashkėt i vitit 2007 [Opinionin 435/2007] ėshtė dokumenti mė i freskėt dhe me mbėshtetje mė tė gjerė. Po si e vlerėson sistemin e zgjedhjeve nė Shqipėri dhe ēfarė rekomandon konkretisht ky dokument i rėndėsishėm? Sė pari, Opinioni analizon Nenin 64 tė Kushtetutės, i cili pėrcakton sistemin zgjedhor tė sotėm. Neni 64.2 thekson parimin e pėrpjesėtueshmėrisė, ose me fjalė tė tjera, tė pėrputhshmėrisė sa mė tė afėrt, midis votės sė popullit dhe shpėrndarjes sė mandateve tė 140 deputetėve. [Paragrafi 40, faqe 9]. Sė dyti, Opinioni kritikon shkeljen e kėtij parimi, qė ka sjellė si pasojė shpėrndarje mandatesh pėrtej vendeve qė caktohen pėrpjesėtimisht sipas votės popullore [Paragrafi 41, faqe 9]. Sė treti, Opinioni kritikon ashpėr formulėn e pėrdorur pėr shpėrndarjen e mandateve, tė parashikuar nė nenet 65-68 tė Kodit Zgjedhor, e cila ėshtė bėrė edhe mė e ngatėrruar dhe e vėshtirė pėr tu kuptuar se ēka qenė, qoftė pėr votuesin, qoftė pėr vėzhguesin. Ndryshimet nė Kod thuhet mė tej aty e kanė ndėrlikuar edhe mė tej njė sistem qė ishte gjithsesi mjaft i ngatėrruar , [Paragrafi 42, faqe 10]. Sė fundmi, Opinioni i Pėrbashkėt pėrmban kėtė Rekomandim tė vetėm lidhur me sistemin zgjedhor. OSBE/ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias rekomandojnė sėrish ndryshimin e Kodit Zgjedhor me qėllim qė tė vendoset njė sistem zgjedhor mė i thjeshtė, i cili tė jetė transparent, lehtėsisht i zbatueshėm dhe i qartė dhe plotėsisht i kuptueshėm prej votuesve. [Paragrafi 43, faqe 10]. Kaq. Ajo qė kėrkohet janė vetėm ndryshime teknike tė Kodit Zgjedhor dhe sidomos tė formulės sė shpėrndarjes proporcionale tė mandateve. Nuk kėrkohet as ndryshim i Kushtetutės, as i sistemit zgjedhor, dhe aq mė pak, nuk rekomandohet sistemi spanjoll, apo ai proporcional rajonal. Jo trysnisė sė palejueshme tė ODIHR-it Duke krahasuar rekomandimet e mėsipėrme me zhvillimet e fundit nė vend, dalin nė pah disa pyetje tė tjera tė rėndėsishme: E para, pse nė vjeshtėn e 2007 disa ekspertė anonimė tė OSBE/ODIHR-it injoruan kėto rekomandime, duke sjellė pėr shqyrtim para politikės shqiptare katėr variante sistemesh tė ndryshme zgjedhore, siē ishin ai spanjoll, grek, bullgar etj.? E dyta, pse procesi i asistencės zgjedhore tė OSBE/ODIHR-it ėshtė kryer pa kurrfarė transparence ndaj votuesve shqiptarė? Pėr shembull, nė dallim nga deklaratat pėr transparencė apo gjithėpėrfshirje tė zyrės sė OSBE-sė, njė kėrkesė e tė nėnshkruarit pėr mė shumė informacion ndaj katėr varianteve drejtuar Oficerit Kombėtar tė Reformės Zgjedhore pranė Pranisė sė OSBE-sė nė Tiranė, nuk mori asnjėherė pėrgjigje Trysnia e fundit e OSBE/ODIHR-it pėr tė zbatuar nė Shqipėri eksperimente tė inxhinierisė zgjedhore duke imponuar modele tė huaja pėr traditėn dhe kushtet e vendit, pėrbėn njė zhvillim aspak pozitiv dhe tejet shqetėsues. Kryetari i radhės i OSBE-sė, ministri i Jashtėm i Finlandės, z. Kanerva, duhet tė ndėrhyjė menjėherė qė puna dhe veprimtaria e OSBE/ODIHR-it nė Shqipėri tė pėrputhet me misionin, qėllimin, parimet dhe normat e organizatės, dhe tė mos bjerė pre e synimeve tė dyshimta apo preferencave personale tė ndonjė zyrtari apo kėshilltari tė tyre. Aq mė pak, ajo duhet tė mos diskreditojė imazhin dhe emrin e vetė organizatės, sikurse ka ndodhur shpesh nė tė kaluarėn. Po ashtu, Drejtori i ODIHR-it, ambasadori Strohal, por dhe ambasadori Bosch, duhet tė marrin masa ndaj zyrtarėve tė OSBE/ODIHR-it qė, duke ndėrhyrė si kasapė nė Kushtetutėn dhe reformėn zgjedhore nė Shqipėri, shkelin kompetencat dhe tejkalojnė autorizimet e rekomandimet e organizatės lidhur me reformėn zgjedhore nė Shqipėri. Pėrndryshe, reforma e tashme zgjedhore nuk do tė jetė veē dėshtimi i radhės i OSBE/ODIHR-it nė Shqipėri. http://panorama.com.al/index.php?id=12158 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Berisha: Pronat e ēamėve nė gjykatėn evropiane nga Blin nė danėn "Asimilimi a/sh" Kolonizimi industrial, si zgjidhje pėr krizėn evropiane tė rrymės elektrike nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Nafta: Shfrytėzim kombėtar, apo shpėrdorimi i radhės? nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Karamelja evropiane nga mesdimr nė danėn "Komentar" Rilindja evropiane nga Aht nė danėn "Botėkuptim" |